Derbi Tirana-Partizani/ Jashtë stadiumit shpaloset pankarta Për Shqipërinë, për Kushtetutën ,thirrje për manifestimin e 2 marsit

Ndërsa në stadiumin “Air Albania” po zhvillohej ndeshja midis Tiranës dhe Partizanit, jashtë stadiumit u shfaqën disa pankarta në mbështetje të marshimit për mbrojtjen e Kushtetutës, i cili pritet të zhvillohet më 2 mars në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“2 mars, ora 17 për Shqipërinë, për Kushtetutën”- shkruhet në pankartën e shfaqur.

Protesta është thirrur nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta kundër asaj që quhet grusht shteti nga ana e mazhorancës me synimin për të marrë të gjitha pushtetet në dorë.

Meta ka denoncuar prej kohësh kreun e KED-s, Ardian Dvorani dhe së fundmi edhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilët i ka kallëzuar pranë SPAK-ut për shpërdorim detyre.

Presidenca njoftoi sot se protesta do të nisë në orën 17:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: