Moderatori dhe analisti, Mustafa Nano, njihet tashmë për deklaratat e tij pa “doreza”. Së fundmi ai është shprehur se një ndër këngëtaret të cilat e tërheqin seksualisht është diva botërore Lady Gaga. I pyetur për moderatoret Bora Zemani dhe Ilda Bejlerin, ai u shpreh se nuk i njeh shumë, por me Gagën do donte të flinte një natë.
Mua më pëlqen një femër e zhveshur, edhe Lady Gaga më intrigon si vajzë. Do doja të flija me Lady Gaga, më intrigon si tip. Bora Zemanin dhe Ilda Bejlerin nuk i njoh shumë si tip. Lady Gaga ka gjëra që më tërheq. Më tërheq kjo shqiptarja, Dua Lipa. Rita Ora më pak”, u shpreh ai në “Kojshia Show”
Ndiqeni minutën e 11:00 te emisionit për ta kuptuar pse…
Artistja e mirnjohur shqiptare, Orhidea Latifi e njohur për publikun me emrin Kida, është një ndër këngëtaret më të pëlqyeshme për muzikën pop dhe jo vetëm. Krahas projekteve të reja, ajo vazhdon të jetë e pranishme në koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare dhe jashtë saj. Këngëtarja së fundmi ka qenë për të performuar në një klub së bashku me reperin Ledri Vula ku këngëtarja është sulmuar në skenë nga një fans i cili e ka tërhequr atë për të shkrepur një foto.
Lidhur me këtë deri më tani nuk është se u bë një reagim nga vet artistja, meqë menjëherë ka pasur një ndërhyrje nga rojet e sigurisë.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sonte është i ftuar në ”Top Story”, ku do të rrëfejë gjithçka nga mandati i tij 5-vjeçar që mbaron këtë korrik. Meta foli dhe mbi punën e tij 5-vjeçare në krye të shtetit, ku tha se u tradhëtua dhe u la i vetëm nga miqtë dhe armiqtë në projekt të kapjes së shtetit nga qeveria.
Besoj tani të gjithë e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur. Kokluzioni im është i qartë dhe i prerë dhe me shumë prova.
“Shqetësimi im kur u zgjodha President ka qene tē bëja të munduren që opozita të hynte serisht në Parlament. Sepse ishin përpjekjet e disa ndërkombëtarëve dhe të Ramës që të linte në çadër opozitën dhe ato mos ishin pjesë e Parlamentit.Tani mezi po pres te dal nga nje “enderr”. Presidenca ime nuk ka qene normale sepse vecanerisht gjate 3 viteve te fundit kam qene i minuar gjate ushtrimit te detyres dhe i tradhetuar nga opozita, qe me la te vetem ne perballjen me Kuvendin njepartiak.”
Viti 2021 la pas një dhimbje të fortë për Eli Farën sepse Covid-19 i mori mamanë. E ftuar në emisionin “Rudina”, artistja Korçare foli për këtë moment të vështirë të jetës, një ngjarje që shënoi vitin më të keq për të.Siç rrëfen këngëtarja në “Rudina” në Tv Klan, Covid-19 infektoi të dy prindërit e saj, por nëna ishte në gjendje më të rëndë. Gjatë tre muajve, Eli vendosi ta kuronte në shtëpi dhe mundi që jeta e saj të zgjatej edhe disa muaj të tjerë.
Eli Fara: Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është. Ditën që ndërroi jetë, e përkëdhelja tërë kohës, më dukej sikur e kisha prapë aty para meje në shtëpi siç kisha bërë netë pafund. Pastaj kur bëmë varrimin dhe u ktheva në shtëpi, u hodha mbi krevatin e saj ku kemi gdhirë shumë net bashkë. Nuk di.
Në rrëfim, teksa kujton ngjashmërinë që ka me të ëmën, Eli Fara nuk mundet t’i përmbajë lotët. Rudina Magjistari:Vitin e kaluar ti je përballur me një ndarje të fortë dhe të dhimbshme nga jeta, siç është mamaja jote, ka humbur jetën. Ke qenë shumë e lidhur me të?
Eli Fara: Viti që shkoi për mua do të mbetet viti më i keq i jetës sime. Kam qenë shumë e lidhur me mamanë time. Vuajti shumë sepse vuante nga disa sëmundje dhe unë nuk u lodha kurrë me të, isha pranë saj, e ktheja shumë herë nga spitali në shtëpi, edhe atëherë kur ishte e pabesueshme dhe prapë mendoj që ndoshta nuk e kam bërë çdo gjë deri në fund. Mamaja ime për mua është shembulli i gruas, nënës, shoqes, motrës perfekte dhe komplimentin më të bukur dhe më të madh që quaj është kur thonë “sa i ngjan mamasë”.
Rudina Magjistari: Absolutisht. Më erdhi keq kur e mësova, por është cikli i jetës, apo jo? Eli Fara: Nuk e di, për mua ndoshta asnjëherë, sa herë që fle ose më del gjumi dhe kur zgjohem më del mamaja ime dhe në njëfarë mënyre nuk e di, më kaplon një kujë.
Viti 2021 la pas një dhimbje të fortë për Eli Farën sepse Covid-19 i mori mamanë. E ftuar në emisionin “Rudina”, artistja Korçare foli për këtë moment të vështirë të jetës, një ngjarje që shënoi vitin më të keq për të.Siç rrëfen këngëtarja në “Rudina” në Tv Klan, Covid-19 infektoi të dy prindërit e saj, por nëna ishte në gjendje më të rëndë. Gjatë tre muajve, Eli vendosi ta kuronte në shtëpi dhe mundi që jeta e saj të zgjatej edhe disa muaj të tjerë.
Eli Fara: Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është. Ditën që ndërroi jetë, e përkëdhelja tërë kohës, më dukej sikur e kisha prapë aty para meje në shtëpi siç kisha bërë netë pafund. Pastaj kur bëmë varrimin dhe u ktheva në shtëpi, u hodha mbi krevatin e saj ku kemi gdhirë shumë net bashkë. Nuk di.
Në rrëfim, teksa kujton ngjashmërinë që ka me të ëmën, Eli Fara nuk mundet t’i përmbajë lotët. Rudina Magjistari:Vitin e kaluar ti je përballur me një ndarje të fortë dhe të dhimbshme nga jeta, siç është mamaja jote, ka humbur jetën. Ke qenë shumë e lidhur me të?
Eli Fara: Viti që shkoi për mua do të mbetet viti më i keq i jetës sime. Kam qenë shumë e lidhur me mamanë time. Vuajti shumë sepse vuante nga disa sëmundje dhe unë nuk u lodha kurrë me të, isha pranë saj, e ktheja shumë herë nga spitali në shtëpi, edhe atëherë kur ishte e pabesueshme dhe prapë mendoj që ndoshta nuk e kam bërë çdo gjë deri në fund. Mamaja ime për mua është shembulli i gruas, nënës, shoqes, motrës perfekte dhe komplimentin më të bukur dhe më të madh që quaj është kur thonë “sa i ngjan mamasë”.
Rudina Magjistari: Absolutisht. Më erdhi keq kur e mësova, por është cikli i jetës, apo jo? Eli Fara: Nuk e di, për mua ndoshta asnjëherë, sa herë që fle ose më del gjumi dhe kur zgjohem më del mamaja ime dhe në njëfarë mënyre nuk e di, më kaplon një kujë.
E veshur e gjitha me rozë dhe e shoqëruar nga katër balerinë dhe koreografja e njohur, Klaudia Pepa, artistja ka bërë një performancë shumë të nxehtë, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.Madje ka marrë edhe shumë duartrokitje, ku nuk kanë munguar as flamujt shqiptarë që valviteshin në sallën e madhe të Eurovisionit.
Tashmë të gjithë janë kurioz, nëse Ronela dhe Shqipëria do të jenë pjesë e finales së madhe.Në edicionin e 66-të të Eurovisionit do të konkurrojnë 17 vende, ndersa vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, të shtetasit A. L., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi është kapur nga punonjësit e Policisë, jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 09.02.2022, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të lojërave të palejuara të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale një telefon celular, të cilin dyshohet se e përdorte për vënien e basteve sportive. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Korçë , për veprime të mëtejshme.
Në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në hyrje të fshatit Trestenik, Devoll, është kapur nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë kontrollit të kufirit të gjelbër, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 1 shtetas tjetër për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 579 drejtues mjetesh📝
9 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për shpejtësi mbi normat e lejuara.
29 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 1 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur 99 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 174 për parakalim të gabuar.
Janë tërhequr gjithsej 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 261 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore
Këngëtarja shqiptare Elsa Lila e arrestuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e sotme nga burgu. Lajmi është konfirmuar nga daja i saj avokati Saimir Visha në Syri tv. Visha theksoi se ai ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj janë pushuar të gjitha akuzat ndaj saj. “Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat.E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha.
Ndalimi i i këngëtares habiti gjerësisht shqiptarët të cilët e njihnin këngëtaren si një figurë të pastër të skenës dhe shumë prej tyre e shihnin si idhull.
Por çfarë ndodhi papritur me shikimet në këngët e saj në YouTube. Vihet re se këngëtares i janë shtuar më shumë se 10 mijë shikimi për secilën prej këngëve të saj që tashmë kishin mbetur në harresë për pjesën e mirë të publikut shqiptar.
Për fat të keq duhej ndalimi i Elsa Lilës nga policia, që shqptarët të hynin në Youtube dhe të dëgjonin këngët e saj, ku shumica prej tyre janë kryevepra.
Duket se marrëdhënia mes nuses 28-vjeçare dhe prindërve të bashkëshortit të saj në Librazhd nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Sipas policisë, 28-vjeçarja me inicialet E. K., dhe vjehrra e saj 51-vjeçare me inicialet F. K., banuese në fshatin Dardhë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës. Po ashtu 28-vjeçarja mësohet se ka ushtrua dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, me iniclaet R. K., ndaj të cilit u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Po kështu kërkesë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes është bërë edhe për nusen.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Hetimit të Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
-E. K., 28 vjeçe dhe F. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Dardhë, Librazhd (nuse dhe vjehrrë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës. 28-vjeçarja ka ushtrua dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, shtetasit R. K., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për shtetasen
Fenomeni “Dubai Porta Potty” në Emiratet e Bashkuara është kryefjalë e mediave në këto ditë të ngrohta ku shumica e VIP-eve shqiptare dhe vajzave të Instagramit shijojnë pushimet në Dubai, vendin përrallor të sheikëve. “Dubai Porta Potty” është fenomeni ku vajzat detyrohen të përmbushin fantazitë më të çmendura të sheikëve në këmbim të shumave të mëdha parash. Sheikët detyrojnë vajzat të hanë jashtëqitjen e tyre duke i paguar për këtë gjë. Për këtë ka folur edhe Shqipe Hysenaj e cila ka qenë një vit më parë në Dubai.
“Nuk ka jetesë të mesme në Dubai, aty është ose e ulët ose e lartë. Kam qenë me vëllanë. Nuk është se ka ndonjë shtrenjtësi të madhe për të shkuar në hotel.
Flas për njerëzit që punojnë. Njerëzit që nuk punojnë është më e shtrenjtë. Unë 5 mijë euro i mora me vete dhe më tepruan. Doja të shikoja më shumë gjëra por nuk më doli koha. Doja 5 ditë të tjera. Qëndrova 10 ditë dhe shpenzova gati 5 mijë euro, pa jetë nate. Kur lëvizja në plazhe të tjera, kishte kosto ekstra”, tha Shqipja.
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit është shprehur se është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i deputetit nëse në Peqin është investuar 1 metër asfalt këto 9 vite.Ai solli dhe listën e çmimeve “të kripura” të ushqimeve në Peqin, duke thënë se ajo çfarë qeveria deklaraon referuar rritjes së ekonomisë janë propaganda.
“Bashkia e Peqinit është bashkia më e diskriminuar nga qarku i Elbasanit. 6 të tjerat kanë përfituar nga Rilindja urbane ndërsa ajo nuk ka përfituar as edhe një qindarkë. Problematika atje është e madhe. Janë 3 muaj pa marrë rrogat në bashkinë e Peqinit. Nuk keni dërguar asnjëherë fonde.
Nëse në Ukrainë Rusia ka sulmuar Mariupolin, kjo është gjendja e Peqinit, hapni sytë. Kalohet vetëm me zetor. Shikoni gjendjen e tregut, fshatrat, rrugët. Po ju sfidoj nëse do të gjeni për 9 vite në Peqin një investim asfalt apo diçka tjetër unë iki nga posti i deputetit.
7 mijë kajsia, 2 mijë domatet, 3 mijë bizelja, 3 mijë specat, katër mijë speci i kuq, 3 mijë patllixhani,bëjini llogaritë vet tani. Këtu vihet dhe flitet, se thua ti po lulëzon ekonomia, në një kohë kur nuk është kështu o vëllezër. Në një kohë që ka përfunduar gjithçka dhe kjo ëështë e vërteta”, tha ai.
Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në vend. Por, ajo që të bën të habitesh është rritja galopante e tyre. Këtë e tregon më së miri çmimi i qershive, frut që sapo kanë dalë tani në treg.Ndërsa disa ditë më parë në rrjet qarkullonin foto të çmimeve të qershive që shkonin deri në 800 lekë, sot shihet që çmimi i tyre ka vajtur në stratosferë.Në një market në ish-bllok, për të provuar qershitë duhet të paguash rreth 22 mijë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për qershinë greke, që me gjasë përdorët për të justifikuar çmimin që po shokon qytetarët.