Rritja e çmimeve jetike/ Avokati Lapaj: “Koha për të protestuar në çdo cep të Shqipërisë”

Çmimi i naftës vijon të rritet ndaj avokati i njohur Adriatik Lapaj bën thirrje që qytetarët të çohen për protesta në çdo cep të vendit. Po kështu edhe çmimet e tjera po njohin rritje të rrezikshme për jetën e qytetarëve.Populli të mbyllë gjithçka si shenjë që qeveria të reagojë e të mbështesë qytetarët dhe jo veten e saj, sqaron avokati i njohur. ”Koha për të protestuar në çdo cep të Shqipërisë. Kudo ku jemi, t’i ndalim makinat. Të shpallim 1 ditë të protestës kombëtare e të refuzojmë abuzimin me çmimet. Të ndalim makinat! Të mbyllim dyqanet! Të refuzojmë të nënshtrohemi”.

Postimi i plotë

Koha për të protestuar në çdo cep të Shqipërisë. Kudo ku jemi, t’i ndalim makinat. Të shpallim 1 ditë të protestës kombëtare e të refuzojmë abuzimin me çmimet. Të ndalim makinat! Të mbyllim dyqanet! Të refuzojmë të nënshtrohemi.

Ne jemi ndoshta vendi i vetëm në botë që paguajmë 8 taksa dhe tarifa mbi çmimin e karburanteve! Taksa: 370 lekë akcizë; 270 lekë taksë qarkullimi; 30 lekë taksë karbon; 100 lekë taksë riliçensimi.

Tarifa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë: 30 lekë tarifa e markimit dhe ajo e skanimit; 20 lekë tarifa e kontrollit te pompave. Në fund, mbi 4 taksat shtetërore dhe 3 konçesionarët, shtohet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar(TVSH): TVSH mbi naftën është 20 % e çmimit final, ose rreth 400 lekë për litër.

Kjo e çon barrën totale të taksave që ne paguajmë për një litër naftë plot 1220 lekë për litër. Pra në një litër naftë, që sot në treg shitet 2580 lekë, rezulton se rreth 1220 lekë janë taksa.

Nafta arrin çmimin rekord në Shqipëri/ Njoftohet protesta e parë…

Ditën e sotme nafta ka arritur një çmim rekord duke u shitur për 258 lekë/litër nga 248 që ishte më parë. Çmimi rekord i naftës ka sjellë reagime në rrjetet sociale, ndërkohë që shumë qytetarë kanë paralajmëruar protesta në rast se kjo situatë nuk ndryshon.Ditën e nesërme është njoftuar protesta e parë dhe në orën 12:00 kërkohet që drejtuesit e automjeteve të fikin makinat.

“Protestë, nesër në orën 12 fikni makinat kudo të jeni. Bashkohuni”, thuhet në njoftim.

“Dolce vita”/ Don Xhoni prezanton vilën luksoze dhe dy “bishat” e tij (foto)

Don Xhon është një nga reperët më të kërkuar në trojet shqiptare. Kjo ka bërë që bazuar në koncertet, ai të ketë të ardhura shumë të mira. Si pasojë ka edhe një jetë luksi, e cila reflektohet te pasuria e tij. Së fundmi, Don Xhoni ka postuar në InstaStory një video, ku shihet shtëpia e tij në Drenicë, teksa para tij janë të parkuara dy makina, njëra e tipit Range Rover kurse tjetra Mercedes. Kujtojmë së shpesh artisti është parë në këngët e tij e përmend Drenicën, duke treguar lidhjen e ngushtë që ka me vendlindjen

U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur 83-vjeçari

Është gjetur pa shenja jete i moshuari, i cili u raportua i zhdukur ditën e sotme nga familjarët e tij. 83 vjeçari me iniciale P.P u gjet pa shenja jete në fshatin Kamenicë, Divjakë. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë :

Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetasit P. P., 83 vjeç, bëjmë me dije se në fshatin Kamenicë, Divjakë, u gjet trupi i pajetë i 83-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Çmëndet moti në Shqipëri/ Stuhi me reshje shiu dhe breshër, era e fortë shkul pemët, në aksin Elbasan-Librazhd

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme vendin tonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe përmbytje në disa aks kryesore.Në qarkun e Elbasanit reshjet e dendura kanë vijuar për 30 minuta, me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe vetëtima.Në këtë qark ka patur edhe rënie gurësh nga lartësitë, si dhe pemë të rrëzuara nga era, të cilat kanë rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.Fatmirësisht, nuk ka patur pasoja dhe lëndime njerëz.

Nga era e fortë në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrake u rrëzua një pemë e cila ka bllokuar njërën korsi të rrugës për rreth 30 minuta, deri në mbërritjen e zjarrfikëses, e cila ka prerë pemën dhe e ka larguar nga rruga.

Rreshjet e shiut nuk kanë munguar as në Korçë, ndërsa moti i keq me stuhi dhe reshje shiu zbrazi plazhet në Durrës dhe në zonën turistike të Shëngjinit. Koha e mirë do rikthehet shumë shpejt në vendin tonë, ndërsa temperaturat do të jenë të larta në fundjavë në gjithë Shqipërinë…

Brënda pasaportës 20 euro/ Shoqërohet 37-vjeçari që tentoi të korruptojë policin në Kapshticë

Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë. Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari. Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Shtetasi M. L., 37 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Shqipërisë, duke qenë se më parë kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të 37-vjecarit M. L. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Vajza ngre alarmin: “Më ka humbur babai,u largua nga banesa dhe nuk u kthye më”

Një i moshuar është larguar nga banesa e tij ne Divjake dhe nuk është kthyer më. Denoncimin e ka bërë vajza e tij e cila deklaron se babai I saj është larguar që më datë 5 qershor dhe nuk është kthyer më. Sipas saj, 83-vjeçari vuante nga skleroza.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit P. P., 83 vjeç, banues në Divjakë, pasi vajza e tij, shtetasja I. G., ka deklaruar se babai i saj është larguar nga banesa që më datë 05.06.2022, dhe nuk është kthyer më.  Sipas shtetases I. G., babai i saj vuan nga skleroza.

Shërbimet e policisë vijojnë  kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694118077

Ben Blushi zbulon historin e panjohur të jetës së Viktor Zhustit/ Lindi në Greqi, babai e quante “djall” pasi e ndau nga e ëma (Historia Mbresëlënëse)

Nga Ben Blushi

Viktor Zhusti, Ali Pashë Tepelena dhe Bill Gates

Viktor Zhusti më mori në telefon. U takuam

Dua të sjell në teatër Ali Pashë Tepelenën, tha

Shumë mirë i thashë, kush do e shkruajë?

Do ta shkruash ti, tha Viktori

Unë e kam Ali Pashën personazh episodik, në një roman timin, por nuk kam shkruar shumë për të, i thashë

Ka shkruar yt atë, tha Viktori

Babai ka bërë Koka e Prerë, një roman që tregon ditët e fundit të Ali Pashës,

E kam lexuar, tha Viktori, nga fundi i thashë Kiços ta kthente në një pjesë për teatër por ai nuk donte të shkruante më

E lodhi shumë sëmundja dhe nuk shkruante dot, thashë unë

Prandaj bëje ti, unë do e luaj, tha Viktori

Unë bëj romane por nuk di të bëj drama, thashë unë

Është shumë e lehtë, bëj një skenar pastaj e kthej unë në dramë,

As skenar nuk di të bëj, thashë unë

Po ti hidh diçka, pastaj flasim, tha Viktori

Më duhet të ndërpres një projekt tjetër që kam në dorë, thashë unë

Çfarë po bën, pyeti Viktori

Po punoj për një libër me fotografi, po eksperimentoj

Çfarë personazhesh ke?

Të ndryshëm, një vajzë me shami, një prift, Frederik Ndocin, gjyshen time, një afgane, Robert Ndrenikën dhe ndoshta edhe ty

E di që me Bert Ndrenikën kemi qenë në një klasë?

Nuk e dija, i thashë, e fotografova para një muaji

Është dembelosur, i them gjithmonë hajde te shtëpia ime në Greqi, pimë verë, gjuajmë peshk, e kemi detin 20 metra

Pse ke shtëpi në Greqi?

Kam në Evia, është ishulli më i madh grek, pas Kretës,

Epo ndoshta prandaj nuk vjen Bert Ndrenika se ishulli i tij Korfuzi, është më i vogël se Evia, e ke kompleksuar, thashë unë

Jo mo mezi lëviz ai, tha Viktori, kështu ka qenë gjithnjë

A e di që Bill Gates po blen një ishull në Evia?

E kam dëgjuar. Nëse e takoj do ti flas mirë për ty, ta rregulloj ti bësh ca foto

Kujdes me Bill Gates, Viktor, thonë që ai ka formulën e rinisë së përjetshme, mbase ta jep dhe ty

Nuk besoj se ka gjë, ai ka më shumë rrudha se unë

Po çne shtëpi në Greqi, e pyeta

Mamaja ime ishte greke, unë trashëgova shtepinë e saj duke humbur pronat e babait

Po pse mamaja me babain nuk kishin të njëjtat prona?

U ndanë kur linda unë në Greqi, në 1942, tha Viktori

Ke lindur në Greqi dhe si përfundove në Shqipëri?

Prindërit u divorcuan dhe babai për tu hakmarrë ndaj mamasë me dërgon në 1945 në Korçë te vëllai i tij, isha afro 3 tre vjeç

Si të dërgoi në Korçë pa lejen e mamasë?

Një muaj pasi unë erdha në Korçë në Prill 1945 kufinjtë u mbyllën dhe unë mbeta te xhaxhai që më rriti, ndërsa prindërit mbetën në Greqi

Çfarë fati i keq, thashë unë, po i gjete më vonë prindërit?

Me babain kam folur vetëm në telefon në 1976, ishte në Amerikë, i mbaj mend vetëm zërin, fliste si Fan Noli, më thoshte Djalli im i dashur si je, dhe unë i thosha, Të lumtë baba nga e kuptove që unë jam një Djall?

Po me nënën?

Shkova e takova në 1983 në Athinë. Sa më pa më njohu nga sytë

Dhe more pronën e saj në ishull?

Ajo ishte martuar dhe unë ia bleva pjesën tjetër të shtëpisë dy motrave të mia, që mamaja kishte nga një martesë tjetër.

Po nga babai ishe i pasur?

Nga pasuria e trashëguar e babait kam marrë deri vonë 400 dollarë në muaj derisa qeveria e Tsipras na i preu

E ke votuar Tsipras?

Si ta votoja, më hoqi paratë e babait, bashkë më pensionin e homogjenitit

Pra si përfundim çfarë more nga pronat e babait?

Asgjë nuk mora. Ai ia la të gjitha gruas së dytë, njerkës sime dhe ajo nuk më la asgjë nga inati që unë u bashkova me mamanë time

Kokëfortë, thashë unë

Fanatike, tha Viktori

Do bëjmë ca foto, thashë unë

Po me Ali Pashën çdo bëjmë, pyeti Viktori

Nuk ta premtoj dot, thashë unë, pa mbaruar librin tim me portrete nuk prek gjë me dorë

Dmth nuk do ja presim kokën Ali Pashës?

Kemi kohë, thashë unë

Unë jam 80 vjeç, tha Viktori

Ali Pasha ishte 82 kur ia prenë kokën, thashë unë

Mirë mirë po mos shkruaj gjë për jetën time,

Nuk i bëj premtime burrave mbi 80 vjeç, thashë unë

Bordi merr vendimin :”Ja me sa do të shitet nga sot nafta,benzina dhe gazi pas orës 18:00(Çmimet)

Çmimet e karburanteve do të rritën sërish ditën e sotme, duke arritur në rekorde maksimale historike. Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të rritet me 11 lekë, duke arritur në 258 lekë. Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tretua me rreth 260 lekë.

E njëjta tendencë është dhe për benzinën, që do të tregtohet me shumicë me 243 lekë, nga 231 lekë që ishte më parë.

Sipas burimeve nga tregu, shtrenjtimi lidhet me rritjen në bursat ndërkombëtare, ku treguesi Platz për një ton naftë ka arritur në 1350 dollarë dhe për benzinën në 1400 dollarë, me rritje përkatësisht me 120 dhe 90 dollarë, për shkak të pasigurimeve të furnizimeve me energji, lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në ditët e para të marsit, nafta filloi të rritej me shpejtësi në tregun e brendshëm, duke bërë që qeveria të ndërhynte dhe të krijonte Bordin e Transparencës, që vendos periodikisht çmimet e shumicës dhe të pakicës. Megjithë ndërhyrjen e bordit, çmimi i naftës sot, i caktuar nga Bordi, arriti sërish në nivelet maksimale historike.

Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta në vend po tregtohet gati 40% më shtrenjtë, duke rënduar buxhetin e konsumatorëve, por dhe duke rritur ndjeshëm kostot e transportit të bizneseve, që po e reflektojnë në shtrenjtimin e produkteve që tregtojnë./ MONITOR

Nuk kanë fund telashet për Noizyn/ Dy ditë pas sherrit me reperin Cllevio i shpërthejnë me lëndë plasëse biznesin në Durrës(Foto)

Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në biznesin e reperit të njohur, Rigels Rajku (Noizy), në zonën e Plazhit në Durrës. Në foto shihen dëmtimet në biznesin e reperit në lagjen nr. 13, teksa ekspertët mendojnë se autorët kanë përdorur një sasi tritoli për shpërthimin e biznesit. NNë katin e parë është butiku ku shiten veshjet me markën Illyrian të reperit Noizy, i marrë me qira nga babai i reperit, Bashkim Rajku.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:24 të mëngjesit, ku është dëgjuar një shpërthim i madh, nga i cili janë dëmtuar xhamat në të dyja katet e ndërtesës.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Kris arma në Selanik/ Policia i gjen 24 kg dr*gë në shtëpi, Shqiptari qëllon në sy të fëmijëve dhe tenton arratisjen por…(VIDEO)

Sasi të mëdha droge janë gjetur në shtëpinë e një shqiptari në Selanik. Sipas policisë helene në shtëpinë e shqiptarit janë gjetur 23 kilogramë kanabis, 1.2 kilogramë kokainë dhe një sasi prej 16 mijë eurosh. Droga e gjetur në banesën e shqiptarit ka të stampuar logon e NBA, që është basketbolli në Amerikë. Mësohet se ditën e djeshme shqiptari në gjendje jo të mirë psikologjike ka qëlluar me armë zjarri në apartamentin e tij, duke terrorizuar banorët e pallatit. Protothema.gr raporton se në momentin e të shtënave në banesën e shqiptarit ndodheshin 2 fëmijët 6 dhe 13 vjeç dhe një tjetër i mitur 17 vjeç.

Fëmijët nuk janë lënduar nga të shtënat, ndërsa mësohet se aktualisht ndodhen në shtëpinë e gjyshes Pas një ndjekjeje nga policia e Selanikut, shqiptari është arrestuat në Dherven. Ndërkohë në pranga ka rënë dhe vëllai i shqiptarit, një 29-vjeçar, me precedentë në trafikun e drogës, i cili mendohet se ka gisht në trafikimin e lëndëve narkotike që u gjetën në shtëpinë e 32-vjeçarit.

Policia greke dyshon se lëndët narkotike që u gjetën në banesën e shqiptarit kanë të bëjnë me të një kartel droge, që u kap ne ishullin e Zakynthos në vitin 2020, pasi droga ka të njëjtën logo “NBA”.Po me këtë stemë në fillim prilli u kapën në Athinë mbi 10 kg kokainë dhe u arrestuan 3 shqiptarë dhe 1 grek. Gjithashtu mësohet se bashkëshortja e 32-vjeçarit ndodhet në spital për të lindur. Ndaj emigrantëve shqiptarë është ngritur një pasi për posedim droge , armëmbajtje pa leje, drejtim të rrezikshëm dhe dëmtim të pasurisë së huaj.

