‘Ke surrat dhe bën të prekurin o legen’, gazetari i kthehet keq Mihal Kokëdhimës

Ditën e sotme në një emision të Top Channel u transmetua intervista e Mihal Kokëdhimës, pronarit që u përlesh me familjen spanjolle në ish-restorantin e tij.Sot Kokëdhima u shfaq para shqiptarëve me lot në sy, pa asnjë shenjë pendese për ngjarjen horror që bëri xhiron e botës. Ai u shfaq në rolin e viktimës.Por gazetari nga Vlora Enrik Mehmeti, duket se nuk ndikohet nga lotët e Mihalit. Në një reagim në Facebook ai i kthehet keq, duke thënë se turpëroi Shqipërinë në sytë e botës.

Enrik Mehmeti

“Mihal Kokdhima sot u përlot në një intervist duke u shprehur se ishte i shkatërruar dhe i prekur nga ngjarja e vitit të kaluar . Mu kujtua nje episod Në muajin Shkurt ,ne Hollande ku u takuam me nje grup miqsh dhe nje prej tyre i cili eshte pjese e politikes Hollandeze me tregoi videon e Mihalit duke u shprehur se kjo gje krijon pershtypjen se ne shqiperi po nuk e hengre ushqimin mund te ndodhi si kete rast.I shpjegova se Shqiptaret jane nje popull mikprites dhe rasti i këtij tipit eshte sporadik duke na çuditur dhe vetë ne shqiptarëve.Këtë na bëre o legen ,na turpërove në sy të botës ….Ke surrat dhe bën të prekurin…” shkruan Mehmeti në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: