Fundjava u mbyll me diell e temperatura të ngrohta, por kjo javë sjell reshje e rënie temperaturash

Kjo javë do të fillojë me mot të kthjellët, por mesi i javës do të sjellë ulje temperaturash e reshje në shiu në vend.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pavarësisht motit me diell, dita e nesërme do të sjellë një ulje të temperaturave, ndërsa pasditja e të mërkurës do të sjellë edhe reshje shiu.Dita më e ftohtë e javës pritet të jetë e premtja, me temperatura nën zero në gjithë territorin.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Për ditët e Hënë dhe të Martë moti do të vijoj të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare; ditë të bukura me diell por mengjese të freskëta. Përgjatë ditës së Mërkurë kemi ndryshim gradual të situatës meteorologjike pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin. Dita e Enjte do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër, por ato zbresin deri dhe në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

Ditën e Premte rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin por temperaurat mendohen të zbresin ndjeshëm në vlerat minimale (vlera negative në një pjesë të madhe të vendit).

Elita 5 – Al Kapone

Elita 5 është një grup artistësh shumë i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop-rock. Elita 5 është grup muzikor i zhanrit të muzikës rrok. Grupi është krijuar në vitin 1987. Pjesëtarët e grupit ELITA 5 janë: Arif Ziberi (vokal), Besim Ibraimi (bateri), Mevaip Mustafi (sol kitare), Agron Idrizi (bass kitare), Valon Gashi (lead kitare) dhe Nexhat Mujovi Wirusi (sintetizator). Në vitin 1992, Elita 5 publikojnë albumin “Nuk Jam Alkapone”.

Elita 5 – Al Kapone

Ç’më shikon ashtu, si ndonjë skifter
Që zogjët e vegjël në kthetrra i merr..

Je tepër xheloze për të qenë e mirë
Prandaj më lër të qetë, kur jam duke pirë
Kur jam duke pirë…

REF. 2x:
Ti s’mund ta pushtosh aq lehtë zemrën time
Si konkuistadori Amerikën Latine
S’ ta kam vjedhur zemrën unë ty me revole
Pasi shpesh më thua se jam Al Kapone

Më dukesh si bleta që m’ushqen me mjaltë
E pastaj më djeg me therrën e zjarrtë

Këshillat e mia vashë mos i harro
Prandaj korrigjohu e mos më zemëro
E mos më zemëro…

REF. 2x:
Ti s’mund ta pushtosh aq lehtë zemrën time
Si konkuistadori Amerikën Latine
S’ta kam vjedhur zemrën unë ty me revole
Pasi shpesh më thua se jam Al Kapone

PIKANTE| Tirana-Skënderbeu/ mbyllet seria radhazi e fitoreve në drejtimin e Egbos

Skënderbeu ka arritur që të ndalë Tiranën e Egbos, që vinte pas shumë fitore radhazi, me zanafillën që nisi pas fitores në derbin me Partizanin duke mbyllur kështu serinë radhazi të fitoreve në drejtimin e Egbos.Kronika e ndeshjes, regjistron episode që e bëjnë ‘Skënderbeun’ fitimtar, edhe në barazimin 1-1 në transfertë.Loja në grup, shpirti i garës,harmonika…. dhe ‘pickimi’ i kundërsulmit…ndalën  Tiranën me një strategji brilante të Ilir Dajës.

Thumbime ka në distancë mes tifozerive, ndërsa mbështetësit e Tiranës kanë refuzuar të përmendin emrin e Skënderbeut, duke e quajtur me “kërnacka”. Në të njëjtën monedhë kanë reaguar edhe “UED” në përfundimin e takimit, teksa emrin e bardhebluve e kanë zëvendësuar me “degjenerata”.

Interesi ka qene i madh nga tifozëvet për ndeshjen e djeshme.Kanë qenë pak më shumë se 4000 tifozë të pranishëm në stadiumin “Air Albania”, për të ndjekur sfidën mes dy skuadrave. Rreth 500 tifozë ishin ne mbështetje te bardheekuqve.

