Hodha një hap që më kushtoi”/ Kreshnik Spahiu pranon publikisht gabimin më të madh politik…

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi për “Top Talk” një gabim që ka bërë në politike dhe i ka kushtuar shumë. Ai shprehet se nuk është zhgënjyer nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha, por nga vetja, duke hedhur një hap të gabuar në politikë.

“Në 17 maj unë jam zhgënjyer nga vetja sepse nuk ia fal vetes atë gabim, që të krijoja një besim që Basha është kryetar i Partisë Demokratike. Unë bëra një gabim fatal, ndonëse kisha pak kohë dhe isha i ri në politikë, ndoshta më falen gabimet”, tha Saphiu.

Juristi shprehet se dikur kishte kërkuar arrestimin e Berishës kur ishte kryeministër dhe se duhet ta kishte kuptuar që Basha ishte thjesht një kukull në duart e tij.

“Duhet të kisha kuptuar dhe nuhatur që ai ishte thjesht një mesenxher dhe një kukull në duart e Sali Berishës, për këtë arsye unë nuk fajësoj as Sali Berishen dhe as Lulzim Bashën. Fajësoj veten që hodha një hap kaq të gabuar politik që më kushtoi shumë”, tha ai.

Kreshnik Spahiu është prej pesë vitesh larg politikës, ndërsa shprehet se zgjedhja e gabuar që ka bërë e ka shtyrë drejt vendimit.

Mashtroi qytetarin për një vend pune dhe i mori 2500 €/ 28-vjeçarja “kapet mat” duke numëruar paratë në makinë (VIDEO)

Një 28-vjeçare nga qyteti i Vlorës është denoncuar në emisionin “Stop” se ka mashtruar një qytetar duke i marrë një shumë prej 2500 eurosh në këmbim të një vendin pune. Bëhet fjalë për Joana Bocajn, e cila sipas denoncuesit, është prezantuar si punonjëse e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë dhe ka thënë se i duheshin rreth 100 punonjës pasi mbulonte gjithë jugun. Denoncuesi thotë se ka paguar 2500 euro te Joana Bocaj, e cila i kishte premtuar që nusja e djalit të fillonte punë si shefe finance në Spitalin Memorial të Fierit. Bocaj i dha edhe një urdhër emërimi dhe procedura do të përfundonte për dy muaj. Por kaluan më shumë se 6 muaj dhe ende asgjë. Më pas zotëria i kërkoi lekët, por as ato nuk i mori.

Denoncuesi: Më është vetëofruar një punonjëse e Shëndetësisë Vlorë me emrin Joana Bocaj, më ka vetëofruar vende pune pasi sipas saj mbulonte gjithë jugun. Në këmbim të vendit të punës, ajo donte para. Unë kam pasur nevojë për nusen e djalin sepse e kam ekselente duke marrë para borxh, 2 500 euro.

Gazetarja: Për nusen e djalit tuaj, çfarë pozicioni pune do të gjente ajo?

Denoncuesi: Shefe finance në Spitalin Memorial. Pastaj ajo më thoshte mua se kam nevojë për vende pune të tjera sepse unë mbuloj gjithë jugun dhe dua një ekonomist këtu, një atje, dua një recepsionist për në spital.

Gazetarja: Në cilin vit ndodhën këto premtime?

Denoncuesi: Në 2021, pas zgjedhjeve të Prillit.

Gazetarja: Ju e keni bërë pagesën që në fillim tek ajo?

Denoncuesi: Po, po. Pagesën që në fillim dhe shuma ishte 2,500 euro dhe tha që do të merrni vendimin dhe gjatë këtyre muajve, ajo merrte të tjera. Ishte një rast tjetër për një shoqen e një gruas atje për 1,500 euro dhe dy mbesat e gruas për infermiere në Vlorë me 4 mijë euro.

Gazetarja: Sa arrin shuma në total?

Denoncuesi: Shumë mund të shkojë 10 mijë euro. Pas 2 muajsh, vjen një urdhër emërimi dhe me këtë urdhër emërimi që mori nusja e djalit tim, ajo iu tregonte të tjerëve shiko se kjo filloi, i ka ardhur urdhëri i emërimit.

Gazetarja: Por ndërkohë, nusja e djalit nuk kishte filluar punë?

Denoncuesi: Nusja e djalit nuk filloi se i tha që vendimin do ta marrësh në Vlorë.

Gazetarja: Dhe kur dilte vendimi?

Denoncuesi: Vendimi tha do të presë 1 -2 muaj. Kaluan 6 muaj dhe ajo nuk bëri gjë. Lekët thotë se do t’i jap. Nga emisioni “Stop” kërkoj që të më ndihmojë që të më kthehen lekët, nuk dua asgjë tjetër.

Një zonjë tjetër tregon, se ka dhënë 2 milionë lekë për një vend punë si specialiste në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetsor.

Denoncuesja: M’u premtua një vend pune në vitin 2021 si inspektore tek Operatori i Kujdesit Shëndetësor përkundrejt një sasie lekësh, 2 milionë lekë. Ne menduam se do të na e gjente vërtetë. Ka qenë në fund të Tetorit kur kam bërë pagesën. Pritëm, pritëm, kaluan shumë muaj ndërkohë edhe flisnim me të në telefon dhe thoshta jo po sot, jo po nesër. Derisa kaluan 6 muaj dhe ne i kërkuam lekët.

Gazetarja: Dhe çfarë justifikimi nxorri për mosrealizimin e punësimit ndaj jush?

Denoncuesja: Thoshte se janë ndërruar drejtorët, do të presim dhe pak kohë. Ka premtuar se do t’i sjellë lekët. Thotë se do t’i nis sot, do t’i nis nesër. Deri tani as lekë, as punë, asnjë gjë.

Një tjetër zonjë nga Tirana tregon se Joana Bocaj u ofrua për të siguruar pagesën e kempit për dy të afërmit e saj dhe punësimin e saj. Në total zonjës i ka marrë rreth 8 milionë lekë, nga të cilat i ktheu 3 milionë.

Denoncuesja: Joana Bocajn e kam njohur përmes një të afërmi. Është prezantuar tek ne si specialiste e shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Vlorë duke u ofruar të na ndihmojë me kempin e një të afërmi pasi është në gjendje shumë të rëndë.

Gazetarja: Sa kërkonte për ta rregulluar pagesën e kempit?

Denoncuesja: Për këtë të afërmin kërkoi 2 milionë lekë.

Gazetarja: Ju e bëtë pagesën?

Denoncuesja: Po, e bëmë pagesën. Përveç këtij të afërmi, ai ka dhe një vëlla me të njëjtën sëmundje pak a shumë. Meqenëse ai nuk ishte 100 për qind në gjendje shumë të rëndë, kërkoi 3 milionë lekë për të afërmin tjetër.

Gazetarja: Si thoshte se e rregullonte pagesën e kempit?

Denoncuesja: Thoshte se unë punoj tek kempi, jam pjesëtare e bordit ku do të vendosej kempi dhe normalisht do ta rregullonte ajo. Me Joanën për të bërë pagesën jemi njohur në Tetor të 2021-shit. Ka ardhur, ka marrë pagesën dhe kur u takuam përsëri, më ofroi një vend pune tek Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor këtu në Tiranë. Më tha se do të të çoj shefe sektori tek financa dhe më kërkoi një shumë prej 3 milionë lekësh.

Gazetarja: Juve ju mori në total 8 milionë lekë?

Denoncuesja: Po. Në dijeninë time, në rrethin pak a shumë që ne njohim, janë diku tek 50 persona dhe bëhet fjalë diku tek 200 milionë lekë nëse i mbledhim sa ju ka premtuar vende pune, kempe, licenca gjithë këtyre njerëzve.

Po ashtu, një rast i ngjashëm ka ardhur në emisionin “Stop” ku denoncohet sërish mashtrimi i Joana Bocajt.

Denoncuesja: Përshëndetje, edhe unë kam të njëjtin problem, jam mashtruar nga Joana Bocaj. Personalisht në informacion, pastaj një pjesë tjetër ju ka premtuar të afërmëve tanë vende pune si shoferë, si infermierë, si ekonomisë, si juristë.

Gazetarja: Vendet e punës ku do të ishin, në çfarë institucioni?

Denoncuesja: Do të ishin në QSUT edhe tek Drejtoria e Fondit. Ka bërë disa telefona me njerëzit tanë të afërm që ju ka thënë se ju keni fituar portalin, por realisht asnjë vend pune nuk u realizua. Kështu ne kemi rënë pre e gjithë këtij mashtrimi. Kanë paguar 2 milionë lekë të vjetra, 2 milionë euro, 1 milionë e gjysëm lekë e të tjera e të tjera.

Por rasti në fjalë ka shkuar edhe më keq. Joana Bocaj kishte kishte krijuar profilin e saj si specialiste në Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor Vlorë. Ajo kishte sajuar edhe një dokument fals emërimi për një zonjë në pozicionin e  shefes së financës në Spitalin Memorial të Fierit.

Në një video të publikuar nga Klan, duket Joana në makinë duke numëruar 2500 euro të marra për një vend pune që nuk do të realizohej asnjëherë.

Edhe Drejtoria Qëndrore e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor e ka hedhur postë këtë emërim.

Stop-i: Joana, ku e ka zyrën?

Punonjësi: Ku punon, në çfarë drejtorie? Se këtu janë dy drejtori.

Stop-i: Joana Bocaj!

Punonjësi: Jo, jo! Ka dy-tre vjet, që ka ikur nga puna.

Stop-i: Aha, ka ikur!

Punonjësi: Kam të drejtë unë, që s’e njoh.

Në bisedë me personat që ka mashtruar, Joana Bocaj e pranon që u ka marrë lekë e që do t’ua kthejë.

Joana Bocaj: Jeni shumë të shqetësuar dhe që të gjejmë një zgjidhje. Përvec X-it ca janë të Y-it. (përmend emra).

Zotëria: X ka 3 mijë, 2500 euro.

Joana Bocaj: Se nuk po të pyes kot.

Zotëria: X-i ka 2 milionë e 600 të së ëmës dhe 1500 euro të sajat. Ke shokun e x-it, 2000 euro.

Joana Bocaj: Këto, që do t’i jap ty.

Zotëria: Edhe të X-it, 1 milionë e 600 mijë.

Joana Bocaj: Okay!

Zotëria: Ke të Y-i 2000 euro.

Zotëria: Domethënë, mendon të m’i kthesh këto mua?

Joana Bocaj: Pse mendon, se s’do të t’i kthej?

Zotëria: Po, kam frikë.

Por kur gazetarja e “Stop” komunikon me të, ajo thotë se as që ka dijeni për këtë lloj argumenti.

Joana Bocaj: As nuk i di fare këto gjëra. Sigurisht, në qoftë se kam ndonjë borxh, i kam borxh siç ka çdo njeri dhe s’ka ç’ju duhet njerëzve.

Gazetarja: Ke borxh?

Joana Bocaj: Tani, edhe nëse kam borxhe…

Gazetarja: Jo pra se nuk është vetëm që ke borxhe.

Joana Bocaj: Këto gjëra unë nuk i di fare se nuk më interesojnë fare.

Gazetarja: Nuk është vetëm që ke borxhe. Ju keni premtuar vende pune në këmbim të parave dhe kjo ndryshon pak, apo jo?

Joana Bocaj: Dëgjo pak! Unë nuk i di fare këto gjëra që po më thua. Nuk i hyj fare këtyre gjërave dhe nuk më interesojnë!

Gazetarja: Ideja është e tillë: Unë të kam marrë për të marrë versionin tënd. Ti m’i mohon që nuk është kjo ajo që keni tentuar të bëni.

Joana Bocaj: Shiko, unë nuk mund të bëj muhabete në telefon. A kupton?

Gazetarja: Nuk ke lidhje fare me këto?

Joana Bocaj: As më interesojnë fare dhe nuk dua të di fare ca janë këto lloj muhabetesh! Ata, që premtojnë dhe bëjnë, le t’i gjejnë në vende të tjera, jo te mua!/ Tvklan

Partia Socialiste ndryshime të drejtuesve politik në qarqe/ Zbardhen emrat e rrinj…

Partia Socialiste ka bërë ndryshime për drejtuesit e saj politik në qarkun e Lezhës dhe Dibrës. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri me anë të një postimi në Facebook, shkruan se drejtues politik në qarkun e Lezhës është vendosur Ulsi Manja duke zëvendësuar Blendi Klosin. Për Klosin, Gjiknuri shpreh se ai do të fokusohet në punën e procesit të brendshëm zgjedhor të Ps-së për 61 bashkitë në cilësinë e Sekretarit Organizativ. Ndërsa në qarkun e Dibrës është vendosur drejtuese politike Belinda Balluku.

Postimi i Damian Gjiknurit:

Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku.

Berisha elektrizon Durrsin : Rikthimi im është si i Steve Jobs që me iPhone ndryshoi botën,ndërsa ne Shqipërinë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka elektrizuar sallën me demokratë në Durrës, teksa ka thënë se rikthimi i tij është si ai i themeluesit të Apple, Steve Jobs. Mbështetësit që kishin mbushur sallën u ngritën në këmbë dhe nisën të duartrokisnin.

“Flet për rikthimin, i fut ata të vetët nëpër media, nëpër televizione. Ja si kthimi i Napoleonit, si kthimi i tij e kthimi i atij. I them se kthimi im është kthimi i Steve Jobs. Një seri pabesirash, qëndrimesh e nxorën në rrugë, u kthye dhe me iPhonin ndryshoi botën. Ne do ndryshojmë së bashku Shqipërinë”, u shpreh Berisha.

“Jemi në një moment kritik por unë jam besimplot, se shof kudo shqiptarë të vendosur. Mos harroni se jemi 40 mijë. Kaluam gjithë këto vështirësi, të tjerat nuk janë të pakta por të kalueshme. Edi Rama thotë tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me të. Por shpirtin nuk e ka më të qetë se vendi ka opozitë të vërtetë tani. PD e vërtetë dhe në këmbë të ka mundur tre herë dhe do të mund në çdo garë. Je i pashpresë”, tha ish-kryeministri.

“Ju ftoj që më datë 22 të votojmë të gjithë. Mos harroni se ka dy procese, për zgjedhjen e Kryetarit të PD dhe procesi për presidentin kukull.”

Çmëndet moti në Greqi/ Pamje “apokaliptike” në Janinë, stuhia dhe breshri shndërrojnë rrugët në lumenj(VIDEO)

Fenomene të forta të motit kanë goditur sot qytetin e Janinës , pasi stuhia dhe breshri i dendur që ka rënë më herët për gati gjysmë ore ka krijuar probleme në rrugë, tokë dhe bodrum, si dhe energji elektrike në disa zona të qytetit. Brenda pak orësh qielli u errësua dhe një stuhi e fortë pasoi edhe për një qytet që është mësuar me mot të ashpër, shoqëruar me breshër dhe erëra të forta. Breshëri që po binte pandërprerë krijonte probleme tek drejtuesit e mjeteve. Sidomos ata që ndodheshin në rrugën Dodonis në hyrje të qytetit, kishin vështirësi me makinën. Këmbësorët u fshehën poshtë strehëve fshehur për t’u mbrojtur nga breshëri. Brenda 15 minutave , rrugët u kthyen në lumenj, ndërsa Zjarrfikësja mori shumë thirrje për pompimin e ujit në pjesët e poshtme të qytetit drejt liqenit, si dhe në periferi të Anatoli dhe Neochoropulos shkruan protothema.

Aksidenti i frikshëm në Drimadhe/ Kamioni godet betonieren,shoferi hidhet nga dera për të shpëtuar (VIDEO)

Një betoniere është përplasur me një kamion mesditën e sotme në Dhermi. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të resorteve luksoze në zonë. Raportohet se nga aksidenti është plagosur shoferi i betonieres, i cili ka marrë plagë në këmbë pas hedhjes nga mjeti. Shkaku i aksidentit është është ende i paqartë. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjet dhe pamjet.

Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shoferi merr zvarrë 20-vjeçaren në vijat e bardha, dhe ia mbath /
70-vjeçari në fleten e gjobes deklaron “Nuk jam dakort”(VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit. Shoferi ka aksidentuar vajzën e re dhe më pas është arratisur nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i mjetit, 70-vjeçari Sadik Përpunja, banues në Tiranë, u arrestua pak pas ngjarjes, teksa akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ndërkohë 20-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës, ka organizuar punën me grupe të dedikuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit agresivë të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës. Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha. Vihet në pranga një shtetas që aksidentoi një këmbësore, në vijat e bardha. Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një automjet me drejtues të paidentifikuar kishte aksidentuar shtetasen E. M., 20 vjeçe, në vijat e bardha, në rrugën “Ismail Qemali”, dhe më pas ishte larguar, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi S. P., banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Po në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha.Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Automjeti ne Tirane godet kembesoren ne vizat e bardha dhe ja mbath.
Ne fleten e gjobes deklaron “Nuk jam dakort”…

Shiten të gjitha biletat për 20 minuta/ Milan bëhet gati për festë ,tifozët pushtojnë Mapei Stadium…

Do të jetë një pushtim i vërtetë i Milanit në Reggio Emilia për ndeshjen Sassuolo-Milan që vlen titullin kampion. Këtë mëngjes, radhë të gjata janë parë menjëherë në dyqanet përkatëse për të rrëmbyer një biletë për në stadium: shitja totale e Mapei Stadium u arrit në më pak se 20 minuta. Asnjë vend i lirë në stadiumin e Sasuolos: 21,000 njerëz, shumica prej të cilëve kuqezinjtë. Çmimet kanë shkuar në qiell, megjithatë, në kanalet dytësore: në portalin Viagogo fillon nga 1000 euro për biletë. Ethet po ngrihen për ndeshjen që mund t’i japë titullin skuadrës së Piolit, njëmbëdhjetë vjet pas herës së fundit.

