Sazan Guri: Shqiptarët ndërtuan Greqinë ,ka fakte që i “di dheri” !

“Kandidati” i vetëshpallur për president të Republikës, Sazan Guri thotë se shqiptarët ndërtuan Greqinë. Në një publikim në rrjetet sociale, teksa i kthen përgjigje disa komentuesve që i quan “gjakprishur”, Guri thotë se ka fakte që i “di dheri”.

POSTIMI I PLOTE I SAZAN GURIT:

Per gjakprishurit shqiptar qe kundershtojne pa din e pa iman!

Degjo ketu o gjakprishur! Kur erdhen greket ne trojet e tyre ne Athine, le te themi, gjeten pellazget qe e kishin ndertuar Akropolin, iu moren kulturen, e gjithcka i ben si te tyren, i coi Aleksandri me tej, jo se ishin helene, po sepse ishte kjo kulture e gjysherve te tyre mbasi vajti e kuptoi e vuri lule te varri i Priamit dhe Akiklit, si te stergjysherit e vet, kur helenet ne kohen e ketyre ishin fshat e fis pellazg andej nga Thesalia, qe ju i quanit thesalonikasit, pra stergjysherit tuaj ne kohen helene barbare, imagjino kush jeni ju mohuat gjyshin dhe stergjysherit tamam si ju sot qe mohoni gjakun, se ky eshte tipiku helen, moho gjakun, prinderit, fisin, fene dhe hajde futu ne klubin helen. bashke me thesalet ju quajtet barbare, pra te huaj, jo greke, edhe epirotet, maqedonasit, iliret, pra jo grek, qe i bie pellazg. Pastaj cdo gje helene me pushtimin e epirit me 167 p.e.s u zhduk per te lindur me 1827.

Dhe harta e pare me emrin Greqi doli me 1840, sepse 13 vjet shkolle e mashtrim iu desh qe te thyenit historine?! Ne fakt e thyet me ndihmen e antishqiptareve dhe antihyjnoreve, ndaj dhe vuan Evropa sot – mekatet ndaj ketij populli hyjnor. Ndaj dhe vidhni vrer e helm, ndaj e late pa shkolla popullin shqiptar, ju, serbet dhe turqit, qrmiq me njeri tjetrin, por kundra shqiperise e gjuha shqipe ju theret djalli e bashkoheni. Ndaj edhe e mallkoni kete gjuhe si Papa Kozmai dhe papat e tjere tuaje, sepse nga 167 p.e.s qe Roma pushtoi Epirin, jo Greqine, sepse ishte askushi Greqia ne ate kohe, e kuptoni ju te dashur njerez apo jo? Dhe deri me 1840 jeni akoma askushi dhe eshte Epiri qe ju mbush historine, sepse ketij vendi te bekum, stergjysh i te gjitha kombeve te evropes po deshet edhe te actekeve e indianeve te kuq nga amerika, ju flet edhe shkembi, edhe guret e sokakut te lare me gjak genocidi nga andartet grek e cik me tej tyre. Kesisoj, mos e mbyll gojen, por na bej te shkruajme e te qisim miliona te fakteve qe i di dheri thote Nostradamus, dhe tani po i meson edhe njerezia….SG ora 08.08, dt 14.05 2022.

Tërbohen çmimet në Mykonos/ 600 € për dy këmbë gaforreje,turistja lidhet në karrige nga pronarët që nuk e linin të ikte pa paguar

Prej disa ditës, në media greke po qarkullon denoncimi i një turiste amerikane në ishullin luksoz, Mykonos, e cila pagoi për faturën 600 euro nga një restorant për dy koktej dhe një racion këmbësh gaforreje. Ndërkohë, sot kanë dal detaje të reja, ku turistja bën me dije se kur është ankuar, e kanë kërcënuar me frazën “e dimë se ku jeton”. Turistja amerikane ankohet se e kanë detyruar të paguajë shumën pasi i kanë sjellë fillimisht një listë në të cilën nuk figuronin çmimet e produkteve. Sipas pretendimeve të turistes, kur ajo u ankua për faturën dhe nuk pranoi të paguante, papritur rreth saj u gjetën tre burra trupmëdhenjë, të cilët e lidhën në karrige dhe i thanë se nuk mund të largoheni nga dyqani nëse nuk paguani.

U zgjodh në krye të Skënderbeut/ Gentian Liçi :”Nder dhe përgjegjësi ,ja plani për rikthimin në elitë….

Skënderbeu do të respektojë kampionatin deri në fund, por edhe do të nisë testimet për ekipin e sezonit të ri, ku pas shumë vitesh rikthehen në Kategorinë e Parë. Ky është vendimi i Gentian Liçit, menjëherë pasi ka marrë në dorë frenat e ekipit pas largimit të trajnerit Skënder Gega. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Liçi flet për sezonin aktual, por edhe projektin që ka Skënderbeu për t’u rikthyer shumë shpejt në elitë.

Liçi, për herë të parë drejtoni një ekip në Superiore. Si ndiheni?

Të them të drejtën në këtë moment ndjesitë e mia personale janë shumë herë më poshtë sesa do të ishin në një situatë tjetër. Nuk ke se si të provosh ndjenjë gëzimi kur diçka më madhore në aspektin negativ ka ndodhur me ekipin tënd. Unë jam rritur këtu dhe kam arritur suksese historike me këtë ekip. Nuk mund të ndjej gjë tjetër veçse dhimbje që ramë një kategori më poshtë. Sigurisht, që të jem në krye të Skënderbeut për mua është nder dhe privilegj, por nuk e doja kështu. Megjithatë, jam i vendosur që për sa kohë të jem këtu të bëj më të mirën e mundshme dhe do të jap maksimumin tim, njësoj sikur bëja më parë kur isha në fushë me këtë ekip.

Çfarë ju ka thënë presidenti Takaj në rastin konkret?

Kam folur me presidentin dhe kemi vendosur që drejtimin e ekipit ta marr unë të paktën për këtë pjesë të mbetur. Ai më ka besuar drejtimin e Skënderbeut. Janë javë, edhe pse nuk jemi brenda objektivave dhe tashmë gjithçka ka përfunduar, sërish duhet të tregojmë karakter. Nga këtu do të nisë ringritja jonë në sezonin e ardhshëm.

Në tri javët e fundit cili do të jetë objektivi i Skënderbeut?

Ne pa dyshim që do të respektojmë kampionatin dhe këtë do ta bëjmë për veten tonë. Nga ana tjetër, do të mundohemi të shohim përtej rënies edhe situatën nga ku duhet t’ia nisim sezonin tjetër. Do të testojmë çdo lojtar që është i gatshëm për sezonin e ri dhe mund të japë kontributin e tij te Skënderbeu. Do të mundohemi të jemi sa më të qartë dhe të sigurt në hapat që do të hedhim, pasi ky ekip në pjesën më të madhe do të jetë boshti ynë për ringritjen.

Cilët janë lojtarët që do të jenë edhe vitin tjetër te Skënderbeu?

Që tani kemi filluar të mendojmë për këtë gjë. Të paktën gjysma e ekipit, në dijeninë time, janë nën kontratë dhe normalisht në bazë të kontributit do të vlerësohen dhe do të përzgjidhen që të jenë me ne edhe në vijim. Por asgjë nuk është e ndërprerë këtu me lojtarët që u përfundon kontrata. Të gjithë do të diskutojnë në fund me Skënderbeun dhe drejtuesit për mundësinë e qëndrimit në ekip. Kjo pasi të gjithë e dinë vizionin e Takajt dhe kërkesat që ka ky klub.

Po Liçi, a është gati të qëndrojë sezonin tjetër në krye të ekipit?

Këtë nuk mund ta them tani. Është shumë herët dhe nuk varet nga unë. E rëndësishme është të mbyllim sezonin dhe të vendosim pikat mbi “i”. Më pas gjithçka do të diskutohet me qetësi kur të bëhet bilanci. Është një vendim që nuk më takon mua ta marr. Personalisht me Skënderbeun shkoj edhe në fund të botës./ LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

Dogji disa barishte në tokën e saj/ Zjarri i del nga kontrolli , 45-vjeçares nga Barmashi….djegën rreth 2 dynymë me bimësi

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal, për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasen A. N., 45 vjeçe, banuese në fshatin Barmash, Kolonjë, pasi kjo shtetase duke djegur disa barishte në tokën e saj, i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 2 dynymë me bimësi. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Korçë, për veprime të mëtejshme.

I gjetën motorin në kufirin e gjelbër/ Policia e Korçës e proceduam penalisht :”E ka trafikuar në mënyrë të paligjshme nga Greqia”

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, të shtetasit A. T., 23 vjeç, banues në fshatin Muçaj, Elbasan, pasi nga verifikimet e kryera rezulton se më datë 16.07.2020, ky shtetas, ka trafikuar në mënyrë të paligjshme nga Greqia, një motor tip “Yamaha”, të cilin e kishte lënë në kufi të gjelbër, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë dhe më pas larguar. Shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, motorin e këtij shtetasi.

Shiste kokainë në rrugë/ Arrestohet 24-vjeçarja Pogradecare …edhe shokun ia prangosën një muaj më parë…

Pas arrestimit të shokut të saj, policia ka arritur të prangos shtetasen D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec. E arrestuara bashkë me shokun e saj që u arrestua një muaj me parë, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të dy janë kapur në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, teksa shisnin kokainë në rrugët e qytetit të Pogradecit.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, të finalizuar më datë 10.04.2022, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetases D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim“, njofton policia.

Zbulohet arsyeja e sherrit mes vëllezërve korçarë dhe Flor Mumajesit: “Kemi folur edhë në telefon dhe…

Dy vëllezërit korcarë Endri dhe Stefi Prifti nuk ruajnë një raport të mirë me Flori Mumajesi sikurse dihet tashmë prej vitesh. Stefi ka treguar se e gjitha nisi nga një këngë që kantautori do u bënte atyre dhuratë, por Endri dhe Stefi patën vonesa për arsye të ndryshme familjare, derisa kaloi në neglizhencë. Kjo nuk u prit mirë nga Flori i cili ia kishte dhënë dikujt tjetër këngën.

“Ka kaluar vite dhe ne jemi në një distancë qëndrimesh. Ka qenë një ngjarje e para 11 viteve. Më përpara kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer me Florin. Marrëdhënie që kapërcenin edhe ato artistike, ishin shumë shoqërore. Takoheshim, grupoheshim. Pra ishin marrëdhënie të shkëlqyera.

Arsyet pse u ndërpre kjo marrëdhënie…unë marrë një pjesë të fajit. Ka qenë neglizhenca jonë. Ndoshta edhe objektive. Por, kur jeton larg edhe keqkuptohesh. Flori na kishte bërë një këngë dhuratë, na pëlqeu shumë. Por duhej realizuar. Për arsye familjare kjo këngë u shty për shumë kohë, e kaloi vitin.

Kur unë dhe Endri u rikthyem në botën tonë artistike, kishim planifikuar ta fusnim këtë këngë në albumin tonë. Por ai ia kishte dhënë këngën dikujt tjetër dhe këtu pati një hatërmbetje nga të dyja palët. Por nuk ishim kaq aktiv dhe ta respektonim kohën krijuese.”– u shpreh Stefi i ftuar në “Glamour Zone” në Ora News

Ai tha se nuk mbaroi e gjitha me kaq pasi ata kanë patur edhe një debat tjetër. Stefi përmend një bisedë me Flori Mumajesin në telefon, pas një debati në ‘Kënga Magjike’.

“Më pas patëm një debat edhe në “Kënga Magjike”, ku Floi u paraqit me një këngë të Artiolës dhe Brunos. Ishte çështje koncepti. Unë e shikoja se ishte një këngë shumë e bukur por jo për një festival modern. Aty më mori në telefon ku patëm një debat jo fyes.”- tregoi ai.

Shuhet misteri ,Donald Veshaj flet hapur : “Për mua e di e gjithë Shqipëria që nuk jam në lidhje…

Aktori dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Donald Veshaj, ka nisur tashmë një format të ri televiziv. Ai së fundmi ka qenë shumë i përfolur për ndarjen nga Beatrix Ramosaj, e po ashtu edhe për marrëdhënien me ish-partneren e tij, Bora Zemanin.Me anë të disa postimeve që kishte bërë në Instagram, ai në një mënyrë tregoi se po tenton ta rifitojë sërish dashurinë e yllit të “Përputhen”.Sidoqoftë, moderatori bëri një deklaratë mbrëmë (e premte) në “Më lër të flas” dhe tha se është beqar.

Jo, jam vetëm. Realisht jam vetëm. Për mua e di e gjithë Shqipëria që jam vetëm”, u shpreh ai.

E trishtë/ Humb betejën me jetën ish-deputetja dhe pedagogja Edlira Haxhiymeri

Edlira Haxhiymeri, pedagoge e njohur dhe ish-deputete e Partisë Socialiste, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune. Lajmin e trishtë e jep djali i saj, teksa falenderon të afërmit dhe miqtë për mbështetjen. Pedagogia dhe studiuesja e përkushtuar e Shkencave Sociale vuante nga një sëmundje e rëndë prej 5 vitesh, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot dhe mëngjesin e këtij 14 maji ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë. Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj. Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000″, shkruan djali i saj, Endrit Yzeiraj.

Kush ishte Edlira Haxhiymeri

Ajo ishte kryetare e Shoqatës “Lidhja e Intelektualëve Dibranë”, si dhe bashkëpunëtore pranë dy universiteteve të huaja, universitetit “Clemson” në shtetin e Karolinës së Jugut, në Amerikë dhe në Universitetin e Europës Juglindore në Maqedoni. Gjatë 15 viteve të fundit zonja Edlira Haxhiymeri ka mbajtur pozicione të rëndësishme në arsimin e lartë, si përgjegjëse e Departamentit të Punës Sociale, anëtare e Senatit të Universitetit, zv. Rektore e Universitetit të Tiranës dhe zv. Ministre e Arsimit në Shqipëri.

Ohri-perla e Ballkanit,qyteti unik si destinacion i preferuar për verën(Foto)

Ohri me vendndodhjen dhe bukuritë e pasura natyrore, kulturore dhe historike me të drejtë quhet perla maqedonase dhe Ballkanike. Qyteti që është unik dhe të magjeps me pamjen dhe klimën e tij ia vlen të vizitohet, ai që e ka parë një herë ka dashur të kthehet sërish dhe të shijojë bukuritë. Liqeni i Ohrit, i cili konsiderohet më i vjetri në Evropë, së bashku me qytetin janë ndër trashëgimitë kulturore dhe natyrore botërore të UNESCO-s që nga viti 1980. I njohur për ujin e tij të pastër, shumë e quajnë deti jonë që magjeps me florën dhe faunën e tij të pasur dhe me llojet e peshkut.

Nëse dëshironi të keni pamjen më të bukur të qytetit, këtu është Kalaja e Samoilit, e cila është një nga vendet më të rëndësishme kulturore dhe historike. Gjatë historisë, kalaja është rrënuar dhe rindërtuar shumë herë, kështu që mban gjurmët e pothuajse të gjitha epokave historike të qytetit të Ohrit. Shumica e mureve të kalasë dhe periferisë, së bashku me kullat e ruajtura, mendohet se datojnë që nga koha e mbretit Samoil.

Menjëherë poshtë kalasë së Samoilit që ndodhet në zemër të pjesës së vjetër të qytetit ndodhet Teatri Antik i cili është përdorur në periudhat helenistike dhe romake. Teatri Antik është rinovuar tërësisht dhe që nga viti 2001 në skenën e hapur janë vënë në skenë drama, koncerte muzikore, shfaqje dhe manifestime të ndryshme.

Ndërtesa më përfaqësuese sot është Shtëpia e Robevcive, një monument kulture i mbrojtur nën kujdesin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut Kombëtar në Ohër, ku është i vendosur Muzeu Arkeologjik, Dhoma e Artë, ekspoza etnologjike, një fond të objekteve të familjes Robevci dhe punimeve të shkollës së gdhendjes së Ohrit.

Për shkak të numrit të madh të kishave dhe manastireve, qyteti njihet si Jeruzalemi Ballkanik, thuhet se janë 365 të tilla nga një për çdo ditë të vitit. Shën Jovan Kaneo, Shën Klimenti dhe Pantelejmoni në Plaoshnik, Shën Bogorodica Perivlepta, Shën Sofia, manastiri i Shën Naumit që ndodhet midis Liqenit të Ohrit dhe malit Galiçica, një manastir i zbukuruar me fazanë të bukur që konsiderohen si simbol i krishterimit, ndërsa në afërsi ndodhen burimet e Lumit Drin.

Patjetër duhet bëni një shëtitje me varkë në ujërat e liqenit nga ku mund të shihni bukuritë e qytetit nga një kënd tjetër magjepsës.

Para se të arrini në Shën Naum, është e pashmangshme të vizitoni Gjirin e Kockave, i cili është një vend arkeologjik i një vendbanimi parahistorik dhe ka një platformë me banesa të rindërtuara, që tregon mënyrën se si ka qenë dikur dhe do të shihni ujin e bukur tirkiz në të cilin notojnë peshqit.

Përveç këtyre bukurive, qyteti është tërheqës për shtëpitë e vjetra të Ohrit në pjesën e vjetër të qytetit në Varosh, pazari i vjetër, keji i liqenit, dyqanet e shumta, hotelet, restorantet ku ofrohet ushqim tradicional maqedonas.

Së fundmi, nëse vini në qendrën kryesore turistike, shfrytëzojeni kohën për të biseduar me vendasit të cilët do t’ju tregojnë përse ta vendosni këtë qytet në listën e destinacioneve tuaja të preferuara të pushimeve./Shqiptarja.com

Pritje e embël në qeverinë Rama/ Ministrja ngelet shtatzanë për herë të parë

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është shtatzënë.Kolegët dhe miqtë e afërt të saj, kanë konfirmuar se Bilali është në pritje të fëmijës së parë. 33 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta mbajnë privat lajmin, por thuhet se të afërmit e kanë mësuar tashmë lajmin e bukur dhe kanë nisur ta urojnë çiftin. Edhe vetë Edona Bilali ka vendosur ta mbajë të fshehtë dhe për disa kohë këtë lajm. Ajo është shfaqur në punimet e Kuvendit me fustane të gjerë për të mbuluar sadopak barkun e rrumbullakosur. Aktualisht ministrja është në mesin e shtatzënisë dhe me siguri e ka marrë vesh dhe gjininë e bebit, por ne duhet të presim dhe pak për këtë .Edona Bilali është ndër ministret më të reja në Qeverinë Rama 3. Ajo u katapultua në politikë si drejtuese e PS në Shkodër, për zgjedhjet e 25 prillit, dhe më pas kur socialistët siguruan dhe mandatin e tretë, Edi Rama i besoi Bilalit një post në kabinetin e tij.

Horoskopi 14 Maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Sot, do të mund të qartësoni, normalizoni dhe përmirësoni çdo marrëdhënie dhe marrëdhënie ndërpersonale. Do të ndiheni sërish të qetë, të kënaqur dhe të sigurt, me njerëzit që ju rrethojnë.

Nëse jeni beqarë, vjen një njohje e re simpatike, e cila me siguri do të kthehet në një lidhje të bukur në të ardhmen. Nëse jeni të fejuar, shijoni shoqërinë, paqen, romancën dhe emocionet, pasi marrëdhënia juaj me partnerin përmirësohet në maksimum.

Në punë, marrëdhëniet tuaja të përmirësuara të punës ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja.

Demi

Sot, miku Dem, do të merreni kryesisht me çështje praktike, për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe detyrimet e jetës së përditshme.

Nëse jeni të fejuar  vërtetoni dashurinë tuaj për partnerin tuaj, në praktikë, me kujdes dhe vëmendje dhe ai e njeh atë. Nëse jeni beqarë do të keni flirtim me një person në mjedisin tuaj të punës, i cili tashmë është i interesuar për ju.

Në fushën e punës jeni efektiv dhe kjo njihet.

Binjakët

Ju socializoheni. Kështu që ju ndiheni sërish të kërkuar dhe të popullarizuar, në çdo veprim dhe kontakt tuajin. Të gjithë sytë janë mbi ju, gjë që do t’ju rrisë besimin.

Nëse jenit fejuar, përgatituni për fat erotik, pushtime, fansa dhe shumë flirtim.

Në fushën e punës dalloheni nga të tjerët dhe arrini ambiciet. Në planin financiar jeni të favorizuar, megjithatë ulni shpenzimet e panevojshme.

Gaforrja

Sot po kërkon me padurim sigurinë dhe ngrohtësinë e shtëpisë. Ju u thoni jo daljeve dhe takimeve shoqërore të pakuptimta. Nëse jeni  beqarë do të keni mundësinë e madhe, nëpërmjet një komunikimi të papritur, të kërkoni rilidhjen me një person nga e kaluara juaj erotike.  Nëse jeni të fejuar, partneri juaj tjetër mund ta ketë të vështirë sot me ju, pasi jeni pak inatosur dhe ankoheni pa ndonjë arsye të vërtetë.

Në punë jeni efektivë dhe i arrini qëllimet.

Luani

I dashur Luan, sot do të keni mundësinë të forconi dhe rinovoni jetën tuaj shoqërore. Nëse jeni  beqarë mirëpresin njohje të reja. Nëse jeni të fejuar, sot është dita perfekte për të bërë një bisedë që e dëshironit prej kohësh.

Në planin financiar shpenzoni pa nesër.

Virgjëresha

Sot, po fokusohesh në mbrojtjen e arritjeve dhe vlerave të tua morale. Ju karakterizon durimi i fortë dhe jam i bindur në fjalën tuaj. Do të arrini të stabilizoni situatat, të ndiheni të sigurt në mënyra të ndryshme, por edhe të shijoni plotësinë emocionale.

Nëse jeni të fejuar, shijoni momente sensuale dhe të nxehta me partnerin tuaj. Megjithatë, duhet të kufizoni posesivitetin dhe xhelozinë tuaj. Nëse jeni beqarë, rifitoni besimin dhe vetëvlerësimin, për shkak të një pushtimi të ri.

Në punë, ju e arrini qëllimin tuaj, qoftë edhe ngadalë. Financiarisht, të ardhurat shtesë vijnë nga askund.

Peshorja

Hëna është në shenjën tuaj të Zodiakut dhe me siguri shumë zhvillime do t’ju shqetësojnë dhe do ta ndjeni fokusin.

Nëse jeni të fejuar, thuani jo egoizmit, arrogancës dhe kërkesave dhe do të shihni se si do të arrini të shijoni momente pasionante dhe sensuale me partnerin. Nëse jenit fejuar , mund të jeni të emocionuar për një njohje të re, por më vonë zbuloni se nuk është ajo që prisnit.

Në punë jeni tepër impulsiv dhe spontan, gjë që mund të çojë në keqkuptime në bashkëpunime dhe marrëdhënie.

Akrepi

Sot, po fokusohesh në përmirësimin e psikologjisë dhe vetes. Kështu, ju do të jeni në gjendje të shpëtoni nga fobitë, pasiguritë dhe ankthi me shumë lehtësi.

Nëse jeni beqarë, thuaju jo iluzioneve erotike sot, që të mos zhgënjehesh dhe lëndohesh. Nëse jeni të fejuar, duhet të shmangni aktivitetet seksuale të fshehta dhe të paligjshme, sepse zbulimet do të vijnë.

Në planin financiar mund të prisni zhvillime pozitive, madje edhe të papritura.

Shigjetari

Miqësia është fusha ku do të fokusoheni sot. Në thelb mbështeteni në kontaktet me miqtë tuaj dhe në faktet që i shqetësojnë ata. Merrni një vendim dinamik, shikoni përpara, bëni ndryshime dhe ndihmoni në mënyra të ndryshme çdo kontakt tuajin ndërpersonal dhe shoqërim.

Nëse jeni të fejuar , prirja juaj për pavarësi ju bën të jeni në dukje të largët nga partneri juaj, i cili ankohet. Nëse jeni beqarë, përmes kontakteve miqësore dhe shoqërore, prisni pushtime, njohje të reja.

Në punë, por edhe në financat tuaja, vjen një lajm i papritur që do të ndryshojë të gjitha të dhënat tuaja.

Bricjapi

Sot, po fokusohesh te qëllimet e tua të larta dhe di çfarë të bësh për t’i arritur. Ju arrini përmirësim të imazhit social, pasi fitoni lehtësisht vlerësimin, admirimin dhe respektin e të tjerëve. Nëse jeni të përkushtuar, duhet të shmangni ftohtësinë, dogmatizmin dhe prirjet drejtuese ndaj partnerit sot, sepse ai do të zhgënjehet. Nëse jeni beqarë, je i angazhuar vetëm në një pushtim të jashtëzakonshëm tëndin nëpërmjet ambientit të punës dhe je i fokusuar atje.

Në fushën e punës sot arrini lehtësisht çdo synim dhe ambicie.

Ujori

Keni nevojë për komunikim, shoqërim, informacion, biseda, takime dhe shoqërueshmëri. Do ta shihni që sot, do të dilni fitimtar, përmes kontakteve, komunikimeve dhe udhëtimeve. Fati është në anën tuaj, në çdo fushë.

Nëse jeni beqarë, flirtoni pa fre sot dhe kështu mirëpresin njohje të reja emocionuese, të cilat do t’ju rinovojnë dhe do ju forcojnë vetëbesimin.  Nëse jeni të fejuar, sugjeroni një diskutim partnerit tuaj, për të gjetur zgjidhje për çdo problem.

Duhet të jeni të kujdesshëm në fushën e karrierës, pasi nervozizmi juaj mund të çojë në keqkuptime.

Peshqit

Peshq të dashur, sot je më intuitiv dhe më mendjehollë, fakt që të mundëson të arrish përmes vëzhgimit të sjelljeve dhe lëvizjeve, të kuptosh se çfarë fsheh saktësisht tjetri në mendjen e tij, si dhe synimet e tij ndaj teje. Është e vështirë që dikush t’ju mashtrojë, pasi nuk shihni asgjë në sipërfaqe.

Nëse jeni të fejuar, përpiquni të mos jeni kaq xheloz, kërkues dhe shtypës ndaj gjysmës tjetër.

Nëse jeni beqarë magjepsësh me shumë lehtësi personin që dëshiron.

Në planin financiar zhvillimet sot do të jenë vetëm pozitive

Miq të vjetër/ Noizy i dedikon klip dhe këngë Florian Markut (VIDEO)

Reperi Noizy dhe boksieri Florian Marku kanë një miqësi mjaft të ngushtë. Noizy dhe luftëtari i ringut, Florian Marku që përpara pak javësh fitoi një tjetër duel të rëndësishëm, ditët e fundit janë kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një gjesti të veçantë nga ana e këngëtarit.Ai ka publikuar këngën më të fundit ku Marku dhe sukseset e tij në ring janë temat kryesore të tekstit dhe klipit të veçantë. Në të kombinohen momentet më të bukura të Markut, teksa ai triumfon ndaj kundërshtarëve në ring.

Kampioni i botës, Marku”, dëgjohet në tekstin e këngës.

Florian Marku ka premtuar që këtë verë do të zhvillojë një duel në tokën shqiptare, por ende nuk ka dhënë detaje të tjera, gjë që do mësohet ditët në vijim. Marku ka publikuar dy ditë më parë një postim në Instagram ku bën me dije se po përgatitet për ndeshjen e radhës.

“Të hënën filloj përgatitjen për ndeshjen e radhës, mezi pres të ndeshem prapë dhe t’ju bëj të gjithëve krenar”, shkruan Marku.

Trajtim special kudo që shkoj/ Dafina Zeqiri zbulon problemin shëndetësor që po e shoqëron… (FOTO)

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Këngëtarja nuk ka pasur të ndalur edhe me shumë projekte të reja solo dhe bashkëpunime. Kujtojmë se para pak ditësh, Dafina ka publikuar këngën më të re, një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel. Kënga e re e titulluar “Faj” është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.

Para disa kohësh, Dafi i është nënshtruar një operimi në gjurin e saj të djathtë, për shkak të lëndimit prej kohësh të ligamentit të përparmë. Disa javë pas operacionit ajo mori kujdesin e duhur me injeksionet e nevojshme për rikuperim.

Por duket se këngëtarja akoma vuan të njëjtin problem shëndetësor. Me anë të një postimi në Instastory ajo i ka shqetësuar fansat, pasi ka postuar një foto, ku duket një qese me akull mbi gjurin e saj dhe shkruan: “Trajtim special kudo që shkon kur ke gjurin e dëmtuar”.

Zgjedhja e presidentit/ Reagon deputetja e PD Sorina Koti : “Kakofoni politike për shkak se qeveria refuzon të njohë “Rithemelimin” si organ drejtues“

Deputetja e PD, Sorina Koti në një lidhje “skype” për studion e Fax News foli mbi situatën aktuale të vendit, ku tha se palët politike duhet të arrinin një kompromis përbashkues në të gjitha fushat e vendit. Ndërsa për çështjen e zgjedhjes së presidentit, Koti u shpreh se në rolin e përfaqësuesit të shtetit duhet të zgjidhej një figurë politike që e njeh mirë gjendjen aktuale politike në Shqipëri. Ndërsa shtoi se gjithë kjo situatë vinte vetëm për shkak se mazhoranca refuzonte të njihte Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.

“Duhet të jetë një figurë politike sepse pa njohur problemet reale dhe politike të Shqipërisë, nuk mund të quhesh përfaëqësues. Mbi të gjitha duhet të jetë një akt përbashkues ndërmjet gjithë forcave politike. Nëdijeninë time ka pasur tentativa për të kontaktuar me ish kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Jemi në një situatë kakofonie politike për shkak të mos-pranimimit nga ana e mazhorancës se Komisioni i Rithemelimit është organi që po drejton PD-në”– u shpreh Koti mes të tjerash ne Fax News