Gazetarja e njohur flet për partnerin : “Më zhvesh gjithmonë kur pi, çfarë nuk bën”

Gazetarja Rudina Demneri që njihet nga të gjithë si Paloma ka treguar raportin që ka me bashkëshortin e saj pas daljes nga BBV. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Paloma tha se partneri i saj është shumë i kujdesshëm dhe e trajton si ‘bebe’ kur ajo dehet.

Në raste të rralla ku pi bëhem shumë keq dhe më kap me këto reflukset. Burri më mban kokën me shumë dashuri dhe kujton ato momentet e tij e thotë: “Ç’të duhet ty me këto punë?”

Më vesh, më zhvesh, më heq rrobat, më vendos peshqirin, çfarë nuk bën, më trajton si bebe në ato momente dhe them: “A të pi prap?” Ndaj është marrëdhënia e bukur,” tha ajo.

“Mercedes”, “Toyota”, “Kia”, dalin në ankand dhjetëra makina: “Duke nisur nga 700 euro (FOTO)

Në Kretë të Greqisë do të mbajë një ankand makinash , kamionësh dhe dyrrotash me çmime fillestare jashtëzakonisht tërheqëse nga 200 euro! Konkretisht, më datë 17 Qershor 2022, në doganën e Rethymnon do të zhvillohet ankandi verbal për shitjen e 2 motoçikletave , 4 kamionëve dhe 10 makinave !

Vizita në doganën e Rethymnos lejohet një ditë para ankandit nga ora 09:00 deri në orën 12:00 . pas komunikimit telefonik me zyrtarët e Doganës së ishullit.

Makina e parë në listën e ankandeve është një Mercedes-Benz C-180T me licencën e parë në vitin 1998 dhe një çmim fillestar prej 700 euro . Ky model fuqizohet nga një motor 1.8 litërsh benzinë me 122 kuaj fuqi .Modelet përkatëse në tregun vendas të makinave të përdorura kushtojnë nga 4800 euro .

Makina më e re në listën e ankandeve është Kia Picanto me licencë të parë në vitin 2006 e cila shitet me çmim fillestar prej 1500 euro dhe ka sistem LPG për ekonomi më të madhe. Ky model fuqizohet nga një motor 1.1 litërsh benzinë me 75 kuaj fuqi.

Modelet përkatëse në tregun vendas kushtojnë nga 4900 euro .Një Toyota Yaris me licencën e parë në vitin 2000 dhe një çmim fillestar prej 900 euro pritet të tërheqë disa blerës potencialë. Ky model fuqizohet nga një motor benzine 1.3 litra me 85 kuaj fuqi . Modelet përkatëse në tregun vendas kushtojnë nga 4200 euro .

Një Mercedes-Benz E280 luksoze me licencë të parë në vitin 1998 dhe me një çmim fillestar prej 3000 eurosh po del në ankand nga ish-ODDY në Rethymno. Ky model mundësohet nga një motor V6 benzinë me një kapacitet prej 2.8 litrash dhe 204 kuaj fuqi . Klikoni këtu për të lexuar të gjithë shpalljen e ankandit të automjeteve nga ish-ODDY në Rethymnon./Abc news

Deri në vitin 2035/ Parlamenti i BE-së voton për fundin e makinave me naftë dhe benzinë…

Parlamenti Evropian dëshiron që pas 13 vjetësh në Evropë të mos regjistrohet më asnjë makinë e re me benzinë a naftë. Por përpara se një rregullore e tillë të hyjë në fuqi, nevojiten negociata me shtetet e BE-së. Në luftë për një mbrojtje më të madhe të klimës Parlamenti i BE-së dëshiron të ndalojë shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme duke filluar nga viti 2035. Parlamentarët votuan me një shumicë të qartë pro një propozimi përkatës të Komisionit të BE-së. Sipas këtij propozimi duke nisur nga mesi i dekadës së ardhshme, prodhuesit pritet të lejohen të hedhin në treg vetëm makina dhe furgonë që nuk lëshojnë gazra që shkaktojnë efektin serrë dhe që janë të dëmshëm për klimën.

Parlamenti i BE-së votoi për fundin e motorëve me djegie të brendshme

Para se një rregullore e tillë të hyjë në fuqi, Parlamentit i duhet të negociojë me shtetet e BE-së. Ende nuk është ende e sigurt, nëse vendet anëtare të BE-së do të bien dakord, por kjo konsiderohet si e mundshme. Deri në fund të muajit vendet anëtare duan të përcaktojnë qëndrimin e tyre për ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë dhe pastaj dy institucioneve të BE-së do t’u duhet të gjejnë një kompromis në mënyrë që rregullorja të hyjë në fuqi.

Gjermania dhe koncernet e mëdha të automobilëve janë gati

Gjermania ka deklaruar prej disa kohësh se duke filluar nga viti 2035 do të ndalojë shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme. Këtë e bëri të qartë në mars në Bruksel edhe ministrja Federale e Mjedisit, Steffi Lemke, e cila theksoi në emër të qeverisë federale, se Gjermania mbështet ndalimin e përdorimit të motorëve me djegie të brendshme në Evropë duke filluar nga viti 2035.

Edhe një numër prodhuesish të mëdhenj automobilësh, si Mercedes, Ford dhe Volvo, e kanë mbështetur publikisht ndalimin e shitjes së makinave me djegie të brendshme duke nisur nga viti 2035. Kurse prodhues të tjerë si Volkswagen kanë njoftuar se nga ky vit nuk do të ofrojnë më në tregun evropian motorë me djegie të brendshme.

Eurodeputeti gjerman i të Gjelbërve, Michael Bloss tha pas votimit, se ne vendosëm pro të ardhmes së Evropës, sepse në të ardhmen makinat elektrike më të mira dhe bateritë më moderne do të prodhohen në Evropë.

Kurse eurodeputeti demokristian, Jens Gieseke, e kritikoi vendimin duke thënë se: “Për fat të keq të Gjelbrit, Liberalët dhe Social-Demokratët preferojnë t’i vendosin të gjitha në kartën e elektro-mobilitetit”. Ai u shpreh se ka frikë për aftësinë konkurruese të Evropës si dhe për sigurinë e shumë vendeve pune, por pranoi se ndalimi i motorëve me djegie të brendshme në vitin 2035 duket se nuk do të mund të pengohet më ,shkruan DW.

“Instagram” surprizon me risinë e radhës/ Ja opsioni i ri që…

Instagram tanimë ju jep mundësinë që të vendosni 3 postimet tuaja të preferuara në krye të profilit tuaj në këtë rrjet social, ose siç ndryshe quhet “pin to top”. Kompania thotë se funksioni i ri do t’u japë krijuesve më shumë mundësi për t’u shprehur në profilet e tyre. Njoftimi zyrtar vjen pasi Instagram konfirmoi për TechCrunch në muajin prill se po testonte këtë risi. Ju mund të vendosni në krye të proflit tuaj fotot, video apo “reels”.

“Profili juaj është hapësira juaj, kështu që ne po kërkojmë më shumë mënyra për t’ju dhënë kontroll mbi atë”, tha kreu i Instagramit Adam Mosseri në një video të postuar në kanalet e tij sociale në lidhje me funksionin e ri.

Mundësia për të vendosur një postim specifik në profilin tuaj është një veçori e mirëpritur nga përdoruesit të cilët duan të nxjerrin në pah postimet e tyre që mund t’i kenë realizuar para shumë kohësh.

Kompania prezantoi gjithashtu disa mjete më kreative dhe opsione të tjera për t’i bërë “reels” më tërheqës.

Ministrja Balluku: “Miratuam ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike në Korçë”(Video)

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka informuar sot se janë kaluar disa VKM të rëndësishme për vendin. Balluku u shpreh se në Korçë janë miratuar ndërtimet e dy parqeve fotovoltaike, ku secili do të prodhojë nga 20 megavator. Sipas Ballukut 2% e prodhimit të energjisë në këto parqe do t’i kalojë shtetit.

Kemi miratuar dy parqe fotovoltaike në Korçë . Me 20 megavator. Investim totalisht privat total 40 megavator. Është një investim nga entitetet vendase, por është një situatë të vështirë energjitike. Iniciativa të tilla mbështeten, për ndërtimin dhe procedurat burokratike. Shteti shqiptar përfiton se 2% e produktit i jepet shteti në formë pagese.” tha Balluku.

Është një projekt tjetër. Për prodhimin e hidrokarbureve në Frakull dhe Polvelsh. Në fund të jetës së tyre kalon tek entiteti i privatëve. Në këto dy burime do investohen 500 mijë dollar për secilin vend burim.” tha Balluku.

Qarkullonte me pistoletë në çantë/ Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot Tiranë(Emri)

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black bag”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga ra një 40-vjeçar. Bëhet fjalë për shtetasin Ritvan Xhota, i cili u kap me një pistoletë që e mbante brenda një çante.

NJOFTIMI I POLICISË:

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i armatosur po lëvizte me një motomjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Black bag”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

33-vjeçari bën të fortin,nuk iu bind urdhrrit për të ndaluar në Pogradec/ Policia e kap dhe i gjen 10 emigrantë …

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 33 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, me të kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjetën 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi I. H. u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.