E kam filluar jetën me dy prindër, fitova dhe dy palë të tjerë”/ Njihuni me historinë fantastike e Ingritit(Video)

Historia që vjen sot në “Ka Një Mesazh Për Ty” është unike dhe një demonstrim i mirënjohjes e mirësisë. Ingriti ka ardhur në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan për të surprizuar prindërit e tij, por jo ata biologjikë, sepse ata janë pjesë e idesë. Veç prindërve që e kanë lindur, ai ka edhe dy palë të tjerë, pra 6 prindër që ia kanë mbushur dhe ndryshuar jetën. Por se si mund të kesh 6 prindër, këtë e zbulon në rrëfimin e tij.

Ingrit: Historia që unë do tregoj sot ka të bëjë me studimet dhe jetën time në Amerikë. Unë si shumica, e kam filluar jetën me dy prindër dhe gjatë rrugës kam fituar edhe dy palë prindër të tjerë.

Ardit Gjebrea: Si? Se edhe unë dua.

Ingrit: Kur unë isha student, në gjimnaz në fakt, u bëra pjesë e një programi shkëmbimi kulturor. Bashkë me disa studentë të tjerë shqiptarë shkuam në Shtetet e Bashkuara për një periudhë shumë të shkurtër ku njohëm shumë njerëz. Një nga organizatoret e këtij projekti ishte një vullnetare e Korpusit të Paqes, një amerikane që punonte në Shqipëri. Unë u njoha me prindërit e saj vetëm për dy ditë pasi kishim plane të tjera.

Pasi unë shkova në shkollë të lartë, u bëra pjesë e një programi tjetër që i lejonte studentët nga vende të Europës që gjatë muajve të verës të shkonin në Amerikë, të bënin punë të ndryshme. Ideja ime ishte të shkoja, të punoja dhe të mbuloja pjesën e mbetur të shpenzimeve të shkollës. Dhe unë iu drejtova Emit, organizatores së atij projekti të para dy vitesh në gjimnaz dhe i thashë “mund të më gjesh një punë gjatë verës sepse unë nuk njoh asnjë në Amerikë?” dhe ajo brenda disa orësh u përgjigj, më tha “po, mund të vish, të punosh te biznesi i prindërve të mi” dhe aty merr zanafillë historia.

Kur unë shkoj në aeroport, më presin me tabelë Emi me prindërit e saj që thonë “Mirë se vjen!” në shqip. Kishin bërë kërkime në internet që unë të ndjehesha sa më rehat. Në çdo cep të shtëpisë kishte copëza të shkruara në shqip.

Ardit Gjebrea: Emi sa vjeç ishte?

Ingrit: Emi ishte rreth të 30-ave.

Ardit Gjebrea: Ah se mendova se mos ishte më e vogël dhe ishee dashuruar me ty.

Ingrit: Jo, Emi është motra ime më e madhe. Dhe e vetme. Nga dita e parë nuk isha thjesht një person që do rrinte në shtëpinë e tyre dhe do punoja. Na dukej sikur njiheshim prej vitesh, kuptoheshim shumë mirë me njëri tjetrin, më prezantuan me pjesën e mbetur të familjes, gjyshin dhe gjyshen, shumë të afërt, më merrnin në udhëtime të familjes së tyre, në festa.

Ardit Gjebrea: Ti u bëre pjesë e familjes së tyre?

Ingrit: Pa e kuptuar./tvklan.al

Advertisement