Plane për fundjavë/ Moti merr kthesën e papritur,rikthehen..

Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe temperatura të larta për këtë fundjavë pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike mbi vendin tonë. Në këtë mënyrë për nesër moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore në lindje do të jenë deri të dendura.Këto vranësira në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër.

Për ditën e Diel pritet kalimi i një sistetmi frontal mbi vendin tonë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Për shkak të masave ajrore më të freskëta dhe reshjeve të shiut për ditën e Diel parashikohet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.

Moment i sikletshëm në skenë/ Dua Lipa rrëzohet teksa performonte në Milano (Video)

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht Dua Lipa është duke zhvilluar së fundmi një tur të cilin e ka quajtur “Future Nostalgia”. Duket se përveç suksesit dhe performancave gjithmonë të denja, këngëtares nuk i kanë munguar dhe situatat e sikletshme. Teksa performonte me një grup kërcimtarësh në Milano, këngëtarja u rrëzua në skenë.
Më pas një nga balerinët e ka ndihmuar të ngrihet, duke vijuar më pas performancën mahnitëse.
Kjo nuk është hera e parë që 26 vjeçarja përballet me një incident të tillë, pasi ajo ka humbur ekuilibrin kur po interpretonte “Be The one”.

Klopp: “Luajmë përballë ekipit me më shumë trofe, por kemi motiv të fortë të mos përseritet finalja e vitit 2018…

Finalja e vitit 2018 me siguri nuk është harruar te Liverpool. Motivimi është maksimal, pasi sot ndaj Real Madrid luhet finalja e Champions League. Gjermani nuk e di se si do të dalin, por mendon vetëm për fitoren.

Nuk e di se si do të dalë ndeshje, ne duhet ta bëjmë këtë pyetje në fund të sfidës. Luajmë përballë ekipit me më shumë trofe, me një trajner që i ka fituar të gjitha. E vetmja gjë që po mendojmë është se si ta fitojmë ndeshjen”. “Ne humbëm ndeshjen në vitin 2018, por jemi të gjithë të motivuar nga disa gjëra të ndryshme. Ne kemi 25-26 lojtarë dhe të gjithë janë të motivuar në një tjetër mënyrë. Nuk e kemi harruar atë që ndodhi në Kiev, por kemi mjaftueshëm motivim për mos ta lënë të ndodhë sërish”.

Favoriti? Nëse mendon për historinë, eksperiencën e kundërshtarit, se si Reali i Madridit është kthyer në situata të caktuara, mendoj se është Reali. Nëse ne jemi në formën më të mirë, atëherë mendoj se është vështirë të luash kundër nesh. Siguria e lojtarëve të Realit do të jetë shumë e lartë dhe kjo është diçka e rëndësishme në futboll”.

“Kur je në një skenë të madhe, do të duhet të bësh një performancë të madhe. Ne e bëmë në Kiev. Ne mësuam se si të fitonim. Askush nuk mund të ndihmoj, të duhet kohë. Kam humbur shumë finale në jetën time. Djemtë janë rritur vërtetë në tre vitet e fundit”. “Fakti që nuk luhet në Rusi? Jam i lumtur që sfida luhet këtu për mijëra arsye. Lufta po vazhdon akoma dhe ne duhet të mendojmë për këtë gjë. Loja po vazhdon dhe që nuk luhet në Shën Petërsburg është mesazhi i duhur. Ne do e luajmë këtë ndeshje edhe për njerëzit që luftojnë dhe na shikojnë nga Ukraina”.

Sot finalja e champions League/ Ancelotti: “Duhet shijuar deri kur të bjerë bilbili….Reali di t’i menaxhojë finalet!

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, para finales së Champions League kundër Liverpool ka dalë para mediave dhe u është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve.

Benzema çfa ka ndryshe?

Krahasuar me herën e parë, ai ka më shumë karizëm, brenda dhe jashtë fushe. Ajo që nuk ka ndryshuar është cilësia e tij si futbollist”. “Liverpool? Në vitin 2014 kishim probleme, por fituam ndaj tyre. Nëse një lojtar dëmtohet, nuk mund të luajë. Nëse del në fushë do të thotë që është në gjendje të luajë. Është një finale dhe të gjithë japin gjithçka”. Vjet isha te Everton? Është një ndryshim i madh. Mora një telefonatë nga presidenti dhe erdha këtu. Arritja në finale është një sukses i madh për ne. Ishte e rëndësishme, pasi kemi bërë një skuadër të mirë dhe jemi afër arritjes së maksimumit. Ambienti është i qetë dhe kjo skuadër i menaxhon shumë mirë këto lloj ndeshjesh”. Formacionin e kam vendosur, por nuk ua them. Duhet të tregojmë cilësitë tona nesër. E kemi treguar gjatë gjithë sezonit. Kur lojtarët kanë dhënë gjithçka, kanë bërë diferencën. Do jetë një sfidë intensive, me shumë vertikalizime”. “Është finalja e pestë për mua dhe kam kujtime të mira për të gjitha finalet. Është e rrallë ta mendosh, por sfidën që luajtëm më mirë në vitin 2005 e humbëm. Nuk do t’u them lojtarëve të mi të luajnë keq, por në një finale gjithçka mund të ndodhë. Duhet të jemi gati. Shkojmë për të bërë më të mirën, por nuk jam i bindur që mjafton për të fituar. Ka diçka në futboll që nuk e kontrollin dot. Duhet shijuar deri kur të bjerë bilbili, pastaj është tjetër histori”, tha Ancelotti

I moshuari nga Durrësi e merr për grua/ Flet bashkëshortja 26-vite më e re: I shërbej në shtrat,dashuria s’njeh moshë

U njohën në vitin 2006 me shkuesi dhe në krye të pak muajve lidhën kurorë. Një histori jo si gjithë të tjerat kjo e Shyqyri dhe Xhemile Kelmendit, pasi çifti kanë 26 vite diferencë me njeri-tjetrin. Asokohe 37 vjeçe, Xhemilja jetonte në Fushë-Krujë ndërsa Shyqyriu në Katund të Ri të Durrësit. 65-vjeçarit i kishte ndërruar jetë bashkëshortja e parë dhe me dakordësinë e dy familjeve, vendos që të lidh jetën me Xhemilen.

Me t’u shpërngulur në fshat, ajo u përball edhe me paragjykimet e para të komunitetit që e rrethonte. Nuk ishte e lehtë për të që në moshën 37-vjeçare, të lidhte kurorë me një burrë 26 vite më të madh në moshë. Megjithatë dashuria triumfoi dhe çifti u bekua me ardhjen në jetë të një djali. Për Xhemilen ai ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve forca e saj më e madhe.

Sot kur kanë kaluar 16 vite nga dita kur çifti nisën të jetonin bashkë Xhemilja ende e re në moshë kujdeset për bashkëhsortin e saj Shyqyriu, i cili prej 2 vitesh dergjet në shtrat i paralizuar.Çifti jeton sot në kushte të vështira ekonomike pa të ardhura, pasi e vetmja që mund të punojë Xhemilja është kthyer në kujdestare e burrit të sëmurë. Kjo familje mban frymën gjallë vetëm me pensionin e invaliditeti që merr 80-vjeçari. /PaGjurme/ Report TV

Fotot bënë xhiron e rrjetit ku u përfol për një aksident/ Donald Veshaj thyen heshtjen …

Romeo dhe Donald Veshaj kanë thyer heshtjen dhe kanë folur rreth aksidentit automobilistik të para disa ditësh.Në fotot e publikuara shihet Romeo pranë forcave të policisë dhe ambulancës. Nuk dihet saktësisht se si ka qenë dinamika e plotë e ngjarjes, por nga fotot shihej një motor gjendet i shtrirë në rrugë.Romeo shihej pranë dyerve të hapura të ambulancës, ndërkohë që një mjek e mbante nga krahu. Sipas dëshmitarëve aksidenti ndodhi në aksin Tiranë-Elbasan rreth orës 15:49.

Vëllai i vogël u rrëzua me motor dhe falë Zotit është mirë. E morën të gjithë dhe thanë se kam probleme unë me Romeon. Na shkruan shumë njerëz se u bënë merak dhe u interesuan, por jo jemi mirë.” -tha ai.