Shqipëria do të presë nesër në mbrëmje në orën 20:45 Poloninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Në prag të këtij dueli që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. “ Kam thënë që në ditën e parë se ne kemi një skuadër me zemër e shpirt. Pastaj padyshim organizohesh, ndjek lojtraët që mendojmë se janë më të mirët dhe ecim para.
Nesër është e njëjta gjë, është aspekti i strategjisë, por jemi me zemër e shpirt në fushë.
Kemi më shumë se 20 mijë persona është një mbështetje shumë e rëndësishme të luash në shtëpi. E dimë që është ndeshje e vështirë, nuk është e lehtë. Por shkojmë me zemër e shpirt dhe me gjithë popullin shqiptar në fushë. Futbolli është i bukur pikërisht për atë që del aty dhe në 90 minuta ndodh gjithccka.
Të gjithë lojtarët hyjnë në fushë për të fituar, e gjithë skuadra përpiqet. Nga ana tjetër është edhe kundërshtari e ndodh që edhe mundesh. Tani flitet për Poloninë, është ndryshe, është ndryshe nga Ccekia, luan ndryshe. Kemi 4 ndeshje. Por edhe Shqipëria del në fushë me lojtarë teknikisht të fortë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse dhe e bukur për t’u parë, në 90 minuta mund të ndodhë gjtihccka. Por edhe ne do të hyjmë për të bërë mirë”, deklaroi ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.