Zgjedhjet sipas sistemit danez/ I jep më shumë mundësi të vegjëlve dhe deputetëve të spikatur

Në një kohë kur reforma zgjedhore është kryefjala e politikës shqiptare, ishte deputetja Rudina Hajdari e cila si rrufe në qiell të hapur hodhi në publik me shumë finesë një propozim të ri.Sipas saj Shqipërisë i duhet një sistem zgjedhor si ai danez.
Hajdari u kujdes që këtë propozim ta ambalazhonte me një paketim mbështetje, që sipas saj vinte nga selia diplomatike e Washingtonin në Tiranë.

Sistemi zgjedhor danez i jep përparësi partive të vogla përmes proporcionalit rajonal me korrektim kombëtar e me lista të hapura.Kjo do të thotë se nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin.

Ky lloj sistemi përfshin dy lista për tu votuar.

E para është lista e hapur ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet, ndërsa lista e dytë është ajo e mbyllur kombëtare ku votohet partia respektive.

Që një parti të hyjë në Parlamentin e Danimarkës i mjafton që të sigurojë 2% të votave në rang kombëtar.

Ky prag i ulët, ndihmon partitë e vogla apo partitë e reja që të hyjnë në Parlament dhe thyen dominimin e ‘partive të vjetra’.
Ky propozim i Rundina Hajdarit nuk është edhe aq i rastësishëm.Prej kohës në qarqet politike diskutohet ideja se Hajdari sëbashku me deputetin Ralf Gjoni në të ardhmen mund ti bashkohen një force të re politike e cila prej vitesh zhvillon aktivitet politik në formën e një nisme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: