Erdhi nga Arabia dhe u bë nuse në Shqipëri/ Historia e Asmas me djalin shqiptar nga jugu…

Asmaa Wafi është një zonjë nga Arabia Saudite e cila prej 12 vitesh jeton në Shqipëri, pasi është martuar me një burrë shqiptar dhe së bashku kanë 3 fëmijë. Asmaa ishte e ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ku tregoi historinë e saj të dashurisë, si u njoh me bashkëshortin shqiptar dhe vendimin që morën për të jetuar në Shqipëri. Asmaa thotë se me bashkëshortin nga Jugu i Shqipërisë, të cilin preferon ta mbajë diskret, u njoh kur ky i fundit ishte në Arabinë Saudite për studime.

Takimet e shpeshta mes tyre, për shkak se Asmaa ishte përkthyese arabisht-anglisht, bënë që mes tyre të lindte një histori dashurie. Ajo thotë se babai i saj donte që të jetonin në Arabi, por në fund u kthyen në Shqipëri dhe vendosën të jetonin në vendin tonë.

Jam mësuar se kam 12 vjet dhe mësova absolutisht si gjuhën, edhe njerëzit janë afër me tradita, janë të dashur në Shqipëri, edhe i kanë qejf arabët. Në fillim kisha frikë mos ishte Shqipëria shumë evropiane, por nuk ishte, ishte miks. Desha që vendi të ketë tradita, kulturë, edhe Shqipëria e ka. Bashkëshorti im është shqiptar, kishte ardhur atje (në Arabinë Saudite) për të studiuar kurs dhe jemi takuar atje, kemi bërë dasmë e pastaj kemi ardhur në Shqipëri. U njohëm nga puna si përkthyese anglisht-arabisht. Jemi takuar edhe më prezantoi familjen. Faktikisht kishim për të jetuar andej. Unë desha të jetoj në Arabi. Babai im dhe familja donte që të jetonim atje se kishin merak të largohesha unë. Pastaj erdhëm në Shqipëri. Është djalë i vetëm dhe e detyronin të rrinte me familjen”, tregon Asmaa.

Çifti ka 3 fëmijë, ndërsa Asmaa punon si sipërmarrëse dhe motivuese për gratë e tjera që duan të fuqizojnë veten dhe pasurinë e tyre. /tvklan.al

Vështirë për tu njohur/ Adi Krasta le pas kostumin, shfaqet me treçerekshe (Foto)

Gjithmonë jemi mësuar ta shikojmë Adi Krastën të veshur me kostumin e tij “klasik” dhe syzet që e karakterizojnë, por moderatori është shfaqur së fundmi ndryshe dhe duhet të themi se vështirë që të njihet në rrugë. Në fotot e shkrepura nga paparazzi i “Panorama”, Adi është shfaqur në rrugët e Tiranës i veshur sportiv, me një palë pantallona të shkurtra verore dhe pa syzet e tij.

Krasta tashmë moderon programin e njohur “A Shoë” me të ftuar personazhe nga fusha të ndryshme. Pas ndërprerjes së kontratës me “Top Channel” ku moderonte programin me orar të zgjatur “E Diell”, pas një periudhe prej një viti e gjysmë pa u shfaqur në ekran.

Edhe pse u rëzua nga superliga, Skënderbeu vendos rekordin që duhet të ndjekin ekipet e tjera…

Skënderbeu është skuadra me moshën më të re në kampionatin shqiptar të futbollit për sezonin 2021-2022. Mosha mesatare e bardhekuqve është 24.4 vite, ndërsa pas korçarëve vjen Tirana me moshë mesatare 24.8 vite. Referuar shifrave, kampionët e rinj me këtë organikë duket se do të kenë një të ardhme të suksesshme. Kurse ekipi më i vjetër në kampionatin shqiptar është Vllaznia me moshë mesatare 27.2 vite e pas saj Teuta. Mosha mesatare e kampionatit është 25.7 vjeç, duke treguar se në Superiore aktivizohen futbollistë me moshë relativisht të re. Krahasuar me ligat e mëdha të Europës, vetëm kampionati holandez është më i ri se sa ai shqiptar. Hapësira që u jepet lojtarëve të rinj e bën Superioren një ligë ku talentet kanë mundësi të rriten e ku atyre u jepet besim.

Lefter Maliqi : ‘Është për të vënë duart në kokë pasi jeta e njeriut këtu vlen sa jeta e një pule…

I njohur për qëndrimet e tij, ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe aksionin e SPAK-ut për arrestimin e disa prej personazheve të botës së krimit.

Me keqardhje duhet tu them jo si vetëm ish deputet por edhe si ish-drejtues i policisë. Këtu krimi drejton vendin dhe është bërë njësh me politikën për shkak të kapjes së opozitës, kapjes së sistemi të drejtësisë. Këto aksione janë propagandë e qeverisë, pasi krimi pastron para dhe eliminon grupe njeriu me tjetrin. Dumani u kap rastësisht jo nga policia por për shkak të një plagosje ka treguar se si funksionon një grup kriminal , si vendos gjoba, si vriten njerëzit, pra ku ka arritur ky vend për shkak të mungesës së shtetit por edhe mungesës së opozitës. Shikoni burgjet e Shqipërisë janë mbushur plot për një hashash të vogël , për pagesë dritash apo ndonjë gjë të vogël kurse kriminelët qarkullojnë të lirë në Shqipëri. Si gjithmonë në Shqipëri janë kapur peshq të vegjël. Është për të vënë duart në kokë pasi jeta e njeriut vlen sa jeta e një pule. Shqipëria është bërë vend i krimit, prandaj rinia kërkon të ikë, këto janë shoë të Ramës. Fati i mirë i shqiptarëve fillon nga dita e nesërme ku pas 9 vitesh mungesë të opozitës fillon opozita e vërtetë.

Ikonat e rralla/ Muzeu i Artit Mesjetar Korçë i ekspozohen për herë të parë (Foto)

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të muzeve, Muzeu Kombētar i Artit Mesjetar hapi ekspozitën ikonografike me temë “Veglat Muzikore në Artin Ikonografik Bizantin”.
Kjo ekspozite do qëndrojë hapur për gati një muaj dhe do të frymëzojë shumë studiues dhe artdashës.
Ceremonia e inagurimit të ekspozitēs u pasua me kumtesa të mbajtura nga Bizantologë dhe muzikologë vendas dhe të huaj.
Në këtē event të rëndësishëm mori pjesë dhe korri i psaltëve i ” Shën Joan Kukuzeli” drejtuar nga mjeshtri Theodor Peci njofton Muzeu Mesjetar në Korçë.

13 ikonat e restauruara së fundmi dëshmojnë më së miri lidhjen e ikonografisë me muzikën. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ruan thesaret e ikonografisë kombëtare dhe numëron më shumë se 7 mijë vepra arti dhe objekte kulturore.

Ministri i Jashtëm grek të hënën viziton Tiranën, ja çfarë pritet të diskutohet…

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pritet që të vizitojë Tiranën ditën e hënë. Vizita e tij vjen në kuadër të javës kulturore greke, ndërsa Dendias pritet të takojë kryeministrin Rama, kryepeshkopin Anastas dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Në takimet me politikën shqiptare, pritet të diskutohet ndër të tjera edhe për pensionet e shqiptarëve në Greqi. Duket se këtë herë Athina është e interesuar dukshëm për një qasje të re me faktorin shqiptar, i cili ka dhënë prova bindëse se është faktor stabiliteti dhe prosperiteti në rajon,çka u duk qartë në zgjidhjen e emrit të Maqedonisë së Veriut, por edhe situatën aktuale me luftën në Ukrainë dhe krizën energjetike. Një arsye tjeter shihet për të pakësuar influencën e Rusisë dhe hegjemoninë e Serbisë në rajon, ndaj mbështetja e faktorit shqiptar i cili tashmë është vendimmarrës edhe më Maqedoninë e Veriut, edhe në Malin e Zi përveç Kosovës dhe Shqipërisë, konsiderohet vendimtare.

Futi medikamente mjekësore kontrabandë/ E pëson një tjetër shtetas në Bilisht…

Është shoqëruar shtetasi Gj. F, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij në hyrje të Bilishtit ,policia gjeti një sasi me medikamente mjekësore pa pullë fiskale.

Njoftimi i Policisë:

Në hyrje të qytetit të Bilishtit, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Gj. F., u gjet dhe u sekuestrua një sasi me medikamente mjekësore, me mbishkrime në gjuhën greke, pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Meta: “Deri në 24 korrik presidenca do jetë kështjellë”, per opozitën s’kam asnjë këshillë sepse kanë bërë gabime fatale”

Pasi të lërë Presidencën, pas 24 korrikut 2022, Ilir Meta tha se do të jetë “një ushtar i paparë”. Sipas tij deri në atë datë, “ky institucion do jetë një kështjellë. Ndersa me tej Presidenti Meta u pyet ditën e sotme lidhur me opozitën në vend, nëse ka ndonjë këshillë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit…

Pyetje: Çfarë këshille do t’i jepnit opozitës në procesin për zgjedhjen e presidentit të ri?

Meta: Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë opozitës sepse kanë bërë gabime fatale, një pjesë me ndërgjegjie të plotë dhe një pjesë e tyre sepse aq e kishin thellësinë e gjykimit, duke djegur mandatet. Nuk kam asnjë kuriozitet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Po t’i shikoni me kujdes këto 45 pikat këtu që ka nxjerrë rezuoluta e PE, këto i kam ngritur unë si probleme. Unë i mbaj premtimet dhe ju kam thënë se deri në 24 korrik, ky institucion do jetë një kështjellë. Unë nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë, nuk kam aftësi çudibërëse. Por sigurisht përderisa ata ishin të vendosur t’i japin të gjitha pushtetet një qeverie gangstere. Ju do thoni pse nuk jam larguar që në 26 prill? Sepse kam bërë betim mbi kushtetutë. Pas 24 korrikut do jem një ushtar i paparë në mbrojtje të të drejtave të republikës.

“Smart-i” humb konrrollin dhe del nga rruga në Korçë, lëndohet shoferja

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Korçë, pas mesnate. Mesohet se rreth orës 01:10, S. C., drejtuar mjetin tip “Smart”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesja ka marrë lëndime dhe është dërguar në spitalin e Korçës. Pas ndihmës së parë të marrë aty, ajo është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.05.2021, rreth orës 01:10, në lagjen nr. 1, Korçë, shtetasja S. C., banuese në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Bëni kujdes kur i çoni makinat në servise/ Ja si e pësuan këta qytetarë…

Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të akuzuar për vjedhje automjetesh. Në pranga janë vënë: E. P., 35 vjeç, E. S., 39 vjeç dhe L. T., 30 vjeç. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit Y. K., 54 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit. Dyshohet se ata i kanë klonuar çelësat në servise të ndryshme, kur pronarët e makinave kanë lënë automjetet aty me qëllim rregullimin e defekteve.

Njoftimi i policisë:

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Vidhnin automjete duke përdorur çelësa të klonuar, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjes së automjeteve, me anë të çelësave të klonuar.Sekuestrohen një automjet i dyshuar i vjedhur, targa të vjedhura, një armë zjarri kallashnikov, shkop gome, radio policie dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cloned key”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

– E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

– L. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit Y. K., 54 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt në pronësi të shtetasit L. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur targa të dyshuara të vjedhura, një shkop gome, një radio policie dhe çelësa makinash. Gjithashtu, gjatë kontrollit në një automjet të parkuar në këtë subjekt, u gjetën një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi E. S. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi, duke dalë jashtë banesës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet i vjedhur, targa të vjedhura, një armë zjarri kallashnikov, shkop gome, radio policie, një aparat celular dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas një mungese të gjatë, Tuna rikthehet me hitin ‘Kthehna’ (VIDEO)

Pas një mungese të gjatë, këngëtarja e njohur shqiptare Tuna Sejdiu i është rikthyer muzikës. “Kthehna” mban titullin kënga e saj e re, e cila është pop dhe R&B, dhe vjen në bashkëpunim me artistin e ri The Victor. Kënga është punuar nga producenti Big Bang Beats në studion RedBox Entertainment, ndersa për tekstin janë kujdesur Albanor, Tonic, The Victor dhe Tuna.“Kthehna” është vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë, i cili është realizuar nga produksioni kosovar, Imagine Films.

Gjinekologu shqiptar këshillon femrat: “Pijeni sp*rmën se ju bën mirë, ka proteina”

‘Pijeni spermën se ju bën mirë’! Shkëlqim Balili me profesion gjinekolog ka bërë xhiron e mediave me deklaratën e tij të fundit publike drejtuar femrave. Ai i këshillon ato ta kalojnë spermën poshtë gjatë një seksi oral pasi ka proteina dhe në asnjë mënyrë nuk dëmton stomakun.

Jo! Të bën mirë madje sepse ka proteinë. Tani e këndshme nuk është, nuk është as frut as zarzavate, por toksike nuk është ama, nuk vdes”-tha ai ndër të tjera.

I pyetur për efektet që mund të ketë në lëkurë, sidomos në pjesën e fytyrës, Balili është shprehur se nuk i ka kualifikimet e duhura mjekësore për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

Zgjoi serenatat në dimensione unike/ Refehet Ermira Babaliu jetoj midis Shqipërisë dhe Amerikës…

Zërin me timbrin e veçantë të këngëtares pogradecare Ermira Babaliu, publiku shqiptar e ka të memorizuar mjaft mirë. Një zë që ka pushtuar skenën për më shumë se dy dekada. Ermira Babaliu ka lënë gjurmë në artin shqiptar. Në Festivalin e 26-të të këngës, por edhe në atë të 27-të, ajo u vlerësua me çmimin e tretë, përkatësisht me këngët “Emri i bukur njeri” dhe “Mbrëmja që mban dashurinë time”. Zëri dhe pasioni i artistes për serenatat korçare i zgjoi dhe rizgjoi ato në dimensionet më unike. E kujtojmë këngën “Më ka marrë malli, shumë më ka marrë”, në filmin “Eja”, ku zëri i Ermirës jo vetëm spikat, por magjeps. E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Ermira Babaliu rrëfeu më shumë për karrierën e saj në muzikë ndër vite.

Ermira Babaliu: “Unë do ta them këtë gjë për herë të parë. Kemi vendosur që të ta ndajmë jetën mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe do qëndrojmë për një kohë shumë më të gjatë aty”.

Madje Ermira ka menduar që të ketë edhe një sipërmarrje të sajën. Ajo u shpreh se “Një artist nuk mund të jetojë gjatë nëse nuk bën atë që do”. Ajo tregon se përpiqet që të mbajë kontaktet me publikun edhe pse me pak vështirësi, por ja ka arritur që ti mbajë relatat me ta.Perveç serenatave që këndon Ermira këndon edhe nëpër dasma , gjë e cila është një kënaqësi ë veçantë për të. Së shpejti Ermira do vijë për publikun me dy projekte të reja.

Parashikimi i motit për datën 21 maj 2022

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Dita e diel do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe në mesditë zhvillim të vranësirave të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/s, e cila hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10m/s. valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë

Ish-futbollisti i Interit merr drejtimin e AEK-ut/ Zbardhen detajet e kontratës…

Pas aventurës amerikane në krye të San Jose Earthquakes, për Matias Almeydan nis një përvojë e re në Europë, pasi ka marr drejtimin e grekëve AEK-ut të Athinës.Ish-mesfushori i Lazios dhe Interit ka nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2024 me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër, teksa pasditen e sotme ka bërë edhe prezantimin zyrtar në ambientet e klubit.
Tek verdhezinjtë do të zërë vendin e trajnerit të përkohshëm, Sokratis Ofrydopoulos, dhe në skuadër do të gjejë bashkatdhetarin e tij, Sergio Araujo, sulmues i rritur te Boca Juniors.

Almeida e ka drejtuar San José Earthquakes që nga viti 2018 dhe vetëm 10 ditë pas ndërprerjes së kontratës gjeti një skuadër të rëndësishme për të drejtuar në Europë, që mund t’i shërbejë si trampolinë për të marrë në të ardhmen një klub më të madh.

Më parë ai kishte fituar një Champions League të CONCACAF-it me meksikanët e Chivas. Në Greqi, Almeyda do të ketë rival ish-shoku të tij të skuadrës në përfaqësuesen e Argjentinës, German Burgos, aktualisht trajner i Aris Selanikut./ SuperSport