“Nënë e vetme edhe pa bashkëshort”/ Brisi i tatimeve rrëfen për herë të parë : “Fëmija, plan i afërt”

Brisida Shehaj, ish- drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve ishte e ftuar sot në programin e Rudina Magjistarit “Rudina” në “Tv Klan”, ku rrëfeu për herë të parë në një intervistë televizive detaje të jetës së saj private. E njohur si “Brisi i Tatimeve” sot 38-vjeçe, Brisida iu përgjigj pyetjeve të Rudina Magjistarit në lidhje me modelin e saj të gruas në administratë, ku drejtoi për 3 vite, Drejtorinë e Tatimeve. Shehaj tha se, nuk ka asnjë model frymëzimi të gruas në politikë, pasi e frymëzon përditshmëria, dhe se ka idhull vetëm nënën e saj. Duke u ndalur tek marrëdhënia e ngushtë me prindërit dhe vëllain, i cili e ka bërë hallë dy herë, Rudina e pyeti drejprëdrejt nëse është një nga të dëshirat e saj të bëhet nënë? Brisida u përgjigj pa u menduar gjatë:

Brisida Shehaj: Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta se thoshin “ti shumë e realizuar, ja i ke të gjitha”, i thosha “ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do”. Unë jam nga ato natyra që e kam marrë vendimin për të qenë nënë edhe e vetme, kështu që ndoshta në një të ardhme të afërt do ta realizoj. Për mua të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje. Ajo është një fat që edhe vjen, edhe s’vjen, por t’i heq mundësinë vetes e të qenit nënë nuk kam ndërmend. Shpresoj që të jemi mirë dhe shpresoj që të ndodhë sa më shpejt të bëhem nënë.

Briseida Shehaj: Të ishte dikush në krahun tim do ishte shumë mirë, por për fat kam një familje që më përkrah në këtë vendim. E kuptoj që do të ketë paragjykime, siç ndodh në rastet kur dikush bëhet nënë, pa një bashkëshort në krah. Por për mua është më e ndershme dhe e moralshme të bësh diçka të tillë, sesa të shtiresh si 80 për qind e çifteve, që hiqen si të lumtur në foto apo dalje televizive”./tvklan.al

Finalja e Conference League/ Erion Veliaj zbulon detajet: Kemi menduar për tre zona tifozësh…

Finalja e Conference League që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë ka ngjallur interesim të madh edhe nga mediat evropiane. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë për radion e njohur italiane New Sound Level, në programin “IL DIABOLICO E IL DIVINO”, që drejtohet nga djali i futbollistit të madh brazilian dhe ish yllit të Romës, Falcao, Giuseppe Falcao.

Intervista më pas është publikuar edhe nga gazetat më të mëdha sportive të Italisë, si Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport etj.

Si po përgatiteni për këtë ngjarje të jashtëzakonshme?
Ne kemi menduar për tre zona tifozësh, njëra në një park qendror në Tiranë, që do të jetë zona e tifozëve të Romës, njëra tek Pedonalja, që do të jetë për tifozët e Feyenoord, si dhe një zonë e përzier tifozësh. Fan – Zona e përzier është për familjet, për ata që nuk shkojnë në stadium dhe duan ta shohin lojën në ekranet e mëdha. Do të ketë ekrane të mëdha edhe për ata që nuk kanë bileta. Tirana, e po ashtu edhe qytetet kufitare, janë të prenotuara tashmë; do të kemi shumë tifozë dhe miq italianë. Në atë ditë do ketë më shumë se njëqind fluturime dhe do të jetë një festë e mrekullueshme”.

Çfarë pritet nga kjo ndeshje?
Do të jem këtu me kryebashkiakun Gualtieri dhe mendoj se Roma është paksa e favorizuar, sepse në këtë qytet të gjithë e flasin mjaft mirë italishten. Sheshi ku ndodhet stadiumi quhet sheshi “Italia” dhe stadiumi është projektuar nga një arkitekt italian, Marco Casamonti, i njëjti arkitekt që ndërtoi stadiumin e Udinezes. Roma do të luajë pothuajse si në shtëpi dhe kjo, sigurisht që jep një avantazh.

– A do të bëjë tifo Tirana për Romën?
Eh, unë mendoj se po, ne kemi kryeministrin shqiptar që është një ultras i Italisë, ai është me Juven, por kur një ekip italian luan këtu në Shqipëri, gjithmonë tifoja bëhet për të. Roma do të ndihet si në shtëpi, mendoj se Roma do t’ia dalë. Tirana është qyteti më i lidhur me Italinë, pas Romës dhe Milanos. Për shumë italianë, është më lirë të vish këtu në fundjavë sesa të rrish në shtëpi, sepse mund të hash dhe të pish si në Itali, me një të tretën e çmimit. Janë 25.000 italianë që banojnë në Tiranë dhe disa shkojnë vajtje-ardhje, me fluturime low cost dhe jam i bindur që kush vjen, do të dashurohet me shikim të parë. Mendoj se Roma do t’ia dalë.

– Në të kaluarën, në Romë, tifozët e Feyenoord kanë krijuar probleme sa i përket rendit dhe qetësisë publike, duke prishur edhe një monument të rëndësishëm të qytetit. Si po përgatiteni për të përballuar çdo trazirë?
Policët shqiptarë do të bashkëpunojnë me policët italianë dhe holandezë. Jemi gati të përballemi edhe me tifozët më ngatërrestarë holandezë. Gjatë këtyre ditëve kanë ardhur policë italianë dhe holandezë për të trajnuar policinë tonë. Kemi foto të të gjithë tifozëve të rrezikshëm, kemi persona që do të kujdesen dhe vullnetarë që kanë menaxhuar tashmë ngjarje të rëndësishme si vizita e Papës apo koncerte shumë të rëndësishme. Në të kaluarën ka pasur episode të këqija, por ne jemi të përgatitur edhe për tifozët më ngatërrestarë holandezë”.

A keni bashkëpunuar me UEFA-n për organizimin e kësaj dite?
Ata na ndihmuan me eksperiencën e tyre dhe i kanë shitur biletat, të tjerat i kemi bërë ne. Do të jetë një paraqitje e mirë dhe një festë e mrekullueshme. Vetëm biletat u menaxhuan nga UEFA, ndërsa pjesa tjetër u menaxhua nga ana jonë. Ne e shpallëm si ditë feste. Për të shmangur trafikun, do të jetë një ditë pa makina për të ndihmuar në fluksin e tifozëve. UEFA na ka ndihmuar shumë në organizimin e këtij eventi. Ne arrijmë që t’i mësojmë shpejt gjërat, por ata kanë një eksperiencë shumë të rëndësishme për ne. Jam i sigurt se do të bëjmë përshtypje të mirë dhe se do të jetë një festë shumë e bukur”.

– A keni folur me dikë nga AS Roma?
Kemi folur me Roma dhe Roma Cares, me të cilët do të organizojmë një aktivitet për viktimat e dhunës në familje, edhe pas eventit. Kemi pasur kontakte për të organizuar një gala para ndeshjes. Ajo që më pëlqeu është se këtu ka ardhur jo vetëm një përfaqësi nga Roma, por edhe një përfaqësi nga Roma Cares, që është një shoqatë bamirësie. Bamirësia e tyre vazhdon edhe pas ndeshjes, punohet me burra dhe familje ku ka pasur dhunë në familje dhe jam shumë i kënaqur që po e çojmë përpara këtë proces. Dhuna është e gabuar në çdo aspekt, në futboll dhe në jetë dhe po planifikojmë të ngremë qendra sociale për të ndihmuar viktimat e këtyre familjeve, me shkolla futbolli për fëmijë dhe mbështetje psikologjike për gratë dhe burrat që janë objekt i dhunës.

Modelja ruse trazon sërish rrjetin pas ndarjes nga Don Xhoni: “Po planifikoj të vizitoj Shqipërinë dhe Kosovën”

Modelja ruse, Ariana Lirey është bërë e njohur në Shqipëri, për shkak të lidhjes me reperin Don Xhoni. Një lidhje e cila tashmë ka marrë fund, këtë gjë e kanë konfirmuar dyshja me anë të postimeve në Instagram. Kjo ndarje bëri shumë bujë, ndërsa nuk i kanë kursyer reagimet ndaj njëri-tjetrin në rrjete sociale. Së fundmi modelja është pyetur në rrjete sociale nëse vijon të mësojë gjuhën shqipe. Ajo nuk ka nguruar të përgjigjet, madje ka dhënë edhe një detaj tjetër duke habitur ndjekësit. Lirey ka mësuar shqip madje po planifikon të vizitojë disa qytete të Shqipërisë dhe Kosovën.

“Kam mësuar shqip dhe po planifikoj të vizitoj Shqipërinë në një të ardhme të afërt. Tiranën, Krujën, Sarandën dhe Kosovën”, shkruan modelja.

E trishtë/ Po përgatiteshin për dasmë, tronditet familja…foshnja iu ndërron jetë nga aksidenti…

Greqi- Po përgatiteshin për ditën më të bukur në jetë, por gjithçka u shkatërrohet para syve. Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë pasditen e djeshme ku një foshnje 10 muajshe ka ndërruar jetë pasi e nëna e saj 38 vjeçare shkaktoi një aksident automobilistik. Protothema.gr shkruan se foshnja 10 muajshe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa e ëma nuk ka marrë lëndime. Mësohet se i ati bebes nuk ka qenë në makinë dhe se është njoftuar më vonë për aksidentin fatal, që i mori jetën të birit. Ironia e fatit është se 38-vjeçarje po udhëtonte bashkë me të birin për të bërë përgatitjet e fundit të dasmës, pasi çifti do të martohej të shtunës, nesër 21 maj, ndërsa bashke me martesën do të bënin dhe pagëzimin e djalit tyre. Por “fati” i rezervoi familjes një surprizë, ku dy gëzime u kthyen në hidhërim të madh për prindërit dhe të afërmit e vogëlushit.

Euro bie poshtë 120 Lekëve/ Finalja e Ligës së Konferencës pritet të thellojë rënien …

Euro ra sot për herë të parë poshtë kufirit të 120 Lekëve, duke shënuar nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 119.96 lekë, duke prekur një rekord të ri në një cikël nënçmimi që, me thyerje të vogla, kishte nisur që vitin e kaluar. Agjentët e tregut valutor shprehen se kërkesa për Euro ngelet e pakët, ndërsa në këtë periudhë flukset hyrëse janë përmirësuar ndjeshëm falë rritjes së eksporteve dhe të turizmit hyrës.

Një faktor tjetër që ndoshta ka filluar ta ndikojë kursin e këmbimi mes Euros dhe Lekut është finalja e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet në Tiranë javën e ardhshme. Për këtë ngjarje priten të hyjnë në vend të paktën 20 mijë tifozë të huaj, të cilët do të sjellin shuma të mëdha valute me vete.

Agjentët e tregut mendojnë se ndeshja do të ketë një efekt të pashmangshëm në tregun valutor. Tregu valutor shqiptar është relativisht i vogël dhe prurje në rendin e disa miliona Eurove të përqendruara në pak ditë, do të rrisin ofertën e Euros dhe do ta zhvlerësojnë më tej monedhën europiane kundrejt lekut.

Është shumë e mundshme që javën e ardhshme Euro të prekë rekorde të reja në rënie në kursin e këmbimit me Lekun.

Edhe në vazhdim, fakti që ndodhemi para sezonit veror bën që pritshmëritë të jenë kryesisht në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit ndaj Euros.

Ky mbiçmim i Lekut për shumicën e ekspertëve ka qenë i papritur, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve dhe zgjerimin e deficitit tregtar, sidomos duke filluar nga tremujori i fundit i vitit të kaluar. Por, as shtrenjtimi i importeve nuk e ka zhvlerësuar dot Lekun.

Ekspertët mendojnë se vala e panikut që përfshiu ekonominë pas shëprthimit të luftës në Ukrainë bëri që shumë njerëz të krijonin rezerva të produkteve ushqimore të konsumit. Kjo mund ta ketë ulur disi fluksin e importeve në javët e fundit.

Gjithashtu, edhe importet e energjisë elektrike në muajt e fundit besohet se kanë qenë në sasi më të ulëta, tjetër faktor që e ka zbutur edhe më shumë kërkesën për Euro në tregun valutor.

Mbiçmimi i Lekut në kursin e këmbimit në këtë periudhë mund të ndihmojë ekonominë shqiptare për të amortizuar presionet e larta inflacioniste që vijnë nga importi. Sipas Bankës së Shqipërisë, Leku i fortë i ka zbutur disi këto presione dhe në mungesë të mbiçmimit të monedhës vendase ndoshta inflacioni do të ishte më i lartë se niveli i fundit prej 6.2% që ka raportuar INSTAT.

Konsumatorët përgjithësisht kanë përfitime nga forcimi i Lekut në këtë periudhë inflacioniste, ashtu si edhe huamarrësit që kanë detyrime për të shlyer në monedhën europiane. Ata që humbasin nga forcimi i Lekut janë kryesisht sektorët eksportues të mallrave dhe shërbimeve në ekonomi.

Ndërkohë, Leku e mbylli këtë javë duke e forcuar edhe në kursin me valutat e tjera që këmbehen në tregun shqiptar. Ky forcim nuk lidhet gjithsesi me faktorë të brendshëm, por thjesht pasqyron ecurinë e kursit të valutave të tjera kundrejt Euros. Edhe forcimi ndaj monedhave të partnerëve tregtarë dhe kryesisht ndaj Dollarit Amerikan ka një efekt zbutës në përcjelljen e presioneve inflacioniste që vijnë nga importi./Monitor

Qytetet ku jetohet më mirë/ Varfërohet Korça ,renditet pas Beratit(Shifrat)

Ekonomia kombëtare ra me 3,5% gjatë vitit pandemik 2020, por në Rajonin e Veriut ku përfshihen qarqet Dibër, Durrës, Kukës, Lezhe dhe Shkodër rënia ishte me 5,25% gati dyfishi i rajonit të Qendrës dhe 2 pikë përqindje më shumë se Rajoni i Jugut. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, PBB me çmime korente në rajonin Veri u vlerësua 372,5 miliardë Lekë ose 22,66% ndaj PBB në nivel vendi. Krahasuar me vitin 2019, PBB për këtë rajon shënoi një rënie në terma realë me -5,25%.

PBB me çmime korente në rajonin Qendër, u vlerësua 818,8 miliardë Lekë ose 49,80% ndaj PBB në nivel vendi. Krahasuar me vitin 2019, PBB për këtë rajon shënoi një rënie me -2,80%.në terma reale. PBB me çmime korente në rajonin Jug u vlerësua 452,8 miliardë Lekë ose 27,54% ndaj PBB në nivel vendi. Krahasuar me vitin 2019 në rajonin Jug, PBB në terma reale shënoi një rënie prej -3,23%.

Berati me rritjen më të lartë, Lezha me rënien më të madhe 

Sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), rritjen më të lartë të PBB-së në terma realë e shënoi Qarku Berat me 0,33%, i ndjekur nga Qarku Elbasan me 0,30%.

Rritja reale e PBB-së sipas rajoneve statistikore u ngadalësua në të gjithë Qarqet e tjera, ku rënien me të lartë shënoi Qarku Lezhë me 6,28%, Qarku Dibër me 6,14% dhe Qarku Durrës me 5,83% të PBB-së.

Tirana kontribuoi më shumë në rënien ekonomike të 2020

Në vitin 2020, sipas rajoneve statistikore në nivel, PBB me çmime korrente u vlerësua 1.644.077 milionë Lekë, duke shënuar një rënie në terma realë me -3,48%, krahasuar me vitin 2019.

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2020, e ka dhënë Qarku Elbasan me +0,02 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Berat me +0,01 pikë përqindje.

Të gjithë Qarqet e tjera kanë kontribuar negativisht. Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Tiranë me -1,40 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Durrës me një kontribut prej -0,59 pikë përqindje dhe Qarku Fier me një kontribut prej -0,58 pikë përqindje.

Tirana me të ardhurat me të larta për frymë, Kukësi më të ulëtat

Në vitin 2020, niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 (Republika e Shqipërisë), arriti në 579 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2019 PBB për frymë në terma nominale shënoi një rënie me -2,27%.

Në Veri, PBB për frymë u vlerësua 465 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -3,37%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi -19,76% nën mesataren e vendit.

Në Qendër, PBB për frymë u vlerësua 695 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -2,30%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,05% mbi mesataren e vendit.

Në Jug, PBB për frymë u vlerësua 527 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -1,72%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi -9,04% nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë në vitin 2020, ishte në Qarkun Tiranë, me 777 mijë Lekë dhe shënoi një rënie në terma nominale me -3,23%, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij qarku rezultoi 34,14% mbi mesataren e vendit.

Më pas renditet Qarku Fier me 619 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -4,01%, ndaj vitit 2019. PBB për frymë e këtij qarku rezultoi 6,81% mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë në vitin 2020, u vlerësua në Qarkun Kukës me 365 mijë Lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me + 1,27%, krahasuar me vitin 2019.

PBB për frymë e këtij qarku rezultoi -37,07% nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Lezhë me 413 mijë Lekë duke shënuar një rënie në terma nominale -3,99% ndaj vitit 2019. PBB për frymë e këtij qarku rezultoi -28,79% nën mesataren e vendit.

Në vitin 2020 është 25.851 milionë PPS. PBB për frymë në PPS për vitin 2020 për Republikën e Shqipërisë është 30,5% e mesatares së Bashkimit Evropian. Sipas rajoneve statistikore, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2020 ishte 36,6%, në rajonin Veri 24,4% dhe në rajonin Jug 27,7%./ Monitor

Biznes me emigrantë/ Arrestohet 39-vjeçari në Pogradec,kishte mbushur Audin me 6 Sirianë(Video)

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 39-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Audi A3”, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt pagesës 120 euro për person, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gazment Bardhi i kthehet i revoltuar Berishës: “Hiq dorë nga PD, po rrezikon shpalljen e saj non grata në PPE

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Sali Berisha duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të SHBA, tashmë edhe partnerët europian po flasin me zë të lart për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD.Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestagun gjerman, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara.Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës.

Kanë tentuan që të më…/ Luana Vjollca rrëfen traumën: “Nuk dal dot nga shtëpia pa badigard, kam pasur pesë raste në 15 vite…

Luana Vjollca ka publikuar episodin e dytë të projektit “Thuaje”, ku ka rrëfyer për herë të parë traumën më të madhe që ka përjetuar. Moderatorja shprehet se ka pasur disa raste përndjekjesh nga fansat e saj, ngjarje që sipas së cilës kanë lënë shumë gjurmë në jetën e saj. Moderatorja ndalet në njërin rast, për të cilin thotë se ishte “përtej asaj që mund të bënte një fans”, duke u kthyer në një tentativë për abuzim seksual. Luana thotë se ka kërkuar ndihmë psikologjike në shumë raste kur nuk është ndjerë mirë.

“Nuk do t’i cilësoj fansa këta njerëz që më kanë krijuar një lloj traume, që është mos ta kem jetën time të lirë, të dal rrugëve e shoqëruar nga një person që më mbron sepse jam e frikësuar. Jam e frikësuar sepse kam pasur pesë raste në 15 vite. Njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatike, sepse askush nuk e ka parë, por mua më ka lënë një plagë. Ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Unë falenderoj zotin çdo ditë që atë mbrëmje nuk kam pësuar asgjë. Por ishte mjaftueshëm që mua të më krijohet kjo traumë, që sot kam nga njerëz që më përndjekin. Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë, por është tentuar që të më… Kam arritur të shpëtoj paq, të vrapoj, por kur imagjinoj se ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë…. Ajo që më bën të vuaj është sepse unë kalova në një traumë pa e përjetuar ndërkohë që ka njerëz që e përjetojnë”, tha Luana.

Artisti Osman Mula: “Mua rroga nuk më rri më shumë se 3 ditë në xhep ,pensioni një orë e çerek, ja pse ja besova gruas…

Artisti i njohur Osman Mula ka bërë sot një rrëfim ndryshme për jetën e tij teksa ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”. Ai tregoi arsyet përse zgjodhi një bashkëshorte jashtë profesionit të tij.

Kjo është një grua e mrekullueshme, punëtore e pafjalë. Kemi bashkë që në ’79 e kam marr në aksion. Këto ishin ndërmarrja e Poligrafikut kishin ardhur me nga një muaj në aksion, ne ishim dikush nga televizioni e nga diku tjetër, unë pata rastin me pa një vajzë që mu duk shumë simpatike klasike. Kisha dhe eksperiencën, se unë në atë kohë kisha bërë 3-4 festivale dhe unë s’doja të merrja spikere në shtëpi, as nuk doja të merrja këngëtare doja të merrja një vajzë e cila njeh problemet e familjes dhe do të lindi fëmijë dhe fëmijët pastaj do t’i bëjmë artista. Sepse nëse do të kisha marr një artiste, unë isha artist vet, shkodran kavalier, mua rroga kur e marr nuk më rri më shumë se tre ditë në xhep, pensioni sot më rri vetëm një orë e çerek.

Kjo ishte një vajzë që ka ditur në formën më të shkëlqyer me e mbajt familjen . Unë ia besova gjithçka jam njeriu më i urtë që mund të ketë njeriu në shtëpi. Dhe është kujdes jashtëzakonisht shumë për fëmijët.Për mua ajo është natyrisht më e mirë se unë sepse qëndrimet në jetë që ka mbajt ndaj familjes janë të pashembullta, ka pasur raste që unë nuk kam qenë në shtëpi për kohë të gjata dhe ajo më ka mirëkuptuar”, tha ai.

Presidenti i ri/ Ndoka zbulon emrin: “Në krye të shtetit do vendoset një grua…

Ish-deputeti Nard Ndoka, ka zbuluar emrin që sipas tij kryeministri Edi Rama ka vendosur që të bëhet president i Republikës së Shqipërisë, pas mbarimit të mandatit të Ilir Metës.Ndoka tha se Rama dhe Enkelejd Alibeaj po bëjnë lojë me procesin për zgjedhjen e presidentit, pasi sipas tij e kanë vendosur që presindet do të jetë një grua dhe do jetë Majlinda Bregu.

“Rama po aktron dhe po bën një lojë me këtë proces, po përpiqet që të thellojë hendekun mes opozitës nëpërmjet diversionit,. Po e keqpërdor Lulzim Bashën dhe mbetjet e tij. Po përpiqet të marrë maksimalen që vetëm proces kushtetues nuk mund të quhet. Nëse mund ta themi edhe emrin dhe besoj shumë që Majlinda Bregu emri i përzgjedhur nga Edi Rama për shumë arsye. Emri i Presidentit do të jetë femër, pra Majlinda Bregu. Rama përpiqet që të jetë interesant dhe ka bërë një lojë pa nxjerrë gjurmët e realitetit, pra është tallur me grupin e vet parlamentar duke iu kërkuar disa emra nëpërmjet zarfeve. Po vazhdon të tallet me Alibeajn dhe këto janë lojëra, të gjithë e dinë emrin edhe Alibeaj e di emrin por kjo bëhet një lojë e Ramës. Kjo është një lojë e dyshes Rama – Basha i cili është futur në bunkerin e Ramës” tha Nard Ndoka në “Fax neës” tek “Të pavaksinuarit”.

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false/ Vihen në pranga dy të rinjtë nga Turqia…

Rinas 

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. 

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false. 

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit: 

K. K., 21 vjeç dhe S. C., 25 vjeç, të dy banues në Turqi. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve K. K. dhe S. C., kanë dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Berisha në Korçë, bashkon edhe familjen Vrenozi në PD-në e rithemeluar (Foto)

Përplasja mes demokratëve, të cilët kohët e fundit ishin ndarë në dy kampe mes Kreut të PD Lulzim Basha e ish kryeministrit Sali Berisha, duket se ka ndryshuar rrjedhë ,këtë e tregon edhe familja Vrenozi. Në takimin që ish-kryeministri, Berisha zhvilloi pasditen e djeshme në Korçë në kuadrin e fushatës së tij për kreun e PD-së, ai u prit me entuziazëm nga demokratë të vjetër dhe të rinj. E një ndër këta të rinj ishte edhe Enri Vrenozi, që iu bashkua babait të tij, Ilir Vrenozit. Babë e bir kishin pasur konflikte mes tyre, për shkak se Iliri mbështeste Foltoren, ndërkohë që djali i tij ishte në krahun e Lulzim Bashës. Me dorëheqjen e këtij të fundit, familja Vrenozi është bërë njësh me Berishën. Korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka bërë bujë në rrjetet sociale me videot dhe mesazhet e tij thumbuese politike, sociale etj.

Përdhunuan dhe vranë studenten, burg përjetë shqiptarit dhe grekut

Gjykata e Apelit në Greqi, ka marrë vendimin për të mos pranuar kërkesën për lehtësim të dënimit për shqiptarin dhe grekun të cilët akuzohen se vranë studenten greke, Eleni Topaloudi.Krimi i rëndë ndodhi në ishullin Rodos të Greqisë në nëntor të vitit 2018. Eleni Topaloudi u gjet e vdekur në ujërat e Rodosit.

Unë nuk e përdhunova, nuk e vrava, nuk i bëra asgjë të keqe Elenit”, ka deklaruar ai duke ia kaluar të gjithë përgjegjësinë shqiptarit e duke thënë se ky i fundit e ka goditur me thikë studenten 21-vjeçare dhe e ka hedhur vetë nga shkëmbi në det. 24-vjeçari pohoi se gjithçka nisi kur i bashkakuzuari u inatos me vajzën dhe nisi ta godiste atë “me hekur në kokë”, sepse ajo i vuri në pikëpyetje burrërinë. “Ai kapi thikën dhe ia nguli në fyt. E çoi në banjë dhe e goditi në lavaman. Ai i tha ‘do të ta pres qafën’. Më pas e hodhi në vaskë. I hodhi ujë të ftohtë, pasi i hoqi të gjitha rrobat që kishte veshur. E ngriti dhe zbriti vetëm nga shkallët. Unë vazhdova t’i thosha ‘mos e bëj këtë’. I thashë ta çonte në spital, por ai e hodhi nga shkëmbi. Nuk e kam ndihmuar…”, ka deklaruar 24 vjeçari grek.

Gjatë rihetimit nga Apeli janë mbledhur prova dhe materiale, sipas të cilave, dy të rinjtë kanë dhunuar dhe vrarë studenten 21-vjeçare. Në dosje janë edhe komunikime të shqiptarit dhe shokut të tij grek që kanë biseduar me studenten para se ajo të vritej. Po kështu, kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar edhe momentin kur shqiptari shfaqet në makinë me studenten. Në fillim djemtë akuzonin njëri-tjetrin për vrasjen e studentes, edhe pse pranojnë se kanë qenë bashkë me të mbrëmjen e 28 Nëntorit.

Trupi i Eleni Topaloudit u gjet i hedhur në det. Pasi ishte dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga dy të rinjtë, ata e kishin lidhur nga këmbët dhe trupin e kishin hedhur në det. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja ishte shkaktuar nga mbytja. Që do të thotë se studentja ka qenë gjallë në momentin kur e hodhën në det, edhe pse kishte pësuar dëmtime të rënda për shkak të dhunimeve.

Parashikimi i motit për ditën e premte,20 Maj

Ditën e nesërme do të vijojë ndikimi i masave të qendrueshme. Moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 9 deri 24°C
në zona e ulëta 11 deri 30°C
në zona bregdetare 16 deri 29°C