Pra, Presidenti i ri është….!

Nga Edi Oga

Realiteti dhe fiksioni dikur kanë qenë të ndara. Më parë realiteti ushqente fiksionin. Pastaj u kthye fiksioni të modelojë realitetin. Tashmë, në kohët moderne të informacionit të pakufizuar me teknologji të lartë, realiteti dhe fiksioni janë përzier keqazi. Secili prej nesh është konsumator lajmesh por edhe media me vete.

Secili prej nesh krijon një lajm, e shoqëron me pamje, e shpërndan në rrjet, i komenton presidentit të amerikës në Twitter apo debaton me kryeministrin shqiptar në Facebook!

Në fakt ky i fundit nuk po e ushtron më këtë “sport”! Nuk i bën më punë. Tashmë ai nuk ka nevojë të masë asnjë puls apo të testojë ndjeshmëri për të përcjellë vendimet e veta. Thjesht imponohet me to. Rasti më i fundit është ai i zgjedhjes së Presidentit.

I vetmi rast ku shqiptarët kanë qenë më kuriozë sesa sot, ka qenë rasti i fituesit të Big Brother VIP. Vini re ngjashmërinë midis Arbanës dhe Taulantit në menaxhimin e suspansës. Çdo gjë është në shërbim të spektaklit dhe të dy spektaklet ngjajnë.

Kohëzgjatja është e njejtë. Ushqimi mediatik po ashtu. Personazhet VIP që diskutohen dhe eleminohen çdo javë. Madje edhe fituesi do të shpallet në një ditë të premte.

I vetmi aspekt ku Big Brotheri Presidencial po ia kalon Big Brother VIP, është se tek ky i fundit kandidatët finalistë diheshin, kurse në rastin e Presidentit, misteri është absolut. Sepse edhe ruajtësi i misterit është absolutist dhe spektakolar.

Ajo që dihet është që shtëpinë e qytetarit nr. 1 të Shqipërisë do ta lërë përfundimisht Ilir Meta dhe në vend të tij do të futet… do t’jua themi pas publicitetit të qeseve plastike. Mos u largoni!

PD zgjedh sot ‘kupolën’/ Ja kur mbildhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar…

Floriana Garo, Drejtore e Komunikimit në PD, njoftoi se Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 14.00 për të miratuar kandidaturat e Kryetarit Berisha për Sekretar të Përgjithshëm, Nënkryetarë dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike. Më pas do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar për të votuar këto kandidatura, në orën 17.00 në selinë e PD”.

Edhe Edi Paloka, Kryetari i Këshillit Kombëtar, ka njoftuar se “në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD-së dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD”.

Po saldonte në traget/ Shqiptari bie nga 15m lartësi…vdes në vendin e punës

Një shqiptar 50-vjeçar ka humbur jetën të enjten rreth mesditës në një kantier anijesh në Amaliapoli, Almyros në Greqi. Punëtori shqiptar po kryente punime saldimi në një anije dhe teksa ishte i hipur në një vinç, kur u rrëzua nga një lartësi prej rreth 15 metrash, me pasojë vdekjen tragjike të tij. Ai u transferua menjëherë në Qendrën Shëndetësore Almyros, por fatkeqësisht thjesht u konstatua se kishte ndërruar jetë.Ndërkohë, në kuadër të hetimeve paraprake të kryera nga policia në Almyrou, u arrestuan dy banorë të zonës, përkatësisht përfaqësuesi ligjor 62-vjeçar i kompanisë dhe drejtuesi teknik 60-vjeçar pasi nuk morën masat e nevojshme të sigurisë me pasojë vdekjen fatale të punëtorit.

Aksidenti i frikshëm në Greqi /Makina humb kontrollin dhe merr para këmbësorin dhe kamionin, vdesin 3 persona(VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar një video nga momenti kur një grua sheh me sytë e saj aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën Galipsos të Kavala-s në Greqi, ku mbetën të vdekur tre persona. Teksa sheh tmerrin me sytë e saj, kur makina përplaset me kamionin, mes britmash gruaja thotë: Mos, mos! O Zot i Madh, po ndodh kërdia!

Si ndodhi aksidenti Një makinë doli nga rruga duke marrë përpara një automjet tjetër dhe një këmbësor. Më konkretisht, duket se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër që kishte ndaluar në anë të rrugës. Më pas, dy makinat ranë mbi një kamion që po furnizonte një dyqan. Përplasja ka qenë aq e rëndë sa drejtuesi i makinës së parë, një pasagjer dhe një këmbësor kanë mbetur të vdekur në vend. Pas përplasjes automjeti ka marrë flakë.

Lulzim Basha mungoi sot por dërgoi lule/ Shihni si hiqet kurora me lule e Bashës nga arkivoli i Bujar Nishanit (video)

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore të organizuar në presidencë. Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, ka munguar sot në ceremoninë e lamtumirës për presidentin Bujar Nishani. Basha ka dërguar në Presidencë një kurorë me lule. Në sallë hyrri një person i panjohur që la një kurorë me lule në emër të Bashës. Personi në fjalë u largua pa i dhënë dorën askujt, por duke përshëndetur vetëm me kokë. Menjëherë pas ikjes së tij, kurora me lule e Bashës u largua nga vendi ku ndodhej arkëmorti i të ndjerit Nishani. Nuk dihet nëse familja ka urdhëruar ashtu, apo ky vendim është marrë nga vetë stafi i Presidencës që ka organizuar ceremoninë. Shihni pamjet.