“Fli mami se do të vonohem”, fjalët e fundit të studentit pak para aksidentit tragjik në Greqi

Midis 57 viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi është dhe studenti grek Anastasios Koutsopoulos. “Shko fli mami se do vonohem”, këto kanë qenë fjalët e fundit të 20-vjeçarit grek para se të ndodhte përplasja e dy trenave në Larisa.Mediat greke shkruajnë se shanset që ai të gjendet i gjallë janë të pakta, pasi referuar dhe dëshmisë së të dashurës së tij, Anastasios Koutsopoulos nga Karditsa ishte ulur në vagonin e dytë ose të tretë.

“Nuk kemi asnjë lajm nga ai. E dimë që nuk ka qenë në vagonin e parë, por në të dytin ose tretin. Kemi kërkuar në çdo spital dhe nuk e kemi gjetur. Po ashtu kemi kërkuar edhe pasagjerët që janë transportuar me autobusë, por pa rezultat”, kanë thënë familjarët e tij.


Raportohet se, 20-vjeçari, i cili ishte student i Bujqësisë, hipi në tren në orën 21:20 të së martës mbrëma. Telefonata e tij e fundit ishte me nënën e tij në orën 22:50 të së njëjtës natë. Sipas të njëjtave informacione, 20-vjeçari i ka thënë nënës së tij se treni ka qenë shumë i mbushur me njerëz dhe se do të ketë vonesa….

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: