Vrau të birin me çekiç /77-vjeçari del kokulur në gjykatë: “Ça doni nga unë, jam i mbaruar nga trutë…

Me kokën ulur mbi tavolinë dhe i shqetësuar, Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili vrau të birin Hamdi Bylykbashi, për vetëmbrojtje, pak ditë më parë në Maliq në fshatin Zvezdë, ka dalë sot para gjykatës. Autori është shfaqur kokulur para kamerave dhe shumë i revoltuar. ‘Çfarë doni, ça… jam i mbaruar nga trutë.’- dëgjohet të thotë ai në sallën e gjyqit.

Në sallë nuk është i pranishëm asnjë familjar i tij. Gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ ndaj 77-vjeçarit. Familjarët fillimisht u kanë deklaruar hetuesve se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar e si pasojë ka dëmtuar edhe kokën. Por pas hetimeve u siguruan provat, përmes së cilave rezultoi se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është konfliktuar në shtëpi me babanë, Shefkiun, të cilin ka dashur t’ia hedhë në pusin e ujit në oborr.


Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me çekiç që përdoret për të thyer gurë dhe si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitali. Pas hetimeve paraprake, policia ka arrestuar 77-vjeçarin nën akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

“ Hamdiu erdhi në shtëpi rreth orës 16:30 dhe aty jemi zënë. Gjatë zënkës ka tentuar të më hedh në pus. Kam marrë një çekiç që ishte aty pranë dhe për vetëmbrojtje e kam qëlluar në kokë. Nuk kam dashur ta vras, doja vetëm ta neutralizoja”, mësohet të ketë thënë autori.

50-vjeçari që u vra me çekiç nga babai
77-vjeçari qe vrau djalin e tij me çekiç ,lihet ne burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: