Çelësi i gjetur hap derën e shtëpisë/ Detaje tronditëse nga Erseka , kush dyshohet se është viktima që u gjet i dekompozuar…

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me trupin e dekompozuar të gjetur ditën e djeshme në Krushovë të Ersekës u gjet një trup i dekompozuar. Mesohet se pranë viktimës janë gjetur një aparat celular Nokia, një palë çelësa makine gjithashtu edhe xhupi që kish veshur viktima. Sipas tvklan.al, edhe familjarët e viktimës kanë konfirmuar që çelësi i gjetur hap derën e shtëpisë. Çelësat i përkasin personit të zhdukur prej 1 Nëntorit Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993. Aktualisht në polici janë shoqëruar 5 persona si të dyshuar për ngjarjen. Hetimet janë fokusuar në disa pista dhe po kryhen nga sektori i vrasjes në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Për të kuptuar shkakun e vdekjes dhe nëse trupi i përket Sherif Mukajt, do të priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Pas problemeve shëndetësore, Fatos Nano fotografohet në Tiranë…ndalon për të blerë libra në rrugë(Foto)

Ndonëse prej shumë vitesh nuk është pjesë aktive e politikës, ish kryeministri Fatos Nano rikthehet herë pas herë në fokus të publikut. Sic ka ndodhur edhe muajt e fundit, teksa në vend diskutohej për emrin e Presidentit. Prej shumë vitesh, emri i Nanos është lakuar si një kandidat potencial. Edhe në zgjedhjen e fundit të Presidentit, emri i tij u lakua sërish si një ndër kandidatët e mundshëm për këtë post. Por as këtë herë emrin i tij nuk u propozua nga partia që drejtoi për shumë vite.

Që pas largimit tij nga politika aktive, daljet kanë qenë të pakta, duke zgjedhur të jetojë jetën i qetë larg fokusit mediatik. Ndaj fotot e shkrepura nga “Panorama Plus”, janë ndër të rrallat që vijnë nga Nano në vitet e fundit. Ish-Kryeministri i Shqipërisë është fotografuar këto ditë, te “Shallvaret”, ku është shfaqur i veshur thjesht.

Nano jetonte në kohën që ishte Kryeministër. Pas tërheqjes nga jeta politike, familja Nano u zhvendos në periferi të Tiranës. Por, duket se kjo lagje mban ende Nanon, si një nga banorët më të spikatur.Ai është fotografuar në orët e paradites, ku së bashku me një tjetër person që e shoqëronte ka ndaluar te një shitës libra të përdorur në rrugë. Ashtu si shihet edhe nga shkrepjet, ai ka qëndruar disa momente duke parë titujt, i vëmendshëm në kërkimin e tij.

Verë e pazakontë/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: “Java e 3-të pritet të jetë me rreshje në zonat malore dhe diell në ultësirë…

Për pjesën më të madhe të vendit, java e tretë e qershorit do të jetë me diell dhe vranësira. Ndërsa pjesa verilindore, juglindja dhe perëndimi pritet të ketë reshje dhe shtrëngata shiu.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme.

Moti do të jetë si më poshtë:

Java që pritet të hyjë do të karakterizohet nga qarkullimi i masave relativisht të paqëndrueshme.

Në zonat malore e kryesisht në juglindje të vendit do të ketë mot me zhvillime vranësirash që do të pasohen nga reshjet e shiut e shtrëngatat veçanërisht në mesditë e pasdite.

Pjesa bregdetare parashikohet të ketë mot të kthjellët. Të enjten e të premten do të mbizotërojnë orët me diell.

Temperaturat do të pësojnë rritje kryesisht në mesditë.

Era do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet juglindje-veriperëndim pasuar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Greqi/ Motori del nga rruga, humb jetën 18-vjeçari shqiptar, plagoset drejtuesi i mjetit

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ai po udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar me motoçikletë në rrugës nacionale Selanik-Ierissos kur u aksidentuan.Viktima ishte pasagjer në mjeti, ndërsa drejtuesi i motoçikletës nuk kishte patentë.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Motoçikleta, raportojnë mediat greke, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një tokë.

Pasagjeri, 18-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është transportuar i plagosur në spital.

Ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur/ Majko uron 31 vjetorin e PS me foton e Nanos dhe Dritëro Agollit(Foto)

Pandeli Majko ka uruar 31 vjetorin e Partisë Socialiste. Në kujtim të kësaj dite socialisti ka shpërndërë një urim veçantë.Deputeti ka zgjedhur një foto të Fatos Nanos dhe Dritëro Agollit për të përcjellë mesazhin e tij në këtë ditë të rëndësishme për socialistët.

“Shumica e jetës së njeriut, është veprimtari plotësuese.
Ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur, siç ishte 12 qershori i 31 viteve më parë.
Gëzuar ditëlindjen Familja ime, Partia Socialiste!’ shkruan Majko.

Të pandashëm edhe në vdekje/ Djali humb jetën në punë, e ëma shkon ta sjellë në shtëpi por vdes në aksident rrugor

Një ngjarja e rëndë është regjistruar në Itali. Mediet fqinje raportojnë se një fat tragjik kanë pasur nëna dhe djalin e saj. , 80 vjeç, nga Tortora (Cosenza), vdiq në një aksident automobilistik. Ajo kishte shkuar në Lacio, pas vdekjes së djalit të saj si pasojë e një aksidenti në punë. Mësohet se e moshuara ndodhej në makinën që drejtohej nga bashkëshorti i saj, i cili mbeti i plagosur rëndë. Sipas asaj që mësohet, bashkëshortët po ktheheshin në Kalabri nga Lacio, ku kishin shkuar pas vdekjes së djalit të tyre, si pasojë e një aksidenti në punë.

E kam filluar jetën me dy prindër, fitova dhe dy palë të tjerë”/ Njihuni me historinë fantastike e Ingritit(Video)

Historia që vjen sot në “Ka Një Mesazh Për Ty” është unike dhe një demonstrim i mirënjohjes e mirësisë. Ingriti ka ardhur në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan për të surprizuar prindërit e tij, por jo ata biologjikë, sepse ata janë pjesë e idesë. Veç prindërve që e kanë lindur, ai ka edhe dy palë të tjerë, pra 6 prindër që ia kanë mbushur dhe ndryshuar jetën. Por se si mund të kesh 6 prindër, këtë e zbulon në rrëfimin e tij.

Ingrit: Historia që unë do tregoj sot ka të bëjë me studimet dhe jetën time në Amerikë. Unë si shumica, e kam filluar jetën me dy prindër dhe gjatë rrugës kam fituar edhe dy palë prindër të tjerë.

Ardit Gjebrea: Si? Se edhe unë dua.

Ingrit: Kur unë isha student, në gjimnaz në fakt, u bëra pjesë e një programi shkëmbimi kulturor. Bashkë me disa studentë të tjerë shqiptarë shkuam në Shtetet e Bashkuara për një periudhë shumë të shkurtër ku njohëm shumë njerëz. Një nga organizatoret e këtij projekti ishte një vullnetare e Korpusit të Paqes, një amerikane që punonte në Shqipëri. Unë u njoha me prindërit e saj vetëm për dy ditë pasi kishim plane të tjera.

Pasi unë shkova në shkollë të lartë, u bëra pjesë e një programi tjetër që i lejonte studentët nga vende të Europës që gjatë muajve të verës të shkonin në Amerikë, të bënin punë të ndryshme. Ideja ime ishte të shkoja, të punoja dhe të mbuloja pjesën e mbetur të shpenzimeve të shkollës. Dhe unë iu drejtova Emit, organizatores së atij projekti të para dy vitesh në gjimnaz dhe i thashë “mund të më gjesh një punë gjatë verës sepse unë nuk njoh asnjë në Amerikë?” dhe ajo brenda disa orësh u përgjigj, më tha “po, mund të vish, të punosh te biznesi i prindërve të mi” dhe aty merr zanafillë historia.

Kur unë shkoj në aeroport, më presin me tabelë Emi me prindërit e saj që thonë “Mirë se vjen!” në shqip. Kishin bërë kërkime në internet që unë të ndjehesha sa më rehat. Në çdo cep të shtëpisë kishte copëza të shkruara në shqip.

Ardit Gjebrea: Emi sa vjeç ishte?

Ingrit: Emi ishte rreth të 30-ave.

Ardit Gjebrea: Ah se mendova se mos ishte më e vogël dhe ishee dashuruar me ty.

Ingrit: Jo, Emi është motra ime më e madhe. Dhe e vetme. Nga dita e parë nuk isha thjesht një person që do rrinte në shtëpinë e tyre dhe do punoja. Na dukej sikur njiheshim prej vitesh, kuptoheshim shumë mirë me njëri tjetrin, më prezantuan me pjesën e mbetur të familjes, gjyshin dhe gjyshen, shumë të afërt, më merrnin në udhëtime të familjes së tyre, në festa.

Ardit Gjebrea: Ti u bëre pjesë e familjes së tyre?

Ingrit: Pa e kuptuar./tvklan.al

Vëndi ku kanë ndodhur shumë mrekulli/
Mijëra pelegrinë drejt vendit të shenjtë, ja historia dhe mekullitë e Kishës së Laçit

Datat 12 dhe 13 qershor shënojnë festën e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për një jetë të mbarë, shëndet dhe plotësimin e dëshirave. Sipas zakonit, sonte flihet (kalohet nata) atje lart, ku është e ngritur kisha, në vendin e shenjtë, ndërsa nesër mund të dilet për t’u falur dhe kryer rite të tjera. Në këto dy data, ky vend i i shenjtë vizitohet nga mijëra pelegrinë që vijnë nga gjithë Shqipëria dhe jashtë saj. Sipas teologëve ky pelegrinazh praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje a falenderimi që i dërgohen shenjtorit Shna Ndou, i cili sipas gojëdhënave bën edhe mrekulli.

13 të martat e Shna Ndout

Pelegrinazhi i shenjtë fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor, që është dhe festa kulmore. Për 13-të të marta, besimtarë të shumtë nga të gjitha fetë ndezin qirinj në guvat e shkëmbinjëve, falen në kishë dhe vende që i konsiderojnë të shenjta aty përreth, sfidojnë fatin duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout.

Rituali i shenjtores fillon sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal nëpërmjet disa shkallëve të gjata pë rata që ecin në këmbë. Për të tjerët me makinë, rruga gjarpëruese është e shtruar dhe të dërgon deri lart, te vendi i shenjtë. Megjithatë, sot dhe nesër, rrugëtimi me makinë për te kisha e Shna Ndout është e ndaluar prej trafikut të mijëra e mijëra njerëzve, për shkaqe sigurie.

Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët ku mendohet se ka kaluar Shna Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij. Pelegrinët përshkojnë këto pjesë të shenjta me prekje dhe vendosje të kokës, duarve dhe komplet trupit me besimin se lutjet e tyre do të plotësohen.

13 sekretet e 13 qershorit

Mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga jashtë do t’I drejtohen sonte dhe nesër këtij vendi të shenjtë. Sonte përmbyllen 13 të martat e shenjta që, sipas sipas besimit të krishterë, kulmojnë në mesnatën e 12 dhe 13 qershorit. Po cilat janë historitë dhe misteret që rrëfehen vazhdimisht për vendin e shenjtë?

1. Sipas besimit të krishterë, një pelegrinazh që praktikohet në një ditë si kjo është në emër të sacrificës, shenjë lutjeje a falënderimi që i dërgohet shenjtorit, i cili njëherësh bën edhe mrekulli.

2. Sipas besimtarëve, mrekullitë e këtij vendi të shenjtë janë të faktuara me shembuj konkretë. Të lindurit të verbër, pasi kanë shkuar në këtë vend të shenjtë, kanë nisur të shikojnë e të paralizuarit janë ngritur në këmbë.

3. Lutjet në këtë vend të shenjtë thuhen se dëgjohen nga Shna Ndou, i cili bën mrekulli nga më të paimagjinueshmet.

4. Mrekullitë e Shna Ndout ndër shqiptarë e më gjërë nuk kanë fund.

5. Pelegrinazhi realizohet çdo vit për 13 të marta rresht (por edhe ditë të tjera) deri në ditën e 13 qershorit.

6. Vizitorët e Shna Ndout kanë dy pika të rëndësishme referimi: kishën dhe shpellën e Shën Vlashit.

7. Historia thotë se Shën Vlashi ka qenë ipeshkëv dhe jetonte në qytezën e lashtë të Sebastes, por paganët e ndoqën deri tek kjo shpellë ku u strehua dhe të pafetë e gjetën dhe e mbytën.

8. Të moshuarit tregojnë se ritualin e 13-të të martave e kanë ndjekur edhe në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, edhe atëherë kur besimi në Zot ishte i ndaluar.

9. Shën Antoni vdiq në moshën 36-vjeçare pas një jete shenjtori. Për numrin e shumtë të mrekullive që i njihen, ai u kanonizua një vit pas vdekjes nga Papa Gregori IX. Në vitin 1946, Papa Pio XII e ka renditur Shën Antonin mes doktorëve të kishës katolike dhe i ka dhënë titullin doktor evangjelik, në lidhje me shkrimet e tij dhe në predikimet që bazohen në citimet e Ungjillit.

10. Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës mori urdhër të shkonte te kodra e Shna Ndout në Laç për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit. Të krijohej përshtypja se qeveria kishte frikë edhe nga rrënojat. Ndërtesa qe shembur në vitin famëkeq 1967, kur regjimi komunist doli haptazi në shesh të mejdanit kundër Kishës. E, natyrisht, edhe kundër Shna Ndout. Duel i heshtur i armës me uratën! Po më kot u mundua t’ua presë udhën besimtarëve. Një frymë misterioze i tërhiqte aq sa të përballonin deri diktaturën, që nisi të shqetësohej seriozisht për këtë fenomen. Prej këndej ushtarët e zonës morën urdhër t’i hidhnin në erë muret e, me ta, të shlyenin përgjithmonë edhe kujtesën e kishëzës e të Shna Ndout.

11. Dëshmitarë të shumtë okularë thonë se këtu janë bërë mrekulli të pabesueshme. Marie Lleshi shprehet: “Kam parë me sytë e mi se si e sollën një vajzë pa gojë e që nuk ecte me këmbët e veta. Fjetën një natë këtu, të nesërmen i erdhi goja dhe këmbët”.

12. Priftërinjtë që mbajnë edhe meshë në Kishën e Shna Ndout thonë se çdokush është i mirëpritur në këtë vend, pavarësisht se cilit besim fetar i përket.

13. Shtypi i huaj është nxitur nga një lajm që agjencia Reuters ka komentuar për vendin “çudibërës” ku ndodhet kisha e Shna Ndout në Laç. Në një kronikë të sajën, Agjencia e lajmeve Reuters flet për kishën magjike, e cila vizitohet çdo ditë nga mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria. Siç shprehet Reuters, ajo që besimtarët kërkojnë në këtë kishë është shpëtimi fizik dhe shpirtëror. Një prej tyre, Agron Ceiku, i cili ka ardhur nga Italia vetëm për të vizituar këtë vend të njohur si Kisha e Laçit, beson se kjo kishë ka fuqinë t’u japë zgjidhje problemeve të tij shëndetësore.

Më 13 qershor, Kisha katolike përkujton Shna Ndoun e Padovës

Devocioni ndaj këtij shenjti të madh është i shtrirë jo vetëm në Kishën katolike, por edhe më gjerë. Shën Antoni ka zgjuar interesim përpos te katolikët, edhe ndër ortodoksë, budistë e myslimanë. Me plot të drejtë quhet shenjti universal, shenjti i botës. Ishte njeri i palodhshëm në vreshtin e Zotit. Jeta e tij ishte shërbim ndaj vëllait njeri pa dallim, prandaj ishte i pranuar dhe i dashur nga të gjithë.

Shna Ndou lindi në Portugali, njohu Shën Françeskun e Asizit e në sajë të mandatit të tij predikoi në Itali, ku shumë shpejt u bë i famshëm për holemitë e tij të përqendruara mbi dashurinë dhe përvujtërinë, duke kritikuar ashpër hipokrizinë, koprracinë e mendjemadhësinë. “Predikimi është i frytshëm atëherë kur flasin veprat”, – thoshte Shna Ndou.