Mikpritësi Refik Halili dhe miku Ardian Takaj ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur takimin e djeshëm mes bardhebluve dhe korçarëve.

Meksi ndjek hap pas hapi në të gjithë fushën Agustin Torasën, duke iu kthyer në makth argjentinasit.

Në minutën e 44-t tifozët e Tiranës nuk e lëshojnë topin, duke sjellë vonesën e lojës për 20 sekonda.

Por cili ishte sekreti i këtij barazimi? Me gjendjen që u kthye Tirana pas Egbos, Për të gjetur pikën e fortë të Dajës, duhet të ndalemi tek një 19-vjeçar.

Bëhet fjalë për Agon Elezin, që ishte “Agonia” e Torrasës ndaj Skënderbeut. Gjithmonë e kemi parë këtë lojtar të Tiranës që t’i jap frymë sulmit dhe të krijojë raste para portës kundërshtare, por detyrën për ta mbyllur dhe për ta markuar, Elezi e realizoi në perfeksion. Shiritin e kapitenit e ka mbajtur edhe te moshat e Maqedonisë së Veriut, por kthimi në një lojtar kyç për korçarët dhe duke parë moshën, padyshim që është një arritje më vete.

Tefik Osmani vazhdon e luan me këpucët e kuqe, që kontestuan tifozët në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë.

Si Agustin Torasa, Majkëll Ngo dhe Elton Kale nuk e kanë pëlqyer zëvendësimin dhe në forma jo të hapura e kanë shprehur pas ndërrimit. Elton Kale nuk ka dashur që të flasë për mediat pas ndeshjes, por ka pranuar se topi ka qenë i ndalur dhe nuk ka pasur lëvizje. Ai gjithashtu është sqaruar gjatë edhe me Koliçin, ish-shokun e skuadrës së sezonit të shkuar, për golin e shënuar në minutën e 80-të.

Lojtarët e Skënderbeut janë ankuar në minutën e 93-të, sepse lojtarët e Tiranës nuk kanë respektuar “fair-play”- n pas një nxjerrjeje të topit jashtë nga Imami, pasi Krasniqi ishte i dëmtuar në kokë. Bardheblutë nuk e kthyen topin, por vazhduan lojën.

‘Na diskriminon’/ Pensionet në Greqi, minoritarët protesojnë dhe kundërshtojnë projektin e qeverisë

Një projekt i qeverise greke për Reformën e skemës së pensioneve, pavarësisht se sipas deklaratave, rregullon çështjen e pensioneve, në thelb, prek të drejtat për barazi të emigranteve, pasi është ai grupim, që nuk mund të sigurojë 40 vjet qëndrimi të ligjshëm në Greqi .

Fillimisht, kjo doli në pah, me komunitetin e minoritareve greke të Shqipërisë, të cilët e përjetojnë si një diskriminim skandaloz që iu bëhet atyre, prej vetë qeverisë greke.

Sipas projektit, që pritet të aprovohet nga parlamenti helen, për përfituar pension në Greqi, përveç numrit te nevojshëm të viteve të punës, do të duhet edhe prania si emigrant i ligjshëm në vend të paktën 40 vjet, në të kundërtën, pensioni i përfituar do të jetë rreth 200 euro me i ulët, ose afro 30 % më pak se shtetasit që jetojnë në vend më shumë se 40 vjet.

Me prekurit prej këtij projekti të qeverisë Micotaqis, do të jenë minoritaret greke.

Gazetari dhe publicisti Niko Anagnosti, thotë se ky projekt i qeverisë prek barazinë e qytetareve, pasi sipas tij, diferencon qytetarët në dy kategori, çka i ndëshkon ata.

Por nën kryetari i Omonias Jorgo Xhomaka beson se qeveria do të tërhiqet. /topchannel