Greqia po plaket/ Eksperti ngre alarmin: “Populli helen do të tkurret me 9 milionë banorë,çiftet s’bëjnë fëmijë si më parë…

Në vitin 2050 do të kemi më pak se 9 milionë banorë në Greqi”, ka thënë pedagogu grek i demografisë, Vyronas Kotzamanism i cili ka ngritur alarmin për tkurrje të popullsisë. Pedagogu grek thotë se standardi i jetesës është rritur dukshëm në dekadat e fundit, fakt që ka bërë që çiftet të mendojnë dy herë para se të vendosin nëse do të bëjnë fëmijë ose jo. Duke ditur koston dhe kushtet që duhet të ketë një fëmijë në ditët e sotme ata bëjnë pak fëmijë, ose fare, shkruan newsbeast.gr. Gjithashtu pedagogu thotë se populli grek po plaket.

Sot në 100 banorë në vendin tonë 22 janë mbi 65 vjeç, në vitin 2050 një e treta do të jetë mbi 65. Praktikisht do të thotë që popullsia në moshë pune do të ulet dhe do të kemi kosto më të larta për mirëmbajtjen, mbijetesën e mirë e të moshuarve, që nënkupton investime në fushën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies”, thotë pedagogu.

Për këtë arsye ai tha se shteti duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar tkurrjen e popullsisë. Duhen marrë masa për të mbështetur fëmijën dhe familjen, në mënyrë që lindjet të mos ulen më tej dhe të rriten gradualisht, në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

“Nëse nuk i bëjmë këto gjëra, popullsia jonë do të vazhdojë të bjerë pas vitit 2050, do të jemi një popullsi më e vjetër dhe do të kemi mungesë të fuqisë punëtore.”/syri.net

Nuk ruhej nga askush, lereni të prehet në paqe/ Reagon familja e Aleksandër Sadikaj: “Jemi të shokuar nga lajmet…”

Familjarët e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj i cili mbeti viktimë e një atentati me eksploziv më 11 qershor në rrugën afër Saukut, kanë reaguar në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë aludimet se ai ruhej dhe se kishte konflikte. Në faqen e Instagramit të biznesit të viktimës, “Sancho Farm House”, familjarët e tij shkruajnë se Aleksandri nuk ruhej nga askush dhe se lëvizte në këmbë nëpër qytete.

Jemi të shokuar nga lajmet dhe portalet që me dhimbjen tonë duan të përfitojnë disa klikime dhe lajme të rreme. Po ju lajmëroj që çdo kush që jep apo ka dhënë apo jep lajme të rremë, do të procedohet penalisht, nga vetë ne. Figurën e Aleksandrit e dinë të gjithë miqtë dhe njerëzit që e rrethonin dhe këto janë fakte. Mos përfitoni më në emër të tij dhe lëreni të prehet në paqe. Aleksandri nuk ruhej nga askush, nuk kishte konflikte me askënd dhe jetën e tij e kishte familjare, lëvizte me këmbë, bënte xhiro me biçikletë apo me qen, që një person me probleme nuk i bënte këto po të ishte në vendin e tij. Për vjedhjet që flasin mediat në 2011, ishte minoren, jo kriminel. Dhe për sasinë e kanabisit në shtëpi që thonë mediat, është vetëm një lule. Kujdes me deklarata që flisni sepse të gjithë gënjeshtarët do procedohen penalisht”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale.

Babai i vendosi emrin Alban/ Këngëtari italian Carrisi: Shqiptarët e shpëtuan tim atë nga vdekja…një vend që me jep dashuri”

Këngëtari i mirënjohur italian Albano Carrisi ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar.I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, artisti italian Albano Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë. Albano Carrisi është shprehur se ka qenë i ati, ai i cili ka qenë në vendin tonë në një periudhë tragjike për Shqipërinë ndërsa tregon se kur i ati i ka kërkuar që të vijë në Shqipëri është ndeshur me të gjithë bukurinë e vendit, por edhe me ashpërsinë e epokës për shkak të zgjedhjeve politike në vend.

Fineldi: Albano kush ta ka vendosur këtë emër, mos ta ka vendosur ndonjë shqiptar?

Albano Carrisi: Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.

Alketa Vejsiu: Histori e bukur.

Albano Carrisi: Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë./tvklan.al

Dardani: Cila ishte përshtypja jote e parë kur erdhe në Shqipëri?

Albano Carrisi: Babai im në një periudhë tragjike ka qenë këtu në Shqipëri dhe kisha dëgjuar prej gojës së tij shumë fjalë për Shqipërinë dhe kisha shumë kuriozitet që të vija. Kur babai më kërkoi që të vija këtu, zbulova bukurinë e këtij vendi dhe gjithë ashpërsinë e gjithë epokës për shkak të zgjedhjeve politike, por është një vend që e lejon veten që të jetë i dashur dhe të japë dashuri.

Dardani: Ti vjen shpesh në Shqipëri, çfarë është Shqipëria për ty?

Albano Carrisi: Unë jetoj përballë Shqipërisë. Kur hipi në tarracën time dhe bëj një të bërtitur, jehona e Shqipërisë kthehet mbrapsht./tvklan.al

I dedikoi këngë asaj dhe të motrës/ Megi Pojani: “Lironi Cllevion (video)

Kleviol Ahmeti, apo i njohur si Cllevio, ka qenë kryefjalë e mediave gjatë ditëve të fundit dhe tani ndodhet në qeli dhe ka gjyqin e radhës shumë shpejt. Me këngën “Paridi”, ku Cllevio ka përmendur dy motrat Pojani, Megi shihet duke vallëzuar nën ritmet e këngës ndërsa kërkon dhe lirimin e Cllevios! “Lironi Cllevion”, thotë Megi.

E rëndë/ 27 vjeçari Shqiptar trondit familjarët ,humb jetën nga overdoza (Emri)

Droga vazhdon të marrë jetë të rinjsh. Nje i ri nga fshati Koretishtë i Novobërdës humbi jetën një ditë më parë pasi kaloi në overdozë. Viktima Gëzim Orana 27 vjeç rezulton se kishte kaluar në mbidozë së bashku me një familjarin e tij, por ky i fundit rezulton jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital. Nuk dihen shkaqet që e çuan të riun nga Gjilani në një gjendje të tillë. Autoritetet kosovare po hetojnë rrethanat e rastit në fjalë

Shans i artë për Shqiptarët/ Greqia nevojë urgjente për mbi 250.000 punonjës!

Greqia është nevojë urgjente për krahë pune. Burime nga Ministria greke e Punës, thanë se sektorë të tërë të ekonomisë janë në krizë të thellë për shkak të mungesës së punonjësve dhe personelit të kualifikuar, ndërsa kanë dalë jashtë preventivave shumë projekte, pikërisht për shkak të rritjes drastike të kostos së krahut të punës. Mungesa të theksuara për krahë pune janë vënë re në sektorin e turizmit, ku nevoja urgjente për të mundësuar sezonin turistik të këtij viti llogaritet në 50-70.000 punonjës.

Mungesë të theksuar për krahë pune ka edhe sektori i bujqësisë,i blegtorisë dhe akuakulturës ku nevojat llogariten në mbi 50.000 krahë pune,ndërsa sektori i ndërtimit pritet të hyjë në kolaps për shkak të mungesës së 150-160.000 punonjësish.

Mungesa të mëdha kanë edhe sektorë të tjerë të ekonomisë,ku mungesa e krahut të punës jo vetëm ka ngritur në maksimum çmimet, por kanë stopuar investime strategjike në fusha si ndërtimi i projekteve të mëdha infrastrukturore dhe komplekseve të mëdha turistike.

Kompani të mëdha të biznesit ndërkombëtar kanë shtyrë projektet e tyre për investime në Greqi, pikërisht për shkak të mungesës së personelit të kualifikuar.

Situata duket se po përkeqësohet edhe për shkak të emigrimit të mijëra grekëve të moshave të aktive për punë, drejt Anglisë, Gjermanisë, Norvegjisë dhe Suedisë, vende në të cilat pagesat dhe kushtet e punës janë më të mira se në Greqi.

Nevojat urgjente për punonjës deri tani ishin zgjidhur prej punëtorëve prej vendeve të Ballkanit që ishin pjesë e Bashkimit Europian si Bullgaria dhe Rumania,por tashmë krahu i lirë nga këto vende,por edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, është spostuar direkt drejtë vendeve europiane, ç’ka ka shtuar së tepërmi vështirësitë për gjetjen e krahut të punës në vend.

Si zgjidhje urgjente është parashikuar krijimi i një programi të posaçëm për lejimin e emigrantëve nga vendet e Afrikës Veriore ose lindja e largët, por deri tani duket se negociatat me vendet e Afrikës Veriore kanë ngecur për shkak të situatës së sigurisë në këto vende,ndërsa duket se vendet si Pakistani dhe India që kanë krahë pune, nuk dëshirojnë të kenë hemorragji të krahut të punës,të trembur se hapja e kufijve do t’u krijojë edhe atyre probleme në të ardhmen.

Qeveria greke po përgatit një draft ligjor për krijimin e programeve të posaçme për tu mundësuar emigrantëve të hyjnë në vend me viza pune,por duket se edhe ky program po vërtitet sirtarëve të burokracisë nëpër ministritë përkatëse./ Top Channel

Të mbrojmë demokracinë/ Yuri Kim: “Mjaft më me korrupsion, që Shqipëria të jetë më e fortë…”

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të qartë, për politikën, por edhe për shoqërinë. “Mjaft më me korrupsion”, u shpreh Yuri Kim në konferencën e parë antikorrupsion. Për ambasadoren duhet ti themi mjaft korrupsionit, që Shqipëria të jetë e fortë dhe që së bashku duhet të mbrojmë demokracinë.

Pjesë nga fjala e ambasadores së SHBA, Yuri Kim:

”Lufta kundër korrupsionit është ajo për të cilën flasim, jo sepse ne nuk kemi korrupsion, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në historinë tonë çdo të thotë kur nuk e lufton korrupsion dhe kur nuk e mbron demokracinë.Do të doja të thoja se të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA-së, duhet të bëjmë sëbashkë forcat në këtë çast historik për të thënë mjaft me korrupsionin dhe të mbrojmë demokracinë, për të thënë që Shqipëria të mund të jetë më e fortë. Festuam 30 vite të Shqipërisë së lirë, të një demokracie dhe një populli që hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin. Diktatura dhe komunizmi janë forma e saj e korrupsionit dhe ata që e kanë përjetuar e dinë që kjo është e vërteta e korrupsionit”.

Zgjohu popull, viktima je ti/ Avokati Adriatik Lapaj: “Duhet të marrim frerët e ndryshimit pasi kemi arritur fundin”

Avokati i njohur Adriatik Lapaj teksa flet për situatën kriminale në vend, i konsideron këto akte të terrorizimit të qytetarëve si një dëm i madh psikologjik, njëkohësisht theksoi se kjo gjë duhet të luftohet nga drejtësia. Ai e konsideron krejtësisht normale që në këtë shoqëri t’i japësh lek mjekut dhe prokurorit, pasi qytetarët e kanë kthyer në mënyrë jetese. Por theksoi se kjo gjë duhet të ndryshohet duke nisur me reflektimin që tani.

Mbjellja e terrorit duhet të luftohet me dhunën e ligjit në mënyrën më të fortë të mundshme. Në kemi arritur fundin nuk ka më poshtë se kaq” . Ne po korrim atë që kemi mbjellur. Duhet të fillojmë të mbjellim tjetër model dhe të tjera bimë.

Mosreagimi i njerëzve është i çuditshem. Ne si shoqëri për fat të keq po mësohemi me të keqen. Na duhet të marrim frerët e ndryshimit me njerëz që kanë guximin të dalin kundër rrymës.,,

Po korrim atë që kemi mbjellur. Duhet të fillojmë të mbjellim tjetër model dhe të tjera bimë. T’i themi njerëzve të priren nga e mira, dhe t’i themi të mos i hedhin baltë të mirës. Ne duhet të mbjellim tani të mirën që ta korrim pas disa vitesh”, tha Avokati Lapaj në ”Top channel

U gjet i vrarë në Gramoz/ Flasin familjarët e Sherif Mukajt: “Do vij t’i puth kockat, policia na tha se dyshohet të jetë…

Xhaxhallarët e 29-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në Kreshovë të Kolonjës, Fatmir Mukajt dhe Artur Mukaj kanë treguar për Report Tv se ai nuk kishte konflikte me njeri. Ato i kërkojnë shtetit që të zbardhë të vërtetën, ndërsa thonë se policia nuk i ka lënë që të shohin trupin. Sipas tyre policia u ka thënë se dyshohet të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës.

Fatmir Mukaj:

Ju mund të pyesni çfarë njeri ishte, ai s’ka pasur konflikt me asnjë ai nuk trazonte as mizat. Ne nuk dyshojmë në asnjë gjë, unë jam fshatar shkoj me dele, lopë, gruan e kam të sëmurë, jam i vetëm, ju mund të pyesni shokët e tij në Ersekë çfarë djali ishte, alkool nuk përdorte, cigare jo, sherrxhi nuk ishte, të ndihmonte, nuk ka pasur asnjë konflikt në rrethin e Kolonjës. Ne flisnim në telefon, si iku i ati e merrnim në tel hajde këtej, hajde ha bukë këtej, jo thoshte se kam ngrënë, i ati e ndihmonte, pensionin ja la, lek i dërgonte, nuk kishte asnjë problem. Unë nuk e kam takuar personalisht se kam pasur gruan e sëmurë, policia na ka thirrur na ka pyetur. Ne kemi patur marrëdhënie të mira, e kishim si vëlla, shoqërinë e kishte të mirë. Atje ku është vrarë nuk shkonte vetë, s’ka mundësi, në fshatin Kreshovë jo, ne kemi mbajtur më ka marrë një çoban në telefon nga Konispoli, se ai më merrte gjithmonë në telefon se e njihte, më tha kështu e kemi gjetur një kufomë në pyll. Mora vëllain tjetër, ne vajtëm nuk na la policia ta shikonim, deri te vendi i ngjarjes nuk shkuam. Te shtëpia policia erdhi të shtunë në darkë. Unë nuk kam qenë, policia verifikoi çelësat, ne nuk kishim shpresa se do ta gjenim bëri 7 muaj e 10 ditë. Familja pritet të vijë të mërkurën.Janë shumë keq, e ëma ka 2 vjet që se ka parë e motra gjithashtu çdo thotë, unë e kam nip, evlat e kam dhe unë, unë kam djalin jashtë punon në punë të zezë, do vij më thotë do i puth kockat, çfarë do puthë, çfarë do përcjellë, ato 5 eshtra. Shteti të veprojë të nxjerrë të vërtetën, ne një bagëti në mal na humb dhe dalim ta kërkojmë, të ngordhur po ta gjejmë jo një njeri. Për mua s’ka pasur probleme. Na është marrë me gjëra të tjera le ti lante vetë kusuret, mbase ka bërë keq, mbase ka pasur borxh të na i kërkonte do ja lanim. Atje është vrarë ose është vrarë gjetkë dhe e shpunë, ai që i vajti dherit e di dhe ai që ka bërë veprimin. Rastësi që u gjet trupi i tij ndryshe nuk kishte mundësi. Celularin e mirë e kishte lënë në shpi dhe çelësat e makinës. Ne i kemi prerë shpresat. Xhupi që u gjet ishte i djalit.

Artur Mukaj:

Ne jemi njoftuar nga çobenj të Sarandës dhe kemi shkuar në vendin e ngjarjes por policia nuk na ka lënë të shkojmë eshtrat. Ne s’kemi dyshime për persona djali nuk ishte problematik, djali nuk ka pasur problemë me asnjë. Nuk kishte nevojë për lek, i dërgonte i ati nga Amerika plus që i kishte lënë dhe pension. Nuk ka shprehur shqetësim, takohesha shpesh por 3 muajt e fundit ishte larguar, mori dhe makinë dhe lëvizte shumë, me prindërit komunikonte përditë. Atje te vendi që u gjet nuk ka rrugë është terren i vështirë, ai nuk do gjendej nëse nuk e gjenin barinjtë, ishte rastësi. Djali ishte i respektuar, me të gjithë fliste, s’ka patur probleme.Policia na tha se dyshohet është marrë me drogë, kaq, dyshime për pazare drogë janë dyshimet e policisë, nuk e dimë saktë tani, kaq na ka thënë policia. Sendet e gjetura i përkisnin djalit.

Reporttv

“Iu jap 420 euro rrogë, por shqiptarët nuk duan të punojnë/ Flet fermeri: “Jemi në krizë për punëtorë do marr nga jashtë”

Imer Duraku është një fermer nga Krusha e Madhe, që kultivon kultura të ndryshme bujqësore: nga dredhëzat deri te specat e qepët. Prodhimet e tij i shet me shumicë, por problemin e ka te gjetja e punëtorëve sezonalë. Ka ndodhur që shumë fruta t’i shkojnë dëm, sepse nuk ka pasur kush t’i vjelë.

Ai ka 16 hektarë tokë pjellore, por po vuan nga mungesa e punëtorëve. “Dikurë kemi pasur problemin ku ta shesim mallin. Sot kërkesa kemi, vetëm a mund të prodhojmë. Mundësi për prodhim kemi, por kemi mungesë të punëtorëve”, tregon për Radio Evropa e Lirë Imer Duraku. Në këtë fund pranverë është sezona e dredhëzave. Imeri thotë se i ka të mbjella me këtë frutë rreth dy hektarë.

Për vjeljen e tyre i duhen 40 punëtorë, por ai mezi i siguron 20 deri 30. “Bujqësia është punë e vrazhdë, duket punë fizike. Njerëzit po lakmojnë punë më të lehta dhe po i largohen bujqësisë”, tregon fermeri. Vitin e kaluar atij i kanë shkuar dëm një pjesë e prodhimit pasi nuk ka mundur të sigurojë punëtorë për vjeljen e dredhëzave.

Për aq kohë sa është sezoni i vjeljes së dredhëzave, fermeri thotë se një punëtorë paguhet 20 euro, për tetë orë në ditë. Paga mujore e një punëtori mund të shkojë 420 euro, por fermeri thotë se një pjesë e madhe punojnë vetëm 2 ditë dhe largohen.

Ai thotë se pjesën dërrmuese të punëve i kryen vet me familje, derisa nganjëherë arrin të sigurojë punëtorë nga Shqipëria. Fermeri thotë se në të ardhmen ndoshta do të duhet të merren punëtorë nga vende tjera që janë më të varfra.

“Sikurse rinia jonë që emigron në vendet perëndimorë, ndoshta edhe ne do të duhet të marrim punëtorë nga jashtë vendi, pasi ndryshe nuk do të mund të mbijetojmë”…

“S’mban më ujë pilafi”/ Shqipëria ngrihet kundër rritjes së çmimeve, ja çfarë paralajmërohet…

Rritja e çmimeve duket se do të rikthejë …një tjetër valë protestash në vendin tonë. Njoftimi është bërë nga Organizata Politike në rrjetet sociale .Në njoftim thuhet se protesta do të mbahet pasditen e të mërkurës në orën 18:00. Pikënisja e protestës, do të jetë sheshi “Skënderbej” ndërkohë më pas qytetarët pritet të marshojnë drejt kryeministrisë

Thirrja e plotë për protestën e së të mërkurës:

Rritja e çmimeve s’ka të ndalur. Nafta ka arritur 258 lekë/litër, ndërsa vazhdojnë të rriten çmimet e ushqimeve dhe çdo produkti të domosdoshëm. Shumica dërrmuese e qytetarëve gdhihen çdo ditë e më të varfër, më të grabitur e të nëpërkëmbur. Qeveria po dëshmon dita-ditës jo vetëm kapjen nga oligarkët, por edhe inkompetencë kriminale në administrimin e krizës. Oligarkët përfitojnë miliona euro subvencione, kurse më të varfrit marrin thërrime të cilave po u skadon afati. Ndërkohë që pjesa më e madhe e shoqërisë nuk përfiton asnjë masë lehtësuese, bordet qeveritare janë shndërruar në kartele ku përligjet rritja skandaloze e çmimeve. Në këto kushte, të durosh është luks që s’mund t’ia lejojmë vetes. Askush nuk mund t’i varë shpresat te një qeveri hajdute, e kompromentuar dhe e paaftë. Populli duhet të marrë në dorë fatet e veta. Të mërkurën, ora 18:00, nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Të gjithë në protestë!

Nga perdorimi i lëndëve narkotike tek parakalimet e gabuara/ Policia bën namin edhe në Tiranë ,vendos 1355 gjoba(Video)

Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve të dedikuara, u evidentuan dhe u goditën edhe 3 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar kështu në 24 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Janë ndëshkuar me masë administrative 878 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

446 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 1388 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 69 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 577 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 5 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Harta e re gjyqësore/ Berisha : Gjobë për banorët e 10 qyteteve që duhet të udhëtojnë qindra kilomentra rrugë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj hartës së re gjyqësore, sipas të cilës mbyllen 18 gjykata në të gjithë vendin.Përmes një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se banorëve të 10 qyteteve iu mohohet aksesi te drejtësia.

Berisha tha:

Me krijimin e një stoku prej 110 mijë dosjeve gjyqësore dhe mohimit de facto të të drejtës për një process të drejtë gjyqësor, Edi Rama urdhëroi në një akt të papërgjegjshëm KLGJ-në e partisë të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi. Kështu, me hartën e re gjyqësore të Edi Ramës mbyllen 9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet aksesi i qytetarëve në sistemin e Drejtësisë; mbyllen 4 gjykata administrative dhe ngelet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje; mbyllen 5 gjykata të Apelit dhe mbetet vetëm Apeli i Tiranës. Praktikë kjo 100% e dështuar pasi u eksperimentua në 1999”, u shpreh Berisha.

Sipas tij “Me këtë vendim gjobiten dhe ndëshkohen banorët e 10 qyteteve të vendit që duhet të udhëtojnë qindra kilomentra rrugë për të shkuar në gjykatën tjetër. Miratimi i hartës së re gjyqësore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut që dënohet me Kushtetutë”, u shpreh Berisha.

Harta e re gjyqësore/ Kreu i Dhomës së Avokatisë :”Korça kthehet në provincë të humbur, drejtoritë rajonale kanë ikur, gjykatat po ashtu…

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena ka renditur problematikat që sjell harta e re gjyqësore për këtë qark.Ai u shpreh se me hartën e re gjyqësore në Korçë nuk do ketë më një gjykatë që jep vendime të formës së prerë. Ai theksoi se do rriten shpenzimet për qytetarët dhe rastet e vetëgjyqësisë.

Arben Lena tha:

Ka afro një vit që kemi ngritur shqetësimin për hartën e re gjyqësore, e cila mënjanon totalisht qarkun e Korçës duke hequr Gjykatën e Apelit, Administrative të shkallës së parë, dhe Gjykatën e rrethit Pogradec. Nga të gjitha këto do të mbetet vetëm Gjykata e rrethit Gjyqësor Korçë vendimet e së cilës nuk janë vendime të formës së prerë. Avokatët nuk e ngrenë zërin për veten e tyre, sepse një avokat do punojë sërish, por aksesi në drejtësi që është i garantuar nga Kushtetuta jonë për shtresat që janë poshtë nivelit mesatar të të ardhurave, të margjinalizuara, për viktimat e dhunës në familje, të trafikut, të komuniteteve të margjinalizuara do të jetë shumë i vështirë. në rast se deri tani mund t’i drejtoheshe gjykatës me një kërkesë dhe mund të paraqitej me disa shpenzime të vogla, aktualisht shpenzimet do jenë në masë të madhe dhe në fund të ditës do e lërë çështjen e tij pa zgjidhje.

Do kemi rritje të vetëgjyqësive. Nga përvoja ka pasur një tendencë “po ia lëmë në dorë shtetit, drejtësisë”, në rast se do shohin që s’ka gjykata efektive për të adresuar problemin e tyre, atëherë do nxitet kjo gjë. Korça kthehet në provincë të humbur, drejtoritë rajonale kanë ikur, gjykatat po ashtu po ikin dhe shpenzimet do jenë të mëdha. Kemi një burg të sigurisë së lartë, ku nuk do të dërgohen në Korçë me shpenzime të ulta por në Tiranë. Janë një sërë problemesh. Kemi një model të dështuar në ’98, po kalojmë nga dështime në dështime. Nuk po korrigjojmë të metat, por po shkojmë drejt tyre. Komiteti drejtues ka vendosur për bojkot total të të gjitha gjyqeve nga dita e nesërme deri të premten, vijimi do shihet në varësi të reagimit të institucioneve. Deri më parë s’kishim akt zyrtar, vetëm draft nga ana e KLGJ an është premtuar që vërejtjet tona do merren parasysh. Tani kemi akt zyrtar që mund ta kundërshtojmë. Dhoma e Avokatëve është në unison të plotë me masat e marra”.

Historia e dashurisë që lindi nga “liket” e Instagramit/ Njihuni me çiftin që rrefen njohjen e bukur…

Qëndresa Gashi dhe Rilind Salltikaj janë një ndër çiftet më simpatik të momentit. Ata kanë treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, historinë e tyre të dashurisë nga momenti i njohjes dhe deri te fejesa. Gjithçka mes çiftit ka nisur nga “liket” në Instagram dhe më vonë u konsulidua në një raport serioz. Madje, ditën e fejesës, Qëndresa e ka surprizuar Rilindin duke i dedikuar edhe një këngë shumë emocionuese.

Rastësisht te vendi ku punoja unë, e pash dhe thash ua ky çuni që kam në Instagram. Momentin e parë ne kemi mbetur duke parë njëri-tjetrit dhe aty ma ka bërë zemra bam, thash ky është i imi. Më mirë që nuk më ka shkruar menjëherë, ka prit derisa kam hedh një Story dhe më ka bërë koment. Herën e parë ia ktheva përgjigjen shumë ftohtë dhe thash pse i fola kështu. Të nesërmen, ka hedh ky një foto dhe i kam shkruar. Prej aty ka nisur gjithçka. Fejesën e kemi bërë në mars dhe kemi pas qejf për ditëlindjen e Rilindit”, u shpreh Qendresa.

Ndërsa Rilindi fjalëpak e konfirmoi: “Nuk i kam shkruar se nuk më ka rënë në sy menjëherë. Derisa e pash në vendin ku punon”. /abcnews.al