Sot, Shna Ndou apo Shën Antoni është i njohur në mbarë botën si “Shenjti i Popullit” e “Taumaturg” – “Mrekullibërës”. E kudo në botë, posaçërisht në Padovë të Italisë e Lisbonë të Portugalisë, po edhe ndër shqiptarë, Shna Ndou festohet me nderim të posaçëm e me solemnitet të veçantë në Laç të Sebastes, në Kurbnesh, në Gjakovë, në Prishtinë, Glloxhan e vende tjera, ku mijëra besimtarë shtegtojnë në Kishat kushtuar shenjtit në trojet shqiptare./Noa.al

S’kam më jetë/ Motra e Aleksandër Sadikaj prek me mesazhin për humbjen e vellait :”Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty”

Motra e Aleksandër Sadikajt, i cili humbi jetën ditën e djeshme pranë TEG në Tiranë, ka bërë një reagim shumë prekës në rrjetet sociale.Ajo ka ndarë foton e 27-vjeçarit dhe ka shkruar disa rreshta prekës, ku mes të tjerash thotë se “sot për të s’ka më jetë”. Komnetet ngushëlluese kanë qenë të shumta.

“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen.Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”, shkruan ajo.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të cilët besohet se e kanë ndjekur me makinë për disa çaste deri sa ndodhi ajo që ndodhi në mes të ditës.Ngjarje të tilla janë bërë të zakonshme në Shqipëri dhe ndonjëherë na duket sikur jetojmë në atë Palermon e famshme në Itali, madje më keq se atje.

Radari e kap me shpejtësi skëtere/ Shoferi “fluturon”me 244 km/h në Bypass-in e Fierit (VIDEO)

Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugët e vendit, duke përdorur makinën inteligjente dhe mjetet e tjera të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave. Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në Bypass-in e Fierit -> Shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h; Në aksin rrugor Levan –Tepelenë -> Shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h

78 leje drejtimi të pezulluara, për periudha nga 4 deri në 18 muaj, masa administrative nga 15.000 deri në 90.000 lekë të rinj, si dhe zbritje pikësh nga leja e drejtimit nga 10 deri në 13 pikë. 112 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.Masa administrative për:

•45 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdornin edhe aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit;

•41 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

30 drejtues mjetesh që u ndëshkuan për të trija shkeljet së bashku, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve kanë variuar deri në 90.000 lekë te rinj.Nisur nga shpejtësitë tejet të mëdha të evidentuara që janë rrezik potencial për jetën e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet akoma më shumë, duke gjetur forma sa më efikase me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe jo shtimin e numrit të masave administrative.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.Të gjitha akset rrugore monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e pajisjeve të reja të Policisë Rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.

Kthehu i sigurtë në shtëpi, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!

Policia e Dillenburgut, Gjermani motivon Komisariatin e Policisë Pogradec: “I dhuron 1 pajisje vëzhguese të tipit “Dron”(Foto)

Falë frymës bashkëpunuese dhe mbështetjes të veprimtarisë së Policisë Shqiptare, Shefi i Policisë së Dillenburgut, Gjermani Thomas Gass, i dhuroi Komisariatit të Policisë Pogradec, një pajisje vëzhguese të tipit “Dron”.

Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec Komisar Oltion Agolli, në fjalën e tij ka falenderuar përzemërsisht homologun gjerman dhe ka vlerësuar këtë donacion, si tregues të forcimit të partneritetit midis dy strukturave.

Njëkohësisht ai u shpreh se kjo pajisje, do t’i vijë në ndihmë personelit të Komisariatit, për kontrollet e ushtruara kryesisht në drejtim të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, në terrene të vështira dhe zona të thella malore, por edhe në çdo veprim tjetër policor/hetimor që do të kryet me qëllim goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme. 👮🇦🇱 🤝 🇩🇪👮
#Thank_You

Pelegrinazhi i 13 të martave të shenjta/ Sot dhe nesër do të bllokohen disa akse rrugore…

Ditën e sotme dhe të nesërme, 12-13 Qershor 2022, qytetarë të shumtë nga e gjithë Shqipëria do të vizitojnë Kishën e Shna Ndout në Laç, për të kremtuar festën e këtij shenjti. Shumë prej besimtarëve e kalojnë natën pranë kishës. Pelegrinët vijnë thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë, për këtë arsye janë marrë masa për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Rrugët që të kufizohen nga ora 10:00 datë 12.06.2022 – ora 00:00 datë 13.06.2022:

-Nga “Kryqëzimi i Gjykatës deri te Kisha e “Shna Ndout”;

-Nga “Kryqëzimi i Poliklinikës” deri te Kisha e “Shna Ndout”‘;

-Nga “Kryqëzimi i Gjimnazit” deri te Kisha e “Shna Ndout”;

-Nga “Pallati 113” – Kisha e “Shna Ndout”.

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikëset, ambulancat dhe mjetet e policisë.

Rrugë për kombësorët do të jetë nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te “Kryqëzimi Varrezave”.

Nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç dhe nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Historia e 3 të martave të shenjta në Kishën e Shna Ndout

Kisha e Laçit, e njohur ndryshe dhe si Kisha e Shna Ndout, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë, ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin prej 27 Marsit dhe kulminojnë më 13 Qershor. Thuhet se Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të pare nga vëllezërit françeskanë, duke u shkatërruar më pas në 1971 nga regjimi komunist i cili ndaloi besimin tek feja, për t’u ringritur përsëri në 1990, me besimin akoma më të fortë të qytetarëve katolikë.

Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon Shqiptarë të cilët i përkasin feve të ndryshme, muslimanë, katolikë, ortodoks, të cilët pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë “vendin që bën mrekulli”. Kisha e Shna Ndout ndodhet e veçuar në majë te malit, ku pelegrinëve u duhet të përshkojnë kilometra të tëra dhe të ngjisin qindra shkallë për të arritur në majë. Arsyeja që pelegrinazhi fokusohet në 13 të marta lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur dhe Kisha – Shna Ndout.

Mariana Kondi: Nëse do më jepej mundësia, do të ikja që sot nga Shqipëria!

Aktorja Mariana Kondi rrëfeu në një intervistë për Report Tv rrugëtimin e saj artistik. Mariana ka pranuar sfidën e gazetarit për të peshkuar, ndërsa solli në kujtesë edhe një episod me mjeshtrin e skenës, aktorin Kadri Roshi.

“Ishte një ditë e bukur kështu si sot, kur xhironim filmin “Fejesa e Blertës”, më kujtohet kur Kadri Roshi më tha:”Do të vish të shikosh”.

I thash nuk më duket e bukur, e kur më pyeti se çfarë më dukej e bukur, i thash, ja të më vij i dashuri për shembull tani do ishte e bukur”, tha Mariana Kondi.Teksa rrëfente marrëdhëniet me aktorët e tjerë ndër vite, pyetjes së gazetarit se nëse do të bashkëpunonte më një aktor që nuk e pëlqente, Kondi ka veçuar Hervin Culin, duke e cilësuar këtë të fundit një hic.

“Unë nuk jam te ato që më një që e kanë inat nuk luajnë. Përveç drejtorit të Teatrit, madje nuk duhet thënë as drejtor se nuk është drejtor, vetëm fytyrën e atij nuk e duroj dot, ai është thjeshtë një hic, një fluks sapuni që çuditërisht nuk po ç’pohet akoma”, tha aktorja.Mariana shprehet se nuk do e ndryshonte asnjëherë këtë profesion, ndërsa ka ndar publikisht pengjet e saj më të mëdha.

”Jo nuk ma do mendja, unë në jetën time më përpara kisha një merak, tani kam dy. E para kasha merak se doja edhe një fëmijë tjetër jo vetëm një, ndërsa tani kam merak edhe largimin nga puna”, tha ajo.Ajo nuk e mohoi faktin se dëshiron të largohet nga Shqipëria.

“Që në këtë moment po të më jepet mundësia, largohem nga Shqipëria. Ndoshta nuk është keq që e them, ishalla s’ma marrin për dobësi. Dua drejtësi, qetësi, kam nevojë për qetësi…ndoshta është brezi im. Dua një park, një vend për tu qetësuar, na duhen shume liqene e shumë teatro të tjerë”, tha Mariana.

Si rrallëherë, Mariana ka folur për bashkëshortin e saj, pavarësisht se atij nuk i pëlqen kjo gjë për faktin se nuk dëshiron të bëhet pjesë e punës së saj, ajo u shpreh se edhe sot ndjehet xheloze për të