Romeo bën mbledhje me stafin për emisionin/ Donaldi bashkohet me Borën, kapet mat në Genova (Fotolajm)

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë filmuar së fundmi në Genova së bashku.Teksa ata vazhdojnë të mos e konfirmojnë ribashimin e tyre, fotografitë e publikuara në portalin Kryefjala tregojnë të kundërtën. Në foto shihen duke bërë pazare në outletin Seravalle në Genova duke blerë veshje me ulje. Po të njëjtat burime tregojnë se çifti ka qenë vetëm. Ndërkohë që Romeo në anën tjetër bën mbledhje me stafin për emisionin, Donaldi shëtit me Borën nëpër Genova.

Nëna dhe dy vajzat ndërruan jetë/ Flet fqinji : “I pashë pa ndjenja, njërën prej tyre e kapa me dorë dhe ishte shumë e ftoht…

Fushë-Arrëza u hidhërua pasditen e sotme pasi 3 anëtare të një familjeje humbën jetën pas kontaktit me energjinë elektrike. Viktima mbetën nëna 43 vjeç dhe dy vajzat 19 dhe 16 vjeç.Fqinji i familjes Kola, Gjon Zeka ka folur pas ngjarjes së hidhëruar. “I pashë të tria pa ndjenja dhe njërën prej tyre e kapa me dorë dhe ishte shumë e ftohtë akull dhe aty besova se kanë ndërruar jetë.

Ka qenë një nga familjet më të respektuara. Njëra vajzë ishte me shkollë të lartë erdhi në banesë si ditë pushimi. E ëma sa ka ardhur nga puna, kur ka gjetur vajzën të pajetë në tualet, duket se ka tentuar ta kapë dhe ka humbur jetën edhe ajo”.

Njëra prej vajzave ishte në dush në momentin e tragjedisë. Motra shkoi për ta ndihmuar dhe sapo kapi dorezën e banjës ka rënë në kontakt me energjinë duke humbur jetën. Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar më pas për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe nëna ka humbur jetën. Vite më parë humbjet e jetës në Shqipëri për shkak të korrentit ishin të shumta, por në kohën e sotme është e cuditshme si ka ndodhur kjo ngjarje ka thënë ai për News 24.

Nëna me dy vajzat humbi jetën por shpëtoi për mrekulli djali i familjes

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e hidhur të trefishtë që ka ndodhur në Fushë-Arrëz, para pak çastesh.Mësohet se viktimat e kësaj tragjedia janë: Prendushe Kola 42 vjeçe, nëna e dy vajzave, Sidorela Kola 18 vjeçe dhe Emiljana Kola 15 vjeçe. I plagosur ka mbetur edhe djali i familjes Kola, i cili shkoi për të ndihmuar nënën dhe dy motrat, por ka marrë lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ben Blushi: LIVERPOOL, PARIS, WIN TICKET

Nga Ben Blushi:

Hey,

Hey,

Je tifoz i Liverpool?

Jam, jetoj në Liverpool

Edhe unë jam me Liverpool

A,ok

Si quhesh?

Henry

Ca pune bën Henry?

Im a plumber,hidraulik

Sa dalim sot Henry?

2 me 0

Golin e parë e bën Diaz,të dytin Salah,thashë unë

Ouu e ke parë ndeshjen,pyeti Henry

E kam parë,thashë unë

Sa del?

Liverpool 3 Real Madrid 0

Nëse rezultati del si thua ti, do vi të të zhbllokoj lavamanin free,gratis,tha Henry

Dakort, thashë unë

Ish-presidenti Nishani u nda nga jeta/ Reagon e prekur Beniada: “Për sa kohë që jeton në zemrën…

Ditën e sotme (e shtunë) ka ndërruar jetë ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Reagimet në rrjet kanë qenë të menjëhershme dhe një të tillë së fundmi e ka bërë edhe mbesa e tij, modelja e ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani.Në një postim në InstaStory, Beniada ka ngushëlluar kushërirën e saj Fionën dhe shkruan: Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani, zemra ime është me tyre.

Loja që u kthye në tragjedi/ Kush janë dy vëllezërit që u mbytën në liqenin e Prushit(Foto)

Këta janë dy vëllezërit e mitur që humbën jetën ditën e djeshme pasi u mbytën në liqenin e Prushit në Tiranë. Vëllezërit Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç, po luanin bashkë me fëmijë të tjerë të zonës me një litar, të cilin e kishin lidhur në një pishë buzë liqenit. Vëllezërit Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç, po luanin bashkë ,ndërsa kapeshin pas litarit dhe rrëshqitnin për t’u hedhur më pas në liqen. Kjo lojë është kthyer në tragjedi duke i marrë jetën vëllezërve. Fillimisht ka rënë në liqen 10 vjeçari dhe po mbytej ndërsa vëllai i madh u hodh për ta shpëtuar, por fatkeqësisht të dy u mbytën.

Luan Taku, babai i djemve dhe një vajze më të rritur po i rriste fëmijët me shumë sakrificë pasi ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe jetonte duke mbledhur hekurishte.

Trupat e dy fëmijëve të mitur u nxorën nga Polumbarët e RENEA-s, pas pak orësh kërkime, ndërsa tragjedia mund të ishte thelluar edhe më shumë. Një banor i zonës tha se dhe dy fëmijë të tjerë kishin rrezikuar të mbyteshin ./Shqiptarja.com

Video që po çmënd rrjetin/ I riu kthehet nga ushtria dhe zgjedh ta surprizojë të dashurën i veshur si arush, ja momenti i dhimshëm kur e kap mat…

Një incident i shkaktuar nga dashuria po bën xhiron e rrjetit. Një djalë i veshur si arush vendosi të surprizonte të dashurën e tij, por i ndodhi një pabesi e pakëndshme. Kur u afrua, djali e gjeti partneren në krahët e një tjetri dhe për të fshehur lotët vendosi sërish maskën e u largua. Padyshim momenti më i keq në jetën e tij.

Nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen, por disa përdorues të Reddit pohojnë se djali me uniformë është kthyer në shtëpi pas shërbimit ushtarak dhe ka dashur vetëm t’i bëjë surprizë të dashurës së tij. Një përdorues i Reddit, pohoi se ishte mik i tij, duke shkruar: “Djali që e ka tradhtuar e dashura e tij është miku im i ngushtë. E nxora për një birrë. Ai vendosi të bënte një pushim nga marrëdhëniet”.

Kjo video ka bërë xhiron e botës dhe ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, ku sigurisht shumica i jepnin kurajo djalit dhe i thonë që më mirë vonë se kurrë dhe e dashura nuk e meritonte ta kishte në krah. Pastaj komentet dhe kritikat për vajzën që bëri këtë akt kanë qënë të panumërta, ku nuk mungonin ofendimet ndaj saj dhe partnerit të ri.

Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Nishani kaloi pak kohë më parë më parë COVID-in dhe u trajtua në kushte shtëpie, dhe pas pak ditësh iu shfaqen komplikacione post-Covid. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi nga e cila nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm. Ish-Presidenti Bujar Nishani prej kohësh mbahej në jetë nëpërmjet aparaturave pasi ndodhej në terapi intensive .

Kush ishte Bujar Nishani, presidenti i 5-të i Shqipërisë

Bujar Nishani u lind në qytetin e Durrësit në 29 shtator 1966. U diplomua në 1988 në Akademinë Ushtarake ‘Skënderbej’ në Tiranë. Deri në vitin 1996 punoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Jashtme në drejtorinë e marrëdhënieve me NATO-n. Në 1996 kreu studime pasuniversitare në SHBA në fushën e mbrojtjes. Ndërsa u diplomua edhe si jurist në vitin 2004 në Universitetit e Tiranës.

Bujar Nishani kishte një karrierë të pasur politike të cilën e nisi në vitin 1991 duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike. Në korrik të 2005 zgjidhet deputet i kësaj force politike. Gjatë 8 viteve të PD-së në pushtet ai mbajti detyrat e ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë. Karriera e tij arriti kulmin ne korrik të 2012 ku ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë detyrë të cilën e mbajti për 5 vite. Pas përfundimit të mandatit Nishani u rikthye sërish në Partinë Demokratike duke mbajtur detyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Bujar Nishani lë pas gruan e tij dhe dy fëmijë.

Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë/ Drejtonte mjetin pa patentë dhe nën efektin e dr*gës(Video)

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi. Policia Rrugore e Tiranës ka vazhduar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që kundërshtojnë Policinë. Si rezultat i kontrollit, ditën e sotme, efektivët e Rrugores kanë ndaluar shtetasin me iniciale M,M 27-vjeç, pasi drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt. Gjatë verifikimeve të kryera nga ana e Policisë, i riu drejtonte automjetin pa leje drejtimi, si dhe nën efektin e lëndëvë narkotike. 27-vjeçari është arrestuar nga policia, për veprën penale: “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë:

Shkon në 18 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi, vihet në pranga 27-vjeçari. Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që shfaqin sjellje agresive në rrugë dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë.

Si rezultat i kontrolleve intensive, ditën e sotme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë konstatuar shtetasin M. M., 27 vjeç, i cili drejtonte automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. M. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Pas kryerjes së testit të drogës me AquilaScan, 27-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Kryente transport pa licencë taksie / Policia e Korçës procedon shoferin e Benzit..

Policia e Korçës vijon “operacionet e saj të suksesshme” Për shetasin A. T., 35 vjeç, banues në Korçë, u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë ,pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig, ky shtetas është kapur me mjetin e tip “Benz”, duke ushtruar pa licensë shërbimin taksi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig, ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke transportuar pasagjerë, me mjetin tip “Benz” kundrejt pagesës, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse për shërbim taksi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Biznes me emigrantë/ Arrestohet 24- vjeçari më Trestenik, kishte mbushur Audin me 7 emigrantë

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato të FRONTEX-it, kanë konstatuar në afërsi të fshatit Trestenik, Devoll, mjetin tip “Audi A6”, me të cilin kishte dyshime se po transportoheshin emigrantë të paligjshëm dhe i kanë bërë me shenjë drejtuesit të tij, shtetasit M. M., të ndalonte. Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin në rrugë, brenda të cilit u konstatuan 7 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë :

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”. Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, i cili nuk u bind urdhrit të Policisë për të ndaluar. Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 24 vjeç, banues në Pogradec. Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato të FRONTEX-it, kanë konstatuar në afërsi të fshatit Trestenik, Devoll, mjetin tip “Audi A6”, me të cilin kishte dyshime se po transportoheshin emigrantë të paligjshëm dhe i kanë bërë me shenjë drejtuesit të tij, shtetasit M. M., të ndalonte.

Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin në rrugë, brenda të cilit u konstatuan 7 emigrantë të paligjshëm. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se bashkëpunëtor me shtetasin M. M., në këtë aktivitet kriminal ishte edhe shtetasi A. S., i cili u arrestua në flagrancë. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit M. M. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sot finalja e madhe Liverpool-Real Madrid/ Ja formacionet e mundshme dhe ke favorizojnë bastet…

Sonte në 21:00, stadiumi “Stade de France” do të jetë pritësi i ngjarjes më prestigjioze të garave evropiane, ku Real Madridi dhe Liverpooli do të luftojnë kokë më kokë për trofeun e Ligës së Kampionëve. Kjo do të jetë finalja e tretë mes këtyre dy klubeve në histori të Ligës së Kampionëve, ku në vitin 1981 Liverpooli e mposhti Realin me rezultat minimal 1:0, kurse në vitin 2018, Los Blancos triumfoi në finale me rezultat 3:1.

Finalja e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve ishte paraparë që të zhvillohet në stadiumin “Krestovsky” të Shën Petersburgut të Rusisë, por si pasojë e agresionit rus në Ukrainës, UEFA vendosi ta zhvendosë finalen në Paris. Liverpool, sipas kompanive të basteve favorizohet kundrejt Realit. Fitorja e anglezëve kuotohet me koefiçienti 2.00, barazimi 3.75, dhe fitorja e Realit kuotohet me koefiçientin 3.50.

Me mijëra tifozë nga Spanja dhe Anglia kanë mbërritur tashmë në kryeqytetin francez, ndërsa shumë të tjerë janë duke udhëtuar me autobusë nga Madridi e Liverpooli në drejtim të Parisit.Me birra dhe koret e tyre karakteristike, tifozëritë kanë nisur festën që në mëngjes në Paris.

Nga Jozefina Topalli te Genc Pollo, apo Bujar Nishan/ Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD ku do votohen anëtarët e kryesisë (Njihuni me emrat)

Mbahet sot Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të votohen sot emrat e anëtarëve për Kryesinë e partisë. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Rithemelimit u miratua lista me 47 kandidatët e Sali Berishës. Në listën e miratuar në mbledhjen e drejtuar nga kreu i PD, Sali Berisha, shihet se janë rikthyer disa prej emrave të njohur demokratë, si Jozefina Topalli, Genc Pollo, Arben Imami apo Bujar Nishani, por nuk mungojnë edhe emra të rinj si Floriana Garo ,Erald Kapri,Klevis Balliu apo Sorina Koti.

Pas fjalimeve do të nisë votimi. Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje. Risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.

Dua Lipa, Calvin Harris dhe Young Thug publikojnë hitin me të ri “Potion”(Video)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka publikuar bashkëpunimin e saj të radhës me Calvin Harris dhe Young Thug .Me titull “Potion”, kënga e tre yjeve të mëdhenj botërorë ,është kompletuar edhe me një videoklip. Calvin Harris në njoftimin e tij për lançimin e këngës shkruan se Dua Lipa është personi favorit i tij për të punuar. “Zëri i saj, puna, dhe përkushtimi i madh, ndjehem me fat që e kam të mundur të punoj me të”.

Shoferi ngatërron gazin me frenat, makina përfundon brenda në market dhe …(VIDEO)

Ka bërë xhiron e mediave sociale një aksident në Arizona të SHBA. 2 persona që ndodheshin në një market, patën shumë fat pasi një makinë me shpejtësi përfundoi brenda.Siç shihet në pamje makina hyn në dyqan duke thyer xhamin duke marrë para dy personat.Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar pasi drejtuesi i mjetit ka shtypur aksidentalisht gazin në vend të pedalit të frenave.Më pas mjeti ndalon dhe lëviz mbrapsht drejt hyrjes së dyqanit. Dy personat janë transportuar në spital me plagë të lehta.