Policia greke ndalon shqiptaren me Rolex 85 mijë euro në dorë/ Ora ishte e vjedhur në Danimarkë…

Policia greke ka sekuestruar një orë Rolex me vlerë 85.000 euro. Ora rezulton e vjedhur në 13 nëntor 2017 në Kopenhagen, Danimarkë pas grabitjes së një argjendarie nga “Panterat rozë”. Gjithçka nisi pas denoncimit të dyqanit zyrtar të Rolex në Athinë, ku aty ishte paraqitur një shtetase shqiptare me një orë Rolex prej floriri.Në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet daneze, u arrit të identifikohej ora që është pjesë e një koleksioni prej 50 orash Rolex të grabitura nga 3 persona në Danimarkë nën kërcënimin e armëve dhe sprajtit të piperit.Ora iu dorezua autoriteteve daneze ndërsa hetimet vijojnë nga policia greke./Protothema/

Skënderbeu leksion Tiranës / E mposht 3-0 mes spektaklit dhe atmosferës elektrizuese(Video)

Atmosferë elektrizuese në Korçë.Rreth 2- 3 mijë tifozë, kishin mbushur plot e përplot shkallët e pallatit të sportit “Tamara Nikolla”, në finalen e tretë mes Skënderbeut dhe Tiranës, që përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të vajzave korçare. Me këtë fitore Skënderbeu udhëheq 2-1 serinë e finaleve dhe për të siguruar titullin i duhet edhe një tjetër.

Në setin e parë u është dashur punë, sepse janë kërkuar pikët shtesë për të përcaktuar fituesin. 27-25 për Skënderbeun dhe më pas nis shthurrja e Tiranës, e cila është e dukshme në setin e dytë, atëherë kur korçaret kanë fituar 25-17. Ka një farë reagimi nga vajzat bardheblu, por edhe në të tretin Skënderbeu fiton 25-22 dhe në një hark kohor prej një orë e 30 minutash korçaret dalin fituese. Për trajnerin e Skënderbeut, Pandush Kapedani, Skënderbeu beson me të gjitha forcat e veta tek titulli kampion.

Ai tha:

“Do zhvillohej një ndeshje e fortë e dinim, por fati na buzëqeshi ne, por asgjë nuk ka mbaruar. Kemi ndeshjen në Tiranë, pasi fitoren në Korçë e kemi të sigurtë, por duam të fitojmë që në kryeqytet,”

Finalja e katërt është planifikuar të zhvillohet më 7 maj në Tiranë. Në rast se në këtë duel fitojnë vajzat bardheblu, atëherë ajo që do të vendos fituesin do të jetë finalja e 5-të e 10 majit, që është planifikuar të luhet në Korçë nëse nevojitet…

Video :

U njohën nga Facebook/ Vajza nga Greqia dashurohet me djalin e rritur në jetimore 10 vite më të ri…ja peripecitë që po kalon çifti…

Rasti i kesaj radhe ne emisionin ‘E diela shqiptare’, tek rubrika ‘Ka nje mesazh per ty’ ka qene nje vajze qe jeton ne Greqi prej femijerise dhe tashme ne moshen 35 vjecare eshte e lidhur me nje djale ne Shqiperi i cili eshte 10 vite me i ri ne moshe. Njohja e ektij cifti eshte bere nga fb dhe vajza deklaron se djalin e do po problemi i saj eshte me familjen se djali eshte jetim dhe ska nivel ekonomik te mire.

Familja e Emanuelës nuk është dakort për këtë lidhje sepse Semi është rritur në jetimore dhe është 10 vite më i ri se Emanuela e cila është shtatzënë dhe pret një vajzë nga ai.

Vidjo me poshte eshte shkeputur nga emisioni

Shpërthen babai i të rriut që u vetëvar në komisariat: “Polici qensh,ma morën djalin për vjedhjen e një”…

I riu Ilvi Meta u gjet pa shenja jetë në ambientet e komisariatit të policisë së Kavajës. Dyshimet e para janë se ai ka varur veten, pasi ishte ndaluar sot nga policia për vjedhje, por familjarët akuzojnë policinë se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre.Agim Meta, babai Ilvi Metës thotë se djalin ia morën duke e akuzuar për vjedhjen e një dere alumini. Ai tregon edhe si e ka marrë vesh lajmin e trishtë, pasi ishte duke pirë kafe në lokal dhe i kanë thënë shko në shtëpi se diçka ka ndodhur.

Ai tha:

“Polici qensh, polici qensh janë, e morën paradite bënë kontroll në shtëpi, edhe thanë do ta sjellim, s’ka gjë s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë Agim ik tek shtëpia se ka ndodh diçka. Kur shkova në shtëpi gjeta gruan, vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë, qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion. S’më kanë thënë asgjë, do ta zbardh këtë gjë”, tha babai për TCH.

Fitorja e parë në krye të Skënderbeut/ Skënder Gega: “Nuk kam asnjë kompleks të punoj në asnjë kategori…të shoh me Presidentin sepse kam projekte…

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Kastriotit, sfidë e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore. Ndeshja u dominua e gjitha nga korçarët, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 20’ fillimisht me Mensah, më pas ishte Pusi në minutën e 82’ që mbylli sfidën me rezultatin 2-0. Për mikrofonin e Digitalb foli në përfundim të sfidës trajneri Skënder Gega, i cili arriti fitoren e tij të parë në krye të Skënderbeut.

“Tani e mora vesh rezultatin e Tiranës. Nuk besoj se ka pasur një plan. Për koincidencë mbetet në ndeshjen me Partizanin titulli, por është e hapur. Që në momentin e parë që erdha këtu, opinioni sportiv e ka parë të vështirë dhe unë vetë sepse nuk isha përgatitur me rivalët. Të gjitha ndeshjet përveç Tiranës ku kishim dhe mungesa, kam qenë i kënaqur duke menduar sa është mundësia jonë. Kemi pas mundësi të cilat nuk i kemi shfrytëzua. I kam shtyrë të luajnë drejtë, fair play.

Janë qytete me histori dhe në Kategorinë e Parë. Erdha te Skënderbeu vetëm për këtë që është tani me dëshirën për të ndihmuar. Të shoh me Presidentin sepse dhe unë kam projekte, kam hapur një akademi. Nuk kam asnjë kompleks të punoj në asnjë kategori. Do e mbyll misionin tim në ndeshjen e fundit, të bëj një analizë. Nuk kam lindur trajner, jam bërë trajner. Nuk kam lindur kampion, jam bërë. Më vjen keq për qytetin që gjithë këto fusha nuk do kenë atë interesin siç duhet ta ketë një klub si Skënderbeu. Do ruaj respektin, për të gjithë kolegët dua që të jemi shembull”.

E rëndë/ 31- vjeçari trondit familjarët, var veten në komisariat,pasi…

Një ngjarje tepër e rëndë raportohet të ketë ndodhur vetëm pak minuta më parë në ambientet e komisariatit të policisë Kavajë. Një i ri vetëm 31 vjeç (Me herët u raportua 28vjeç) mësohet se është vetëvarur brenda komisariatit. I riu është identifikuar si Ilvi Meta dhe ishte vënë në pranga ditën e sotme i akuzuar për vjedhje. Pritet që policia të zbardhë detaje të tjera mbi ngjarjen tronditëse.

Njoftimi i policise:

Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç, i cili është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Sazan Guri nuk përmbahet fare: “Krishti ishte shqiptar, mbante qeleshe”

Ambientalisti Sazan Guri vijon të befasojë me deklaratat e tij të larmishme. Së fundmi ai ka dalë me një përfundim të ri që i kalon përmasat e gjetjeve mbi origjinën shqiptare të piramidave të Egjiptit apo zbulimet për dhallin e kosin e Lapardhasë.

Krishti me plis, rastesi apo ………?

Dihet se ndonje xhubletë, ndonje flamur me dy shkaba, ndonjë fustanellë, ndonjë lahutë apo ndonjë cyle e cifteli edhe ngatërrohesh se e mbajnë edhe ca kombe të tjerë, por plis aman dihet se një komb dhe vetëm një komb e mban, qoftë ai dardan, qoftë ai ilir, qoftë ai epir, qoftë ai arban apo qoftë ai shqiptar. Ndaj dhe i thonë Kreu eshte –

a nuk te tregon kjo foto pikërisht këtë? apo eshte lyer me vaj (Hristos) pët të qenë mbret?!”, shkruan Sazan Guri në Facebook.

Ndodh edhe kjo/ Pas rritjes së çmimit të naftës, i riu shkon në punë me kalë(Video)

Në të gjithë Evropën çmimi i karburantit është rritur, nisur nga ky fakt një i ri nga Franca për të përballuar këtë periudhë të vështirë të krizës energjitike, pas fillimit të luftës në Ukrainë, më 24 shkurt, një i ri francez duket se e ka gjetur një zgjidhje. 21-vjeçari Louis Zenex, i cili ndaloi së udhëtuari me makinë pasi nuk po përballonte çmimin e lartë të naftës, tashmë ai shkon në punë çdo ditë me kalë! I riu ka folur në mediet vendase për vendimin se si mori iniciativën për të shkuar në punë me kalë. Ai tha se kali ishte zgjedhja më e mirë që ai bëri për të kursyer para.

“Më merr më pak se një orë për të shkuar në punë. Unë ndjek rrugën normale ku kalojnë makina dhe kali im është mësuar tashmë me makina. Nëse ka mjegull, vendos një jelek të verdhë dhe një shenjë fosforishente në bishtin e kalit në mënyrë që të dukemi në rrugë”, tha 21-vjeçari.

Spektakël i garantuar sonte në Champions/ Real Madrid-Manchester ,ja formacionet e mundshme…

Sonte në mbrëmje do të zbulohet edhe finalisti i dytë në Champions League që do të dalë nga çifti Real Madrid-Manchester City. Në “Santiago Bernabeu” dy ekipet do të “përplasin brirët” në një tjetër sfidë ku spektakli është i garantuar. Sfida e parë përfundoi me rezultatin 4-3 në favor të “qytetarëve”, por te Reali besojnë dhe këtë gjë e kanë shpjeguar në konferencë Ancelotti e Modric, por edhe vetë historia e Realit në këtë kompeticion.

Ndërsa Real Madrid pritet të jetë dominues në këtë supersfidë që do të luhet sot në Bernabeu. “Los Blancos” kanë humbur vetëm tre herë në shtëpi gjatë gjithë sezonit. Sot Ancelotti do të mbështetet në këmbët e Modric dhe nuhatjes vrastare për të shënuar të Karim Benzema, i cili këtë sezon në Champions ka qënë i i jashtëzakonshëm.

Formacionet e mundshme të supërsfidës vendimtare për një biletë në finalen ndaj Liverpoolit në Champions League:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Nacho, Mendy, Modric, Casemiro, Kross, Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, De Bruyne, Rodri, Bernardo Silva, Mahrez, Jesus, Foden

Prag eurovisioni/ Ronela Hajati publikon versionin akustik të këngës ‘Sekret’ (VIDEO)

Ronela Hajati do ta prezantojë këtë vit Shqipërinë në festivalin evropian të këngës ‘Eurovision’ me këngën e saj ‘Sekret’. Ajo këtë kohë po qëndron në Torino të Italisë ku po i realizon provat pak ditë para ceremonisë së festivalit. Ronela Hajati sot ka publikuar edhe versionin akustik të këngës ‘Sekret’. Ndërkaq festivali ‘Eurosong Contest’ sivjet do të mbahet më datat 10-15 maj.

Kokalari flet për kthimin në Shqipëri: “Nuk më besonin se këtu gënjejnë gjithë kohës njerëzit…

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari thotë se kthimi i saj në Shqipëri u keqkuptua, pasi njerëzit menduan se ajo ishte zgjedhur si kryetarja e ardhshme e Partisë Demokratike.Duke folur për sulmet ndaj saj, Kokalari tha se në Shqipëri “njerëzit gënjejnë gjatë gjithë kohës”.

Kokalari tha:

Ardhja ime u keqkuptua se menduan që unë isha për drejtimin e PD. E kisha thënë disa herë, por nuk më besonin se këtu gënjejnë gjithë kohës njerëzit. E kisha thënë që nuk do të isha pretendente për kreun e PD. Sot po mendoja faktikisht, po të shohësh rrugën që kemi bërë deri tani, ka kaq shumë që na kanë sulmuar, është si një luftë që duhet t’i kalosh të gjitha pengesat por në fund të fundit ne fituam. Këta që sulmojnë do harrohen”, u shpreh Kokalari në “Abcnews”.

26-vjeçari bën të fortin me Benz, nuk i bindet urdhrit për të ndaluar në Barç/ Policia e procedon dhe…

Njoftimi i Policisë:

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. T., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në afërsi të fshatit Barç, Korçë, ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rrethi Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Mbante magazinën me ushqime dhe veshje kontrabandë në Bilisht/ Arrestohet 59-vjeçari…

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 59-vjeçar , pasi mbante në një magazinë në pronësi të tij produkte ushqimore kontrabandë. Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e M.B në Bilisht, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale produkte ushqimore dhe veshje të ndryshme me mbishkrime në gjuhën greke, pa dokumentin përkatës. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rrethit Korçë për veprime të mëtejshme….

Njoftimi i Policisë :

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, të shtetasit M. B., 59 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në pronësi të këtij shtetasi, në Bilisht, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore dhe veshje të ndryshme me mbishkrime në gjuhën greke, pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara kontrabandë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Rrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor /Policia rrugore zhvillon aktivitet sensibilizues me nxënësit e shkollës 9- vjeçare Stavri Themeli”, në Korçë

Policia Rrugore, orë mësimore për të njohur nxënësit, me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rëndësinë e zbatimit të tyre. Takimi sensibilizues është zhvilluar me nxënësit e klasave të dyta, të shkollës 9-vjeçare “Stavri Themeli”, në Korçë, me qëllim edukimin e nxënësve që në bankat e shkollës, me mënyrën se si duhet të sillen në rrugë. Gjatë bashkëbisedimit me ta, janë shpjeguar disa nga rregullat e sinjalistikës rrugore, të drejtat dhe detyrimet që duhet të zbatojnë këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve, në mënyrë që të shmangim aksidentet rrugore.

Informimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve që në moshë të vogël i shërben aftësimit të tyre për të kuptuar më mirë rreziqet që i kanosen kur kalojnë në rrugë.

Fëmijët kanë mbajtur veshur për disa minuta, jelekët fosforeshentë, me qëllim sensibilizimi. Gjithashtu, atyre iu janë shpërndarë fletëpalosje me këshilla praktike dhe rregulla për përdoruesit e rrugës. Sëbashkumësojmërregullateqarkullimitrrugor🚓