Do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë/ Evi Kokalari :”Puna ime në Shqipëri mbaron këtu…

Aktivistja Evi Kokalari ditën e sotme ka bërë me dije se do të shkëputet nga jeta politike në Shqipëri duke vijuar me jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari thekson se me krijimin e kryesisë së re të Partisë Demokratike, puna e saj në Shqipëri përfundon këtu, duke shtuar se do të rikthehet në Amerikë

Postimi i Plotë:

Urime kryesisë së re të PD. Besoj se shumë janë dakort me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, bisnesit, politikës dhe miqve. Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qëndrës apo e qëndrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekatën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve. Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja. Duke shpresuar për më të mirën, Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve.

18-vjeçarja Shqiptare vdiq në aksident, në Gjermani/ Prek daja: “Do vinte të na vizitonte, tani po vjen me arkivol…”

Një ngjarje e rëndë ndodhi të martën e kaluar në Gjermani, ku 18-vjeçarja, Diana Rrecaj, me prejardhje nga Kosova, humbi jetën pasi u godit nga makinë ndërsa ishte duke shkuar në shkollë. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë me dije vetë familjarët e 18-vjeçares, ku daja i saj ka lajmëruar se varrimi i saj do të bëhet ditën e nesërme në qytetin e Pejës.

Familjar, miq dhe shoke deshta ta ndaj nje dhimbje te thell ne zemren time dhe te familjes. Me daten 24.05. 2022 ne rastin e vdekjes se mbeses time (vajzes se motres) Driana (Istref dhe Antigina) Rrecaj e cila humbi jeten dje si pasoj e goditjes me vetur derisa ishte duke shkuar ne shkoll ne Gjermani. Ishte ne lule te rinis edhe 1 muaj i mbushte 18 pranvera, nje vajz me tipare taman shqipetare , gjithashtu ne javen e ardhshme e kemi pritur qe te na vizitonte dhe besoni se me gezim e kishte pergaditur valigjen d.m.th 1 jave perpara ndersa tani po e presim qe te vij ne arkivol”, ka shkruar ai në Facebook.

Nënë e bijë zihen keq në “Shihemi në Gjyq”/ Mbesa: “Më paguani që ta mbaj gjyshen, po më del shkuma…”

Kristina ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Esmeraldën. Shkak i përplasjes së tyre në rubrikën e “E diela shqiptare” në Tv Klan është bërë gjyshja, mamaja e Esmeraldës, e cila mbahet nga Kristina. Gjyshja është e sëmurë, e paralizuar dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm, që Kristina nuk mundet t’ia plotësojë sepse i duhet të punojë për veten dhe djalin 5 vjeç. Esmeralda jeton në Francë dhe nuk është pranë saj, ndërsa vëllai e motrat e saj nuk kujdesen për nënën e tyre.

Kristina: O ma qëndron këtu, ku do dalim ne, ç’do bëjmë ne, si do t’ia dalim? Sepse ti nesër pret biletën, ikën. Unë çfarë do bëj pastaj?

Esmeralda: Ti çfarë mendon, se unë do lë nënën time jashtë? Merr leckat e tua dhe ik! Dili për zot jetës sate! Nënën time nuk e lë jashtë!

Kristina: Kaq e kollajtë është? Ku të mbytem me një fëmijë? Ti ke detyrime ndaj meje se unë jam fëmija yt!

Esmeralda: Kam ndaj teje, kam dhe nënën time.

Kristina: Mama, nuk të ka bërë vetëm ty nëna jote, po ta them edhe njëherë. Sa ç’ke bërë ti, gjysmën tënde të bëjnë të tjerët.

Esmeralda: Qepe! Mbylle gojën!! Mos të vij aty të të kap për flokësh!

Kristina: Do flas! Esmeralda: Pusho! Mbylle gojën! Je fëmija im dhe mbylle gojën! Pusho! Qepe!

Kristina: Fare! Esmeralda: Si mund ta lë unë nënën time kështu?

Kristina: Kush të kërkon? Pse nuk i kërkon atyre përgjegjësi ti? Pse nuk i merr motrat e tua t’i mbledhësh këtu? Pse nuk merr vëllain tënd ti?

Esmeralda: Sepse nuk duan t’ia dinë ata, por unë nuk e lë dot nënën time./tvklan

E jashtëzakonshme/ Evangjeli Veli shpallet Kampione Europe në peshëngritje

Peshëngritësja shqiptare Evangjelia Veli, sapo është shpallur Kampione Europe në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë. Sportistja shqiptare, e cila vitin e kaluar kishte siguruar medaljen e bronztë në këtë disiplinë, tregoi që në fillim se kërkonte të bënte edhe më mirë dhe të luftonte për majën e podiumit.Ajo realizoi të tre provat me siguri duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës.

Me bizhuteri ,unaza, varëse dhe me dokumente false/ Kapet dhe procedohet çifti Indian në Rinas,ishin…

Një çift indian është proceduar penalisht në Rinas, pasi tentuan të nisen nga Shqipëria drejt Francës me letra të falsifikuara. Policia njofton se është proceduar shtetasi M. P., 23 vjeç dhe P. P., 22 vjeçe (bashkëshortë), të cilët kishin për qëllim udhëtimin e tyre nga Shqipëria drejt Francës, kanë paraqitur, krahas pasaportave të tyre, edhe leje qëndrimi franceze.

Pas verifikimit të këtyre dokumenteve ka rezultuar se lejet e qëndrimit të paraqitura, ishin të falsifikuara. Gjithashtu, po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht shtetasi H. P., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare e Rinasit krahas përballimit me sukses të fluksit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në hyrje-daljet e Republikës së Shqipërisë dhe krijimin e lehtësirave ligjore për ta, me qëllim eleminimin e vonesave gjatë përpunimit të dokumentacionit, ka intensifikuar kontrollet në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë. Në këtë kuadër, gjatë përpunimit të dokumentacionit, në dalje, 2 shtetas indianë, M. P., 23 vjeç dhe P. P., 22 vjeçe (bashkëshortë), të cilët kishin për qëllim udhëtimin e tyre nga Shqipëria drejt Francës, kanë paraqitur, krahas pasaportave të tyre, edhe leje qëndrimi franceze. Pas verifikimit të këtyre dokumenteve ka rezultuar se lejet e qendrimit të paraqitura, ishin të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht shtetasi H. P., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”. Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm të bagazheve, si dhe për kontroll fizik, 59-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të bagazheve, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bizhuteri (unaza, varëse dhe sende të tjera) të padeklaruara në degën e Doganës Rinas. Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me autoritetet doganore të Rinasit, do të vijojë kontrollet e imtësishme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Deri në 29 vjeçe lëvizte me autobus/ Diva Shqiptare publikon video me super mjetin luksoz Porshe…

Bebe Rexha është një ndër artistet shqiptare që ka arritur sukses në të gjithë botën. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar se fundmi se ka bërë një blerje super luksoze. Përmes disa postimeve në Instagram, ylli i muzikës pop ka treguar se ka blerë një Porsche. Kohë më parë, këngëtarja e shumë hiteve zbuloi se ishte pajisur me patentën e shoferit në moshën 29 vjeçare.

Unë nuk e mora patentën e shoferit deri në moshën 29 vjeçare. Para kësaj, unë përdorja transportin publik kudo”, tha Bebe në një intervistë vitin e kaluar. Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është një ndër emrat më të lakuar në mbarë botën, e cila na ka bërë krenarë anë e mbanë botës me talentin e saj. Herë pas here, Bebe bëhet nostalgjike ku publikon foto nga fëmijëria e saj, njësoj si kjo foto me flokë të zeza dhe brune ku ajo është vetëm 8 vjeç.

U nda nga jeta në Gjermani/ Trupi i ish-Presidentit Bujar Nishani pritet të mbërrijë në atdhe të martën….

Pas vdekjes, pritet që trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani të sillet në Shqipëri. Sipas mediave trupi i pajetë i ish-presidentit Nishani do të niset nga Berlini mbrëmjen e së hënës dhe do të mbërrijë në Tiranë gjatë ditës së martë. Pas ndarjes së tij nga jeta në Spitalin Universitar të Berlinit Charite, stafi mjekësor dhe të afërmit e të ndjerit po merren me procedurat e posaçme që mundësojnë sjelljen e trupit të ish-Presidentit në Atdhe. Gjithashtu behet e ditur se ish-presidenti do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare dhe për këtë pritet që Këshilli i Ministrave të marrë një vendim të posaçëm.

Drithëruese/ Miqtë bëhen bashkë për të plotësuar amanetin, por mësojnë vdekjen e…

Pas 40 vjetësh, miqtë e ngushtë të fëmijërisë gjejnë njëri-tjetrin. Engjëllushja, e cila ishte nismëtarja e këtij ritakimi, mundi ta çonte në vend amanetin e babait të saj për të ruajtur miqësinë me fëmijët e shokëve të tij të ushtrisë. Koha e gjatë që ka kaluar i ka bërë atë dhe Tefikun me pamje ndryshe nga ç’mbajnë mend njëri-tjetrin, por iu ka ruajtur kujtimet e respektin. Kërkesën e shoqes së tij në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Tefiku e pranon pa hezitimin më të vogël.

Unë jam goca e madhe e Ndriçim Abdihoxhës. Përpara se babi të ndërronte jetë, na ka lënë një amanet. Miqësinë që kanë pasur ata, domethënë xhaxhi metka me xhaxhi Thimin dhe fëmijët, sigurisht, ta vazhdojmë ne. Vërtet jemi shkëputur shumë, vërtet kërkoj ndjesë sepse ashtu na erdhën problemet, megjithatë unë në këtë familje të madhe, unë dua që ne vërtet ta vazhdojmë miqësinë që kishin prindërit tanë.

“Patjetër. Kur kam qenë student kam shkuar shpeshherë te shtëpia e xhaxhi Çimit”, kujton Tefiku.

Por ndërsa stafi i programit mundi të gjente Tefikun, copëza që mungon e formueses është Klementina, shoqja tjetër e tyre. Lajmi se fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë një vit më parë, trondit thellë Engjëllushen dhe Tefikun./tvklan.al

Historia e tre shokëve të vjetër të ushtrisë nga Tirana,Korça dhe Berati/ Vajza vjen për amanetin e babait dhe…

Amanetin nuk e tret as dheu”. Këtë shprehje të vjetër Engjëllushja e njeh mirë dhe e mbart mbi supe peshën e saj që i kujton fjalët e fundit të babait. Ajo e nis rrëfimin në “Ka Një Mesazh” Për Ty me historinë e tre miqve të ngushtë ushtrie, një nga Tirana (babai i saj), njëri nga Korça (Mehmet Aliholli) dhe tjetri nga Berati (Thimi Nako).

Të tre u bënë si vëllezër dhe miqësia e tyre u zhvillua edhe tek familjet e fëmijët, deri në momentin që njëri prej tyre ndahet nga jeta. Rrethanat thjesht i larguan edhe fëmijët prej njëri-tjetrit e sot, Engjëllushja numëron në “E diela shqiptare” në Tv Klan plot 40 vite pa miqtë e fëmijërisë.

Engjëllushe: Miqësia vazhdoi deri xhaxhi Thimi ndërroi jetë. Ishte vajza e madhe, Klementina që erdhi në shkollë për Matematikë-Fizikë dhe vinte çdo fundjavë. Mbaron vitin e parë dhe ne sigurisht ishim akoma më të vogla dhe u habitëm sepse ajo ishte me të zeza dhe e pyeta unë babin, “xhaxhi Thimi ndërroi jetë” tha, “mos” thashë. Pastaj filloi të zbehej, domethënë nuk vinte më Klementina, e kishte më të vështirë ngaqë i ati nuk ishte më, a nuk e di.

Kurse me të Korçës shkonim më shumë. Qëkur ndërroi xhaxhi Thimi jetë, ai u afrua më shumë me babin. Dallgët e jetës na çuan sa me një krah në tjetrin, babi u sëmur me një sëmundje të keqe. Megjithatë nga fundi ai tha, “një amanet po ju lë, dua që miqësinë që kam pasur ta vazhdoni” dhe kjo ishte ajo që mua më ngeli në mendje e shpirt. Kanë pasur një shoqëri të sinqertë, që i buronte nga zemra, që na e trashëguan dhe neve. Megjithatë jam shumë vonë për këtë pjesë, që duhet të isha takuar dhe më përpara me atë, por kështu erdhën punët ose rrethanat. Kam 40 vjet që nuk i kam parë./tvklan.al

E rëndë në Pogradec/ I moshuari vetëplagoset me armën e gjahut ,përfundon në spital…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Pogradec. Një 78-vjeçar i identifikuar si Petraq Guçi është vetëplagosur në garazhin e banesës së tij dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa policia po heton për zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Pogradec:

Më datë 29.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e gjahut. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Aksident i rëndë në Librazhd/ Makina humb kontrrollin dhe kthehet me rrota përpjetë, plagosen 3 anëtarë të një familje(Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku dy makina janë përplasur në hyrje të qytetit dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Përplasja ka qenë e fortë dhe një prej automjeteve është përmbysur në rrugë.Tre anëtarë të një familje kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit, të cilët po udhëtonin me mjetin fuoristradën që është përmbysur.Sakaq, dy prej të lënduarve po marrin mjekim në spitalin e Librazhdit dhe drejtuesi i mjetit është dërguar për mjekim më të specializuar në Elbasan.

“Në fshatin tim prej vitesh s’kisha qenë, dhe malli më kish djegur e zhuritur”…

Nga: Dritëro Agolli :

Në fshatin tim prej vitesh s’kisha qenë
Dhe malli më kish djegur e zhuritur,
Atje më dukej hëna tjetër hënë
Siç thosh dikur Naimi mendjendritur.

