Andi Bushati: “Shqipëria të mos hiqet më katolike se Papa, ç’të keqe ka që një familje rusësh t’i bëjnë pushimet në Shqipëri?

Andi Bushati mendon Shqipëria duhet të vazhdojë të pranojë turistë rusë, pavarësisht se nuk kemi fluks të madh të tyre. “Shqipëria nuk ka pse hiqet në këtë agresion më katolike se Papa”, tha Bushati në emisionin Shock në Euronews Albania. Ai tha se shqiptarët nuk e kanë të drejtën t’i ndajnë rusët në kriminelë dhe jo kriminelë.

“Ç’të keqe ka që një familje rusësh nga Moska t’i bëjnë pushimet në Shqipëri?”, tha ai.

Vendimi i qeverisë për t’i lejuar rusët është i drejtë sipas Bushatit, por analisti thotë se ky pragmatizëm racional bie ndesh me veprimin tjetër të qeverisë, që ka emëruar rrugën para ambasadës ruse “Ukraina e Lirë”.

Ndërsa, Baton Haxhiu nuk është dakord që turistët rusë të lejohen në Shqipëri.

Ai tha se rusët nuk do të duhej të udhëtonin pasi “potencialisht e kanë votuar Putinin”.

“Me këtë parim nuk duhet të lëmë të shkojnë në bregdet as shqiptarët, se kanë votuar Edi Ramën”, ia ktheu Bushati. Presidenti Ukrainas Zelenski u kërkoi sot shqiptarëve në një lidhje të drejtpërdrejtë në seancën parlamentare që të mos lejojnë turistët rusë në vend.

Gola dhe spektakël /Liverpool bën përmbysje e madhe dhe shkon në finale e Champion League(Video)

Liverpooli është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Villarrealin pas triumfit edhe në ndeshjen kthyese gjysmëfinale (3-2). Takimi i parë i zhvilluar në Anfield u mbyll me fitoren prej 2-0 të Redsave, ndërsa ekipi anglez fitoi edhe në sfidën kthyese në Estadio de la Ceramica (3-2) për t’u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm prej 5-2. Pas një pjese të parë të luajtur në ritme të çmendura, Villareal është dorëzuar në pjesën e dytë përballë Liverpool që ka dalë në lojën e tij dhe ka shtyrë fort duke përmbysur sfidën nga 2-0 në 2-3.

Në pjesën e dytë, në harkun kohor të 5 minutave, ëndrra e madhe e “nëndetëses së verdhë” do të merrte fund kur fillimisht Fabinho dhe më pas Luis Diaz do të firmosnin dy golat e 2-2. Liverpool bëhet padron i fushës dhe menaxhon me qetësi, Villareal nis të dorëzohet. Aq sa portieri Rulli bën një gafë dhe i jep kohën Mane që ta driblojë dhe shënojë golin e 2-3. Në finale, Liverpooli do ta presë fituesin e duelit ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Ndërsa Klopp bëhet trajneri i parë në histori të futbollit anglez që dërgon skuadrën e tij në 3 finale në të njejtin sezon:CARABAO CUP, FA CUP DHE CHAMPIONS LEAGUE.

https://twitter.com/allsoccergoals1/status/1521581674374565891?s=21&t=qW74QX6YSkAXDOTo0BbHAg

https://twitter.com/allsoccergoals1/status/1521581836362829825?s=21&t=WfM5sA6QXK90cO6zulWaFw

https://twitter.com/matheusoarruda/status/1521585865398624258?s=21&t=5h2HljdQf2IC9Pqk3SIzuw

40-vjeçarja nga Pogradeci bën rëfimin që të prek shpirtin :”Burri më dhunon, babai bën veprime të turpshme ndaj meje dhe vajzave të mia (Video)

Në studion e emisionit “Me zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua ngjarja dramatike e një gruaje nga Pogradeci. 40-vjeçarja ka rrëfyer në studio jetën e saj të vështirë plot drama. Ajo tregon se është kërcënuar dhe dhunuar nga bashkëshorti i saj, i cili nuk jeton me familjen por është prej vitesh emigrant. Gruaja mes lotësh rrëfeu se nuk ka mbështetjen e familjes së saj madje ajo tregoi mjaft skena edhe me babain e saj, i cili jo vetëm e përçmon dhe kërkon ta mbylli në psikiatri, por bënë edhe ngacmime të turpshme ndaj saj dhe dy vajzave të saj të mitura.

“Jam rritur që në fëmijëri në shtëpinë e gjyshit e kam dashur shumë, ndërsa babi nuk më ka dashur kurrë. Në moshën 3 vjeçare jam abuzuar seksualisht, mbaj mend që më çuan tek tezja e cila qante bashkë me mua. Unë mbaj mend një fytyrë të turbullt nuk e di çfarë ishte, por di që gjatë rrugës më kanë bërë gjilpëra. Kaq mbaj mend dhe çdo gjë u fshih nga memoria ime. Kur erdhi mosha e adoleshencës, halla ime më prezantoi me një njeri që sot e kam bashkëshort, unë nuk doja sepse nuk më pëlqeu.

Por ishte një martesë me shkuesi dhe pranova. Më vonë edhe pse nuk e doja isha shumë e lumtur së bashku me burrin dhe me prindërit e tij, më respektonin shumë. Në shtatzëninë e parë ishim shumë të lumtur dhe e pritëm mirë. Ndërsa djalin e dytë nuk e donin madje asaj kohe hynë shumë sherre, dhe kam qenë shumë e tronditur, madje kunati dhe kunata kanë qenë mollë sherri. Kunati dhe kunata e dinë mirë çfarë kishin që nuk e donin atë fëmijë. Djali ishte 4 vjeç dhe nuk e di pse nuk e donte babain tim sa herë që e shikonte ai qante. Unë asaj kohe kam qenë shumë e tronditur, për të gjitha këto histori ka qenë prezent edhe halla ime. Bashkëshorti im gjithë kohën ka qenë dhe është jashtë, ai qëndronte larg meje dhe ne nuk e konsumojmë martesën prej vitesh. As babai nuk më ka mbështetur kurrë me veprimet e tij më ka larguar nga shtëpia. Mami më ka mbështetur por aktualisht është shumë e sëmurë. Burri im ka pasur gjithmonë autoritet dhe më ka dhunuar shumë pasi edhe fëmijët më kanë mbështetur mua sepse i kanë parë dhunën e tij ndaj meje.”, tha ajo./balkanweb

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Librazhd-Prrenjas, 3 të plagosur,një vajzë në gjendje të rëndë(Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazh-Përrenjas tek kthesa e Qukësit. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona. Dy prej tyre janë shtruar në spitalin e Librazhdit ndërsa një një prej të plagosurave është dërguar në Spitalin rajonal të Elbasanit në gjendje më të rëndë. Pasagjerët e mjetit tip “Citroën”, ku po udhëtonte shtetësja e cila është në gjendje të rëndë, janë emigrantë nga Greqia. Ata ishin duke udhëtuar drejt shtetit fqinj. Siç shihet nga pamjet, dy automjetet kanë pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

E papritur /Bien ritmet e rritjes së popullsisë së Tiranës, për të dytin vit radhazi…

Ritmet e rritjes së popullsisë në qarkun e Tiranës po bien me shpejtësi prej maturimit të migracionit të brendshëm dhe rritjes me ritme të larta të emigracionit jashtë.Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Qarkut të Tiranës arriti në 1 janar 2022 me 919, 511 persona, 7032 më shumë se në janar 2021 me zgjerim 0.8%. Rënia e ritmeve të rritjes së popullsisë ne kryeqytet ka qenë e dukshme në dy vitet e fundit, ku nisi edhe përgjysmimi i zgjerimit.

Të dhënat mbi popullsinë tregojnë përqendrimin e lartë të popullsisë në qendër të vendit, duke vënë në vështirësi nevojat infrastrukturore. Qendra e vendit vijon të ketë infrastrukturën më të mangët rrugore në vend, përqendrimin të lartë të nxënësve në shkolla dhe ngarkesë të lartë të qendrave shëndetësore. Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2022 tregojnë se vetëm një qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. iNSTAT evidentoi se uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet Gjirokastër (- 4,7 %), Berat (- 3,7 %) dhe Dibër (- 3,6 %).

Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme raportoi ISTAT.Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19 mijë e 380 banorë të rinj dhe në vitin 2019 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Por në tre vitet 2018 dhe 2020 dhe 2021 shënohet një rënie e ndjeshme.

Sipas Anketës se Emigracionit Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019. Nga këto 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut të Tiranës kanë emigruar. Gjithashtu popullsia e Tiranës është në presionin e rënies së lindjeve.Të dhënat e INSTAT për lejet e ndërtimit në vend treguan se sipërfaqja e dhënë për lejet ndërtimi në kryeqytet për gjithë vitin 2021 arriti në 1.65 milionë metra katror, duke shënuar nivelin më të lartë të paktën që nga viti 2010, kur raportohen të dhënat.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për leje është rritur me 47% teksa në vitin 2020 u vu re një frenim i lejeve të dhëna për shkak të kufizimeve të krijuara nga pandemia.Në raport me vitin 2019, kur ishte shënuar rekordi i ri i dekadës së fundit, sipërfaqja e lejeve është rritur me 17%. Ndërsa në raport me 2015-n, viti kur u dhanë më pak leje, sipërfaqja është 7.4 fishuar.Më 1 janar 2022 Tirana zë rreth 32,9 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,4 % dhe 10,0 % përkatësisht. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej./Monitor

Greqia me sytë nga turizmi: “Hiqet të gjitha kufizimet për kalimet kufitare për qytetarët shqiptarë…

Greqia ka vendosur të heqë të gjithë dokumentet që lidhen me Covid për qytetarët shqiptarë si kusht për të hyrë në vendin fqinj. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria jonë e Jashtme.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e Covid-19”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.

Shqiptari i mori jetën në aksident/ Trondit shoku i viktimës: “Ishte nisur për në dasmë, por dha shpirt në mes të rrugës…

Të afërmit e grekut që u përplas për vdekje nga shqiptari që udhëtonte pa patentë kanë treguar se viktima kishte ndaluar në korsinë e emergjencës në mënyrë që të fliste në telefon i sigurtë. Mediat greke shkruajnë se të afërmit janë shprehur se gjithçka ka qenë e tmerrshme, pasi aksidenti ka ndodhur në sytë e gruas së tij. Në momentin që familjarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes e kanë gjetur të shoqen duke ulëritur nga shoku që kishte pësuar.

“Vdekja e Kostas ishte e tmerrshme. Ai ndaloi në korsinë e emergjencës për të folur në telefon me një mik të familjes dhe më pas ndodhi më e keqja. Ai u aksidentua në sy të gruas së tij, e cila ishte në gjendje të mjerueshme dhe ne nuk i thamë që në fillim që Kosta vdiq sepse ajo ishte e tronditur. Kur të afërmit tanë mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën gruan e tij duke bërtitur nga tronditja që kishte pësuar. Ai kishte humbur jetën në vend,”- thotë një i afërm i familjes.

“Udhëtuan nga Athina për të shkuar në një dasmë dhe ngaqë nuk i njihnin rrugët, Kosta u ndal për të folur në telefon për t’u sqaruar por fatkeqësisht nuk mbërriti kurrë,”- tha i afërmi më tej.

Risia e re teknologjike / Prezantohet Mini Cooper si biçikletë elektrike(Video)

Kompania që prezantoi në botë Mini Cooper -in legjendar po hyn me guxim në tregun e makinave elektrike me dy rrota. Cooper Bikes, një divizion i prodhuesit britanik të makinave, ka lançuar katër modele, të pajisura me një sistem motorik Zehus Gen2 dhe teknologjinë KERS. Makinat e Formula 1 përdorin këtë teknologji për të ngarkuar bateritë – duke mbledhur energjinë e gjeneruar nga frenimi, transmeton Express. Makinat me dy rrota Cooper punojnë në mënyrë të ngjashme, ndërsa bateritë karikohen kur frenoni ose kur ktheni pedalet mbrapa.

Njësia e fuqisë karikohet 100% në tre orë, ndërsa shpejtësia maksimale është 25 km / orë. Megjithëse teknologjia KERS në teori ofron autonomi të pakufizuar, kompania deklaron 60 kilometra distancë me një karikim të vetëm. Katër biçikletat janë Cooper CS-1E, Cooper CG-7E, Cooper CL-7E dhe Cooper CR-7E. Çmimet fillojnë nga 2,399 €.

Spartak Ngjela “marroset” pas Bora Zemanit dhe i bën komentin epik : “O kryevepër arti, o ikonë e bukurisë…

Spartak Ngjela njihet për suportin e pakursyer që u jep moderatoreve simpatike të ekranit.
Një prej tyre është edhe prezantuesja Bora Zemani të cilës avokati i le një sërë shënimesh. “Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike.
Ju përshëndes miqësisht…”
, shkruan Ngjela

“Vend i vogël në hartë po me zemër të madhe/ Zelensky :”Shqipëria të mbyllë dyert për turistët e anijet Ruse …”

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, iu drejtua të martën deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke bërë thirrje për më shumë mbështetje humanitare dhe armë për Ukrainën, për të përballuar, siç tha, agresionin rus. Presidenti ukrainas, duke folur përmes video-lidhjes, kërkoi nga Shqipëria që t’i mbyllë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.

“Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet qëllimisht tregtia me Rusinë. Ju kërkoj t’i mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjet për turistët rusë… ndoshta vijnë vrasës të Buçës apo të Irpinit”, tha Zelensky, duke iu referuar qyteteve ukrainase, ku forcat ruse dyshohet se kanë kryer krime të rënda.

Faleminderit për hapat konkretë për Ukrainën, për ndihmën e mbrojtjes, për mbështetjen kundër Rusisë, për përkujdesjen që ju jepni fëmijëve tanë, njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare, e cila është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën”, tha Zelensky.

I gjejnë lopën e pamatrikulluar/ Policia e Korçës: “E proceduam penalisht, s’kishte dokumentin përkatës”

Një 58 vjeçar është proceduar penalisht në Pustec,Korçë, pasi Policia e ka kapur duke transportuar me mjetin kamionçinë “Benz”, një kokë gjedh, të pa matrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës të dyshuar si kontrabandë. Sipas njoftimit të Policisë, D.XH, është proceduar për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

NJOFTIMI I POLICISË

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë filluan procedimin penal për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për shtetasin D. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi në fshatin Lajthizë, Pustec, ky shtetas u kap nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pustec, duke transportuar me mjetin kamionçinë “Benz”, një kokë gjedh, të pa matrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës të dyshuar si kontrabandë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Flet për herë të parë Einxhel Shkira dhe tregon ç’ka ndodhur: “Projekti pritet të nisë…Kauza për të cilën unë luftova…

Moderatorja Einxhel Shkira ka hedhur poshtë gjithë dyshimet që janë hedhur mbi emisionin që “Top Channel” i premtoi gjatë kohës që ajo ishte pjesë e “Big Brother VIP”. E ftuar në emisionin “Why? Not”, ish-banorja e BBV bëri të ditur se së shpejti do të vijë me emisionin e saj, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

“Shumë pyetje dhe mesazhe më kanë ardhur për emisionin dhe unë jo se nuk kam pasur një përgjigje, e kam pasur. Kam dashur kohën time që t’i diskutoj gjërat, kohën time që të pushoj dhe nuk jam marrë që të jap një përgjigje, kjo është hera e parë që unë po jap një përgjigje shumë ekzakte. Emisioni fillon në shtator. Kauza për të cilën unë luftova brenda do jetë shtylla kryesore e emisionit, pra bursat për vajzat, plotësimin e nevojave të tyre për vajzat që duan të realizohen në jetë, për gratë që duan të jenë të pavarura por nuk e kanë pasur një përkrahje ose nuk e kanë shpirtin aq luftarak sa dikush tjetër që i ka vënë shkelmin çdo pengese dhe ia ka arritur. Ne duam të jemi dora që do t’i ndihmojë, dera ku mund të trokasin dhe kjo është shtylla kryesore. Në ditët në vijim do informohen ku mund të drejtohen, kush do jetë pika jonë e kontaktit. Patjetër që do kemi të ftuara dhe ajo që unë kam kuptuar është që këto vajza kanë pafund nevojë për shembuj inspirimi”, tregoi Einxhel Shkira.

Finalja e “Conference League” në Tiranë/ Si mund të siguroni një biletë (Çmimet)

E ftuar në “Ora Sport” Edlira Jaupaj drejtoreshë e burimeve njerëzore në FSHF-së sqaroi se si mund të sigurohet një biletë për finalen e madhe të ‘Conference League’ në Tiranë. Ajo tha se bileta variojnë nga 30 euro deri në 125 euro për tifozët dhe bëri me dije se cmimet e tyre vendosen nga UEFA.

Jaupaj:Bileta variojnë nga 30 euro deri në 125 euro për tifozët. Çmimet nuk i vendosim. Të dyja tifozeritë kanë nga 4 mijë vende, ndërsa 8 mijë do t’i shpërndahet publikut që mund të jetë vendas ose i huaj. Por prioritet kanë shqiptarët deri në një farë datë.Shqiptarët duhet të futen në një link te UEFA-s dhe aty aplikohet. Do të bëhet një short dhe do të dalin emrat e fituesve. Biletat nuk gjenden në tregun e zi, pasi është me emër mbiemër dhe ID.

Ministra “danezë” në qeverinë shqiptare!

Nga Edi Oga

“Kodi i ri etik”, i cili me vendim të Kryeministrit do të aplikohet në kabinetin e tij qeveritar, synon zëvendësimin e shprehjes “peshku qelbet nga koka”, me shprehjen simetrike “peshku pastrohet nga koka”!

Pas 9 vitesh qeverisje me ministra që takoheshin kokë më kokë me biznesmenë, hanin dreka e darka, udhëtonin jashtë shtetit me bileta të paguara nga ata, luanin bixhoz në kazino dhe së fundmi online, pranonin dhurata të shtrenjta, përdornin makinat e zyrës për punët e familjes, thyenin rregullat e qarkullimit duke rrezikuar jetën e qytetarëve, e të tjera si këto, kryeministri thirri: “Stop, këto gjëra nuk do të ndodhin më në kabinetin tim”!

Në fakt ne nuk e dinim që ministrat bënin nga këto punë, por nëse nuk do të qe kështu, kryeministri nuk kishte pse të ndërhynte!

Më tepër se opozitar, duhet të jesh idiot që këtë akt të mos e klasifikosh tek punët e mira të kryeministrit. Ose duhet të jesh politikan ambicioz i maxhorancës në pushtet. Mësohet se, me të mësuar për masat e reja të etikës, një deputet i njohur socialist i tha një kolegu të tij edhe ai i djegur për t’u futur në qeveri; “Ça bo ky kshu mo lla! Me ta nxjerrë qejfit me u bo ministër!”

Dikur kamarier/ 23 vjeçari Shqiptar tregon si bëri 10 mijë euro në muaj…

Bruno Bajrami është një sipërmarrës shqiptar i cili e filloi karrierën e tij në vitin 2018, duke punuar në industrinë e trajnerëve. Ai drejton me sukses biznesin e tij të këshillimit të biletave dhe është themeluesi i highticketconsulting.com. I frymëzuar nga suksesi i babait të tij, ai vendosi të fillojë ndërtimin e perandorisë së tij të biznesit nga themelet në Gjenevë të Zvicrës. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bruno ka treguar se fillimisht e nisi gjithçka, duke punuar kamarier. Ndërsa më pas nisi vërtetë të bëhej pjesë e biznesit.

Do çohesha çdo ditë në 5 të mëngjesit dhe kuptova që nuk ishte për mua. Zgjodha të punoja kamarier sepse nuk doja ti kërkoja lekë babait në atë kohë, se isha edhe student. Kështu hapi i parë që bëra, fillova të kërkoja në internet se si të bësh para. I provova të gjitha, të gjitha dështuan.

XSi tip fati, takova një person që më tha lëri këto dhe fokusohu te shitja. E mora shumë seriozisht.

Bota për momentin i është drejtuar online, sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Synimi im kur isha 19-vjec ishte 10 mijë dollarë në muaj. Ky ka qenë synimi im të bëja lekë ekstra. Mu desh 4 muaj e gjysmë, 5 për t’i bërë”, u shpreh ndër të tjera 23-vjeçari./ Abc