Këta qeveritarë janë për në burg/ Demokratja Korçare Berishës: “Kanë nga 100 dashnore…

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral me demokratët në qytetin e Korçës. Gjatë bisedës me mbështetësit e tij, një zonjë përgëzoi Berishën për lëvizjen e tij me “Foltoren”. Zonja kritikoi edhe qeverinë aktuale ku u shpreh se koha e tij në pushtet ka qenë më e mira ndërsa me tej tha se nga i pari tek i fundit, qeveritarët janë për në burg por jo t’i thonë atij “Non Grata”.

“Mirëseerdhe në Korçë, të lumshin duart, goja këmbët dhe mendja jote. Jam lindur dhe rritur në Fier. Origjina ime është korçare. Fierakët kanë një shprehje, “o Balo të hëngërt tënja, se e ke të ligur brenda’. Koha jote doktor ka qenë koha më e shkëlqyer. Unë e kam rritur këtë vajzë protestave, jemi përvëluar me gaz. Kjo është fëmija që u helmos nga Korça dhe qëndroi 10 ditë në spital në Tiranë. Unë them që koha jote, si për drejtësi, se nuk ka drejtësi pasi Policia është kriminel, prokurorët janë kriminelë gjithashtu. Unë vuaj për një gjilpërë me lekë.

Me shpirt dhe me zemër jam ngritur nga rrobat dhe kam bërë dy gjilpëra në sy. Siç u çove bravo të qoftë, kam qarë kur të ndiqja në Facebook. Koha jote ishte më e lumtur nga të gjitha anët. Po të jesh ti në krye, do jenë këtu shqiptarët. Po lënë kockat andej, lekët që kanë bërë andej të vijnë këtu t’i investojnë. Po ju vdesin prindërit dhe nuk po i shikojnë. Pse tua lëmë pasuritë t’i vjedhë qeveria. Që nga i pari tek i fundit janë për në burg, jo të thonë ty non-grata. Nuk ke vjedhur asnjë, njeri më i ndershëm. Doktor jetë të gjatë dhe shëndet, të lumshin këmbët. Vijnë në parti për të fituar për të mbushur xhepat” – tha qytetarja.

Vlora dhe Saranda ta boshatisin portofolin/ Ja pse turistët po zgjedhin gjithmonë e më shumë Pogradecin…

Qetësia që të fal qyteti apo klima është një tjetër arsye pse turistët zgjedhin Pogradecin. Ndërsa këtu s’ke omlete 11 mije apo ujë 6 mijë lekë …por mund të zgjedhësh peshk të mirë dhe tradicional. Për të eksploruar më tepër dhe për të ndjerë magjinë e kësaj zone turistët kanë nisur rezervimet që në muajin maj. Operatorët tregojnë se risi janë turistët nga vendet arabe transmeton euronews.

“Ka një ngritje nga viti i kaluar por ende nuk është në nivelin e parapandemise. Ndryshe nga vitet e tjera, shohim se në hotelin tonë por dhe në të gjithë Pogradecin po preket nga një grup turistësh nga gadishulli arabik që është një trend i ri në dy vitet e fundit, por nuk mungojnë dhe turistët të zakonshëm të huaj që vijnë nga Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Gjermania”, thotë Krios Hyqmeti, pronar i një hoteli.

Rritja e çmimeve të shërbimeve nuk do t’i shtojë kostot për turistët, teksa drejtues të pushtetit lokal theksojnë në shtimin e turistëve ka ndikuar edhe aeroporti i Ohrit.

“Në Pogradec vihet për ajrin e pastër, për pastërtinë e qytetit, për liqenin e mrekullueshëm, për gjithë bukuritë natyrore, për gjithë monumentet e kulturës, për kulinarinë të shkëlqyer dhee kryesorja, për çmimet e ulta. Kemi mjaft turistë nga Kosova ku rregullisht ne na vijnë në fundjavë afro 10-15 autobusë prej tyre.

Kemi dhe turistë nga vendet e tjera sepse kemi fat që kemi aeroportin e Ohrit afër dhe shfrytëzojnë Ohrin dhe Pogradecin”, u shpreh nënkryetarja e bashkisë, Entela Gusho.

Bashkia e Pogradecit thotë se në sezonin turistik të vitit 2021, qytetin e vizituan mbi 100 mijë turistë.Pritshmëritë për këtë sezon janë dyfish, madje gjatë sezonit, afro 200 biznese të reja do të hapin dyert në shërbim të turistëve.

Shqiptari le nam në Greqi/ 34 vjeçarja shkon në komunë për një certificate por e gjen veten të martuar me…

Një surprizë e pakëndshme ishte ajo me të cilën u përball një 34 vjeçare në Greqi pasi e gjeti veten të martuar me 46-vjeçar nga Shqipëria. Pasi ajo denoncoi ngjarjen në polici, nisi hetimi mbi çështjen ku u zbulua se ‘bashkëshorti i saj i supozuar’ kishte paraqitur në Regjistrin e Athinës një certifikatë martese false të autoriteteve shqiptare, me anë të së cilës arrit të merrte një certifikatë martese për t’u regjistruar në Kalamaria si bashkëshorti i saj.

Më pas autori me origjinë shqiptare duke paraqitur certifikatën false dhe deklaratën e rreme të 34-vjeçares, ka aplikuar pranë shërbimeve kompetente për dhënien e lejes së qëndrimit si bashkëshort i një shtetasi grek. Në këto rrethana ai arriti që të merrte një leje qëndrimi të rregullt dhe të mos rrezikonte dëbimin nga Greqia.

Ndaj 46-vjeçarit nga Departamenti i Sigurisë Kalamaria është ngritur një çështje për falsifikim dhe vjedhje të një certifikate false, e cila do t’i kalojë Prokurorisë së Selanikut për hetime të mëtejshme.

WhatsApp vjen me risi/ Ja opsioni që të gjithë e kanë kërkuar prej kohësh…

Siç qëndron, kur dikush largohet nga një bisedë në grup, WhatsApp njofton largimin e tij për të gjithë grupin, duke e bërë shumë publik aktin e largimit. WhatsApp zyrtarisht lejon deri në 256 persona që të bashkohen në një grup të vetëm chat, gjë që gjithashtu mund të çojë në shumë lëvizje përpara dhe mbrapa gjatë një bisede, gjë që mund të bëhet një shpërqendrim për anëtarët e tjerë, shkruan Marca. Për të përmirësuar situatën, një veçori beta e zbuluar nga WABetainfo i lejon përdoruesit të largohen nga një bisedë në grup në mënyrë të tillë që të njoftohen vetëm administratorët e grupit. Si zakonisht, WhatsApp nuk ka ofruar asnjë detaj se kur do të publikohen këto veçori të reja. Publikimi i fundit i madh ishte në fillim të këtij muaji dhe përfshinte reagime emoji, transferime më të mëdha skedarësh dhe grupe më të mëdha.

Jam tronditur/ Lira Gjika rrëfen skenën makabre të nënës me fëmijën e saj në rrugët e Tiranës…

Pediatrja Lira Gjika, përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer një skenë mes nënës dhe fëmijës së saj, të cilën e përshkruan si makabre. Ajo shkruan se ndërsa po ecte në rrugë, pa një nënë me djalin e saj rreth 3 vjeç. Sipas Gjikës, nëna i drejtohet të birit duke i thënë: “po kështu bëj ti, por mami do vdesë dhe babi do të martohet me njerkën dhe ajo nuk do të të dojë ty fare”. Më pas, në rrëfim, Gjika thotë se djali filloi të qante dhe se kjo skenë e kishte tronditur

“Isha duke shkuar në punë dhe përpara meje ecte një nënë e re me fëmijën e saj tre vjeçar. Fëmija vraponte para nënës dhe kthehej prapë te ajo. Nga distance, që e shikoja unë, ishtë një gjë e mrekullueshme. Por kur u afrova dhe pak pranë tyre, dëgjoj nënën e cila iu drejtua djalit: “po kështu bëj ti, por mami do vdesi dhe babi do të martohet me njerkën dhe ajo nuk do të të dojë ty fare”. Fëmija i vogël filloi të qajë me të madhe duke thënë:- jo mami, jo – por nëna vazhdonte:- jo ti kështu e do që të mos sillesh keq. Ishte një skenë makabre, që kisha vite që nuk e hasnja më , madje më ishte krijuar përshtypje që kjo mënyrë, tashmë ishte lënë më një anë dhe nuk përdorej më. Jo, kjo skenë më tronditi dhe tregon që “edukimi” ynë ka ende rrugë përpara për të arritur atë mënyrë, që e dëshirojmë të gjithë, por për fat të keq ende nuk po bëjmë atë, që duhet, pra të mos përdorim frikën dhe kërcënimin për edukim”, shkruan Lira Gjika.

Vodhi sasi me mallra dhe ushqime në myftinë e Korçës/ Arestohet 21 -vjeçari…

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit R. M., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi ka vjedhur në zyrat e Myftinisë Korçë, sasi me mallra të ndryshme ushqimore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Kryenin transport pa licencë taksie / Policia e Korçës procedon 2 shofere…

Dy persona janë proceduar në Korçë pasi ushtronin shërbimin taksi të palicensuar. Për I. H., 54 vjeç, banues në Korçë, u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë ky shtetas është kapur me mjetin e tij tip “Benz”, duke ushtruar pa licensë shërbimin taksi. E njëjta situatë edhe për Sh. I., 63 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig, ky shtetas është kapur me mjetin e tip “Renault”, duke ushtruar pa licensë shërbimin taksi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. I., 63 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig, ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke transportuar pasagjerë, me mjetin tip “Renault”, kundrejt pagesës, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse për shërbim taksi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin I. H., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprën “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke transportuar pasagjerë, kundrejt pagesës, me mjetin tip “Benz”, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Bordi merr vendimin: “Ja me sa do të shitet nga sot nafta,benzina e gazi pas orës 18:00 (Çmimet)

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi në orën 18:00.Nafta do të shitet me 229 lekë/litri, po aq sa edhe benzina. Ndërkohë, gazi do të shitet me 90 lekë/litri.Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

NJOFTIMI:

Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Ishin nisur drejt Rinasit/ Shoferi i taksisë i përgjumur, i ikën makina nga dora, gruaja ndërron jetë, 4-të plagosurit nisen drejt Traumës

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Milot-Mamurras. Mësohet se makina që doli nga rruga ishte autoveturë taxi që drejtohej nga shtetasi i quajtur Leo Duke. Shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit, e për pasojë një grua ka ndërruar jetë. Në mjet udhëtonte gruaja me dy fëmijët, fatmirësisht të miturit janë jashtë rrezikut për jetën. Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të 4 plagosurit për në spitalin e Traumës, ndërsa gruaja nuk ka mundur të shpëtojë .Familja po shkonte drejt Rinasit për të ikur në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge. Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Parashikimi i motit për datën 19 maj 2022…

Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore. Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore. Për shkak të masave ajrore jugore duke filluar nga nesër pritet edhe rritja e temperaturave kryesisht në ato të mesditës. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era deri në 6-8m/s.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 6 deri 24°C
në zona e ulëta 8 deri 30°C
në zona bregdetare 10 deri 28°C

Shqipërisë t’i hapen negociatat/ Eurodeputeti Irlandez mban fjalim me bluzën e kombëtares shqiptare në Parlamentin Europian…

Një moment i veçantë ka ndodhur gjatë seancës së Parlamentit Europian këtë të mërkurë. Eurodeputeti irlandez Ciaran Cuffe ka mbajtur një fjalim i veshur me fanellën e kombëtares shqiptare.Gjatë fjalës së tij, ai tha se Shqipëria ka bërë progres në proceset integruese dhe theksoi se ka ardhur momenti që të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim në BE.

Lufta në Ukrainë na tregoi, se paqja është e brishtë. Në vitet 90, vendet e Ballkanit Perëndimor na e rikujtuan këtë. Nuk duhet të harrojmë kurrë, se vetëm përmes dialogut, mund të kapërcejmë urrejtjen, dhunën dhe përplasjet midis kombeve. Bashkimi Europian është një forum për shtet anëtare për të gjetur kompromise përmes fjalëve dhe jo armëve. Duke pushtuar Ukrainën, Rusia sfidoi këto vlera themelore. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë me ne këto vlera, por spektri i luftës rëndon mbi rajonin. Unë kam qenë në Shqipëri së fundmi, siç mund ta shihni dhe pashë për herë të parë zhgënjimin në rritje me procesin e integrimit europian. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha ndaj ne duhet të hapim menjëherë negociatat e anëtarësimit. Nëse nuk e bëjmë jo vetëm që ne nuk do jemi në lartësinë e përgjegjësive tona, por ne rrezikojmë që të rrisim ndërhyrjen e atyre që përdhosin vlerat tona”, tha Cuffe. /Abc News

“Dalëngadalë” balada më e re e Alban Skenderaj dedikim për Miriam Canin(Video)

Alban Skenderaj ka lançuar para pak orësh këngën e tij më të re “Dalëngadalë” .Ai ka zgjedhur që t’ia dedikojë gruas së tij, Miriam Cami . “Dalëngadalë! Gëzojuni jetës, dashurisë, familjes e miqve. Verë të mbarë ☀️”, ka shkruar Albani. Qetësi për shpirtin janë këngët e juaja’ ishin në pjesë komenteve që u bënë menjëherë pas publikimit të kësaj balade . Dyshja e njohur janë bashkë prej shumë vitesh dhe nga martesa e tyre kanë bashkë dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë.