Më humbe kur buzët e tjera i puthe”/ Semi publikon këngën më të re,ja detajet që lidhen me Borën dhe Donaldin“

“Mos u kthe” ishte kënga përmes së cilës Semi Jaupaj ndau dhimbjen e mikeshës së saj, Bora Zemani pas gjithë asaj që ndodhi me Donald Veshaj. Ndërsa tani me “Ani”, këngë e cila sapo është publikuar në Youtube, këngëtarja flet për pendesën e aktorit të humorit për atë që i bëri moderatores.

“Tu luta, tu luta, tu luta ti mos bëj gabime. Tu luta, tu luta, tu luta ti mos thyej premtime. Djalo ti nuk je normal. Djalo ti nuk je normal. Prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dalë. Nuk e di a muj naj herë me ta fal.“, shprehet Semi në nisje të këngës janë fjalët e para të Semit.

Ajo duket sikur reflekton të gjithë atë që është përfolur në media për dyshen…

Çfarë mendojnë ndjekësit?

Ndjekësit menjëherë kanë lënë komentet e tyre në lidhje me këngën, ndërsa janë të ndarë në dy mendime: disa i shkruajnë Semit se “shoqja e saj i hodhi poshtë këngën”- referuar ribashkimit të Borës me Donaldit, ndërsa të tjerë kujtojnë tradhtinë e aktorit.

Aksidenti me motor/ I riu nga Elbasani në betejë për jetën/ Zonja që e godit lihet e lirë se ka një fëmijë 3 vjeç…

Bjorni Papri nga Elbasani prej dy ditësh po është në betejë për jetën në spitalin e Traumës, pasi u godit nga një makinë, ndërsa ishte duke udhëtuar me motor.Ngjarja ndodhi në rrugën e Shirgjanit. Ndërkohë mbrëmjen e kaluar familjarët e Bjornit u kërkuan ndihmë qytetarëve për të dhuruar gjak. Abcneës.al, ka siguruar videon e momentit të, ku shihet se si makina e drejtuar nga një zonjë përplas motorin. Për asye etike nuk po e publikojmë videon, mund ta gjeni në kanalet zyrtare të portalit në fjalë.

Ndërkohë që Bjorni është në betejë me jetën, zonja është lënë e lirë, me justifikimin se ka një fëmijë 3-vjeçar. Prokurore e çështjes është Zena Lila, e cila ka kërkuar arre.st shtëpie për zonjën.Por gjithashtu kontradiktore është dhe deklarata e policisë, e cila thotë se drejtuesja e mjetit është e pafajshme dhe se ka qënë motori ai që ka prerë rrugën, por në video paraqitet një tjetër realitet.Familjarët dhe miqtë e Bjornit vazhdojnë të kërkojnë dhurues gjaku pasi gjendja e tij është tepër kritike dhe vetëm duke dhuruar gjak për të mund t’i shpëtohet jeta.

Po udhëtontë bashkë me nënën në Motor/ Ky është 21-vjeçari nga Shkodra që humbi jetën pas 4-ditësh beteje (Foto)

Suard Milani, 21 vjeç nga Postriba u aksidentua katër ditë më parë në fshatin Hot i Ri dhe për fat të keq ndërroi jetë ditën e djeshme në spital. Në momentin e ngjarjes ai ishte bashkë me nënën e tij, Lida Milani, e cila mësohet se ka pësuar gjithashtu dëme të mëdha dhe është në betejë për jetën. Nënë e bir kanë qenë në një motor duke udhëtuar drejt Postribës, ndërsa janë goditur ga një automjet. I riu ndërroi jetë në spital, teksa nëna e tij është në gjendje shumë të vështirë. Aksidentet në rrugët e Shqipërisë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, vazhdojnë të marrin jetë të rinjsh.Thuajse përditë na duhet të dëgjojmë lajme të tilla dhe prapë shqiptarët nuk ndërgjegjësohen.. Edhe pse policia ka shtuar kontrollet në pikat kyce, ka rritur numrine gjobave, heqjen e patentave, shoqërimet në rajon, përsëri numri i aksidenteve ngelet tejet i lartë .

Çiftin në Devoll e bëjnë me 2 data martese, 5 vjet dhëndrit i refuzohet viza Amerikane/ Gjendja Civile: “Nuk kishim bojë dhe printer..”

Denoncimi i radhës në emisionin Stop e çon gazetarin në Devoll. Silviano Gjoza denoncon gabimin e Gjendjes Civile Devoll, prej të cilit ai nuk po bashkohet me gruan e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Denoncuesi ka aplikuar 5 herë në Ambasadën Amerikane dhe viza i është refuzuar sepse i del një gabim ne datën e martesës që ka bërë në vitin 2017. Në këtë Gjendje Civile që ka bërë celebrimin, në sistem dalin dy data martese.

“Jemi martuar në datën 31.1.2017 dhe gjatë kësaj kohe kemi pritur për të më dalë dokumentet e Amerikës. Bashkëshortja ime është shtetase amerikane, ka pasaportë amerikane dhe gjatë kësaj periudhe nga 2017 deri në 2022 kemi pritur për të më dalë letrat e Amerikës, që do të thotë 5 vjet. Në ambasadë kam aplikuar 4 herë, sepse të pestën e kam hedhur në gjyq. Më refuzohej çdo vit kërkesa për arsyen sepse thoshte që keni problem në martesë në Gjendjen Civile dhe duhet ta zgjidhni. Çfarë problemi nuk na thoshte dhe del që unë figurokam me dy certifikata dhe me dy data të ndryshme martese. Figuroj më datë 31.1.2017 dhe në datën 1.2.2017”, thotë Silviano Gjoza.

Gabimi i dytë është që Silviano dhe Ersinda Gjoza figurojne me dy data martese, 31 Janar 2017 dhe 1 Shkurt 2017, gabim ku sipas punonjëses që ka bërë celebrimin, është një gabim nga sistemi jo gabim njerëzor.

Këto dy gabime evidentohen edhe nga vetë punonjësja e Gjendjes Civile të Bilishtit.

Gazetari-Si figuron me dy data martesa, është bërë këtu gabimi apo..?

Punonjësja e Gjendjes Civile-Në sistem, në sistem, ja hajde shikoje.

Gazetari-Po kush e ka hedhur?

Punonjësja e Gjendjes Civile-Në sistem, kur është mbajtur akti martesës, tashi fola dhe me drejtorinë edhe I thashë: “Si është kjo punë?” – I thashë unë dhe ata më thanë që: “shikoje aktin”. Unë tashi atë po kontrollonja, e pash aktin edhe në akt është në 31, është bërë në datën 31 dhe në çertifikatën për jashtë shtetit del tamam data 31, kurse në atë të vendit, domtheënë të brendshme, certifikatën shqip del një ditë më mbas dhe nuk e kam vetëm unë këtë problem, por e ka edhe ky zotëria, është i gjendjes civile të Hoçishtit dhe thotë kam patur dhe unë raste të tilla.

Gazetari- Si e merr sistemi vetë?

Punonjësja e Gjendjes Civile-E merr sistemi.

Gazetari-Po ka ndonjë lloj korrigjimi që bëhet?

Punonjësja e Gjendjes Civile-Tashi fola me drejtorinë edhe më thanë: “Do ta shikojmë ne, do ta rregullojmë ne”.

Gazetari-Do ta rregullojmë, se i ka nxjerrë probleme për këto, sidomos kur janë kështu për ambasada, se ato i vënë re shumë këto gjera.

Punonjësja e Gjendjes Civile-E po prandaj, megjithatë nuk është ky problemi në Amerikë, është problemi kjo që të thashë më përpara, ishte kjo që pse u mbajt në tjetër zyrë dhe nuk është domethënë nuk është e saktë, pse nuk u mbajt në zyrën tënde se ata as nuk e imagjinojnë që ne kemi bojë e nuk kemi printer.

Gazetari-Ideja është që ne ta dokumentojmë këtë, që ta ketë ai si gjurmë se ambasada ta ketë reale çfarë ka ndodhur.

Punonjësja e Gjendjes Civile-Po pra!

GazetariSe nuk i konceptojnë ato këto gjëra, jo ka bojë , jo s’ka bojë, jo po zyra tjetër se këto janë tipike..

Punonjësja e Gjendjes Civile-Po që kjo nuk ishte asnjë gjë, se unë për shembull edhe këtu po mos të kem printer, do vete në Hoçisht për shembull, do ta printoj.

Gazetari-Po kur erdhi konsulli, ishe ti këtu që ju mori në pyetje?

Punonjësja e gjendjes civile-Po.

Gazetari-Dhe çfarë tha ajo vajza, nuk ka qënë prezente?

Punonjësja e Gjendjes Civile-I thashë unë, i thashë unë që unë isha, i thashë kshu, më tha: “Ku është bërë ky akt martese?” dhe unë i thashë, se nuk jam këtu, e kisha zyrën andej, tashi kam erdhur meqënëse do bëhen këto online. I thashë: “Unë nuk kisha printer, nuk kisha bojë dhe për momentin shkova, se ai e kishte me shpejtësi, “Do ikim në Greqi”,thashë për të të ndihmuar ty, hajde po vemë në zyrë tjetër, në zyrën këtu, në Bashki, e hapa unë kodin tim, ja bëmë aktin e martesës dhe dëshmitare ishte kjo sekretarja këtu edhe i thirrëm, ne siç i thërrasim dëshmitarët për të firmosur, kur erdhi konsullja,që pyeti edhe unë drejt siç ishte,unë kam 40 vjet edhe I thashë: “kshu,kshu, kshu është puna”, tha: “Po kjo dëshmitarja, thotë që unë nuk kam vënë firmën”, Po kush e ka vënë?-i thashë: Unë e kam vënë?!..Pastaj ajo në moment e përmblodhi, ah-tha: “Po unë nuk e mbaja mend”..Po atyre kaq, edhe kaq.

Gazetari-Aq duheshe.

Dëshmitarja-Kur kam qënë dëshmitare..

Gazetari-Konsullja ka shkruajtur që ti ke thënë që s’ke qenë, e kupton?

Dëshmitarja-Tashi ndoshta ajo e ka keqkuptuar, mund të ketë edhe keqkuptime  në gjuhë, nuk e di domethënë për këtë pjesë nuk flas dot.

Ndërkohë, bashkëshortja e Silviano Gjozës, e cila është shtetase amerikane, përmes një videoje nga SHBA, kërkon zgjidhje për këtë problem që ka ndodhur jo për faj të tyre.

“Unë quhem Arsinda Gjoza,lindur në Bilisht dhe banuese në Amerikë, para 5 viteve unë dhe bashkëshorti im vendosëm të kryenim celebrimin në komunën e rrethit Devoll, por rezultoi që pikërisht atë ditë, zonja e Gjendjes Civile, për shkak të neglizhencës së saj bëri të mundur që kjo martesë të ishte e pavlefshme, sepse për gati 5 vite, unë po e ndjek me gjyq në Amerikë dhe të gjitha gabimet rezultojnë pikërisht tek ajo ditë, ku ajo kreu aktin e martesës, prandaj kërkoj që të gjendet e drejta dhe të bashkohem sa më shpejt me bashkëshortin,sepse tashmë kemi në jetë edhe një vajzë të vogël, e cila ka nevojë për përkujdesje të dy prindërve, është shumë e vështirë në largësi”.

Ndërsa vetë Silviano përlotet dhe thotë se nuk ka qenë prezent as në lindjen e vajzës së tij në Amerikë pikërisht për shkak të këtij gabimi të Gjendjes Civile.

“Unë kam një vajzë të vogël, ajo ka një muaj që ka ardhur në jetë. Kam qenë live duke e parë në telefon lindjen e saj, nuk pata mundësi ta shikoja nga afër edhe thjesht më ngelet t’i kërkoj falje kur të rritetm që s’kam qenë prezent aty por jo për fajin tim. Nëse Ambasada Amerikane funksionon sipas ligjeve të shteteve amerikane, duhet ta shqyrtojë dhe ta shikojë më mirë këtë çështje sepse s’është për fajin tim, është për fajin e dikujt tjetër”, shprehet Silviano. /tvklan.al

Durrës-Prishtinë me tren/ Ministrja Balluku projekti hapet këtë vit…

Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, ka lajmëruar se ka një marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të hapur një projekt për të lidhur Durrësin me Prishtinën.

“Kjo hekurudhë ka një rëndësi të veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë që do të mundësojë transportin e shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave.

Së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Balluku.

Moti vazhdon surprizat/ Rikthehen rreshjet në disa zona…

Kjo javë është karakterizuar nga temperatura të larta, karakeristike për periudhën, të cilat vijuan deri paraditen e sotme, por situata pritet të marrë rrjedhë të papritur duke filluar nga pasditja. Siç raporton Meteoalb dhe stacionet meteorologjike rajonale, duke filluar nga ora 15:00 vendi do të përfshihet nga vranësira, të cilat do të vërehen thuajse në të gjithë pjesën jugore dhe qendrore të Shqipërisë.

Pikërisht në këto zona parashikohen edhe reshje shiu si edhe shkarkesa elektrike për gati dy orë. Moti pritet të përmirësohet duke filluar nga orët e mbrëmjes në vijim, ndërsa temperaturat e freskëta pritet të vijojnë deri nesër paradite, ku pritet një tjetër rritje e tyre.

Zonat që pritet të preken më shumë nga reshjet janë malësia e Tiranës si edhe zona mes Librazhdit, Pogradecit dhe Elbasanit, kurse pjesa tjetër do të përfshihet nga reshje të moderuara.

Strukturat e Policisë së Korçes takime sensibilizuese kundër dhunës në familje dhe trajtimit profesional të rasteve(Foto)

Në datat 17 dhe 18 maj 2022, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u zhvillua trajnimi me temë “Ndryshimet ligjore në adresimin e dhunës në familje”. Ky trajnim u organizua nga Sektori për të Miturit dhe Dhunën në Familje pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Programit të Policimit në Komunitet SCPA dhe pjesëmarrjen e ndihmës/specialistëve të Policimit në Komunitet dhe specialistëve për Hetimin e Krimit të Komisariateve të Policisë Korçë, Maliq, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll. Ndryshimet në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdheniet familjare”, konfirmojnë edhe një herë rolin parësor të Policisë së Shtetit, në parandalimin e këtij fenomeni, trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave.

Angazhimi i duhur dhe rritja në vazhdimësi e profesionalizmit të shërbimit të ofruar, si në reagimin fillestar po ashtu edhe në trajtimin apo ndjekjen e rasteve të dhunës në familje, zbatimi korrekt i legjislacionit, por edhe trajtimi dinjitoz e pa diskriminim i viktimave të dhunës, duhet të jenë në qendër të vëmendjes të punës së punonjësve të Policisë së Shtetit.

Çështjet kryesore që u trajtuan ishin ndryshimet në kuadrin ligjor, hartimi i raportit të vlerësimit të rrezikut, masat mbrojtëse të menjëhershme për viktimat e dhunës, si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Në përfundim të këtij trajnimi, për të gjithë punonjësit e policisë pjesëmarrës, u shpërndanë edhe certifikata. Stop_Dhunës_në_familje❌ Denonco_dhunën_Telefono📞1️⃣2️⃣9️⃣ ✅

Këngëtarja shqiptare kap saçin me dorë dhe bën ftesën për fansat : “Kush është për fli, më…”

Melinda Ademi është një këngëtare mjaft e njohur dhe e përfolur për klipet e saj të nxehta, artistja, e cila është e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme sot ka vendosur që të pushojë në ambientet relaksuese..ajo ka postuar një video në Instagram teksa bën fli në natyrë..Ajo shfaqet e veshur me një pantallona të shkurtra që i tregojnë linjat perfekte trupore, për shkak se janë edhe i ngushta…

Në video ajo shkruan: , “A jeni për fli, më komentoni”, ndërsa shihet shumë hot dhe simpatike.