Është praktikisht e pamundur të marrësh një biletë me radhët që kishin deri në 90 mijë persona në pritje, ndërkohë që çdo dyqan në Milano, i autorizuar për të shitur bileta, kishte 30 deri në 40 persona në radhë. Në orën 10:02, dy minuta pas hapjes së shitjeve, në vivaticket u shfaq në internet ky mesazh: “Duke pasur parasysh kërkesën e madhe për këtë ndeshje dhe disponueshmërinë e ulët të vendeve, ju paralajmërojmë se eventi mund të mbyllet shpejt”. Kështu ndodhi, të dielën në orën 18:00 në Reggio Emilia do të jetë një privilegj për pak fatlumë, ndërkohë që Milan nuk ka planifikuar vendosjen e ekraneve të mëdha në Milano.

Policia rrugore bën namin në Korçë/ Përgjatë 1 jave gjobit 706 shoferë , 13 prej tyre iu heq patentën

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, njëri prej të cilëve nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 706 drejtues mjetesh📝

6 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për shpejtësi mbi normat e lejuara.

45 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 3 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 132 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 173 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 308 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Përmëshumësigurirrugore

Humbi jetën bashkë me kolegun e tij dje në Bypassin e Vlorës/ Përloten të gjjthë: “Lamtumirë Klajdi, na trishtove shume mik!

Gjatë ditës së djeshme në aksin Orikum-Kaninë, si pasojë e rrëzimit të një kamioni humbën jetën dy të rinj në lule të rinisë së tyre. Ngjarja ndodhi në Bypassin e Vlorës, teksa viktimat janë njëri me origjinë nga Kavaja dhe tjetri nga Lushnja, të moshave 28 dhe 32 vjeç. Bëhet fjalë për shtetasit Klajdi Kaja dhe Armand Beun. Bëhet e ditur se Kaja ishte kryetar forumi rinor te FRPD Shtëpia E Lirisë, në NJ.V. Bubullim Lushnje, ndërsa kamioni me të cilin ai dhe kolegu i tij po punonin, ka përfunduar i shkatërruar, për shkak të peshës së madhe të inerteve që ishte duke transportuar.

Mësohet se kamioni do t’i nënshtrohet ekspertizës, për të pasur një version zyrtar për arsyet e ak sidentit fatal, teksa një nga dyshimet lidhet me faktin se mjeti të ketë dalë nga rruga në momentin kur zbriste nga Kanina drejt Orikumit, por nuk përjashtohet edhe ndonjë defekt i mundshëm. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe deputeti i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi. Ky i fundit theksoi se Klajdi ishte kryetari i forumit rinor, në njësinë Administrative, Bubullim të Lushnjës.

“Klajdi Kaja 28 Vjeç, djali i vetem i familjes Kaja! Lamtumir i dashur Klajdi! Na trishtove shume mik! Me shume dhimbje dhe trishtim percjellim sot, per ne parajse, kryetarin e forumit rinor, NJ.V. Bubullim Lushnje, Klajdi Kaja 28 Vjeç, djali i vetem i familjes Kaja!

Aksidenti tragjik, te largoi nga babai, nena dhe motrat,qe te deshen aq shume, te largoi nga shoket dhe shoqet, te largoi nga miqte e tu te shumte! Te largoi nga ne nga koleget e tu te Partise Demokratike! Ne sot po te percjellim me shume dhimbje dhe nuk do te harrojme kurre, do te kujtojme me mall, dashuri dhe respekt! Lamtumir Klajdi, qofsh i parajses!”, shkruan Baci.

Grida Duma: “E vetmja gjë i mbetet dhe që i jep moral opozitës është që t’i kërkojë mazhorancës që kandidati për President t’i lihet opozitës”

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri, duke thënë se procesi është shndërruar në fasadë. Duma tha se në tre mbledhje, Konferenca e Kryetarëve nuk ka prodhuar asgjë, ndërsa kërkoi që kandidati t’i lihet opozitës për ta propozuar, si e vetmja mundësi që i jep moral opozitës të jetë pjesë e procesit.

Të drejtën mazhoranca e ka në raundet e fundit, e aprovon presidentin, cilindo kandidaturë me votat e veta, por ne nuk jemi duke kërkuar këtë Presidentin që e voton etëm mazhoranca apo jo. Shqetësimi që e kam thënë që në fillim, është ky. Ne si opozitë nuk duhet t’i japim mundësinë një mazhorance e cila i drejtohemi, që nuk i ka mandatet sepse disa i ka ilegjitime, ne i themi ju që s’keni mandatin dhe legjitimitetin as moral dhe politik, jeni po ata që do të plotësoni kriteret e mrekullueshme që ju japim ne. Këtu jemi në absurd. Protagonizmi personal i disa individëve në opozitë nuk duhet të djegë atë që është e ardhmja e shqiptarëve. Jo se Presidenti ka ato kompetenca që realisht duhet të kishte presidenti, megjithatë ai mbetet një mjet për mbrojtjen e balancës dhe kontrollit. E vetmja gjë i mbetet dhe që i jep moral opozitës është që t’i kërkojë mazhorancës qartësisht që kandidati t’i lihet opozitës. Pas kësaj ata e votojnë ose jo është në çështjen e tyre është në vullnetin e tyre dhe pas kësaj, opozita nuk merret më me kriteret. Madje thashë që bëjeni të enjten raundin tjetër. Nuk ka nevojë ta zgjasim kaq gjatë. Janë tre takime të Konferencës së Kryetarëve që nuk kanë prodhuar asgjë. Një politikë që nuk prodhon asgjë është një politikë e një fasade që po e shkatërron këtë vend”, tha Duma.

Afër njëri-tjetrit/ Bora dhe Donald kapen bashkë në festë(Video)

Ata kanë qenë për shumë muaj dyshja më e përfolur e mediave rozë, e duket se kanë vendosur që ti japin një shans të dytë njëri tjetrit. Është fjala për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, të cilët janë shfaqur për herë të parë së bashku në një event. Pamjet e tyre së bashku janë xhiruar në sfilatën e sitilistit të njohur Valdrin Sahiti, ku Donaldi shfaqet krah Borës, pasi kjo e fundit ishte ngjitur në pasarelë, me një fustan në ngjyrë të verdhë që ia theksonte linjat. Menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve, ka reaguar edhe blogeri Olti Curri, i cili thotë se nuk është ai personi që i ka xhiruar. Sipas tij Donaldi dhe Bora kanë gjithë të drejtën e botës, që të rikthehen së bashku, dhe të lihen në privatësinë e tyre.

Ndryshe nga Donaldi, Bora i iku kamerës së T7, dhe pyetjes së gazetarit Liridon Spahiu…

Ronela Hajati shpërthen ndaj kritikëve: “Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin”

Ndonëse “Eurovision” ka përfunduar, diskutimet rreth performancës së saj vijojnë. Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Europian, duke shprehur mendimet e tyre pozitive dhe negative. Ky diskutim nuk i ka shpëtuar as Ronelës e cila pas programit ka bërë një status në Instagram. Këngëtarja nuk ka etiketuar publikisht asnjë person por shkruan:

“Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”.

Pas skualifikimit në gjysmëfinale Ronela nuk ka dalë në asnjë intervistë por nuk i ka kursyer reagimet në rrjetet sociale. Ajo është shprehur se ndihet se e ka fituar “Eurovision” sepse fitoi dashurinë e publikut. “Edhe po të kaloja në finale do isha e fundit jam e sigurtë. Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. E fitova Eurovisionin sepse fitova turmën. Dhe turma(publiku) ka gjithmonë të drejtë”- shkruante ajo në reagimin e saj të parë. Performanca e Ronelës në gjysmëfinale është një nga më të klikuarat.

Finalja e Conference League në “Air Albania”, Policia prezanton masat/ Do të gjobiten nëse…

Policia e Shtetit po ndërmerr masa në kuadër të mbarëvajtjes së situatës për finalen e Conference League. Ndeshja Roma-Face Feyenoord do mbahet më 25 maj në stadiumin “Air Albania”. Zv.drejtori i Përgjithshëm Drejtues i Lartë Albert Dervishaj në një konferencë për shtyp tha se tifozët shqiptarë dhe të huaj do të gjobiten nëse kryejnë veprime të dhunshme.

Deklarata:

Është rasti të kujtojmë qytetarët shqiptarë dhe të huaj se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si: hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë.

Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar konsideron vepër penale goditjen apo çdo vepër tjetër dhune të sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportive, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, vepër penale që dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë apo nga drejtues ose anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.