Një spikere e Tg5 në Itali u mbyt nga kolla gjatë edicionit të lajmeve, dhe kjo situatë nuk i ka shpëtuar kanalit social që suksesin e tij e mbështet pikërisht tek ironia, Trash Italiano, e postoi videon disa sekondëshe duke e shoqëruar me mesazhin: “ efekt i virusit”.
Kaq u desh që ajo të përhapej me shpëjtësi në internet. Si për ironi, spikerja në ato momente po informonte pikërisht mbi situatën që ka shkaktuar epidemia e koronavirusit, e cila e ka kthyer Italinë në vendin më të prekur të Europës.
Shpëtim Duro nuk është më trajner i Kukësit. Lajmi është konfirmuar nga klubi verilindor nëpërmjet një deklarate të fundit në faqen zyrtare.
Njoftim i klubit !
Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!
Një djalosh shqiptar është bërë i njohur në mediat italiane dhe të gjithë po flasin për të. Albi nga Shqipëria, po jep një ndihmë të çmuar për personat e prekur me Koronavirus në Liguria, Itali.
Ai ka qendruar në shërbim të të moshuarve që jane izoluar në hotel dhe përkushtimi i tij i ka bërë përshtypje kreut të Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti. Ky i fundit në faqen e tij në Facebook, i ka kushtuar një postim Albit.
“Ky është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios. Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat. Mes shumë vullnetarëve, një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve. Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh. Liguria, ti ke kaq shumë heronj”, shkruan Toti në postim.
Anita Pllaha ka afro dhjete vjet që jeton e punon në Amerikë, saktesisht ne New Jersy. E ardhur nga emigrimi në emigrim, Anita, sapo erdhi ne New Jersy, iu përkushtua profesionit dhe, ndaj kualifikimi i saj sot e vendos ne nje pozicion te mire në jetën amerikane. Disa vite ne emigrim ne shteti Helen, i dhanë Anites kulturen e punës në perëndim, po edhe i moren shumë energji, të moshes më të mirë të saj. Ne maj te vitit 2011 deri ne mars te 2013 punoi në profesionin e saj si ekonomiste në një kompani Shqiptare- Amerikane. Ka vetëm pak muaj që ajo krijoi Shoqaten “ GRATE SHQIPTARE NE NEW JERSY”. Fillimisht me një faqe në facebook dhe tani në përpjekjet për regjistrimin shtetror, si një shoqatë non profit organization.
Anita Pllaha
1. A mund të na thuash diçka për veten tënde?
Kam lindur na fshatin Osnat, te krahines së Gorës , rrethi Pogradec, prej një familje shumë patriotike me një nënë zonjë, që ka rritur dhe edukuar katër fëmijë dhe të katër i ka më universitet dhe një baba, që është i nderuar dhe respektuar, jo vetëm në Krahinën e Gorës, por në gjithë qytetin e Pogradecit, Korcës dhe Tiranës me punën që ka bërë dhe me humanizmin që i karakterizon. Prinderit e mi quhen Eqerem e Fatmire Pllaha. Kam mbaruar ekonomikun në Shqipëri, kam punuar si ekonomiste 5 vjet para 90-tes, pastaj për dhjetë vjet kam menaxhuar biznesin e babait, prodhim pijesh akoolike. 10 vjet kam emigruar në shtetin fqinj, Greqi dhe atje krijova familjen, prej të cilës sot kam një vajzë në moshën 16 vjeçe , që është një e re ekselente në shkollë dhe si fëmijë. Pavarësisht se është e lindur dhe rritur në Greqi deri në moshën 6 vjeçare flet e shkruan gjuhën shqipe më mirë se një fëmijë i lindur dhe rritur në atdhe. Në Greqi jetova ditët më të vështira, por edhe më të bukura të jetës time, me njerëzit që më rrethonin dhe, dua ti falenderoj të gjithë ata që më zevendësuan miqësinë, shoqërinë dhe prindërit në emigrim. Në Amerikë erdha në fund të gushtit të vitit 2010, për të jetuar ëndërrën amerikane, të cilën e kanë gjithë shqiptarët. Por, që ta përjetosh emigrimin për herë të dytë, duhet vërtetë të jeshë një njeri shumë i fortë, pasi përplasjet janë për herë e më të vështira. Ka më shumë se një vit e gjysëm që kam filluar në një kompani shqiptaro-amerikane në profesionin tim si ekonomiste, dhe pas probelemev të mia shëndetësore, nga pacientët u dashurova më profesionin më human të shëndetësisë, dhe kjo ishte një nga ëndërrat e fëmijërsië time. Në Amerikë mbarova madicale asistence, për halth singes degree dhe tani po vazhdoj për nursing. Gjatë kohës së studimeve njëkohësisht edhe punoj. Mbarova për Medicale Assignment ne 2014 dhe, pas dy viteve punë ne profesion, vazhdova për Health Science Degre. Tani punoj Medical Assistant në iLearn schol’s, në New Jersy, ku banoj me familjen time.
2. Përshtatja me vendet ku keni emigruar, sidomos në USA, ishte e vështirë?
Duke krahasuar punën që kam bërë në Shqipëri, emigracioni në Greqi me detyroi të marrë fshesën dhe leckën e të punoj pastrim shtëpiash për dhjetë vjet. I kujtoj me mall familjet që më mbajtën e punësuan për gjithë ato vite.
Jeta ime në Amerikë filloi me traumën e dytë të emigracionit, sepse ndryshe është të kërkosh jetesë në Amerikë nga Evropa dhe, ndryshe është ta realizosh atë duke e prekur vëtë Ameriken. Falë Zotit dhe vëllait tim Arian Pllaha, e familjes së tij, shoqërisë dhe miqësisë që më përkrahen që në momentin e mbërritjes në Amerikë, dhe me këtë rast dua ti falenderoj publikisht ata që më priten dhe ndihmuan në emigracionin tim të dytë.
3. Çfarë u nxiti të merreni me aksionet humanitare që keni projektuar?
Siç e thashë dhe më lart, unë vija nga një familje, që në zonën e Gorës njihet nga të gjithë fshatarët dhe zona për rreth për humanizëm dhe patriotizëm dhe, primdërit e mi që i njoh si njerëzit më human, që mund të ketë njerëzimi. Siç themi ne nga anët tona: “ Dardha bie nën dardhë” nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe unë po e transmetoj që tani tek vajza ime, për të vazhduar brez pas brezi kjo traditë.
4. Cili ishte fillimi i këti aktiviteti?
Në qershor të viti të kaluar, dmth 2019-tës, babia im u diagnostifikua me sëmundjen e shekullit cancer në stomak, ku po mjekohet në Amerikë, duke qënë permanent resident. Në këtë moment i bëra pyetjen vetes: Ne i kemi mundësitë për tu kujdesur për prindërit, falë zotit dhe jetësës në Amerikë, për njerëzit që nuk e kanë këtë mundësi. A duhet për këta një dorë dhe kjo dorë a mund të bëjë dicka për ta? Po, – i thashë vetes, sepse femra është gjithësia e mundësive të mundëshme dhe femrat duhet bashkuar që, veç kujdesjes për familjet e tyre, është edhe një familje tjetër më e madhe, që kërkon përkujdesjen tonë. Dhe, ne mund ta bëjmë. Është i vetmi komunitet në New Jersy dhe rrethinat, që nuk ka një organizatë humanitare për moshat e sëmura dhe moshate treta, që kanë ardhur me bashkime familjare. Duke marrë shkas nga thenia e Nanë Terezës; “ Mos prisni kryetarët, bëjëni gjërat vet me njëri-tjetrin”. Nga ky moment, ne tetor të vitit të kaluar organizova një darkë, ku kisha të ftuara nënat, gratë dhe vajzat shqiptare. Kisha disa prej zonjave, që u kishin mbijetuar sëmundjeve të shekullit. Nga kjo darkë nxorëm mësime se sa e fortë është gruaja, për të përballuar sëmundje të tilla.
E filluam me synimin për të ndihmuar moshën e tretë dhe sidomos gratë, por duke ecur të lindin ide të reja dhe, kështuqë e shtrimë edhe te burrat e kësaj moshe, të cilët kanë nevojë të dalin së bashku, të njihen, e të ndihmohen , gjithësesi me mundësitë e tyre. Të bëhën aktivitet për ta dhe me ta. Organizuam dhe kemi në projekt të bëjmë më shumë për ti levizur e shetitur , jo vetëm në parqet lokale, por edhe në vende historike. Shtetijet e organizuara, sikur ua zgjasin jetën dhe, ne kemi nevoje për ta.
5. Kujt dhe si do ti drejtoheni për ta bërë realitet këtë nismë?
E kemi filluar me njëra tjetrën, me disa shoqe të një lidhje zingjirë dhe , gradualisht do kërkojmë ndihmë te bizneset, si fillim te biznesmenet femra dhe, më vonë, edhe tek bisnemenët e gjinisë tjetër. Kjo, nuk do të ndodh vetëm tek bisneset shqiptare, por edhe ato amerikane dhe kombeve të tjera, qe kanë aktivitetin e tyre, jo vetëm në New Jers, pasi kur të regjistrohemi dhe të kemi numërr llogarinë tonë, do të kenë mundësinë të ndihmojnë nga çdo vend i botës. Mjafton të kenë deshiren dhe mundësinë.
6. Ka ndonjë që mund ta përmendeni në këtë bisedë për ndihmen, ose asistencen që u ka ofruar?
Në takimin që bëmë në Tetor 2019, pothuajse të gjitha pjesëmarëset bënë donacione, sipas mundësive që kishin dhe, njëkohësisht premtuan që në të ardhmen do kenë mundësi të tjera për të ndihmuar aksionin tonë. Do të veçoja zonjën Arjana Gaba e cila dhuroj 20 libra të saj që u shiten në moment për llogari të kësaj organizate dhe zonjat: Anita Oparaku, Klodiana Jata, katër vajzat e Luljeta Manellarit, Greda Sharra, Rudina Rofi e shumë të tjera që për momentin nuk po i kujtoj. Veç kësaj kemi organizuar një takim me prindër për një kafe, të cilen e titulluam “Kafe me bijat”. Nga fondet e mbledhura në takimin e tetorit, kemi bërë disa dhurata për njerëzit e semurë dhe, këto dhurata ja’u çuam për Krishtshtlindjet dhe Vitin e Ri 2020.
7. Po qendrat fetare dhe shoqatat shqiptare sa mund te ndihmojne ?
Ende nuk i kemi plotësuar anën formative për t’u kërkuar qendrave fetare dhe shoqatave, sepse ne jemi në hapat e parë të kësaj nisme, e cila ka vetëm pak muaj që ka filluar. Në projektet tona do të jetë puna e parë që do bëjmë pas manifestimeve për 7 e 8 marsin. Kemi kontaktuar kryetarin e Bashkisë së Garfield – New Jersit, Richard Rigoglioso, i cili na ka përgëzuar për nismen dhe ofron ndihmën e tij të pakursyer.
8. A keni pasur lidhje me mediat në këto komunitete ?
Jo, ende! Kontaktin e parë me mediat e kemi pasë me Revisten “Kuvendi” në Detroit, të cilen duam ta falenderojmë për gatishmërinë e saj në ndihmen tonë. Kemi vetëm faqen tonë në socialmedia “ Gratë shqiptare në New Jersy”
9. Cila është thirrja juaj?
Me deshirën time të madhe, duke parë prindërit tanë që vijnë në Amerikë dhe rrinë mbyllur gjithë periudhën e ftohtë të dimrit, me disa të njohura të mia po mendojmë t’u krijojmë kushte, që, të paktën, njëherë në javë të dalim për një kafe të gjithë së bashku, pse jo dhe ndonjë drekë, pse jo dhe ndonjë vizitë në ndonjë aktivitet, pse jo dhe ndonjë shetitje të organizuar etj etj që ua lehtëson jetën e vështirë të emigrimit.
Me këtë rast, do t’u beja thirrje të gjithë bisnesmenëve shqiptarë e të huaj dhe, çdo njërit përsonalisht, që me mundësitë e tyre, sadopak, ta ndihmojnë nismen tonë, duke vënë në themel të veprimtarisë tonë dhe të gjithë atyre që humanizmin e kanë në gjak, humanizmin dhe anën njerëzore të çdo njeriu të kufizuar nga mosha, ose sëmundjet e tyre. Edhe pse jo, të kemi një përkujdesje të vazhdueshme për prindërit tanë. Ata nuk meritojnë të ndjehen vetëm!
Nga sot do hap found raiser në emër të shoqatës sime, dhe u ftoj të gjithëve të jepni kontributin tuaj për ti dhënë jetë kësaj ëndrre/korcablog.
Delegacioni i BE-së në Tirana ka publikuar në faqen zyrtare një video të dy motrave shqiptare Detina dhe Argita Zalli nga Patosi i Fierit, që sot janë shkencëtare në SHBA. “Ato janë gra, motra binjake, shkencëtare: “Të gjithë kemi një zemër, të gjithë duam të bëhemi më të mirë, të bëjmë më mirë për shoqërinë dhe për veten tonë.” Detina dhe Argita Zalli janë nga Shqipëria dhe po bëjnë ndryshimin” shkruan faqja e delegacionit të BE-së. Por çfarë thonë dy binjaket shqiptare në video?
Detina: Ne jemi të dyja shkencëtare. Erdhëm në Britani nga Shqipëria. Shkenca ishte shpëtimi ynë, na hapi horizontet drejt diçkaje më të madhe. Kur erdhëm këtu e nisëm nga zero por falë Zotit ishim dy dhe kjo ishte forca jonë.
Argita: Ne ishim studente të mira dhe u vlerësuam nga mësuesit tanë anglezë të cilët na dhanë krahë për të fluturuar. Pas Britanisë, u zhvendosa në SHBA ku u pranova në Universitetin e Harvardit. Isha një nga shkencëtaret më të reja dhe prej andej lindi ideja e themelimit të ‘Në flasim shkencë’ për të zhvilluar shkencën dhe mjekësinë jo vetëm në Britani dhe SHBA por edhe në komunitetete të tjera, përfshirë Shqipërinë. Ne mblodhëm studentë nga e gjithë bota. Hapi i radhës është të zhvendosem në Oxford ku unë do mësoj doktorët dhe klinicistët më shumë rreth kancerit, për të gjetur një ilaç më të mirë dhe për ndihmuar të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje.
Detina: Kemi mbajtur konferencë në Shqipëri ku kemi prezantuar kërkimet që kemi bërë në shkencë dhe ky është kontributi jonë, të bëjmë shqiptarët të ndihen më shumë pjesë e komunitetit të shkencëtarëve. Gjithashtu shqiptarët të ndihen më shumë europianë. Shqipëria ka përparuar, është bërë progres i mirë dhe po lëviz në drejtimin e duhur.
Argita: Ne të gjithë kemi një zemër, një shpirt, duam të bëhemi më të mirë për veten, për shoqërinë.
***
Historia e dy motrave binjake nga Patosi-Fier, është sa e veçantë aq dhe me të papritura. Janë fëmijë të prindërve emigrantë që ia nisën aventurës drejt shtetit britanik me para të marra borxh dhe në një rrugë me shumë të papritura.Iu premtua rrugëtimi me avion, por përfunduan si thasë sipër një mauneje.
Ishte vitit 1999. Qëndrimi në Fier ishte bërë i pamundur. Prindërit vendosën që të emigronin. Po ku? Asaj kohe flitej shumë për Anglinë e cila krahas Amerikës ishte një nga mbështetëset potenciale të luftës në Kosovë. Vetë kryeministri Tony Blair qe shprehur se “ duhet të korrigjojmë historinë në marrdhëniet e Evropës me kombin shqiptar.”
… Dhe familja Zalli vendosi që të nisej drejt Anglisë. Grupet e “bizneshit” të trafikut kishin krijuar zinxhirin e zgjatur që niste nga Shqipëria dhe kalonte nëpër shtete të Evropës, e zgjatej deri në Anglinë e largët. Duheshin para. Shumicën e shumës familja Zalli u detyrua që t’a merrte borxh. U premtuan për të shkuar në Londër shumë shpejt me aeroplan, por pastaj përfunduan sipër një mauneje, ilegalisht.Pas një udhëtimi raskapitës prej 8 ditësh e tetë netësh arritën.
-Kur e kujtoj atë udhëtim, më dridhet trupi, shprehet Detina në një rrëfim për gazetën Dielli. Ajo dhe motra binajke, Argita, ishin fëmijë 11 vjeçarë dhe rrugëtimi i vështirë në një makinë të mbuluar ku të zihej fryma ishte një aventurë e dhimbshme, por kishte dhe më keq. Qindra e mijëra familje kishin udhëtuar në kushte më më vështira, madje jo pak patën humbur dhe jetën.
MIKPRITJA ANGLEZE DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLIMIT
Familja Zalli sapo mbërriti në qytetin –port Folkestone në Jug të Anglisë, u dërgua në stacionin e policisë, ku u përballën me pyetjet e oficerit të emigracionit.Pas intervistës, me plot pyetje pse dhe nga kishin ardhë, pas plotësimit të formularëve, familja u pajis me një lejqëndrimi njëmujor. I vendosën në një hotel refugjatësh. Një ditë më pas familja u paraqit në zyrat e “Social Services”, ku u regjistruan të katër pjestarët dhe u akorduan një asistencë prej rreth $170 në javë. Me këtë shumë duhej të ushqehej familja me katër persona. Detina kujton se populli anglez ishte mikpritës ,qytetarë të sjellshëm, veçanërisht moshat e rritura.
Për çdo pyetje të jepnin përgjigje, madje dhe të shoqëronin për të zgjidhë hallet.Natyrisht që kishte dhe nga ata që mjaftoheshin me një “I’m sorry”! Qëndrimin gjashtë mujor në hotelin ku i vendosën, Detina e kujton si një kohë mjegulle.Në kujtesën e saj kanë mbetur banorët e atij hoteli, disa familje shqiptare, por dhe shumë rome të Sllovakisë dhe Rumanisë, që pinin alkohool çdo mbrëmje dhe kacafyteshin me njëri-tjetrin. Por të nesërmen, sikur s’kishte ndodhë asgjë, i shihje prapë bashkë.
Prindërit, si shumica e shqiptarëve të rritur, fillimisht provonin vështirësi të shumta, sidomos për shkak të mosdijes së gjuhës angleze. Ata kishin nevojë që t’i shoqëroje kur duhej të shkonin nëpër zyra apo për vizita mjeksore. Detina dhe Argita e bënin me dëshirë rolin e përkthyeseve, jo vetëm për prindërit e tyre, por për shumë familje shqiptare.
Detina dhe Argita e kishin mendjen tek shkolla. U interesuan që në fillim, por punonjësja sociale u tha se duhej të prisnin një vit sepse regjistrimet për atë vit shkollor ishin krye. Motrat binajke u mërzitën shumë. Jo më pak dhe prindërit, që të gjithë këtë aventurë plot sakrifica e kishin ndërmarrë për ato.
-Nuk e imagjinoja dot veten një vit pa shkollë, thotë Detina, tek e kujton atë fillim të vështirë. Shqetësimin e vajzave e vuri re pronari i Hotelit, një spanjoll i moshës së mesme, me të cilin vajzat komunikonin italisht. Me rekomandimin e tij u paraqitën pas javës së parë në një shkollë publike. Shkolla i testoi për njohuritë në gjuhën angleze, matematikë, biologji dhe fizikë. Kur e kaluan me sukses testin, gëzimi ishte i jashtzakonshëm. Do të shkonin në shkollë!
Në tetor nisën shkollën. Që në fillim shkëlqyen të dy motrat, por jo gjithçka shkoi si në vaj. Ka pasur momente, kujton Detina, kur të dyja motrat, kanë qenë në prag të ‘dorëzimit”, lënies së shkollës. Arsyeja ishte se që në fillim u përballën me racizmin e bashkëmoshatarëve anglezë. Ata bëheshin grupe-grupe dhe përpiqeshin t’i vinin në lojë duke u thërritur në kor” sllovake”, rome…apo epitete të tjera.I shikonin motrat me uniformën e shkollës, ashtu siç e kishin blerë në dyqan, të gatshme, ndërsa ata i kishin të qepura sipas trupit, dhe sërish i vinin në lojë. Kur ishin në radhë për të marrë drekën në shkollë, u dilnin përpara duke e shkelur radhën dhe i linin të fundit, dhe askush nuk i ndëshkonte. U thonin fjalë të pista dhe shpesh herë i qëllonin me letra të bëra top ose sende të tjera. Jo rrallë i fyenin. Po ç’të bënin? Kujt t’i ankoheshin? Nëse do të ankoheshin sulmet do të ishin më të egra.Gjithçka ishte stresuese.
-Nuk e mohoj, rrëfehet Detina, bashkë me motrën, kemi qarë nga ky llojë racizmi.I fshinim lotët për t’mos u dorëzuar para tyre, ndërkohë që nuk guxonim t’u tregonim prindërve, për të mos ua shtuar hallet se boll i kishin të tyret. Nuk u tërhoqën nga shkolla, përkundrazi, morën një vendim, t’ua thyenin hundët racistëve duke shkëlqyer në mësime.
Mësuesit ishin ndryshe. I respektonin për rezultatet e larta. Drejtori i Shkollës i merrte si shembull para të gjithë shkollës, duke i përgëzuar publikisht. Kjo ua mbante ngrohtë shpirtin. Pas mbarimit të shkollës publike, duke qenë se kishin siguruar rezultate shumë të larta, i dhanë të drejtë vetes që të konkuronin në një nga shkollat më të mirat në Angli, në “Grammar School”. Konkuruan dhe u përzgjodhën si fituese. Shkuarja në këtë shkollë, që dallohej për kulturë, nivel, përkushtim, rregull, disiplinë, mësimdhënie, shërbeu si një portë e sigurtë për të ardhmen. Gjithçka ishte si nata me ditën krahasuar me shkollën e mëparshme publike.
SHKËLQIMI NË UNIVERSITET
Studimet në “Grammar School” përfunduan sërish shkëlqyshëm. Pas tyre duhej zgjedhur universiteti. Mirëpo kishte edhe një pengesë të madhe për dy motrat binjake, të cilat po prisnin me ankth. Pengesa ishte se për të studiuar në Universitet duhej lejeqëndrimi. Familja ende nuk e kishte marrë statusin e qëndrimit. Kishte mbërritur muaji shtator dhe vajzat ende nuk ishin të qeta se leja s’kishte mbërritur dhe në ato kushte nuk mund të aplikonin për në Universitet. Ç’të bënin? Kur kishte mbetur edhe minimumi i kohës për të aplikuar,i plotësuan formularët e aplikimit për në Universitetin Sussex të Brighton-it dhe përgjigja u erdhi pozitive.
I kishin pranuar. Filluan studimet, por ato ende rrinin si mbi gjemba, nuk kishin dorëzuar statusin e qëndrimit. Pas dy javësh u kërkuan dokumentet për lejqëndrimin për të jetuar në Angli, ose për ndryshe duhejt ë paguanin 10, 500 Paund në vit secila. Ku t’i gjente familja Zalli 21. 000 Paund për të dy vajzat? Sërish fati nuk i la në baltë. Një amnisti e Qeverisë angleze për të gjithë familjarët që kishin fëmijë deri në 18 vjeç erdhin pikërisht në atë kohë.
Por do të duhej kohë që të tërhiqej nga zyrat e emigracionit dokumenti zyrtar. Por sërish fati nuk i la në baltë: U gjet një punonjëse zemërmirë e Social Services që me shumë vështirësi arriti ta merrte me shkrim konfirmimin në Home Offices se familja Zalli e kishte fituar lejën e qëndrimit. Dokumenti iu dorëzua autoriteteve të Universitetit. U kalua dhe një situatë tjetër tejet e vështirë. Të tjerat vareshin nga ato vetë. Universitetin Sussex e përfunduan me rezultate të shkëlqyera duke i lënë hapur derën për doktoraturë.
NGA STETOSKOPI I FËMIJËRISË TEK MJEKËSIA MOLEKULARE
Detinën, fillimisht e tërhiqte një ëndërr-lodër e fëmijërisë. Të dyja motrat në fëmijëri ëndrronin të bëheshin mjeke. Madje prindërit u kishin blerë edhe stetoskopë-lodra dhe ato “seriozisht” vizitonin moshatarët në lagje. Kjo ëndërr e kahershme i shoqëroi edhe kur zgjodhën lëndët që do të studionin në ”Grammar School”. Zgjodhën lëndët mjeksore. Pra ato të dyja e ushqyen ëndrrën e fëmijërisë. Detina më thotë se ia kishtë vënë syrin Mjekësisë Molekulare, që ishte një degë e mjekësisë ku merreshin njohuri bazë për të, që jepte mundësi, natyrisht pasi ta mbaroje atë, të bëje zgjedhje të tjera.
Opsionet ishin të ndryshme; mund të vazhdoje për mjeke, mund të vazhdoje të studioje sëmundjet e ndryshme, apo mund të merreshe me kërkime shkencore. Kjo ishte arsyeja që Detina shkoi tek Mjeksia Molekulare. Detina më tregon se rezulatet e larta që patën arritë në Universitetin e Sussex u kishin dhënë privilegjin dy motrave që të zgjidhnin. Mirëpo të dyja binjaket ishin në dilemë për zgjedhjen. Deri aty kishin ardhë bashkë.
E patën shumë të vështirë që të vendosnin. Pyetën shumë nga profesorët e fushave mjekësore , u takuan dhe diskutuan me mjekë. Përfundimisht të dyja vendosën që t’i përkushtoheshin doktoraturës, por me objekte te ndryshme. Në rrëfimin e saj Detina ndalet në aspektin njerëzor, që i ndihmoi dy motrat për të marrë vendimin:- Duke qenë karaktere shumë sensibël karshi vuajtjeve njerëzore, përballjen me sëmundjet, morëm vendimin që të jepnim kontributin tonë modest për lehtësimin e vuajtjeve njerëzore dhe shërimin e tyre.
Detina vendosi që të vazhdonte doktoraturën me objekt zbulimin e të rejave shkencore në lidhje me kancerin, si gangrena e shoqërisë së sotme njerëzore. E motra, Argita, zgjodhi si degë Imunologjinë(sëmundjet infektive). Me këtë objekt e nisi Argita doktoraturën dhe e përfundoi me sukses ne universitetin e Birmingham. Sot ajo ndodhet në Londër, ku po vazhdon post-doktoraturën- kërkime shkencore në fushën e Imunologjisë në një nga Universitetet prestigjioze angleze, në University College London(UCL).Post-doktoratura e saj është fokusuar në fushën e Imunologjisë, e cila është përgjegjëse për sëmundjet infektuese, si dhe për sëmundjet e rënda, si kanceri apo sëmundjet kardio-vaskulare.Ajo po punon me një shkencëtar shumë të njohur anglez dhe po bashkëpunon me Harvard University.
DETINA SI ASISTENTE E NJË PREJ SHKENCËTARËVE MË TË NJOHUR ANGLEZË
Pasi vendosi për objektin e doktoraturës, Detina kërkoi se cili prej Universiteteve do t’ia mundësonte doktoraturën. Konkuroi dhe e fitoi vendin në një universitet me emër në Angli, në Universitetin Leicester. Ajo punoi aty me një nga shkencëtarët shumë të njohur anglezë Proffesor Fry. E fitoi këtë mundësi pas një konkurimi të fortë. Ajo u përzgjodh për të studiuar rreth një proteine që quhet ”Nek8”, mutacionet e së cilës siç janë bërë të ditura, shkaktojnë “breast cancer” si dhe “Polycystic kidney disease”, një sëmundje e veshkave e karakterizuar nga veshkat e zgjeruara, që të çojnë në dështimin e veshkave.
Projekti i Detinës konsistonte në të gjeturit se si kjo proteinë funksiononte në lidhje me proteinat e tjera, të gjente shtigjet molekulare dhe mënyrat për të ndaluar moskomunikimin e kësaj proteine me proteinat e tjera. Iu fut me pasion punës shkencore dhe e përfundoi suksesshëm një vit më shpejt se kolegët e saj. Në një nga gazetat shkencore të njohura angleze ajo publikoi një gjetje të rëndësishme shkencore.
Pyetjes se çfarë mendon Detina për përballjen e njerëzimit me sëmundjen e kancerit, ajo i dha këtë përgjigje: është sëmundja e rrezikshme që shqetëson shkencën dhe njerëzimin. Natyrisht se me punën e madhe të shkencëtarëvë, janë bërë shumë përparime në zbulimin e medikamenteve që e luftojnë dhe në shumë raste e shërojnë këtë sëmundje. Ka akoma shumë për të bërë. Mund të them që zbulimi më i fundit është bërë me një dietë…
Ka edhe shumë zbulime të tjera por është e vështirë ti shpjegosh për tu kuptuar nga njerëzit e thjeshtë në një shkrim si ky. Një ndër më të fundit është zbulimi i një diete e cila quhet: “Ketone diet” që konsiston në eliminimin e glukozave të tepërta në trup, pasi është një ndër faktorët që bënë të zhvillohet kanceri. Dita kur kanceri do të shërohet plotësisht nuk është e largët. Rëndësi të madhe ka gjithashtu edhe bashkëpunimi i njerëzëve me mjekësinë për tu kontrolluar dhe kapur në kohë kjo sëmundje që do të thotë shërim i padiskutueshëm edhe i shpejtë.
PËRZGJEDHJA NGA UNIVERSITETI I HARVARDIT
Si shkuat në Harvard, e pyes. Detina më spjegon se aplikimi për në Universitetin e Harvardit nisi si një lojë: Hajt, po e provoj! Ishte më shumë një sfidë ndaj vetes. Thjeshtë, thotë ajo, doja të dija limitet e mia.U shkrova atyre të Universitetit dhe u dërgova CV- në time. Kush nuk do ta kishte ëndërr që të shkonte në një nga universitet më të mira në Botë? Për fat, CV-ja ime tërhoqi vëmendjen e profesorit Roland Baron, një nga shkencëtarët më të mirë në Botë. Ai më kërkoi një intervistë paraprake me Skype. Intervista zgjati një orë.
Profesori ia bëri të qartë se gara ishte e fortë dhe numri i konkuruesve nga e gjithë bota. Detina ishte konkuruesi i parë i përzgjedhur për intervistë. Intervista shkoi shkëlqyeshëm. Më pas Profesor Baron e ftoi në Boston, ku ajo do të prezantonte punën e saj shkencore, që e kishte kryer më parë në laboratorin e parë. Përveç kësaj, qëllimi i udhëtimit drejt Bostonti, kishte dhe një arsye të dytë, shkencëtarja e re do të intervistohej nga një komision prej 8 shkencëtarësh të tjerë.
Gjithçka shkoi mirë. Me qetësi prezantoi punën shkencore dhe vëzhgonte reagimin e tetëshes së shkencëtarëve. -E mbaj mend mirë, rrëfen tani Detina- sapo mbarova së prezantuari punën shkencore, profesori Baron po i shikonte shkencëtarët e tjerë me një buzëqeshje domethënëse. Në logjikën e Detinës, ajo buzëqeshje ishte marrë si shenjë e fitores: -Shikoni sa mirë që e prezantoi?!. Pas një ditë të lodhshme intervistash, profesori e fton në zyrë dhe i thotë: “Puna është jotja. Dua që ta bësh postdoktoraturën në laboratorin tim!”. Vajza mbeti paksa e çuditur me këtë përgjigje pasi nuk e kishte pritur se beteja do të fitohej kaq shpejt.Sipas procedurës përgjigjet ktheheshin pas një jave.
Gëzimi ishte përtej caqeve. E kishin fituar sfidën me veten, por jo gjithaçka kishte mbaruar. Detina nuk e dha atë ditë “Po-në’ e saj. Kishte dhe një pengesë. Familja jetonte në Angli dhe duke qenë shumë e lidhur edhe me motrën binjake Argitën, e pat të vështirë të vendoste. Profesori i tha se kishte një javë kohë për të pranuar ose jo ofertën. Foli me familjen,veçanërisht me Argitën. Ata e nxitën që të niste menjëherë. Dhe ashtu bëri.
Në shtator shkencëtarja e re do të nisë të provojë edhe një fushë të re, atë të pedagoges. I pëlqen mësimdhënia. Ajo do t’u japë studentëve të mjekësisë lëndën “Facial Anatomy Development and Genetics”. Më pas Detina zbulon edhe një pasion tjetër të saj, atë të marrjes me politikë:- Mbase do të duket paradoksale, por një tjetër fushë që më pëlqen është edhe politika…Të shohim si do të rrjedhin ngjaret, rrëfehet shkencëtarja 26 vjeçare.
Ka dhe një pasion tjetër Detina, që është i përbashkët për të dy motrat binjake; Letërsia. Me bashkautorësi dy motrat botuan librin”True Love”, “Dashuri e vërtetë”. Shkas ishte historia e një vajze, që ato e njihnin, të cilën e patën rrëmbyer për ta detyruar që të ushtrontë profesionin e “prositutës” në Itali. Në të vërtetë libri nuk përqëndrohet vetëm në historinë e asaj vajze fatkeqe. Romani i parë i nxiti motrat që të shkruanin romanin e dytë ”Good Morning Hope”,”Mirëmëngjes Shpresë”! Së fundi i kërkova Detinës një mesazh për të rinjët në marrdhënie me shkencën.
Përgjigja e Detinës: Të merresh me shkencë është bukur,eksituese, dhe mbi të gjitha intelektualisht sfiduese. Shumë njerëz mund të mendojnë që sëmundjet më sfiduese të njerëzimit nuk mund të shërohen edhe ka shumë prej të cilëve i shmangen një karriere në shkencë.
Eksperienca ime sado e vogël ka treguar që nëse një shkencëtar është shumë i pasionuar rreth shkencës, ka një ide të mirë edhe e ndjek atë ide, duke besuar në të, duke punuar me atë, duke ju përkushtuar asaj maksimalisht, ai mund të bëjë një ndryshim të madh. Ky është mesazhi që dua t’u jap studentëve të rinj kudo në botë. Mendoj që kjo është e vërtetë për çdo fushë. Jo vetëm për shkencën. Nëqoftëse doni të bëni një diferencë, një ndryshim, duhet të keni pasionin. Pasioni, përkushtimi, dhe puna, besoj janë tre armë që sfidojnë gjithçka dhe bëjnë që “e pamunduara” të mos egzistojë…
Skënderbeu triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Vllaznisë, falë golit të Krasniqit në minutat e fundit. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas Golit”, ku u shpreh:
“Dua të kompilimeton ambientin fantastik me tifozeri të mrekullueshme, ku ndihemi të respektuar nga shkodranët që na duartrokitën. Ishte një ndeshje me 2 tabllo. Ishte lojë e barabartë që u vendos me 1 finalizim që na ka munguar. Na buzqëqeshi fati në fund, si nuk na ka buzëqeshur në ndeshjet e tjera. Krasniqi nuk ka gjendjen e duhur fizike. Ka një rendiment jo të lartë, nuk është rikuperuar 100 %. Kjo ishte arsyeja pse vonuam në zëvendësimin e Krasniqit.
Krasniqi ka qenë sulmuesi jonë i pari në qendër.
Mungesa e tij na ka penalizuar.Nese do ta hidhnim në fushë qe ne fillim do rrezikonim ta dëmtonim sërish. Mensah është një djalë i ri. Nuk gjen kohën e duhur për t’u nisur. Në këto 2 ndeshje që është aktivizuar ka bërë mirë për ekipin. Vllaznia ndërton nga poshtë, gjë të cilën Mensah e bën shumë mirë. Është bërë një forcë e shtuar brenda ekipit. Mensah dhe Pusi kanë bërë mirë në ato minuta që janë aktivizuar.
Përshëndes rikthimin e Jashanicës, mendoja që nuk do të ishte në 100% e tij.
Është një lojtar që i jep siguri mbrojtjes. Është gjesti për t’u vlerësuar i Ditës që i dorëzoi shiritin. E përshëndes edhe Ditën edhe Jashanicën. Bregu do të na krijojë një vakum shumë të madh. Mendoj që të jetë sa më i vonshëm ky transferim që të na shërbejë edhe në ndeshjet e tjera. Çdo lojtar që kalon nga Skënderbeu, përkthehet në një bonus financiar. Është polemikë e klubit”, u shpreh Daja.
Skënderbeu ka arritur të marrë një tjetër fitore dramatike në minutat e fundit. Këtë herë korçarët ia kanë dalë në shifrat 0-1 ndaj Vllaznisë, falë golit të Krasniqit. Pikërisht në aksionin e fundit dhe kur arbitri po bëhej gati për të mbyllur ndeshjen.Bregu do të mbante bukur topin në lojë dhe ajo servirje për Krasniqin, nuk mund të lihej pa u shfrytëzuar nga ky futbollist.
Pritej një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet në “Loro Boriçi”, të cilat do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Për sa i përket formacioneve zyrtare, vlen për t’u theksuar se nga minuta e parë do të aktivizohet Jashanica, i cili zbret në fushë pas një pezullimi 2 vjeçar.
Tjetër fitore, tjetër festë,foto festimi te Skënderbeu qe e shikon veten 3 pike larg vendit te trete….!
Stadiumi “Loro Boriçi”
Shkodranët vijnë në këtë ndeshje pas fitores me Luftëtarin në shtëpi me shifrat 4-0 dhe do të kërkojë të vazhdojë me rezultatet pozitive. Ndërsa korçarët vijnë pas fitores me Teutën, gjithashtu do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, për të hyrë në garën për Kupat e Europës. Festa e bardhekuqve ishte rezervuar për në fund të kësaj sfide.Fund qe i takoi Skënderbeut të trajnerit Ilir Daja.
Komenti Live
90+3′ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Krasniqi i dhuron 3 pikë të arta korçarëve. Pas një kombinimi fantastik mes Bregut dhe Meksit, ky i fundit shërben për Krasniqin, i cili nuk fal, duke tundur rrjetën.
90′ Akordohen 3 minuta shtesë.
87′ Daja kryen edhe lëvizjen e fundit, largon nga fusha Mensah për Krasniqin.
82′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Daja vendin e tij e zë Xhumfur.
73′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Taipi, aktivizohet Ndeki.
53′ Pranë golit Skënderbeu me Dejvi Bregun, gjuajtja e vlonjatit brenda zonës, shkon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Efremov.
51′ Kundërpërgjigjet Vllaznia me Silvio Zhunior, i cili pas një harkimi nga këndi, godet me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
50′ Skënderbeu e nis në sulm dhe kërkon golin e avantazhit. Por për meritë të mbrojtes kundërshtare dhe portierit Efremov, rezultati mbetet i pandryshuar.
46′ Starton pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
43′ Pranë golit Skënderbeu me Mensah, i cili provon me kokë, pas harkimit nga e djathta e Gripshit, por topi ndalet nga portieri i Vllaznisë.
34′ Moment i dyshimtë, Skënderbeut i anulohet një gol. Gripshi shkëputet bukur del i vetëm përballë portierit dhe e dërgon topin në rrjetë, por për gjyqtarin anësor kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje. Nuk është dakord futbollisti i skuadrës korçare.
31′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Dejvi Bregun. Vlonjati lëviz bukur dhe lëshon një goditje të rrezikshme në hyrje të zonës. Vendimtare ndërhyrja e portierit të Vllaznisë, që largon rrezikun në këndore.
17′ Meksi harkon një top të rrezikshën nga e djathta, devijohet nga Malota dhe përfundon në duart e portieri Efremov.
10′ Gripshi dhe Meksi provojnë kombinimin por në fund ka vetëm rivënie fundore për Vllazninë.
9′ Skënderbeu qarkullon bukur topin, dhe provon të vendosë në vështirësi mbrojtjen shkodrane me aksione të rrjeshme nga krahët.
8′ Minuta të mira për korçarët që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Vllaznisë.
3′ Taipi jep sinjalin e parë për Skënderbeun. Mesfushori ndalet nga Gurishta në hyrje të zonës.
Janë shtyrë 5 ndeshje të Serie A, të planifikuara për tu luajtur këtë fundjavë.
Për shkak të Koronavirus ishte vendosur që të gjitha ndeshjet në Serie A të luheshin me dyer të mbyllura, për shkak të frikës se virusi do të shpërndahej. Megjithatë në një vendim të marrë para pak minutash, është vendosur që 5 nga ndeshjet e kësaj fundjave të shtyhen.
Derbi i madh italian Juventus – Inter është shtyrë, ndërsa tifozët nuk do të mund ta shohin as Milanin në përballje me Genoan.
Tre ndeshjet tjera që janë shtyrë janë edhe Udinese – Fiorentina, Parma – Spal dhe Sassuolo – Brescia.
Serie A ka caktuar menjëherë edhe datën se kur do të zhvillohen këto takime të javës së 26-të në Serie A.
Data 13 maj (e mërkure) do të luhen këto sfida të mbetura.
Gjithsesi këtë javë në Serie A do të zhvillohen ndeshjet tjera si Lecce – Atalanta, Cagliari – Roma, Lazio – Bologna dhe Napoli – Torino.
Ndërsa në stadiumin “Air Albania” po zhvillohej ndeshja midis Tiranës dhe Partizanit, jashtë stadiumit u shfaqën disa pankarta në mbështetje të marshimit për mbrojtjen e Kushtetutës, i cili pritet të zhvillohet më 2 mars në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“2 mars, ora 17 për Shqipërinë, për Kushtetutën”- shkruhet në pankartën e shfaqur.
Protesta është thirrur nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta kundër asaj që quhet grusht shteti nga ana e mazhorancës me synimin për të marrë të gjitha pushtetet në dorë.
Meta ka denoncuar prej kohësh kreun e KED-s, Ardian Dvorani dhe së fundmi edhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilët i ka kallëzuar pranë SPAK-ut për shpërdorim detyre.
Presidenca njoftoi sot se protesta do të nisë në orën 17:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.
Sot në orët e drekës faqja e UEFA-s në rrjetin social ‘Twitter’ publikoi një video nga inaugurimi i stadiumi ‘Air Albania’ më 26 nëntor. Në vidion 1 minutëshe shihen pamjet kur impianti 75 mln eurosh hapi dyer për herë të parë, pikërisht në një ndeshje eliminatore të Europianit 2020.
Në postimin e shpërndarë nga UEFA thuhet: “Stadiumi i ri në Shqipëri u inaugurua së fundmi në një ndeshje kundër kampionëve të Botës që është Franca. Ashtu si mbi 60% e stadiumeve kombëtar në Europë ai u financua pjesërisht nga programi UEFAHatTrcik, i cili rishpërndan fitimet nga turnet e UEFA-s për 55 federatat pjesmarrëse.”
Kujtojme se sot do të startojë në orën 19:00, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Një përballje spektakolare që pritet të dhurojë spektakël, si në fushë dhe jashtë saj.
Bardheblutë e Tiranës, vijnë në këtë takim, si kryesues të kampionatit.Në disa foto të siguruara së fundmi, shihen tifozët e Tiranës teksa po përgatiten për koreografinë që do të shpalosin sot.
Dëshira e shqiptarëve për të ikur nuk ndalet. Krahas atyre që po kërkojnë të largohen përmes kontratave të punës, kryesisht në Gjermani, i lartë mbetet dhe numri i azilkërkuesve, ndonëse Shqipëria është një vend në paqe dhe që nuk konsiderohet si vend i rrezikshëm, ndryshe nga shtete të tjera si Siria e Afganistani, që shihen më me përparësi nga BE, pasi ikin nga kriza dhe lufta.
Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie.
Rreth 88% e aplikimeve ishin për herë të parë, kurse pjesa tjetër ishin aplikime të përsëritura. Numri më i lartë i kërkesave për azil ishte në mars, shtator dhe tetor, kur i kaloi 2 mijë në muaj.
Shqipëria renditet në listën e 10 vendeve që kanë nivelin më të lartë të kërkesave për azil së bashku me shtete të tilla si Siria, Afganistani, Venezuela, Pakistani, Turqia, Nigeria, Irani shkruan Monitor.
Është rritur bilanci i të prekurve me koronavirus në Itali duke kapur shifrën 653, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 17, ku 5 persona humbën jetën ditën e djeshme. Duhet thënë se një rritje vihet re edhet të pacientët e shëruar, 45 të tillë.
Përpos rajonit më të prekura, Lombardia (403) të infektuar ka në Veneto (111 të infektuar), Emilia Romagna (97 ), Liguria (19), Sicilia (4 ), Marche (6), Lazio (3), Campania (3), Toscana dhe Piemonte (2), Tiroli Jugor, Abruzzo dhe Puglia (1).
Aktualisht rezultojnë 248 pacientë me simptomat e koronavirusit, 56 janë në kujdes intensiv dhe 284 në izolim në shtëpi.
Stacioni dhe perdorimi i trenave ne Milano eshte boshatisur prej tre ditesh…
Në një kohë kur njerëzimi gjendet nën ethet e një virusi që duket se po gjen dita-ditës përherë e më shumë shtrirje, Kina numëron 2,788 të vdekur dhe 78,832 raste; Koreja e Jugut 13 viktima dhe 2,022 raste, Italia 17 viktima dhe 655 të prekur, Japonia 214 të infektuar dhe 5 të vdekur, Irani 245 të prekur dhe 26 viktima, Hong Kongu 93 raste dhe 2 të vdekur, SHBA 60 raste, Kuvajti 43 raste, Tailanda 40, Bahreini 33, Tajvani 34, Gjermania 49.
2,859 viktima dhe 83,385 të infektuar, ky është bilanci i koronavirusit në të gjithë botën.Tch
Tashmë lojtari përfundon pezullimin dhe rifiton të drejtën për të luajtur futboll.Ndonëse ka që prej shkurtit të 2018-ës që nuk luan, ne Korcë besojnë te cilësitë e këtij lojtari. Përvoja që ai ka dhe mbi të gjitha fakti që po stërvitet intensivisht, u jep shpresë drejtuesve që një afrim i tij do ta “blindonte” prapavijën.
Skenderbeu ishte nje klub i destinuar të dhurojë kujtime të paharrueshme. Gëzime, befasi, gola emblematikë, zhgënjime dhe lavdi…të cilat nuk kanë munguar në asnjërin prej edicioneve të kampionatit kombetar apo ne europë.Pjesmarja ne fazen ne grupe është skena ku ngjiten yjet më të mëdhenj të këtij sporti keto emocione ne Shqiperi i kane perjetuar duke veshur fanellen e Skenderbeut midis te cilëve eshte dhe mbrojtesi shtatlartë ,Bajram Jashanica.Por futbolli ka prodhuar në të njëjtën kohë përveç shkëlqimit dhe anën e errët të denimeve. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, kosovari ka folur për gjithçka ka përjetuar këto ditë. Vlerëson trajnerin Daja, ndërsa “troç” e thotë se i ka munguar edhe Përfaqësuesja e Kosovës.
Jashanica, të shtunën riktheheni në fushë pas 740 ditësh. Çfarë do të thotë për ju kjo ditë?
Është dita më e lumtur e jetës sime. Ju tregoj se po gëzoj si fëmijë dhe po e pres me padurim çastin e ndeshjes. Është një emocion i madh. Ka qenë me të vërtetë një pritje shumë e madhe dhe një periudhë e gjatë që unë isha jashtë. Por pas kësaj që kalova, e them me bindje se tani më presin vetëm momente të mira në fushë, pasi të vështirat i kam kaluar.
Kur u mor vendimi për ju, cila ishte gjëja e parë që menduat?
E kam thënë në një intervistë të dhënë për ju që jam ndierë shumë keq. Ju lutem të mos i kujtojmë më ato momente të vështira. Ajo që kaloi, kaloi tani nuk dua t’i kujtoj. Jam vetëm duke menduar për të ardhmen duke nisur nga e shtuna.
Si është gjendja e Jashanicës pas kësaj pauze të gjatë. A jeni gati për të luajtur titullar?
Ju edhe mund të mos e besoni, por po e pres me padurim ditën e shtunë, që të zbres në fushë. Shyqyr Zotit kam qenë mirë dhe besoj se jam gati. Çlirimi më i madh për mua ishte kur u bashkova me ekipin. Atje e ndjeva se gjithçka po merrte fund. Nga data 4 janar kam punuar fort dhe kam dhënë maksimumin tim në stërvitje për të qenë i gatshëm që në momentin e parë. Kam marrë një ngarkesë mjaft të mirë dhe puna çdo ditë pranë grupit më ka bërë vërtet mirë. Tani do të shohim edhe në ndeshje se si do të jem, pasi është mjaft e vështirë kur je dy vite pa luajtur. Megjithatë, me ndihmën e grupit them se do ia dal.
Trajneri Daja ka vendosur me sa duket për t’ju hedhur në fushë si titullar. Jeni gati?
Kjo është një anë tjetër pozitive e trajnerit Ilir Daja. Një njeri i aftë për atë çka bën në fushën e futbollit, por mbi të gjitha një njeri i madh edhe në shpirt. Për mendimin tim, është trajner shumë i mirë, një nga më të mirët në Shqipëri, Kosovë apo dhe në Maqedoni. Ka një meritë të veçantë edhe te kjo pjesë, që unë e kam arritur ta kaloj me sukses. Meriton respekt dhe do të mundohem që t’ia jap nga fusha atë respekt që ai meriton.
Periudhën e pezullimit si e keni përjetuar?
Kemi vuajtur shumë si unë ashtu edhe familja, në këto dy vite të tmerrshme. Por, nuk dua që ta kujtoj më. Ajo që iku, iku dhe duhet që të shohim para, unë familja ime dhe familja korçare.
A keni menduar ndonjëherë që të thoshit “mjaft” pas kësaj që ndodhi?
Jo, asnjë moment të vetëm nuk e kam menduar një gjë të tillë. Më ka mbajtur të lidhur fort karakteri im që nuk dorëzohet asnjëherë. Kjo ka qenë shtysa më e madhe që më ka bërë të jem i përqendruar dhe të mendoj vetëm rikthimin. Kështu kam vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe, nuk jam dorëzuar dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem.
Po Përfaqësuesja e Kosovës ju ka munguar këto kohë?
Pa dyshim që po. Më ka munguar shumë. Kisha arritur një moment të mirë me ta dhe isha pjesë e grupit. Ishte një ndalesë që nuk duhej. Por do të mundohem ta rifitoj sërish.
A e mendoni sërish rikthimin?
Po patjetër, do të punoj fort dhe do ia arrij. Them se është diçka që do të ndodhë. Unë do e bëj punën time më pas e di trajneri.
Cili është mesazhi juaj pas gjithë kësaj që ndodhi?
U lutem të gjithëve të kujdesen sa më shumë për lojtarët. Unë për vete isha në kulmin e karrierës. U lutem mjekëve dhe drejtuesve të klubeve, që askujt të mos i ndodhë më kjo që më ndodhi mua, është shumë e rëndë, më e rëndë se një dëmtim që të rrezikon edhe karrierën.
Konfirmohet rasti i katërt i të prekurve nga koronavirusi në Greqi.Lajmin e japin mediat Greke mëngjesin e kësaj të premteje, të cilat iu referohen ekspertëve.
Ajo eshte një grua 36-vjeçare greke e cila, sipas raporteve fillestare, ishte infektuar në Itali, ku ajo kishte qenë së fundmi.
Pas kthimit nga Italia në Greqi, ajo shfaqi simptoma të lehta të prekjes nga ky virus.
36-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahet në izolim në Spitalin Attikon, raporton “Protothema”.
Rasti i saj u diagnostikua në Laboratorin e Mikrobiologjisë të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Athinës.
Ministria e Shëndetësisë u informua për rastin dhe ka nisur të kërkojë të gjithë personat me të cilët ajio ka pasur kontakt ditët e fundit, pasagjerët me të cilët udhëtonte në kthimin nga Italia dhe personat e pranishëm në aeroplan.
Nje automjet tip “Citroen”qe po transportonte katër refugjate te Lindjes se mesme, ka dale nga rruga ,ne aksin Dishnicë-Çiflig duke perfunduar ne kanal.Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne dalje te qytetit te Korces.
Sipas policise, drejtuesi i mjetit nuk i eshte bindur urdherit te patrulles se policise për te ndaluar, e për pasojë ka humbur kontrollin.
Mësohet se makina drejtohej nga shtetasi F.D.,ndërsa brenda saj ndodheshin katër shtetas të huaj, të cilët dyshohet se janë emigrant nga Lindja e Mesme.
Ne mjet udhetonin 4 refugjate, 2 prej te cileve jane transportuar ne spital me plage te lehta. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit.