Konsumoi shumë dr*gë/ Vdes ish-princesha e Katarit(Video)

Mediat Spanjolle raportuan ditën e sotme se trupi i Kasia Gallanio u gjet nga policia të dielën teksa po shkonte në rezidencën spanjolle. Ish-princesha e familjes mbretërore të Katarit ka jetuar në Spanjë vitet e fundit. E lindur në Los Angeles dhe me origjinë polake, ajo po qëndronte në një nga shtëpitë e çiftit në Marbella, ndërsa po përballej me depresionin dhe problemet me alkoolin. Edhe pse ende nuk është bërë një ekzaminim pas vdekjes, hetimet fillestare tregojnë se ajo vdiq nga një mbidozë droge. Në trupin e të ndjerës nuk janë konstatuar shenja dhune fizike.

Aksident i rëndë, “Benz”-i përplas zetorin,vdes 32-vjeçari dhe…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije. Nje autoveturë tip Mercedez-Benz ka perplasur nje zetor. Informacionet fillestare konfirmojne se perplasja ka qenë shume e forte pasi benzi tip “jeep” ka qenë me shpejtësi, ndërsa zetori pa sinjale dhe pa shenja dalluese fluoreshente. Nga kjo përplasje ka ngelur i vdekur shoferi i zetorit Llambi Çamati 35 vjeç banor i fshatit Kakavije. Ndersa ka ngelur i lenduar edhe drejtuesi i autovetures

Njoftimi i Plotë:

Gjirokastër/Informacion paraprak 

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip “Benz “, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi Ll. Ç., si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Turi i 79-të çiklistik/ Ylber Sefa fitues i garës së parë Tiranë-Korçë ,161 km të gjatë(Video)

Ylber Sefa çiklisti i ekipit Shqiptar ka arritur i pari vijën e finishit në turin e 79-të çiklistik të Shqipërisë. Ka qenë etapa e parë e këtij turi ku 54 çiklistë kanë garuar në itinerarim Tiranë-Korçë me një gjatësi 161.1km. Gara e vërtetë e kësaj etape ka filluar në dalje të qytetit të Përrenjasit, aty ku një grup prej 25 çiklistësh kanë kërkuar shkëputjen nga grupi i madh e më tej në mesin e Qafë Thanës 4 çiklistë kanë stakuar 21 çiklistë të tjerë dhe për më shumë se 75 km kanë ecur së bashku për të hyrë në finishin e Korçës.

Garës në malore i ka dhënë forcë dhe bukuri Mikel Demiri që gjatë gjithë kohës ka udhëhequr grupin prej 4 çiklistësh. Në metrat e fundit çiklisti shqiptar Ylber Sefa është ngritur mbi biçikletë dhe ka prekur i pari vijën e mbërritjes me një kohë prej 3 ore 54 min 05 sek duke llogaritur kështu një shpejtësi mesatare 41.3 km në orë. Pas garës çiklisti Ylber Sefa krahas emocioneve që ka përjetuar në etapën e parë ka treguar edhe për taktikën e zgjedhur për të qenë fitues i etapës së parë të këtij rrethi çiklistik.

Pjesë e kësaj gare duhet të ishin 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës me 6 garues secili por tre ekipe nuk kanë arritur të bëhen pjesë e rrethit 79 çiklistik pasi disa nga çiklistët kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. /Top Channel

Çudira nga Italia: “Fëmija nuk do marrë automatikisht mbiemrin e babait por…

Në Itali fëmijët do të marrin mbiemrin e të dy prindërve, sipas radhës së rënë dakord prej tyre, përveç nëse të dy vendosin, me marrëveshje të përbashkët, t’i atribuojnë vetëm njërin, të nënës ose të babait. Pas dekadash pritjeje, ky është një hap historik për gratë që më në fund t’u japin fëmijëve të tyre mbiemrin. Gjykata e konsideroi “diskriminues dhe dëmtues për identitetin e fëmijës rregullin që automatikisht pohon mbiemrin e babait”. Ky vendim i jep fund një sundimi të prapambetur dhe antihistorik, duke i vënë përfundimisht baballarët dhe nënat në të njëjtin plan, pa hierarki të detyrueshme.

Vllaznia bën ‘pronë të saj’ Kupën e Shqipërisë, vjet mundën Skënderbeun, sot likujdojnë edhe Laçin(Foto)

Vllaznia ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe ka siguruar Europën. Shkodranët mposhtën Laçin 2-1 pas kohës shtesë pasi koha e rregullt kishte përfunduar 1-1. Ishte Laçi fillimisht që bën një kundërsulm perfekt dhe në fund të aksionit, është bomberi Guindo, i cili shënon me të majtën. Vllaznia nuk u shokua nga ky gold he arriti të reagojë shpejt. Në minutën e 18-të, Latifi dhuron spektakël nga krahu i majtë dhe kroson në mënyrë të shkëlqyer. Ardit Hoxhaj është i lirë në zonë dhe me një gjuajtje me kokë, shënon në portën e Laçit.

90 minutat e rregullta të takimit u mbyllën në barazim 1-1, ndërsa në shtësë, Mevlan Adili realizoi një supergol nga distancë e largët, për t’i dhënë fitoren shkodranëve, si dhe Kupën e 8-të të Shqipërisë.

Fituesi i Kupës së Shqipërisë kalon direkt në turin e dytë të Conference League, duke lënë jashtë Europës klubin e Kukësit… pa qenë e nevojshme të luajnë të parin si Laçi dhe Partizani. Kjo nënkupton të ardhura shtesë nga Europa dhe më shumë shanse për të lënë gjurmë në Conference League.

Vllaznia-Laçi 2-1
Hoxhaj 18′, Adili 94 / Guindo 5′

I jashtëzakonshëm, Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe(Foto)

Kampionati Europian në Peshëngritje, ishte një spektakël më vete. Jo vetëm Evangjelia Veli, e cila mori dy medalje të arta, por edhe Erkand Qerimaj u shpall kampion Europe në shtytje. Shkodrani ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër. Peshëngritësi tjetër, Briken Calja, dështoi në të treja provat. Fillimisht shqiptari tentoi të ngrejë 150 kg, por nuk ia del dot pasi ndjen dhimbje në krah. Edhe në provën e dytë, historia është e njëjtë pasi dhimbja nuk e lejonë të ngrejë 151 kg. E njëjta gjë ndodhi në provën e tretë Calja nuk ia doli të çonte lartë shtangën.

Kujtojmë se Evangjelia Veli, sapo është shpallur Kampione Europe në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Çudira shqiptare/ BMW me 141 gjoba për 2 vite qarkullonte lirshëm në Tiranë, pronari paguan njeherë e mirë 2.3 mln lekë…

Plot 2.3 mln lekë të vjetra gjoba kishte pronari i kësaj BMW X3. Gjobat ishin akumuluar prej vitesh dhe vetëm pasi policia e ka zbuluar dhe i ka bllokuar automjetin e ka bërë këtë të fundit t’i paguajë. Ai ka shkuar dhe ka bërë pagesën e 141 gjobave, të marra nga viti 2020 deri ne vitin 2022 U paguan të gjithë gjobat sot në vlerën 229. 960 lekë.

Do udhëtoni drejt Italisë? Nga nesër ,dt 1 Qershor Shqiptarët…

Duke filluar nga nesër, më 1 qershor, të gjithë ata persona të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë nuk është e nevojshme të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit apo tampon. Autoritetet italiane kanë bërë me dije se vendi do të heqë të gjitha rregullat e hyrjes më 1 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria italiane e Shëndetësisë ku tha se kërkesa aktuale për të paraqitur certifikatën e vaksinimit apo testin PCR skadon më 21 maj. Sipas deklaratës së ministrit, duke filluar nga data 1 qershor, të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga vendi i origjinës, nuk do t’u kërkohet më të kenë një certifikatë të vlefshme vaksinimi, rikuperimi apo testi kur të arrijnë në Itali.

Kjo do të thotë se sapo masa e re të hyjë në fuqi, të gjithëve do t’u lejohet hyrja pa kufizime.

Italia është një nga vendet e BE-së që ka mbajtur disa nga kufizimet më të rrepta për shkak të shkallës së lartë të infeksionit që po regjistronte gjatë fazave të hershme të pandemisë.

Deri më tani, të gjithë udhëtarëve u është kërkuar të tregojnë një certifikatë vaksinimi që vërteton se udhëtari ka kryer vaksinimin parësor në nëntë muajt e fundit ose ka marrë një vaksinë përforcuese. Italia pranoi gjithashtu certifikatat e rikuperimit që vërtetojnë se udhëtari ka kaluar Covid-19 gjatë nëntë muajve të fundit si dhe rezultatet e testit Covid-19.

E rënde/ Gjendet e pa jete vajza në krah të autostradës…

Një vajzë është gjetur e pajetë pasditen e kësaj të marte në zonën e Bypassit të Shkodrës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër. Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.

E moshuara trondit familjarët/ Gjendet e varur në oborrin e shtëpisë…

Një 75 vjeçare me inicialet, N.H është gjetur e vetëvarur në oborrin e shtëpisë së saj në Delvinë. Viktima u gjet nga familjarët, ndërsa në trup nuk kishte shenja dhune. Policia po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Plotë:

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2022, në Delvinë, në oborrin e banesës, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur shtetasja N. H., rreth 75 vjeçe, banuese në Delvinë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pogradec/ Burri godet ish-gruan në rrugë…

Një 49-vjeçar me iniciale E.D ka rënë në pranga të policisë, pasi ushtronte dhunë ndaj fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, 47-vjeçares me iniciale N.H .Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit I. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, në rrugë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij shtetases N. H., 47 vjeçe.

U kapën duke kryer punime pa lejë / Policia procedon banorët nga Pojani dhe Lini…

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin M. M., banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi në këtë fshat, ky shtetas u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Materialet i kaluan Prokurorive të Rrethit Gjyqësor Korçë , për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Ndërtimi i paligjshëm” për shtetasin I. K., banues në fshatin Lin, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Pa qenë nevoja të udhëtojnë në Athinë ose Shqipëri/ Rama: “Shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos janë pajisur me pasaporta dhe karta ID pranë vendbanimeve

Kryeministri Rama deklaron se shqiptarët që jetojnë e punojnë në ishujt grekë Kretë e Rodos janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit të tyre pa qenë nevoja të udhëtojnë në Athinë ose Shqipëri, duke dhënë kështu një lajm të mirë për emigrantët në Greqi. Në të vertetë pajisja e tyee me këto dokumenta shqiptare ishte një stres i madh, pasi humbnin kohë fizike dhe para për të shkuar në Athinë.

“Janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje

*foto nga momentet e punës nga Ambasada Shqiptare në Greqi, që mundësoi të gjithë shërbimet konsullore

TëBashkuarJoTëNdarë

ShqipëriaEArdhmjaJonëSkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.