Policia bën namin në Korçë/ Përgjatë 1 jave gjobit 579 shoferë,11 prej tyre iu heq patentën….

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 1 shtetas tjetër për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 579 drejtues mjetesh📝

9 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për shpejtësi mbi normat e lejuara.

29 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 1 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 99 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 174 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 261 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: