Një aksident ka ndodhur në afësi të një karburanti në Vorë. Dy automjete janë përplasur, ku si pasojë ka mbetur e plagosur punonjësja e qarkullimit rrugor Arta Shurbi., e cila është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor,
Inspektore Arta Shurbi., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Përplasen dy makina, aksidentohet punonjësja e Policisë Rrugore pic.twitter.com/g9td5nwd7E
— KorcaBlog.com (@korcablog1) August 9, 2023
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.