E mbajti të mbyllur vajzën e saj për 49 vite / Njihuni me historinë e pazakontë që tronditi Larisan dhe perfundoi në tragjedi…

Një nënë ka mbajtur të izoluar në shtëpi për 42 vite të bijën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Larisës në Greqi. Sipas medieve greke askush në lagjen e gruas 76-vjeçare nuk e dinte se ajo jetonte në shtëpi me të bijën 51-vjeçare dhe se askush nuk ishte në dijeni se e moshuara kishte fëmijë, pasi ajo shfaqej gjithmonë e vetme nëpër lagje. 76-vjeçarja kishte krijuar një burg brenda shtëpisë për të bijën.

Dritare me hekura dhe dyer të mbyllura me zinxhirë, këto janë pamjet nga shtëpia burg, që u zbulua nga policia të shtunën e 19 qershorit.

Sipas burimeve e ëma ka mbajtur të bijën të izoluar, pasi ajo ishte autike dhe se nuk mund ta përballonte botën me çrregullimin shëndetësor që kishte.

Por si arriti policia te 51-vjeçarja, e cila që prej moshës 9 vjeçare nuk ka parë dritën e diellit me sy, pasi e ëma e ka mbajtur të burgosur në shtëpi.

Rasti tronditës u zbulua ditën që 76-vjeçarja ndërroi jetë, e cila ndërroi jetë në shkallët e shtëpisë së saj. Në banesë shkuan ur5fgjenca dhe policia ku gjetën brenda shtëpisë 51-vjeçaren që jetonte e burgosur mes katër mureve për 42 vite me radhë.

51-vjeçarja është gjetur në një ambient normal dhe të pastër, ndërsa sipas vlerësimeve të para, ajo i përket njerëzve që kanë nevojë për mbështetje, pasi duket se është në fazën e autizmit.

Synimi i mjekëve që e kanë marrë përsipër edhe i shërbimit social të bashkisë së Larisës është t’i përgjigjen shumë pyetjeve që kanë lindur, pasi si lagjja ashtu edhe mjedisi më i gjerë familjar e dinin të vërtetën.

Nënkryetari i Politikave Sociale të bashkisë së Larisës, Sotiris Voulgaris, tha për ngjarjen: “Që nga e shtuna kur u zbulua rasti vrapuam për të ndihmuar dhe mbështetur 51-vjeçaren që ndodhej brenda banesës.

Ne përpiqemi ta mbrojmë dhe të mësojmë prej saj gjithçka që ka ndodhur në shtëpinë e saj, në mënyrë që të kemi një pamje të qartë. Vajza është nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e mjedisit të saj më të gjerë familjar. Të gjithë do t’i ndihmojmë që t’i sigurojmë asaj mbrojtje dhe cilësi sa më të mirë të jetës, siç e ofrojnë shërbimet sociale”.

E tmerrshme/ Kjo është shtëpia e rrethuar me hekura në Greqi ku prej 42 vitesh nëna mbante të bijën të izoluar mes katër mureve

“Syri i Kaltër” do i jepet Greqisë? Ministria e Turizmit i jep pergjigje lajmit që beri jehonë nëpër media dhe…

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka reaguar pas lajmeve të fundit se Korfuzi synon të furnizohet me ujë nga burimi i Syrit të Kaltër. Ministria bën të ditur se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm.

REAGIMI

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron: Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut.

Dikur mbërritën si emigrantë sot kanë biznese/ Të pathënat e rreth 3 mijë shqiptarëve që bëjnë namin në Mykonos(VIDEO)

Televizioni grek “Alpha” i ka kushtuar një emision mbi një orë komunitetit shqiptar në ishullin e famshëm Mykonos. Ata ndër vite janë integruar në mënyrë impresionuese dhe mjaft prej tyre janë pronarë biznesesh jetike për ekonominë e ishullit, por edhe për vetë komunitetin, teksa në këto biznese janë punësuar shtetas Greke por edhe bashkatdhetarë Shqiptare. Ata kane mbërritur në ishull prej viteve të para ’90 dhe sot përbëjnë një komunitet me mbi 3 mijë persona. Për ta shqiptarët janë miq të mirë,me familje shumë të mira dhe qe kanë një shërbim të shkëlqyer. Kryesisht punësimi i tyre është në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve ndërsa shumë prej tyre kanë blerë prona e hapur biznese në industrinë e turizmit ku restorantet shqiptare janë teper te preferuara dhe nga të huajt…


I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri, ja sa priten të arrijnë temperaturat të mërkurë dhe të enjte…

Duke nisur nga dita e mërkurë temperaturat në vendin tonë do të fillojnë të rriten. Sipas sinoptikanëve temperaturat do të fillojnë të rriten me 3 gradë. Rritja e temperaturave do të vijojë edhe përgjatë ditëve në vijim, duke bërë që të kapë vlerat maksimale te enjte në 39 gradë celcius.

Zonat më të prekura pritet të jenë Elbasani, Berati, Kuçova, Tirana, ku këto vlera do regjistrohen më të larta. Deri në fundjavë pritet kjo tendencë me rënie të lehta të temperaturave gjatë orëve të mesditës.

Edhe fillimi i javës së ardhshme pritet që të jetë nën ndikimin e kësaj vale e të nxehtit”, tha Gentiana Stafa nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Më ka ftuar ta vizitoj/ Serena Sula tregon për sheikun nga Dubai: Po më lutet të shkoj atje por…

Serena Sula, e ftuar në Top Channel, ka rrëfyer se prej kohësh është në kontakt me një sheik nga Dubai, i cili e ka ftuar atë ta vizitojë.

“Më ka shkruar një sheik, është person publik, njihet në Instagram. Më ka ndjek dhe më lutet që unë të shkojë në Dubai. Do ta pranoj ftesën, si mos ta bëj. Por më mua do të jetë më mirë të vijë ai këtu.

Ai është fiksuar pas meje. Kam folur me atë dhe më pëlqen shumë, pasi është tipi im”, u shpreh Serena Sula.

E rëndë/ Nëna harron djalin në makinë,teksa po përgatitej për ditëlindjen e vajzës …vdes 5-vjeçari pasi…

Një djalë 5-vjeçar ka humbur jetën pasi nëna e tij e harroi për 3 orë në makinë e cila ishte e ekspozuar në diell, shkruajnë mediet e huaja. Nëna kishte nxituar në shtëpi pasi po përgatitej për ditëlindjen e vajzës 8-vjeçare dhe dyshohet se nuk e kishte kuptuar që djali ishte ende në makinë pasditen e së hënës.

Vetëm pas 3 orësh ajo vuri re se 5-vjeçari ishte zhdukur dhe bëri zbulimin tragjik të djalit në makinë, tha policia e Teksasit.

Ajo kishte menduar se 5-vjeçari ishte në shtëpi, por pasi kërkoi atje, ajo më pas doli te makina në shtëpinë e tyre në verilindje të Houston.

Sherifi i qarkut Harris Ed Gonzalez konfirmoi se fëmija kishte vdekur pasi ishte lënë për “disa orë” në makinë.

Ai tha se oficerët kishin shkuar në vendin e ngjarjes në Blair Hill Lane pak pas orës 15:00 dhe se një hetim tani ka filluar, shkruan The Mirror./abc news

Kundërshtoi policët në Kapshticë/ 41 vjeçari nga Pogradeci e pëson keq, nis procedimi…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. P., 41 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi ky shtetas, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ka kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësit e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë.

Kishte krijuar lidhje të dyfishtë në rrjetin e ujësjellësit në Korçë / Policia procedon 57- vjeçarin…

U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y. Xh., 57 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Korçë kanë konstatuar një lidhje të dyfishtë në rrjetin e ujësjellësit.

Zjarr i madh në fabrikën e peletit në Maliq, tymi “pushton” qiellin…

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e peletit në Maliq. Nuk dihet ende nëse ka apo jo njerëz brenda, por zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe në fabrikë dhe nga to kanë filluar të dalin shtëllunga tymi. Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2022, rreth orës 13:30, në qytetin e Maliqit, ka rënë zjarr në një fabrikë të prodhimit të peletit. Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Zhduket gruaja me fëmijën 7-vjeç në Maliq/ Burri alarmon policinë: U larguan dhe nuk u kthyen më…

Një 41-vjeçare është zhdukur në Vreshtas të Korçës së bashku me vajzën e saj 7-vjeçare. Ka qenë bashkëshorti i 41-vjeçares që ka denoncuar në polici zhdukjen e tyre pa asnjë gjurmë

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasi I. P., 51 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, i cili ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja G. P., 41 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre 7 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tyre.

Shqipëria, sërish e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin, asnjë hap para…

Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën). Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë sa 33% e mesatares së BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka treguesin 10 pikë përqindje më të lartë sesa Shqipëria (42), Serbia 44 dhe rekordin në rajon e mban Mali i Zi, me 47%.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%.

Prej vitesh Shqipëria nuk po arrin të rritet më shpejt sesa fqinjët apo vendet e tjera të BE-së, duke ngecur në të ashtuquajturin process të konvergjencës, apo rritjes më të shpejtë me synim që të kapë Brenda një periudhe të caktuar mesataren e Bashkimit Europian.

Në vitin 2021, nëntë Shtete Anëtare regjistruan konsum individual (AIC) për frymë mbi mesataren e BE-së. Luksemburgu (46%) ishte i vetmi shtet anëtar që regjistroi AIC për frymë 25% ose më shumë mbi mesataren e BE-së. Në Danimarkë, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Austri, Suedi, Finlandë dhe Francë, nivelet ishin 10% ose më shumë mbi mesataren e BE-së.

Në trembëdhjetë Shtete Anëtare, AIC për frymë ishte midis mesatares së BE-së dhe 25% më poshtë. Në këtë kategori, kishte dallime të rëndësishme në të gjithë Shtetet Anëtare: në Itali, Lituani, Qipro dhe Irlandë, nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Sllovenia, Spanja, Çekia, Polonia, Portugalia, Malta dhe Rumania ishin ndërmjet 11% dhe 20% më poshtë. Estonia dhe Greqia ishin përkatësisht 21% dhe 23% nën mesataren e BE-së.

Pesë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë 25% ose më shumë nën mesataren e BE-së. Kroacia, Letonia, Hungaria dhe Sllovakia ishin midis 27% dhe 30% më poshtë, ndërsa Bullgaria regjistroi AIC për frymë 37% nën mesataren e BE-së.

PBB për frymë varionte nga 55% e mesatares së BE-së në Bullgari në 277% në Luksemburg

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, një masë e aktivitetit ekonomik, tregon gjithashtu dallime thelbësore midis Shteteve Anëtare të BE-së.

Në vitin 2021, PBB për frymë e shprehur në PPS varionte ndërmjet 55% të mesatares së BE-së në Bullgari dhe 277% në Luksemburg. Dhjetë shtete anëtare regjistruan një nivel të PBB-së për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2021./Monitor/

Kokainë, Ekstazi, kërpudha haluçinogjene/ Pranga dy të rinjve që shisnin drogë në Dhërmi…

Doza të shumta të drogërave të ndryshme u janë sekuestruar në Dhërmi dy të rinjve nga Kosova, të cilët i shisnin tek turistët. Në pranga kanë rënë T.T. 31 vjeç dhe E.K. 25 vjeç, të dy banues në Prishtinë. Gjatë kontrollit në automjetin e tyre tip “Toyota” dhe në dhomën ku po qëndronin, dy të rinjve iu gjetën 87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, 522 tableta të dyshuara ekstazi, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të arrestuarit u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

E trishtë/ Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur përfundoi me thyerje zemre, këngëtari i njohur humb partneren në ditën e tyre të dasmës…

Ylli i X Factor, Tom Mann ka zbuluar se e fejuara e tij Danielle Hampson ka vdekur në ditën e dasmës së tyre. Këngëtari 28 vjeçar ndau homazhet të hënën në Instagram, ku zbuloi se dashuria e jetës së tij dhe nëna e djalit të tij 8 muajsh ndërroi jetë në orët e para të së shtunës.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por e dashura ime Dani – mikesha ime më e mirë, gjithçka imja dhe më shumë, dashuria e jetës sime – vdiq në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 18 qershor. Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë përfundoi me thyerje zemre.

I thyer: Kantautori i cili gjeti famë në grupin Stereo Kicks – ndau një fotografi të Danit dhe djalit të tyre Bowie teksa zbuloi se ndihej ‘plotësisht i thyer’, por u zotua të qëndronte i fortë për hir të djalit të tyre të vogël.

Ne kurrë nuk arritëm në altar; të bënim betimet tona, ose të kërcenim valsin tonë të parë, por ti e di që ti ishe e gjithë bota ime dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Danielle. Unë do ta mbaj këtë unazë që duhej ta mbaja gjithmonë si shenjë e dashurisë sime të pakushtëzuar për ty. Jam plotësisht i thyer duke u përpjekur ta shkruaj këtë dhe sinqerisht nuk e di se ku të shkoj nga këtu, por e di që duhet të përdor çdo forcë që mund të mbledh për djalin tonë të vogël.“, shkroi mes të tjerash këngëtari krahas një fotoje të partneres me djalin e tyre.

Krenari/ Iku në Amerikë, njihuni me historinë frymëzuese të shqiptares që sot është pedagoge atje…

Mirjeta Pasha ishte e ftuar këtë të hënë në”Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu peripecitë që ka kaluar për të realizuar ëndrrën e saj. Ajo sot është pedagoge matematike në SHBA. Mirjeta ishte një studente e shkëlqyer në Tiranë dhe pavarësisht se kishte një punë të mirë, aplikoi për lotarinë amerikane.

Gjatë kohës që ishte në Shqipëri dhe sapo kishte përfunduar studimet e larta, Mirjeta ishte punësuar në Universitetin Aleksandër Moisiu si pedagoge e jashtme. Pas përfundimit të masterit, pati mundësinë që të bëhej pedagoge matematike në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Pasi fitoi lotarinë, Mirjeta bashkë me bashkëshortin e saj që punonte në Ministrinë e Bujqësisë në atë kohë, u nisën drejt SHBA-ve, dhe pse familjarët e saj donin t’i kishin afër. Gjatë bisedës me gazetarët në studio, Mirjeta tregoi se e kishte shumë të vështirë që të përshtatej.

“Kam mbaruar masterin shkencor te Shkencat e Natyrës në vitin 2014, dhe fillova të jepja mësim në Universitetin e Durrësit si pedagoge e jashtme. Pas diplomimit, në shtator hyra si pedagoge e brendshme në Universitetin Politeknik.”, theksoi mes të tjerash Mirjeta.

Gjatë kohës që qëndronte atje, ajo aplikoi për doktoraturë. U rikthyen pas dy muajsh në Shqipëri, për t’u larguar sërish më pas, ku dhe mori lajmin se ishte pranuar për doktoraturë për Matematikë të Aplikuar në Kent State University. Për më tepër, ajo kishte fituar bursë të plotë.

“Në Kent State University më dhanë bursë të plotë dhe një çmim të dekanit që nëse i mban rezultatet gjatë doktoraturës do të kalonte dy vite. Kjo ishte arsyeja pse unë shkova sërish në Amerikë.”, shtoi më tej Mirjeta.

Rrëqeth me rrëfimin Bujar Qamili: “Kam punuar në një fabrikë cigaresh bashkë me Gëzim Krujën, ja pse nuk largohem nga Shkodra…

Bujar Qamili ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu fillimet e tij në muzikë. Sot, ndërsa kanë kaluar rreth 50 vite karrierë, Bujari vlerësohet si një ndër zërat më të mirë shqiptare. Gjatë bisedës, ai rrëfeu se në fillim ka punuar në një fabrikë cigaresh me Gëzim Krujën për të kaluar më pas te kaldajet për disa vite.

Gjatë kësaj kohë këngëtari angazhohej edhe në muzikë. Më pas, Bujari rrëfeu se e spikatën dhe e bënë pjesë të festivalit të RTSH-së, ku dhe më pas karriera e tij do të lulëzonte.

Ka qenë një ndërmarrje që kur jepej koncerti vinte dhe shihte Tano Banushi dhe shumë të tjerë, shihnin talentet dhe i merrnin.

Kur më dëgjojnë duke kënduar, fill të nesërmen më marrin në telefon në Teatro. Ishte Haki Katroshi, profesor i trombos në RTSH, dhe tha ti je ai çuni që ka kënduar mbreme. Urgjentisht me e sjellë në Tiranë sepse do ta fusim në festivalin e radios.”, tha ai.

Mes të tjerash, ai rrëfeu dhe arsyen se pse nuk largohet asnjëherë nga Shkodra. Këngëtari tha se gjatë viteve 90 i kishin ofruar për të jetuar në Australi por nuk kishte pranuar.

“Shkodra për mua është krenari. Nuk mund ta lë për një vend më të mirë që është në Evropë.Në ’94, ka qenë një shoqatë e kishës në Australi, dhe më thanë rri për komunitetin këtu sa herë që të kemi koncerte. Nuk e kam pranuar. Nuk e lashë gjallë.”, tha ai duke interpretuar më pas disa vargje për qytetin.