Në 2015 i ndrroi jetë gruaja/ Stefi Prifti e pranon për herë të parë : “Kam gjetur sërish dashurinë!

Këngëtari korçar Stefi Prifti ka rrëfyer disa detaje dhe të pathëna nga jeta e tij. Ai kaloi një moment të vështirë në jetë kur bashkëshortja e tij ndërroi jetë në vitin 2015. 7 vite pas këtij momenti të hidhur në jetën e tij, Stefi konfirmon për moderatoren Ester Bylyku,në një intervistë në “Ora News” se pas gjithë kësaj kohe, më në fund ka gjetur dashurinë.

Ester Bylyku: Në një të ardhme, ndoshta të largët, ndoshta të afërt, a je i hapur për ta gjetur sërish dashurine?

Stefi Prifti: Mendoj se e kam gjetur.Ester Bylyku: Kjo do të thotë që Stefin e kemi në një lidhje…

Stefi Prifti: Po! Në vazhdim të intervistës në ‘Glamour Zone’, Endri rrëfeu dhe porosinë e fundit të bashkëshortes së ndjerë, e cila i kërkoi të vazhdonte jetën e tij dhe të kujdesej për vajzat.Ndërkohë, vëllai tjetër,Endri Prifti, ka vite që është ndarë nga gruaja me të cilën ka një djalë.

Gjatë kësaj interviste ka rrëfyer momentet më të vështira që ka përjetuar në jetën e tij.Ai është pyetur sesi e kalon një mashkull i dashuruar brengën e ndarjes, teksa është përgjigjur se ndarja kalon duke bërë aventura duke pirë alkool ,duke luajtur bixhoz dhe patuar në krah shumë femra.