Në çezmë ndala t’ia dëgjoja fjalët,
Që vetëm unë i merrja vesh aq mirë;
Por shkela në një gur të rrumbullakët
Dhe gjurin e dërmova në errësirë.

E mora gurin në pëllëmbë qetë
Dhe thashë i lodhur, zhytur në mendime:
“Për pak të shava keq, o gur i shkretë,
Sikur mos ishe nga vendlindja ime!”

Moti i keq/ Çfarë po ndodh në ajër? Avioni Nice-Tiranë bën ulje në Brindizi…

Moti i keq që ka përfshirë këtë të diel vendin ka sjellë probleme në aeroportin e Rinasit, duke e bërë të pamundur uljen e avionëve në pistë. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, avioni i nisur nga Nice, Francë dhe me destinacion Tiranën, nuk ka mundur të prekë tokën shqiptare. Avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente në Brindisi, Itali. Mediat bëjnë me dije se edhe një avion, nisur nga Dortmundi i Gjermanisë për në Tiranë është detyruar të bëjë ulje emergjente në Bari.

Moti bën kthesën drastike/Shqipëria përfshihet nga rebeshet e shiut…

Temperaturat e larta të ditëve të fundit, ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut këtë të diel. Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë thuajse të gjithë vendin. Moti i keq ka shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse të vendit.Një pemë e rrëzuar nga era e fortë bllokoi këtë mëngjes përkohësisht aksin nacional Korçë-Pogradec.

Pemë e rrëzuar nga era e fortë në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Ndërsa në, tre fshatra në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq.

Edhe në Elbasan, era ka rrëzuar pemë, ndërsa rrugët e qytetit janë mbuluar nga uji. Reshje të dendura shiu raportohen edhe në zonën e Krujës, Fushë-Krujës dhe Kurbinit. Nënkalimi në Fushë-Mamurras është bllokuar për qarkullimin e mjeteve të vogla për shkak të prurjeve të shumta të ujit.

Sipas sinoptikanëve kjo situatë do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.

Studimi/ Njihuni me shoferët më të këqij në Europë…

Një sondazh i ri, i kryer në vendet europiane, zbulon se 79% e tyre kanë mendim negativ për shoferët e tjerë nëpër rrugët e qyteteve të tyre, por sigurisht , 97% mendojnë se vetë janë shoferë të mirë. Studimi u realizua nga kompania Ipsos, me 12400 shtetas të vendeve europiane, në mars 2002, për llogari të “Vinci Autoroutes”, firmës që administron autostradat franceze.

42% e polakëve thanë se në vendin e tyre ngarja e makinës bëhet nën moton “secili për vete”. Të njëjtin perceptim për veten e kishin vetëm 7% e spanjollëve. Ndërkohë, 25% e britanikëve pretendojnë se kur janë në timon, dalin nga vetja.

Sondazhi del gjithashtu në përfundimin se paragjykimet për kombësitë e ndryshme, shpesh, dalin të vërteta. Vetëm 16% e italianëve thanë se bashkëkombësit e tyre janë të sjellshëm në timon, ndërsa 14% e francezëve pranojnë se janë të stresuar kur ngasin makinën. Ndërsa 68% e britanikëve thanë se bashkëkombësit e tyre janë të kujdesshëm teksa ngasin makinën.

Të pyetur për të gjykuar sjelljen e shoferëve nga shtete të tjera, gjërat ndryshojnë. Gjermanët thanë se vetëm 30% e shoferëve të shteteve të tjera ishin agresivë në timon. Më kritikët ishin spanjollët dhe britanikët, 70% e të cilëve thanë se shoferët e vendeve të tjera kishin probleme.

Sidoqoftë, vendin e parë për ankesa e mbajnë grekët, të cilët thonë se 91% e shoferëve europianë nuk e ngasin makinën si duhet. Grekët gjithashtu renditen në vend të parë për përdorimin e telefonit në timon, pasi 77% e tyre pranuan se bëjnë telefonata teksa ngasin makinën, ndërsa 83% pranuan se përdorin telefonin për veprime të tjera. Në vend të fundit për këtë kategori, renditen spanjollët, 62% e të cilëve pranojnë se përdorin telefonin në timon.

Grekët gjithashtu u renditën të parët për ngarje të makinës në mënyrë të rrezikshme. 30% e tyre pranojnë se i japin makinës me shpejtësi, kalojnë semaforin me të kuqe, nuk ngadalësojnë kur ka punime në rrugë dhe nuk mbajnë distancë sigurie mes makinave. Sondazhi u publikua në prag të pikut të sezonit turistik në Greqi, ku pushues nga e gjithë Europa dhe bota mblidhen në rrugët – shpesh të ngushta – të ishujve dhe qyteteve bregdetare greke.