Jahti me 4 turistë u përplas me disa shkëmbinj/ Revoltohet Italiani :”Shteti shqiptar duhet të penalizohet pasi s’ka sinjalistikë nënujore për shkëmbinjtë

Një tragjedi është shmangur mëngjesin e sotëm më bregdetin e Zvërnecit pasi 4 turistë italianë kanë shpëtuar mrekullisht. Jahti me 4 turistë, mes tyre edhe një fëmijë u përplas me disa shkëmbinj, ndërsa një prej tyre ka dhënë edhe një deklaratë për mediat. Turisti tha se shteti shqiptar duhet të penalizohet pasi duhet të kryejë lajmërime për shkëmbinjtë nënujor, se ku mund të lundrohet dhe ku jo.

“Jemi nisur këtë mëngjes dhe ishim në kthim nga ishulli i Sllovenisë. Kemi bërë gjithë Kroacinë dhe kemi kaluar në 600 ishuj Kroaci dhe më pas Mali i Zi. Kemi bërë dje udhëtim direkt për Vlorë, ku në hyrje si gjithë pronarët e varkave përdor një program që të kem lartësinë e skafit me bazën e ujit dhe të jep sinjale për gjithçka që ndodhet nën det.Për fat të keq varka nuk ka sinjalizuar dhe u përplasëm me një shkëmb. Fëmija jonë 4 vjeç ishte në panik. Vetëm për mosinjalizim gjendemi në këtë situatë. Tani jemi në kërkim të zgjidhjes sesi mund të lëvizim varkën që andej.Është një problem me lajmërimet që shteti shqiptar duhet të bëjë pjesën nën ujore. Siç bëjmë ne një gabim dhe penalizohemi edhe shteti shqiptar duhet të penalizohet. Policia e kufirit dhe Guarda Di Finannza mbërritën menjëherë. Falenderojmë popullin shqiptar që na ndihmuan dhe nuk na morën lekë e na dhanë ushqim”- tha ai.

Sazani dhe Shakira!

Nga Edi Oga

Dy janë lajmet më ‘të nxehta’ të orëve të fundit: I pari, Sazani po digjet. Ne po përpiqemi ta fikim me degë pemësh dhe batanije, sepse avionë dhe helikopterë nuk kemi. Megjithëse i kemi blerë sa qimet e kokës, ata janë difektozë dhe po riparohen. Mos pyesni sa kushton riparimi. Përveç kësaj, ata janë edhe ‘të nëmur’. Në 25 Korrik 2012, një nga këta helikopterë që do vinin në Shqipëri, u rrëzua në Juglindje të Francës duke vrarë 6 persona të kompanisë.

Zoti e ndihmoftë Sazanin ta kalojë këtë të keqe! I dyti, Shakira po ndahet nga Piqué.

Thuhet se ai e ka pranuar që e ka tradhëtuar dhe ajo po ‘i jep duart’. Shqiptarët e kanë ndjerë këtë ndarje. Sa për kujtesë, Shakira ka në bankë 350 milionë dollarë kurse Piqué ka 80 milionë. Zoti i ndihmoftë shqiptarët ta kalojnë këtë të keqe!

Biznes me emigrantë/ Me ‘Benz’ dhe ‘Opel’ arestohen në flagrancë 3 persona nga Korça : “Po transportonin 11 refugjatë…

Vijon operacioni policor “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, A. M., 24 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se 3 shtetas do të transportonin emigrantë të paligjshëm, me 2 automjete, shërbimet policore dhe ato të AMP-së, organizuan punën dhe në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Xh. dhe mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin D. M. Në këto automjete ishin pasagjerë 11 emigrantë të paligjshëm, të cilët po transportoheshin në drejtim të Tiranës, kundrejt shpërblimit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Kultivonte kanabis në Librazhd/ Arrestohet 50 vjeçari, i sekuestrohen 7.3 kg lëndë narkotike

Policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të kanabisit në Librazhd. Falë operacionit “Target” është arrestuar 50 vjeçari me iniciale Th.K i cili është nën akuzën e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Gjithashtu policia e ka sekuestruar rreth 7.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Librazhd, Elbasan

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “TARGET”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Librazhd, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Sekuestrohen rreth 7.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme të territorit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “TARGET”.
Si rezultat i këtij operacioni është arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narktotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi Th. K., 50 vjeç, banues në fshatin Babje, Librazhd.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në afërsi të banesës së këtij shtetasi, gjetën 61 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 14 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në vazo plastike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 7.3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”