Shënimi misterioz nga policia greke, Aleksandër Çipa tregon çfarë i ndodhi në Kakavijë

Nga Aleksandër Çipa

Në pikat kufitare greke ka një shënim për mua…

Kisha disa vite pa qenë në Greqi. Një vend që e shijoj dhe e dua përmes artit dhe shumë njerëzve. Një vend me histori të madhe domethënëse për botën dhe jetën njerëzore. Një fqi, që vendit tim dhe mua si bir i tij, na i ka caktuar Zoti ta kemi.
Pas disa vitesh, të hënën e kësaj jave, me një taksi të rastësishme u rigjenda tek polici i palës greke në Kakavie. Nuk m’u tha asnjë gjë.

Dorëzova pasaportën. Polici kreu procesin rutinë në kompjuter. Pasi u njoh me emrin dhe gjeneralitetet e mia, e shfletoi pasaportën në të gjitha faqet. Mbylli dritarezën prej xhami të zyrës së kontrollit të pasaportave. Pa thënë asnjë fjalë, lëvizi nga karrigia e vet dhe humbi në zyrat fqinje. U kthye pas pesë minutash. Bëri thjesht dy pyetje:
– Ku do të shkoni? Pse keni ardhur? Kur do të ktheheni? Mori përgjigje të shkurtra:


-Po vijmë për qejf. Një vizitë dhe një drekë modeste tek liqeni i Janinës dhe do kthehemi.
Gjithçka shkoi normal. Iu përmbajtëm pohimit në intervistën e thatë rutinë të policit. Hëngrëm një drekë në liqen bashkë me familjen dhe familjen e shtrenjtë të një kolegu tim të qytetit ku jam rritur. Dhe u kthyem.

Kur rimbëritëm në Kakavie, sërish para xhamit me dritarezë të vogël të policit që kontrollon pasaportat ( por në kah tjetër), episodi i hyrjes u përsërit edhe në dalje. Por në kthim, vonesa ishte edhe më e madhe. Polici sapo ndeshi emrër-mbiemrin tim në pasaportë, bëri lëvizje befasuese. U sorollat në karrige. Drejtonte sytë zhbirues nga makina ku ndodheshim familjarisht dhe nisi të pyeste taksixhiun e rastësishëm:

– Ku ishit? Ku e njeh atë? Ku hëngrët drekë? Kë takuat??
Ishin të gjitha pyetje që më zgjuan një kohë të vdekur të vendit tim. Njësoj si në rastin e vizitës sime të parafundit në Greqi. Polici edhe pas këtyre pyetjeve u ngjit në një zyrë tjetër. Humbi më shumë se pesë minuta konsultim në atë ose ato zyra. Nuk më bëri asnjë pyetje.

Por në leximin tim psikologjik vërreja se si në fytyrën e tij ishte thjesht respektim i diçkaje që gjendet si shënim në kompjuterin apo sistemin e tij dhe të ndonjë institucioni grek. Kjo është thjesht një besdi e ripërsëritur dhe e papohuar zyrtarisht ndaj meje. Se çfarë shënimi, këtë do ta mësoj përmes një kërkese drejtuar institucioneve të larta zyrtare greke dhe me ndihmën e organizatave dhe miqve të mi gazetarë në Greqi.

Në 30 vite të karrierës sime si gazetar, Greqinë e kam njohur dhe e njoh duke mbajtur në brendi dhe në sjelljen time korrektesën qytetare, aq më tepër atë ligjore. Ndërsa në të drejtën time profesionale dhe të identitetit tim kombëtar e kam parë si vend fqinj, si një shtet që është po aq ballkanas sa vendi im, (ndonëse është pjestar i hershëm i bashkësisë së vendeve të BE).

Greqinë e dua përherë duke i thënë së pari se providenca njëjtësisht na ka caktuar si fqinjë dhe jo si shtiranakë, në krahë të njeri-tjetrit.
Por përmes këtij reagimi, do të doja të sillja në vëmendje të krejt kolegëve dhe inteligjencies së çmuar greke, pyetjen time të drejtëpërdrejtë: A ka mundësi të më ndihmoni të mësoj, qoftë edhe përmes jush, se cili shënim institucional e bën përherë e më të zgjatur kohën e kontrollit të pasaportës sime në pikat kufitare të Greqisë?
Mua kontrollet kurrë nuk më shqetësojnë, por cungimi i lirisë dhe së drejtës më bën përherë më aktiv dhe më tepër besnik të identifikimit tim si shqiptar.

”Koha kur bënim një foto dhe lumturoheshim”/ Moderatorja e njohur tregon stilin e para 20 viteve dhe …

Ne Xhemin e kemi njohur si velinën e “Fiks Fare”, ku na ra në sy bukuria e saj. Më pas iu besuan shumë programe në Top-Channel si “E Diell”, “Portokalli”, etj dhe ajo është sot një nga moderatoret më të afirmuara në Shqipëri, veç të tjerash Xhemi Shehu ka qenë prej vitesh edhe imazh i Digitalb. Por sot Xhemi është bërë nostalgjike dhe ka postuar një foto të 20 viteve më parë, ajo që vëmë re është se moderatorja nuk ka ndryshuar aspak, përveç ngjyrës së saj të flokëve. Sot ajo është mami i dy djemve, Martinit dhe Gabrielit dhe rikthimin e saj të fundit në Top-Channel ajo e bëri nëpërmjet programit “Qesh mirë kush qesh i fundit”.

Po ktheheshin nga funerali/ 7 anëtarë të së njëjtës familje shuhen në aksidentin tragjik….

Zelandë e Re- Një burrë humbi tre breza të familjes së tij pasi ata u përfshinë në një aksident.Pedro Clariman, 26 vjeç, u zgjua për të gjetur të vdekur shtatë të afërmit e tij të dashur pas një përplasjeje kokë më kokë.Shtatë anëtarë të familjes vdiqën kur furgoni i tyre u përplas me një gjysmërimorkio gjatë një udhëtimi gjatë natës pasi morën pjesë në një funeral në anën tjetër të ishullit.

Pedro dhe një vëlla tjetër mbijetuan ndërsa partneri i tij, vajza 10 muajshe, mamaja, vëllai, halla, njerku dhe kushëriri vdiqën të gjithë në përplasje.

David i shpëtoi vdekjes duke zgjedhur të mos merrte pjesë në funeralin sepse vuan nga sëmundja e lëvizjes dhe u rezervua për një turn ku punon në një supermarket afër shtëpisë së tij.

Ju marrin në celular për të shitur ‘dyshekë’ apo… / Kush shkel ligjin duke ju bezdisur gjobë të frikshme !

Pothuaj të gjithëve na ka ndodhur që iu marrin në celular dhe prezantohen ‘jemi kompania X. Jeni përzggjedhur për të përfituar nga oferta e dyshekëve….’Por nuk janë vetëm dyshekët. Dhjetëra kompani marrin në celular dhe ju shqetësojnë duke ju thënë që kemi ofertë për këtë apo atë produkt.

Për të shmangur bezdisje të tilla, do të krijohet një regjistër kombëtar, i menaxhuar nga komisioneri për mbrojtjen e të dhënave, ku kushdo regjistron emrin se nuk do të shqetësohet nga kompanitë e marketingut. Përveç kohës dhe shpeshtësisë së telefonatave qytetarët janë të shqetësuar dhe për mënyrën sesi këto biznese kanë gjetur numrin e tyre.

“Numër pa pagesë. Kushdo që shkel këtë do të marrë gjoba”, u shpreh Besnik Dervishi, Komisioner për Mbrojtjen e të dhënave.

Regjistri do krijohet me ligj, i cili i është përcjellë deputeteve në Kuvend. Një tjetër ligj që po ndryshohet është dhe ai për mbrojtjen e të dhënave personale, që vendos rregulla më të rrepta dhe për kompanitë private.

“Do vendoset një person i posaçëm që merret me të dhënat në çdo kompani, shtetërore e private”, tha ai më tej.

Ndërkohë gjobat për ata që abuzojnë me të dhënat personale, propozohen të shkojnë deri ne 20 miliard lekë.

Babai shqiptar le nam në Greqi: “Zhdëp” në dru vajzën e madhe se i kërkoi para, e vogla e godet me shkelma për të mbrojtur motrën…

Një emigrant shqiptar në Greqi ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të bijës së tij 20-vjeçare. Sipas medieve greke situate mes babë e bijë ka dalë nga kontrolli, kur kjo e fundit i ka kërkuar para babait. Emigranti shqiptar i tha të se nuk ka para, megjithatë e reja këmbënguli. E për pasojë gjakrat u nxenë, me babanë që filloi të rrahë të bijën.

Vajza mori lëndime në sy, teksa motra e 20-vjeçares, dy vite më e vogël teksa shihte që babai dhunonte motrën e saj, ka nisur të godasë me shqelma të atin.

Të gjithë familjarisht përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe u morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve të Heraklionit.