Krasniqi nderon Skënderbeun në Shkodër,mbyllet me fitoren ‘In Extremis’ të ujqërve

Skënderbeu ka arritur të marrë një tjetër fitore dramatike në minutat e fundit. Këtë herë korçarët ia kanë dalë në shifrat 0-1 ndaj Vllaznisë, falë golit të Krasniqit. Pikërisht në aksionin e fundit dhe kur arbitri po bëhej gati për të mbyllur ndeshjen.Bregu do të mbante bukur topin në lojë dhe ajo servirje për Krasniqin, nuk mund të lihej pa u shfrytëzuar nga ky futbollist.

Pritej një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet në “Loro Boriçi”, të cilat do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Për sa i përket formacioneve zyrtare, vlen për t’u theksuar se nga minuta e parë do të aktivizohet Jashanica, i cili zbret në fushë pas një pezullimi 2 vjeçar.

Tjetër fitore, tjetër festë,foto festimi te Skënderbeu qe e shikon veten 3 pike larg vendit te trete….!

Stadiumi “Loro Boriçi”

Shkodranët vijnë në këtë ndeshje pas fitores me Luftëtarin në shtëpi me shifrat 4-0 dhe do të kërkojë të vazhdojë me rezultatet pozitive. Ndërsa korçarët vijnë pas fitores me Teutën, gjithashtu do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, për të hyrë në garën për Kupat e Europës.
Festa e bardhekuqve ishte rezervuar për në fund të kësaj sfide.Fund qe i takoi Skënderbeut të trajnerit Ilir Daja.

Komenti Live

90+3′ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Krasniqi i dhuron 3 pikë të arta korçarëve. Pas një kombinimi fantastik mes Bregut dhe Meksit, ky i fundit shërben për Krasniqin, i cili nuk fal, duke tundur rrjetën.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Daja kryen edhe lëvizjen e fundit, largon nga fusha Mensah për Krasniqin.

82′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Daja vendin e tij e zë Xhumfur.

73′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Taipi, aktivizohet Ndeki.

53′ Pranë golit Skënderbeu me Dejvi Bregun, gjuajtja e vlonjatit brenda zonës, shkon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Efremov.

51′ Kundërpërgjigjet Vllaznia me Silvio Zhunior, i cili pas një harkimi nga këndi, godet me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

50′ Skënderbeu e nis në sulm dhe kërkon golin e avantazhit. Por për meritë të mbrojtes kundërshtare dhe portierit Efremov, rezultati mbetet i pandryshuar.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Pranë golit Skënderbeu me Mensah, i cili provon me kokë, pas harkimit nga e djathta e Gripshit, por topi ndalet nga portieri i Vllaznisë.

34′ Moment i dyshimtë, Skënderbeut i anulohet një gol. Gripshi shkëputet bukur del i vetëm përballë portierit dhe e dërgon topin në rrjetë, por për gjyqtarin anësor kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje. Nuk është dakord futbollisti i skuadrës korçare.

31′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Dejvi Bregun. Vlonjati lëviz bukur dhe lëshon një goditje të rrezikshme në hyrje të zonës. Vendimtare ndërhyrja e portierit të Vllaznisë, që largon rrezikun në këndore.

17′ Meksi harkon një top të rrezikshën nga e djathta, devijohet nga Malota dhe përfundon në duart e portieri Efremov.

10′ Gripshi dhe Meksi provojnë kombinimin por në fund ka vetëm rivënie fundore për Vllazninë.

9′ Skënderbeu qarkullon bukur topin, dhe provon të vendosë në vështirësi mbrojtjen shkodrane me aksione të rrjeshme nga krahët.

8′ Minuta të mira për korçarët që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Vllaznisë.

3′ Taipi jep sinjalin e parë për Skënderbeun. Mesfushori ndalet nga Gurishta në hyrje të zonës.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani,Hygor, Lika, Kruja, Silvio Junior. Trajner: Mirsad Jonuz

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Jashanica, Pëllumbi, Daja, Mara, Taipi, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja

GJYQTAR: Klajdi Kola

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: