Moti /Rikthehen rreshjet e shiut…

Duke filluar nga dita e sotme mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore. Në këtë mënyrë moti parashikohet me alternime ktjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe itensitet deri në 8-12m/s. Deti forca 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen
në zona malore 14 deri 25°C
në zona e ulëta 15 deri 30°C
në zona bregdetare 18 deri 30°C

Gjendet pajisja “misterioze” në Sazan/ Gazetari Artan Hoxha nxjerr pamjet: “Spiunazh apo aktivitet kriminal? Policia dyshon se…

Gazetari investigativ Artan Hoxha për herë të parë ka publikuar pamjet e pajisjes misterioze që është gjetur në jug të vendit ditët e fundit. Hoxha bën me dije se kjo pajisje është gjetur nga turistë të huaj në ishullin e Sazanit.

Bëri bujë lajmi se një pajisje e sofistikuar që ishte gjetur në ishullin e Sazanit, nisur edhe nga fakti se nuk ka banorë dhe se vizitohej nga turistët. Duke qenë se në këtë kohë ka pasur një lëvizje të madhe të anijeve të NATO-s në Adriatik dhe Jon tërhoqi vëmendjen se pajisja u gjet nga turistë në një zonë dominuese” tha Hoxha.

Hoxha tha se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se pajisja nuk ka antenë të dërgimit të mesazheve apo të marrjes së tyre. Rrjedhimisht sipas Hoxhës, ky fakt ul mundësinë e përdorimit të saj për qëllime spiunazhi duke rritur mundësinë që të jetë përdorur nga grupet kriminale për të informuar gomonet që kalonin në zonë për trafik droge në lidhje me lëvizjen e policisë.

Vazhdimisht, pas orës 17:00 në Sazan qendron motovedeta e policisë si edhe punonjësi i radarit dhe prandaj është e pamendueshme që një person të qëndronte me atë pajisjen aty në bunker pa u pikasur nga punonjësi i radarit. Kjo zonë është shfrytëzuar vazhdimisht nga grupet kriminale për transportin e lëndëve narkotike, por edhe të armëve apo njerëzve. Prandaj dyshohet se kjo pajisje mund të jetë vendosur aty për të orientuar grupet kriminale.

Sepse nëse do të përdorej celulari aty mund të pikasej dhe atëhere ata kanë gjetur këtë pajisje me zhurmë. Këtë e konfirmon edhe pozicioni që është vendosur pajisja”, tha Hoxha duke theksuar se zona përdoret shpesh nga grupet kriminal për transport të drogës“, tha Hoxha.

U zgjodh President i Shqipërisë/ Bajram Begaj shfaqet në ceremoninë e kremtimit të …(Foto)

Pavarësisht se zyrtarisht nuk e ka marrë ende detyrën( 24 korriku e cila përkon me ditën e fundit në Presidencë dhe të Ilir Metës ) gjenerali Begaj ka nisur të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare që zhvillohen në vend. Sot, ai është shfaqur mes zyrtarëve të lartë të shteti shqiptar, në ceremoninë për 70 vjetorin e ngjitjen së Mbretëreshës Elisabetë në fronin mbretëror. Pamjet i shpërndan ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe mes tyre është dhe Begaj. “ Në kremtimin e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Urime të përzemërta për 70 vjet mbretërim të jashtëzakonshëm në fron dhe shëndet të mirë Madhërisë së saj”, shkruan ministrja.

S’mund të jesh i përjetshëm”/ Luljeta Bozo flet për Berishën: “Duhet t’u hapë rrugën të rinjve”…

Deputetja socialiste Luljeta Bozo, thotë se Kosova duhet t’i bashkohet ”Open Balkan”, pasi për të ky mund të jetë një hap që Serbia të njohë krimet e luftës. Sa i përket Sali Berishës në krye të PD-së, Bozo tha se ka ardhur koha që t’i hapë rrugën të rinjve, pasi askush nuk është i përjetshëm.

“Sado eksperiencë të kesh duhet të hapësh rrugë për të futur të rinjtë. Të marrësh përsipër të drejtosh forcën më të madhe opozitare, duhet të kishte dhënë më shumë hapësirë të rinjve PD që mund ta çonin më përpara. S’mund të jesh i përjetshëm, ti mund të punosh por po nuk tërhoqe mbrapa brezin e ri nuk ecën puna”.

Ndalur në Ballkanin e hapur, Bozo tha se Kosova duhet t’i bashkohet kësaj nisme pasi është në interes të rajonit, por edhe të vetë Kosovës, pasi ky mund të jetë një hap që Serbia të njohë krimet e luftës. Zhvillim pozitiv, besoj dhe shpresoj se edhe Kosova do i bashkëngjitet se është në interes të të gjithëve sepse respekton dhe zbaton katër liritë kryesore, lëvizje e mallrave, njerëzve transmetim kulturash te njëri-tjetri. Ka lehtësi në pikat doganore, ka vlerë se të gjitha kulturat e vendeve bashkëpunojnë.

Po ashtu Bozo flet edhe për pensionet, ku tha se qeveria Rama mund të bënte më shumë, ndonëse i’u është gjendur pranë kjo me bonusin për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, i cili sipas saj mund të vazhdojë t’iu jepet sërish.

Modelja e njohur Shqiptare shfaqet plot sharm dhe stil në rrugët e Francës (Foto)

Modelja dhe bukuroshja shqiptare, Oriola
Marashi është paraqitur tepër provokative në një udhëtim të saj në Francë. Bukuroshja shqiptare është njëra prej modeleve
më të angazhuara në Shqipëri dhe jashtë saj me fotosesione të ndryshme. Kësaj radhe ajo është paraqitur në qytetin
Menton.“Bonbon Ori”, ka shkruar ajo, teksa ka pasur të veshur një fustan ngjyrë të gjelbër ku tregon fundshpinën e saj.

Eksploziv makinës së policit / Shpërthimi i fuqishëm trondit banorët e pallatit(Video)

Makina e një efektivi policie shpërtheu mbrëmjen e kësaj të marte në Kavajë. Mesohet se makina ishte e parkuar në garazhin e një pallati 9 katësh ku polici kishte pak kohë që banonte.Mjeti ishte në pronësi të efektivit Lulëzim Muça, rreth 26 vjeç, me detyrë Inspektor tek Qarkullimi Rrugor në Kavajë.. Fatmirësisht nga shpërthimi i fuqishëm ka vetëm dëme materiale. Mjeti i efektivit të policisë ishte edhe me impiant gazi. Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin duke krijuar panik tek qytetarët. Sipas raportimeve efektivi ka qenë në shërbimin e policisë rrugore prej 4 vitesh.

Njoftimi i Policisë :

Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.