Humbën jetën në aksidentin e Shkodrës/ Këta janë çifti Polak që po eksploronin Shqipërinë(FOTO)

Dy turistë polakë humbën jetën ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Tiranë. më konkretisht në Kryebushat. Çifti burrë dhe grua, po udhëtonin me motor, teksa u përplasën për vdekje me një automjet tip Golf 5 . Dyshimet paraprake janë se motori kreu një parakalim të gabuar dhe për pasojë është përplasur me makinën. Goditja ishte fatale për çiftin polak, Waldemar Makowski 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeç. Ata u dërguan në spital por fatkeqësisht ishte shumë vonë. Shoferi tjetër që u përfshi në aksident, një 27 vjeçar nga Puka rezulton ta ketë marrë makinën me qira në Shkodër. Ai ju nënshtrua testit të alkoolit dhe rezultoi i pastër, ndaj është shoqëruar në Polici deri në zbardhjen e plotë të rethanave të aksidentit.

Në vendin e ngjarjes mësohet se është gjetur nga Policia edhe një kamer profesionale “Go pro”, e cila paraprakisht mendohet se përdorej nga turistët. Këto kamera fiksohen mbi skafandër dhe përdoren për filmime profesionale nga shoferët. Ajo do të ekzaminohet për të parë nëse e ka filmuar momentin e aksidentit. Nëse ajo ka qenë e ndezur dhe ekspertët arrin ta hapin, ajo do të ishte një ndihmë e madhe për uniformat blu në përcaktimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Sazan Guri: “Shën Pjetri e Shën Pali erdhën tre herë në Berat, biles ngritën kishën e parë në Durrës..

Kandidati për “President” Sazan Guri vijon të mahnisë me studimet e tija që po hedhin poshtë historianët më të shquar të botës. Eruditi shqiptar sot ka dalë në të tjera përfundime të reja pas studimeve që kryen. Guri njihet si një fenomen në diturinë shqiptare dhe do të lerë gjurmë për kohë të gjatë.

  1. Në një status të mëparshëm, ku dikush nga piktorët e mesjetës vizaton Krishtin me plis në kokë shtruam pyetjen rastësi apo — pra, hidhet dorashka për studime të mëtejshme. Ku është problemi këtu?!
  2. Nga ana tjetër nuk e shtrojmë këtë pasiguri për plisin i thirrur peleus (pe leshi), qeleshe, takije, sepse është tashmë e vertetuar si emblemë e trungut pellazg – epir – ilir – arbnor-shqiptar, që nëse e lexon dhe e kupton mirë stausin hidhet dorashka e dytë për të qëmtuar, nëse ka lidhje emri i Krishtit me fjalën shqipe të zbërthyer si Kreu ësht ose Kreu shenjt apo ka lidhje me lyerjen me bojë si mbret të quajtur Hristos apo është rastësi prap lidhjet me termat e shqipes. Ku qendron problemi prap këtu?
  3. Po emri Marie, nëna e Krishtit, pra emëri vetë, a nuk ka lidhje dhe zbërthim me anë të gjuhës shqipe apo edhe kjo është futja kot?! Po sikur të nxjerrim me qindra fakte që kjo është shqip dhe vetëm shqip psh në Finiq kryeqytet i Epirit në një moment kohe të caktuar sipas Arsim Spahiut te libri ‘Shteti Epirot’’ kishte 500 gra me emër zyrtar Marie dhe 9000 gra të tjera po me këtë emer.
  4. Pse çuditeni kur ju thonë se ilirët luftonin me shtizë me flamur me fushë të kuqe e me dy krena për vendosjen e kristianizmit në rrugë zyrtare, janë me dhjetra piktura e gravura, apo edhe këto janë futja kot?
  5. Po a erdhi shën Pali jo njëherë, por tre herë në Durrës, Berat, Skrapar, biles para tij kishte ardhur edhe shën Pjetri, po pse kaq dendur në Iliri? Nuk quhet edhe kjo….
  6. A u ngrit Kisha e parë në Durrës në vitet 70 mbKr. Nuk quhet edhe kjo….
  7. A ka nevojë për të korrigjuar ose riparë ose plotësuar ose saktësuar gjera, jo thoni jo, dakord, por a mund t’i themi të paktën ca gjera të pathëna, ose të thëna keq ose të zëna nga pluhuri, jo thoni prap jo, dakord them edhe unë, qenka shpejt, kur të vijë koha, e cila nuk vjen kurrë, por koha krijohet ……

Për çfarë përdoret në të vërtetë kjo dorezë te makinat? Ja funsioni tjetër që nuk iu ka shkuar në mendje(Video)

Përdoruesja @sanne_vberkel postoi një video në TikTok, në të cilën ajo tregoi se si përdoret në të vërtetë doreza në makinë dhe kjo video u be virale. Pikërisht me këtë video, ajo mblodhi më shumë se 7.1 milionë shikime të përdoruesve të habitur, sepse nuk e dinin dhe e mësuan për herë të parë këtë gjë, për çfarë shërbente ajo realisht. Videoja fillon me tërheqjen e dorezës mbi dritaren e pasagjerit përpara se të rrokulliste brenda një kapëse të vogël. Kjo kapëse e mban dorezën të fiksuar (hapur), gjë që e bën më të lehtë varjen e gjërave në të.

Videoja tregon se kjo mund të mos funksionojë njësoj në çdo makinë, por ia vlen të kontrolloni nëse dorezat e automjetit tuaj mund të fiksohen në këtë mënyrë. Shumë përdorues të TikTok u tronditën nga kjo veçori, duke pranuar se nuk do t’u kishte shkuar kurrë në mendje. Shpejt ata zbuluan me komente se mësojnë më shumë në rrjetet sociale sesa në jetën reale.

“Çfarë?! Si nuk e kisha kuptuar deri në moshën 42-vjeçare?”, – pyeti një përdorues. Një tjetër shtoi: “TikTok më ka mësuar më shumë se shkolla”. SHIKO VIDEON

https://noa.al/newsImages/2022/05/download.mp4?_=2&fbclid=IwAR3983h3eQz6gd_COscfHvOX9ZnrNGbq5rYKu7fBKYrlmO-qdXZCu8lC2dE

Janë favorite për të fituar eurovisionin/ Njihuni me këngën më të klikuar të momentit (Video)

Ukraina është favoritja kryesore për të fituar Eurovision që mbahet javën e ardhshme në Torino të Italisë. Më 10 maj, nata e parë gjysmëfinale, më 12 maj, nata e dytë gjysmëfinale dhe më 14 maj finalja e madhe. Sipas “The Guardian”, Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin, po konkurron me këngën “Stefania”, e cila është bërë himn në Ukrainë. E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, Stefania është gjithashtu më e klikuara në YouTube në mesin e 35 shteteve të ndryshme.

Grupit prej gjashtë personash iu dha leje e veçantë për të udhëtuar në Torino të Italisë, ndërsa një nga anëtarët ka qëndruar në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve.Kujtojmë se Shqipëria përfaqesohet në Eurovizion me Ronela Hajatin dhe “Sekretin” e saj, një këngë që është pritur mirë dhe ka marrë shumë mbështetje.

Kualifikimi në finale do ishte një arritje e madhe për Ronelën duke ditur mënyrën si funksionon votimi në këtë festival.

Rudina Hajdari :”Nuk do të ketë njeri të më përjashtojë nga kjo sallë, gabova që pranova përjashtimin e Bashës…

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka diskutuar pasditen e sotme për procesin e votimit për Kryetar të Këshillit Kombëtar dhe procesin për zgjedhjen e presidentin e ri. Gjatë fjalimit të saj ish-deputetja Rudina Hajdari tha se dëshiron që Këshilli Kombëtar i PD-së të kthehet në një organ të lartë dhe kryesor të Partisë Demokratike. Hajdari bën thirrje që ti jepet fund kryetarokracisë. Ndër të tjera Hajdari tha se nuk do të largohet më nga PD dhe se nuk do të ketë më asnjë njeri që do ta përjashtojë atë nga Partia. Ajo u shpreh e penduar që la mandatin e PD-së në të kaluarën.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka kërkuar falje në mbledhjen e këtij këshilli duke theksuar se nuk duhet të ishte larguar nga selia blu dhe se nuk do të ketë njeri që ta përjashtojë sërish atë. Hajdari shkoi edhe më tej kur tha se nuk duhet ta kishte pranuar përjashtimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe se askush nuk duhet të largohet nga kjo forcë politike.

Ajo tha:

Ta kthejmë Këshillin Kombëtar në organ të lartë. Duhet të kemi përplasje argumentesh. I ftoj të gjithë anëtarët e Keshilli Kombetar të mbajnë këtë qendrim dhe të japim mendimin tonë për vendime të ndryshme që do të merren në këtë këshill. Ndaj ajo çka ka ndodhur më përpara që shumica e anëtarëve thjesht kanë ngritur dorën, nuk kanë marrë vendime të rëndësishme në këtë sallë. Sot është koha që të shikojmë njëri tjetrin në sy. Këshilli Kombëtar duhet të jetë organi më kryesor i PD. Do doja shumë ta përdornim këtë këshill që ta kthejmë PD në partinë më kryesore në këtë vend. Për një të ardhme drejt perëndimit. Ti japin fund kryetarokracisë. Nuk do ketë njëri që do të më përjashtojë më nga kjo sallë. Është faji im që pranova përjashtimin e ish-liderit. Këtu do rri bashkë me ju dhe kështu duhet të jetë betimi i gjithë prej jush”, u shpreh Hajdari.

Sali Berisha bëhet gati të rikthehet/ Dorëzon kandidaturën për kryetar të PD-së….

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar pasditen e kësaj të premteje në selinë e Partisë Demokratike, dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për të garuar për postin e Kryetarit në zgjedhjet që do zhvillohen në 22 maj. Afati i fundit për të zyrtarizuar kandidaturat është e shtuna e 7 majit. Deri më tani vetëm Berisha e ka dorëzuar dokumentacionin. Asnjë tjetër nuk ka shprehur dëshirë për të garuar përballë liderit historik të PD-së. Më herët kandidatët që kishin shprehur mundësinë e garimit, Fatbardh Kadilli, Edvin Kulluri dhe Agron Shehaj deklaruan se janë tërhequr.

Sazan Guri: “Shën Pjetri e Shën Pali erdhën tre herë në Berat, biles ngritën kishën e parë në Durrës..

Kandidati për “President” Sazan Guri vijon të mahnisë me studimet e tija që po hedhin poshtë historianët më të shquar të botës. Eruditi shqiptar sot ka dalë në të tjera përfundime të reja pas studimeve që kryen. Guri njihet si një fenomen në diturinë shqiptare dhe do të lerë gjurmë për kohë të gjatë.

  1. Në një status të mëparshëm, ku dikush nga piktorët e mesjetës vizaton Krishtin me plis në kokë shtruam pyetjen rastësi apo — pra, hidhet dorashka për studime të mëtejshme. Ku është problemi këtu?!
  2. Nga ana tjetër nuk e shtrojmë këtë pasiguri për plisin i thirrur peleus (pe leshi), qeleshe, takije, sepse është tashmë e vertetuar si emblemë e trungut pellazg – epir – ilir – arbnor-shqiptar, që nëse e lexon dhe e kupton mirë stausin hidhet dorashka e dytë për të qëmtuar, nëse ka lidhje emri i Krishtit me fjalën shqipe të zbërthyer si Kreu ësht ose Kreu shenjt apo ka lidhje me lyerjen me bojë si mbret të quajtur Hristos apo është rastësi prap lidhjet me termat e shqipes. Ku qendron problemi prap këtu?
  3. Po emri Marie, nëna e Krishtit, pra emëri vetë, a nuk ka lidhje dhe zbërthim me anë të gjuhës shqipe apo edhe kjo është futja kot?! Po sikur të nxjerrim me qindra fakte që kjo është shqip dhe vetëm shqip psh në Finiq kryeqytet i Epirit në një moment kohe të caktuar sipas Arsim Spahiut te libri ‘Shteti Epirot’’ kishte 500 gra me emër zyrtar Marie dhe 9000 gra të tjera po me këtë emer.
  4. Pse çuditeni kur ju thonë se ilirët luftonin me shtizë me flamur me fushë të kuqe e me dy krena për vendosjen e kristianizmit në rrugë zyrtare, janë me dhjetra piktura e gravura, apo edhe këto janë futja kot?
  5. Po a erdhi shën Pali jo njëherë, por tre herë në Durrës, Berat, Skrapar, biles para tij kishte ardhur edhe shën Pjetri, po pse kaq dendur në Iliri? Nuk quhet edhe kjo….
  6. A u ngrit Kisha e parë në Durrës në vitet 70 mbKr. Nuk quhet edhe kjo….
  7. A ka nevojë për të korrigjuar ose riparë ose plotësuar ose saktësuar gjera, jo thoni jo, dakord, por a mund t’i themi të paktën ca gjera të pathëna, ose të thëna keq ose të zëna nga pluhuri, jo thoni prap jo, dakord them edhe unë, qenka shpejt, kur të vijë koha, e cila nuk vjen kurrë, por koha krijohet ……

Edi Paloka zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD

Edi Paloka është shpallur kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, anëtarët e të cilit u zgjodhën në Kuvendin e 30 Prillit, ku pati ndryshime të rëndësishme në statutin e PD. Paloka ka arritur të sigurojë 132 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Eleina Qirici ka arritur të sigurojë vetëm 79 vota në total. Ndërkohë kanë marrë pjesë në votime 211 persona. Në mbledhjen që filloi në orën 18:00, u miratua rezoluta për zgjedhjen e presidentit të republikës dhe tashmë u konfirmua edhe kryetari i ri i organit të dytë më të rëndësishëm brenda partisë Demokratike.

Arrestohet ish futbollisti i Skënderbeut, dyshohet për trafik njerëzish…

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kosova aty ku sipas shtypit të shkruar, ish-sulmuesi i Skënderbeut, Otto John është arrestuar nga autoritet për shkak të veprës penale së “Trafikimit të qënieve njerëzore”, ndërsa dyshohet edhe për shfrytëzim seksual ndaj viktimës së trafikuar. Sipas deklaratës së policisë, nigeriani është arrestuar dhe pas marrjes në pyetjeve është dërguar në paraburgim. Kujtojmë që Oto Xhon ka luajtur për Skënderbeun në sezonet 2018-19 dhe 2019-20 teksa me korçarët është aktivizuar në 43 ndeshje duke realizuar edhe pesë gola. Ndërkohë, mbetet për t’u parë si do të vijojë historia e sulmuesit në Kosovë pasi akuzat janë të rënda dhe mund të ndikojnë në vazhdimësinë e karrierës së futbollistit.

Këngëtarja Shqiptare: Kam fatin të punoj në fushën që dua por në Shqipëri nuk ka VIP-a (FOTO)

Këngëtarja Olta Boka është aktive në llogarinë e saj në Instagram ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit. Pyetjet që i janë drejtuar nga ndjekësit kanë qenë të ndryshme, dhe këngëtarja nuk ka hezituar të përgjigjet. Një ndjekëse e ka vlerësuar këngëtaren, duke e cilësuar si një personazh Vip të thjeshtë dhe të edukuar.

“Jam shumë e lumtur që shoh një personazh Vip kaq të thjeshtë e kaq të edukuar, je shembull për t’u ndjekur”- thuhet në mesazhin e fansit.

Por Olta Boka shprehu se në Shqipëri të gjithë janë të prekshëm dhe sipas saj “zor se ka Vipa”. Ajo shkruan se e konsideron veten me fat pavarësisht lodhjes për të arritur objektivat e saj, duke shtuar më tej se fakti që është personazh i famshëm e ka bërë të kuptojë cilat janë gjërat më me vlerë të jetës.

Në Shqipërinë tonë të vogël, zor se ka Vipa! Të gjithë jemi të prekshëm dhe për këtë kam qenë e vetëdijshme që në fillesa!

Kam fatin të punoj në fushën që dua dhe të kem avantazhin ku mund të më njohin edhe njerëzit! Por më beso, kam pasur shumë raste që ecja në rrugë dhe harroja pse më shihnin njerëzit!

E konsideroj veten me fat, pavarësisht lodhjes për të arritur objektivat! Por fakti që jam rritur në TV, më ka bërë të kuptoj shumë herët se cilat janë gjërat e rëndësishme dhe më me vlerë të jetës. Shëndeti, familja, dashuria dhe përmbushja e zemrës”- shkruan Olta Boka.

U përfshinë në sherr në lokal / Pogradecarit nuk i del inati merr çiften dhe…

Një 52 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi akuzohet se ka kanosur me armë gjaku një 40 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali, në fshatin Buçimas, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale A. H., 52 vjeç pronari i lokalit, ishte konfliktuar për motive të dobëta dhe kishte kanosur me armë shtetasin R. B., 40 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte) dhe një sasi municioni luftarak.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti të ndodhur në afërsi të një lokali, në fshatin Buçimas. Vihet në pranga pronari i lokalit, i cili kanosi me armë gjahu një shtetas tjetër, për motive të dobëta. Sekuestrohet një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat pronari i lokalit i mbante pa leje, në banesën e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së informacionit se në fshatin Buçimas, Pogradec, në afërsi të një lokali, dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, menjëherë kanë organizuar punën dhe janë nisur drejt vendngjarjes, ku falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi A. H., 52 vjeç (pronari i lokalit) ishte konfliktuar për motive të dobëta dhe kishte kanosur me armë shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Buçimas dhe ishte larguar nga vendngjarja, por shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij. Gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte) dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të shtetasit A. H”, thuhet në njoftimin e policisë.

Polici denoncon 36-vjeçarin: “Më dha pasaportën me 50 euro në doganë dhe …

Një 36-vjeçar me iniciale A.G. është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte policin kufitar në Portin e Durrësit. Gjatë kontrollit dhe verifikimeve, 36-vjeçari kishte mangësi në dokumentacion.Në këtë moment, bashkë me pasaportën, 36-vjeçari i dha policit edhe 50 Euro. Por ai u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale korrupsion i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës

Goditet një tjetër rast i mitëdhënies. Procedohet penalisht një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin. Shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër, i cili kishte mangësi në dokumentacion.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dhënë pasaportën e tij bashkë me një kartmonedhë me prerje 50 euro. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. G., 36 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Bëri namin me 101 milionë klikime/ Serbët frymëzohen dhe kopjojnë hitin shqiptar (VIDEO)

Nuk janë të pakta rastet kur këngëtarët e huaj janë frymëzuar nga shqiptarët. Rasti më i fundit vjen nga disa këngëtarë serbë, të cilët kanë kopjuar hitin shqiptar të verës së kaluar. Bëhet fjalë për “Dale”, këngën që bëri bashkë Kidën, Butrint Imerin dhe Ledri Vulën. Kënga arriti një sukses të jashtëzakonshëm dhe numëron më shumë se 100 milionë klikime në Youtube. Vija melodike e këngëtarëve serbë Torino, Pashata dhe Kamelia duket se është shumë e ngjashme me atë të artistëve nga Kosova.Nga informacionet që kanë shënuar poshtë videos, vihet re se nuk ekziston asnjë marrëveshje me artistët shqiptarë duke i përvetësuar të drejtat autoriale.

Nget autobuzin 18 m të gjatë /Shqiptarja realizon ëndrrën :“Ia kalova dhe burrit”…

Ajkune Olluri ka treguar se të drejtosh mjete të rënda nuk është vetëm një punë burrash. Prej një viti, shqiptarja nga Kosova punon si shofere autobusi në Belgjikë, ku jeton prej shumë vitesh. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ajo tregoi se e ka pasur gjithmonë ëndërr të bënte këtë punë.

“Erdha në Belgjikë kur isha 17 vjeç. Jam martuar në moshë të re. Kam 5 fëmijë. Iu jam përkushtuar atyre dhe nuk kisha njeri të afërt këtu. Po kisha ëndërr që të isha shofere autobusi. Pasi punova për 4 vite në një fabrikë, nuk rrija dot gjithë ditën ulur dhe vendosa që të bëhem shofere. Më ka përkrahur shumë babai im, burri dhe vajza e madhe.”, tha ajo duke shtuar më tej se ka pasur dhe shumë skeptik që nuk besonin se do t’ia arrinte. “Ka ndodhur që nuk kanë pasur besim. Nëse e do diçka me shpirt, është shumë e thjeshtë dhe mundesh ta arrish.”, tha Ajkune.

Mes të tjerash, ajo tregoi dhe një rast që kishte rastisur në rrugë me burrin e saj, i cili punon si shofer kamioni. “Na rastisi para disa ditësh. Unë isha me autobus ndërsa ai me kamion. Unë isha me një autobus dy herë më të gjatë. Kur erdhi në shtëpi më tha ‘Ma ke kaluar tani moj grua’, tha ajo në Abc.

“Kthesa të pabesa dhe hotele fantazmë/ Çfarë zbulova në një udhëtim nëpër Shqipëri…”

Nga Will Hide

Lada 4×4 u përplas mbi shkëmbinjtë ndërsa dielli po perëndonte. Synimi ynë ishte në anën tjetër të një përroi: fshati Fshat, që në shqip do të thotë… epo, fshat. Shqipëria mund të mos jetë mendimi juaj i parë kur bëhet fjalë për një fluturim por pas dy viteve të fundit, cila është saktësisht norma? Harrojeni Orlandon dhe Andalucia, Shqipëria është aventura e re. Dhe nuk jeni shumë më larg se një javë me makinë në Shqipëri, nga kryeqyteti Tirana, përmes maleve të Dibrës, lart përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, përpara se të ktheheni në bregdet për t’u çlodhur vetëm në rrugë.

Dhe siç zbulova pas një jave në vend, në Shqipëri ka tre karakteristika që dallohen: mikpritja, peizazhi dhe ushqimi. E gjithë kjo u bë e mundur falë anglezit Ed Reeves, i cili mbërriti këtu shtatë vjet më parë dhe qëndroi. Ai tani drejton turne me makinë në Lada dhe Uaz ruse (si një VW Camper i epokës sovjetike) me partnerin e tij të biznesit Ardi Zhugjeli, që të dy të shoqëruar nga ekspresi dhe cigaret dhe qenin e zyrës Bubi, i cili shpesh shkon me to për të ecur.

Pasi u larguam nga aeroporti i Tiranës dhe periferitë gjithnjë e më të zgjeruara, vendpushimi ynë i parë ishte fshati Shëngjergj dhe hoteli i tij i vogël, Villa Dashi. Lartësia dhe gjashtë gota raki më bënë të fle si një fëmijë. Por jo para darkës, për të cilën nëna e pronarit kishte dalë jashtë për të zgjedhur një pulë, të cilën e hëngrëm rreth një zjarri të ndezur në mes të restorantit.

Të nesërmen në mëngjes, drita e ditës zbuloi kodra të larta të mbushura me kashtë dhe fusha misri. Pasi ndaluam për të parë raftet e librave të vilës që rëndonin nga veprat e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, hëngrëm një mëngjes me donut të vegjël e të sheshtë të quajtur petulla, me reçel qershie, vezë të skuqura dhe djathë të kripur. E shijshme!

Deri më tani, rrugët kishin qenë të ngjashme me ato në disa nga pjesët më të largëta të Britanisë, por gjërat morën një kthesë më ballkanike ndërsa u ngritëm më lart në malet larg fshatit. Ne shmangëm gurët rreth kthesave, duke ecur me një shpejtësi elegante 20 km në orë. Kaluam nëpër shtëpi të thjeshta me çati prej kallaji të bëra nga paletat e hedhura nga forcat Ekzekutive të Operacioneve Speciale gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kur erdhi radha ime për të vozitur, ndjeva sytë e Edit që po shihnin të habitur dhe Arditi që në mënyrë imagjinare po frenonte ndërkohë që duar i ishin bërë të bardha duke kapur derën e makinës. Vetëm Bubi dukej i pashqetësuar nga shpejtësia. Atë pasdite bëmë një marrëveshje të pashprehur se ndoshta isha më mirë si pasagjer.

U ndalëm në mes të pasdites për drekë me kryetarin e njësisë administrative të Xiberit, një burrë me mustaqe në portokalli nga nikotina. Mungesa e dhëmbëve të përparmë dukej e përshtatshme për të thithur cigare, kafe dhe raki, njëra prej të cilave ishte gjithmonë në gojë. Ai ishte i emocionuar sepse një autostradë e re do ta afronte Tiranën shumë më afër: nga humbjet aktuale të veshkave për katër orë në rreth 30 minuta. Në këtë drejtim do të shkojnë banorët pa pagesë nga kryeqyteti, ndërsa në drejtimin tjetër patatet, domatet, mollët, dardhat dhe arrat vendase. “Nuk ka rritje pa infrastrukturë”, na tha ai me urtësi, duke ndezur një cigare tjetër.

Atë mbrëmje ishim në Fushë-Bulqizë, një fshat me pamje idilike, i rrethuar nga kullota kodrinore dhe pemë ngjyrë ndryshku që turpëronin nuancat e vjeshtës të New England. Qëndruam në një kullë 200-vjeçare të rindërtuar për turistët nga pronari i saj Luli Hupi. Gruaja e tij kishte përgatitur një banket luksoz që mund të kishte ushqyer katërfishin tonë: fasule me mish të tharë, feta buke, byrek, sallatë, djathë të shijshëm me gjalpë të shkrirë dhe patate të skuqura. Vetëm kur u mbusha plotësisht, kuptova se këto ishin vetëm fillimet.

Të nesërmen në mëngjes, Luli më tregoi me krenari vendin e tij, fushat e mbushura me ftua dhe arra, pranë xhamisë së fshatit dhe përgjatë kodrave të pyllëzuara deri te një ujëvarë e vogël. Pothuajse si mënjanë më tha se qeni i tij ishte vrarë së fundmi nga një ari aty pranë. (Ka edhe ujqër nëpër kodra.) Ai gjithashtu ishte i emocionuar nga rruga e re dhe parashikoi që vizitorët e verës të shikonin Netflix në fushë gjatë mbrëmjes në ekranin e madh.

U nisëm në lindje, u kthyem në rrugë të asfaltuara, duke përshkuar Maqedoninë e Veriut në distancë të afërt: Më thanë që qytetarët e saj rrallë e kalojnë kufirin, të shtyrë nga stereotipet e shqiptarëve të etur për gjak. Rrugës ndaluam në një kafene të largët, ku katër burra që konsumonin cigare dhe raki refuzuan të na linin të paguanim për pijet kur morën vesh se dy prej nesh ishim anglezë.

Duke u rrotulluar në veri rreth malit Korab të mbuluar me borë, e kishim kaluar natën në Fshat, ku djali i pronarit të bujtinës, i ardhur nga Wembley, luajti për ne klarinetë pas darkës. Të nesërmen ne ndaluam në Kukës dhe ekzaminuam mbetjet e kobshme të një hoteli tashmë të shkatërruar të epokës komuniste, arkitekti i të cilit shkoi në burg për shkak të zgjedhjes së tij dekadente të llambadarëve jugosllavë.

Pas një nate në një hotel të mrekullueshëm agroturistik, Mrizi i Zanave, qëndruam për një ditë në plazhin e Kepit të Rodonit, ku shezlongët do të largoheshin pasi kishte ardhur vjeshta. Edi dhe Ardi ndezën cigare, unë fjeta dhe Bubi mbronte rërën nga macet dhe pulëbardhat para se të ulej për një sy gjumë. Përveç zhurmës së valëve që përplasen, gjithçka ishte krejtësisht e qetë në cepin tonë të vogël të Adriatikut, larg turmës së çmendur. Në fakt, larg nga askush.

*Will Hide udhëtoi si i ftuar i Drive Albania, një agjenci që bën udhëtime me rezervim.