Range Rover nuk i qëndron postobllokut, përplas dy efektivët, por kapet një nga autorët në kërkim një tjetër…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes. Dy efektivë policie janë përplasur nga një automjet që po lëvizte në sens të kundërt në zonën e Currilave. Mësohet se një prej efektivëve ka pësuar lëndime dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili është kapur me armë zjarri pistoletë. Ndërkohë që policia vijon të jetë në kërkim të personit tjetër që ishte në mjetin Range Rover të bardhë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin H.P, lëviste në sens të kundërt. Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë.

Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia e Durrësit.

Rama shpall vendimin historik/ Ja çfarë do të ndodhë nesër në orën e parë të mësimit në çdo shkollë në Shqipëri dhe Kosovë…

Ora e parë e mësimit ditën e nesërme në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës do t’i kushtohet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Vendimi i qeverisë është njoftuar nga kryeministri Rama. “Nesër, 10 qershor, kur bëhen plot 144 vjet nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t’i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare🇽🇰”, shkruan Rama.

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar, politike dhe ushtarake që prej periudhës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.

Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.

Propozimi i çuditshëm i mjekut shqiptar që jeton në SHBA: Shqipëria të taksojë emigrantët e saj kudo në botë

Arben Domi është mjek shqiptar. Ai jeton dhe punon prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një lidhje me “Skype”, ai foli në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, ku dha një ide të tijën për taksimin nga Shqipëria të të gjithë emigrantëve të saj në botë.

“Ka një numër të madh shqiptarësh që jetojnë jashtë dhe gjithnjë e më shumë po largohen. Kjo do të bëjë që shumë shpejt, Shqipëria të jetë një vend i plakur, pa perspektivë, pa prosperitet.

Në këto kushte, i bëj thirrje klasës politike për një bashkëbisedim qytetar, në fund duhet të kalojë nëpërmjet një referendumi. Të mendohet dhe diskutohet taksimi i çdo shtetasi shqiptar kudo në botë. Kjo ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për kombin shqiptar në tërësi. Kemi një histori të vuajtur, por të mendojmë për të ardhmen”, tha ai.

Por si e sheh mjeku realizimin e kësaj ideje?

Mendimi im është që nuk mund të taksohet dikush që taksohet në vendin ku ka vendosur të jetojë njësoj me taksimin në Shqipëri. Këtu ju sjell një shembull.

Një shtetas amerikan që jeton në Shqipëri dhe në Shqipëri është i detyruar të paguajë taksat shqiptare. Ai paguan 5 mijë lekë taksa në Shqipëri, në Amerikë ai duhet të paguajë 15. Amerika i njeh taksat që paguan në Shqipëri. Në një rast të tillë duhet të bëhen akordime ndërmjet shteteve që kjo përqindje që tatohen shtetasin shqiptar të hiqet në shtetin ku ai jeton”, tha mjeku shqiptar që jeton në SHBA.

Nesër ndeshja Shqipëri-Izrael/ Policia e Shtetit “ngrihet në këmbë:“Do angazhohen 1300 efektivë, kufizohet qarkullimi në disa akse”(Video)

Shqipëria do të rikthehet të luajë në “Air Albania” mbrëmjen e së premtes ndaj Izraelit, ndeshje e vlefshme për Nations League. Ndërkohë, policia ka bërë publike masat e marra për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas këtij takimi. Për të siguruar mbarëvajtjen, si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare futbolli, do të angazhohen gjithsej 1300 punonjës policie.

Masat e marra nga Policia e Shtetit konsistojnë në disa plane:

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 10 qershor 2022, nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

-Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Izraelit, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas; – Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

– Kryerjen e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të pranohen tifozët; -Organizimin e pikave të kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium në rrugën “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” dhe tek “Kolonat” në sheshin “Italia”;

– Mbështetjen e stjuartëve gjatë kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium; – Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

-Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës; -Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Masa të veçanta janë parashikuar dhe do të zbatohen për kontrollin e tifozëve para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, si edhe përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike.

Më këtë rast dëshirojmë t’u rikujtojmë të gjithë qytetarëve se, në bazë të Kodit Penal të vendit tonë, hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Gjithashtu, në bazë të Kodit Penal, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si: hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, për zbatimin e rregullave të hyrjes dhe të qëndrimit në stadium, si dhe respektimin e masave kufizuese për qarkullimin, në mënyrë që të sigurojmë mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Në përfundim, sigurojmë të gjithë qytetarët për gatishmërinë e plotë të strukturave të Policisë së Shtetit, për të garantuar standardet e sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare”, mbyllet deklarata e policisë.

Aksidenti tragjik me dy të vdekur/ Kush është punonjësi i FNSH që humbi jetën me vjehrrën…

Në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin Levan Levan-Tepelenë të mbrëmjes së sotme janë identifikuar edhe dy personat që humbën jetën. Bëhet fjalë për punonjësin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Sokrat Lela, i cili ndërroi jetë së bashku me vjehrrën e tij B. S., 78 vjeçe.. Në të njëjtën makinë me ta po udhëtonte edhe bashkëshortja e Sokrat Lelës, Fatbardha Lela 53-vjeçe, e cila fatmirësisht nuk a ndërruar jetë por është në gjendje kritike. Ndërsa në makinën tjetër janë plagosur drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani, i cili ishte duke udhëtuar me bashkëshorten G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Automjetet tip “Zafira” dhe “Ford” janë tërësisht të shkatërruara. Ndërsa makina e morgut ka marrë dy trupat e personave që kanë ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë. Janë plagosur shtetasit Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe. Kanë ndërruar jetë shtetasit Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj), si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja Fatbardha Lelaj, 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.

Parakalimi i gabuar ishte fatal/ Opeli përplaset kokë me kokë me “Fordin”, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur(VIDEO)

Dy automjete në parakalim janë përplasur kokë më kokë.Si pasojë dy persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur, referuar burimeve nga vendi i ngjarjes. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, pasi njëra prej makinave të përfshira në aksident, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra është shkatërruar krejtësisht në pjesën e përparme.

Njoftimi i policisë Fier:

Fier Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.

Aksident i rëndë në Tepelenë – Levan/ Humbin jetën dy persona, plagosen 4 të tjerë

Aksident tragjik me dy të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë në vëndin e qujatur afër Buzmadhit.Dy automjete në parakalim janë përplasur kokë më kokë.Si pasojë dy persona kanë vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur, referuar burimeve nga vendi i ngjarjes. Në momentin e aksidentit në zonë ka patur reshje të dendura shiu. Zjarrfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.

Tv Klan merr për 4 vjet ekskluzivitetin e ndeshjeve të Kombëtares së futbollit

Shqiptarët do të mund t’i shohin tashmë ndeshjet e kombëtares sonë të futbollit në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan.Në bazë të një marrëveshjeje të firmosur me UEFA, duke filluar që nga sfida e së premtes mbrëma ndaj Izraelit deri në Qershor të 2026, të gjitha ndeshjet zyrtare të Kombëtares Shqiptare të Futbollit do të mund të ndiqen pa pagesë në TV Klan.

Marrëveshja parashikon transmetimin për të gjithë shqiptarët të 40 ndeshjeve të përfaqësueses kuqezi, të zhvilluara prej saj brenda dhe jashtë vendit.Kjo përfshin sfidat e Nations Legue për edicionet 2022 – 2023 dhe 2024 – 2025, Kualifikueset e Europianit 2024 si dhe Kualifikueset e Kupës së Botës FIFA 2026, finalet e së cilës do të mbahen në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Televizioni Klan ka siguruar të drejtat ekskluzive te transmetimit të ndeshjeve të ekipit kombëtar ne transmetimin tokësor apo atë që njihet si “free tokësor”.Bëhet fjalë për ndeshjet zyrtare dhe miqësore që kombëtarja do të luajë në Shqipëri dhe jashtë saj, te cilat do te transmetohen ne High Definition, ne transmetimet e platformes digjitale tokësore të Televizionit Klan, që tashmë mbulon të gjithë Shqiperinë.

Këto ndeshje nuk do te mund te ndiqen në sinjalin e Tv Klan që shpërndahet nga platformat Pay Tv, as në Shqipëri e as jashtë vendit, pasi këto të drejta për Pay Tv i gëzon kompania Digitalb.Televizioni Klan i ka blerë këto të drejta nga UEFA vetëm për transmetim tokësor pa pagesë.

Enca flet për jetën në Dubai: “Është vendi më i sigurt, askush nuk të prek dot me dorë “

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, ka kohë që po përflitet në masë të madhe për qëndrimin e saj në Dubai. Ndonëse muaj më parë tha se është bërë banore rezidente e Dubait, ajo së fundmi ka rrëfyer gjithçka në emisionin “Goca dhe Gra” se si erdhi deri te ky vendim. E pyetur për jetën në Dubai se çfarë po bën atje, 26-vjeçarja tha se është vendi më i sigurt që ka qenë ndonjëherë dhe se ka krijuar kontakte të shumta me njerëz.

Në Dubai shkova për herë të parë para një viti. Më pëlqeu ekstrem shumë, e gjeta veten shumë pjesë e atij qytetërimi, e asaj kulture. Përtej asaj që thonë njerëzit në rrjete sociale, Dubai është vendi më i sigurt që kam qenë ndonjëherë. Askush nuk të prek dot me dorë, nuk të ofendon”.

Abuzimi me drogë, vrasje, krime të tilla nuk ekzistojnë në Dubai. Këto janë nga gjërat që e bëjnë më të sigurt për një turist apo person që banon aty. Është vend veror, nëse do të jetë në dorën time unë do e bëja gjithmonë verë. Më pëlqen shumë. Kam krijuar shumë kontakte, shoqëri, kontakte pune mbi të gjitha, shumë bashkëpunime që do të vijnë. Ndihem shumë mirë, shumë e plotësuar. Për momentin jam duke jetuar mes Dubait, Evropës dhe Shqipërisë” u shpreh Enca.

Përleshje e çmëndur në Itali/ Nigeriani i kafshon dhe gëlltit gishtin shqiptarit(Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë ku një shtetas nigerian ka kafshuar gishtin e një shqiptari gjatë një sherri në plazh. Skena u përshkrua si një skenar i një filmi horror nga mediat lokale italiane. Alarmi u ngrit nga të pranishmit të cilët po shihnin sherrin e dhunshëm. Ndërhyrja e tyre shërbeu për të shuar përplasjen e ashpër të ndodhur mes dy 26 vjeçarëve shqiptare dhe moshatarëve të tyre nigerianë. Sipas informacioneve të policisë italiane e gjithë dhuna e ashpër dhe sherri ka ndodhur si pasojë e një rivaliteti mes të rinjve për disa vajza.

Çmëndet moti/ Më e keqja në mbrëmje, ja çfarë pritet gjatë orës 21:00…

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq gjatë ditës së sotme, ku mjaft zona janë përmbytur, ndërsa gjatë orëve të pasdites u shënua edhe një viktimë për shkak të shkarkesave elektrike. Mësohet se viktima quhet Arben Ivanaj nga Shkreli i Malësisë së Madhe, i cili humbi jetën për shkak të flakëve në një shtëpi të goditur nga rrufeja.

Ndërkohë, raportohet për përmbytje sporadike në Tiranë, Durrës, Lezhë, Mamurras dhe Gramsh, ku uji ka pushtuar rrugët për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut.

Si do të jetë moti?

Situata pritet të jetë e njëjtë edhe gjatë orëve të pasdites deri në mbrëmje. Madje, përgjatë orëve 20:00 – 21:00 pritet një intensifikim i reshjeve dhe rrufeve dhe në zonën e Tiranës dhe Durrësit për shkak të afrimit të masave ajrore të ftohta nga veriu.

Në Durrës pritet të ketë reshje me intensitet deri në 20 mm duke rritur rrezikun për përmbytje.

Vendi është goditur ndjeshëm edhe nga rrufetë gjatë orëve të fundit, ku zonat më të prekura kanë qenë Shkodra, Lezha, Tirana dhe Vlora.

Çfarë po ndodh në Tiranë? Pas shiut, policia del me njoftim urgjent: “Fikni dritat”

Përmbytjet e shkaktuara nga shiu në Tiranë, kanë sjellë ndërprerje të energjie elektrike në disa lagje të kryeqytetit.Ndërkohë policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të fikin dritat, për shkak se mund të ketë pasoja nga shkarkesat elektrike, por dhe luhatjet e tensionit.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie.Këto linja furnizojnë pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.nPas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat. Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat.

Lumi Lana del nga shtrati /Makinat “lundrojnë” në rrugët e Tiranës(VIDEO)

Prej gati 2 orësh Shqipëria është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar edhe problematika në disa akse rrugore. Moti i keq që ka përfshirë Tiranën, po lë pasoja. Lumi Lana ka dalë nga nga shtrati, dhe është për pasojë është përmbytur e gjithë rruga që të çon tek zona e njohur si “Pallati me Shigjeta”. Sasia e madhe e ujit që është futur në Lanë si edhe cektësia e lumit në atë zonë ka bërë që uji të përmbysë gjithçka përreth urës në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” në jug-perëndim të kryeqytetit.

Policia bën namin në Korçë/ Përgjatë 1 jave gjobit 577 shoferë,14 prej tyre iu heq patentën(Video)

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 577 drejtues mjetesh📝

10 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 2 masa për përdorim të pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit.

27 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 4 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 150 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 99 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 268 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për_më_shumë_siguri_rrugore

Shoferi i autoambulancës frenon fort/ Pacientja që ndodhej brenda rrëzohet dhe pëson dëmtime…

Policia e Fierit ka nisur procedimin ndaj shoferit të ambulancës për shkak se ka frenuar menjëherë e për pasojë një paciente është rrëzuar dhe ka mbetur e dëmtuar.

Njoftimi nga policia e Fierit

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vijon…