“Do jetoj në Shqipëri”, në vendin që më ka frymëzuar/ Njihuni me vajzën Holandeze që braktisi përfundimisht Amsterdamin…

Emigrimi i të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Europian është një plagë që Shqipëria vijon ta vuajë edhe pas 32 vitesh demokraci.E ndërsa rinia shqiptare “fluturon” drejt Europës, të kundërtën ka vendosur të bëjë holandezja Janneke van der Linden, e cila ka treguar se pas disa vizitave në Shqipëri, ka vendosur që të shpërngulet përfundimisht.Në postimin e saj në rrjetet sociale, ajo thotë se ka shitur gjithçka që kishte, nga mobiljet, te rrobat dhe librat e preferuar. Gjithçka që i ka ngelur janë motorri me të cilin udhëton, një laptop dhe disa veshje.

“Unë jam në rrugën time, vetëm, me motoçikletën time dhe pajisjet e mia për kamping. Hoqa dorë nga apartamenti im i vogël në Amsterdam, vendi që ndihesha si në shtëpi. Shita dhe dhurova pothuajse gjithçka që kisha – mobiljet e mia, rrobat e mia të bukura dhe të gjithë librat e mi të preferuar. Gjithçka që zotëroj tani përshtatet në Triumph Tiger 800, më e rëndësishmja MacBook-in tim, pajisjet e kamerës dhe disa veshje themelore. Gjërat që kam janë gjërat që kam nevojë, dhe gjërat që nuk i kam, nuk më duhen vërtet”, shkruan ajo.

Në shkrimin e saj, Janneke thotë se ëhstë befasuar dhe frymëzuar nga Shqipëria në shumë mënyra, përmes njerëzve, kulturës, natyrës dhe historisë së ndërlikuar. “E kam vizituar mbi një duzinë herë dhe çdo herë më dukej si të kthehesha në shtëpi”, shkruan holandezja, që tashmë do të natyralizohet si shqiptare.

Ajo thotë se Shqipëria është një vend i nënvlerësuar në Europë, por ashtu si shumë vende të tjera, ajo lufton me korrupsionin dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për rritje.

Bordi merr vendimin: “Ja me sa do të shitet nga sot nafta,benzina e gazi pas orës 18:00 (Çmimet)

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve. Në mbledhjen radhës u vendos që nafta, duke filluar nga sot do të shitet me 234 lekë/ litri, duke pësuar një ulje prej 3 lekësh, ndërsa benzina do të shitet me 237 lekë dhe gazi 90 lekë. Çmimet hyjnë në fuqi sot në orën 18:00 dhe janë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Presidenti i ri/ Fatmir Mediu zbulon emrin e parë që propozon opozita : ‘Daja’ ka një histori politike…

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Mediu duke folur në Top Tolk tha se ka diskutuar me kreun e PAA Agron Duka, ku kanë shprehur emrin e Dashamir Shehit si personin e duhur për të ardhur në krye të shtetit.

“Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të krijuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër. Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat. Unë kam diskutuar e me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi. Ka një histori politike por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”, tha Mediu.

E kishte çuar për servis/ Mercedesi shpërthen në flakë dhe digjet plotësisht(Foto)

Një makinë tip Mercedez Benz ka shpërthyer në flakë brenda një servisi në Sarandë. Sipas policisë, rreth orës 15:10, në lagjen nr.3, Sarandë, tek servisi i shtetasit A. L., është djegur pjesërisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.

Sarandë/ Informacion paraprak

Më datë 18.05.2022, rreth orës 15:10, në lagjen nr.3, Sarandë, tek servisi i shtetasit A. L., është djegur pjesërisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Eni Çobani flet hapur: “Meshkujt shqiptarë janë të tmerrshëm,pasi e bëjnë me gruan…

E ftuar në “Dita e 8”, në Top Albania Radio, Çobani tha se meshkujt shqiptarë janë shumë të dhunshëm dhe maskilistë.

Eni Çobani: Meshkujt shqiptarë janë të tmerrshem, e bëjnë me gruan dhe me pas… Ajo shtoi se është e tmerrshme se si një burrë të arrijë të therë gruan me të cilën ka bërë dashuri dhe ka krijuar familje. Sipas Çobanit, meshkujt shqiptarë reagojnë dhunshëm kur refuzohen, kur u thuhet diçka që nuk u pëlqen dhe kur nuk arrijnë atë që duan .Meshkujt shqiptarë janë të dhunshëm. Është shumë e vërtetë. Raste të shumta më janë paraqitur. Meshkujt mendojnë se gruaja është diçka e brishtë por që duron gjithçka, madje edhe dhunën e burrit. Nuk mund të arrish të therësh një grua me të cilën ke bërë dashuri.

Kur ata nuk arrijnë atë që duan, kur refuzohen, apo u thuhet diçka që nuk u pëlqen, ata kalojnë në diçka, që s’kam si ta shpejgoj. Në fillim edhe pse mashkulli komunikon dhunshëm, vajzës i duket sikur e do çmendurisht,por kur vijën fëmijët dhe rriten përgjegjësitë, aty nis gjithçka. Ajo që e evidenton që në fillim se është i dhunshëm mashkulli me të cilin po del, të largohet,”- tha Çobani.

Çudira shqiptare/ Njihuni me Pogradecarin që zbuloi se në gjendjen civile prindërit e tij ishin motër dhe vëlla…

Në vitin 2017, Luani zbuloi se nëna dhe babai i tij rezultonin motër e vëlla në Gjendjen Civile Pogradec. Në atë kohë ai iu drejtua emisionit Stop.

“Një Pogradec i tërë u çudit, kur mora certifikatën, nëna doli motër e vëlla me babanë. Sanije Bashalli është vajza e Kasëm Bashallit. E ka babai im baba, nuk e ka nëna ime baba. Më ranë këmbët lart e poshtë. 20 herë vajta në Pogradec, mora një dokument aty që kjo ishte vajza e Hasanit, por në regjistrim nuk ishte, nuk e kishin regjistruar”.

Qytetarët pogradecarë nënën dhe babain tënd si i njihnin, burrë e grua, apo motër e vëlla.

“Burrë e grua”.

Po në gjendje civile?

“Motër e vëlla”.

Po mirë kush është më i madh, gjithë populli i Pogradecit, apo një Gjendje Civile?

“Ja që një Gjendje Civile”.

Sa vite kishin të martuar?

“Po nja 50 vjet…”

Pasi e denoncoi rastin e tij edhe në Stop, qytetari iu drejtua Gjykatës së Pogradecit, por nuk e gjeti të drejtën për shkak se i mungonte dokumentacioni i duhur për të vërtetuar që nëna dhe babai nuk janë motër e vëlla. Tani gruaja dhe vajza e Luanit janë në SHBA dhe ai vetë nuk po shkon dot për shkak të këtij gabimi.

Pas 27 vjet martese, tashmë familja jeton e ndarë. I rikthyer në Stop, Luan Bashalli i bën apel gjykatës që t’i japë të drejtën të bashkohet me familjen e tij.

“Kam që në vitin 2017 që nëna me babain më dolën motër e vëlla dhe ende s’po e zgjidh dot. Certifikata është ndryshe dhe unë e kam të deklaruar ndryshe. Vajta në Pogradec 7 herë, bëra gjyqe dhe nuk më zgjidhi gjë. Bëj çfarë të duash më thanë, nuk të takon. Më doli lotaria amerikane, por duke qenë se gjykata nuk ma zgjidhi problemin, gruaja në Amerikë dhe unë këtu”.

Prej sa kohësh është gruaja në Amerikë?

Gruaja ka që në vitin 2017 që iku.

Kur dhe intervistën?

“Po. Ajo andej, unë këtej, po na çon drejt divorcit. Të rrish me gruan 27 vjet, e martuar me të, e kam marrë me dashuri dhe tani në këto kohë të ndahesh, nuk e di. I bëj apel gjykatës të ma japë të drejtën, vetëm tek ajo kam shpresë, që të bashkohem edhe unë si gjithë të tjerët me familjen time. Nuk shtyhet jeta kështu”.