Me karrierë të gjatë në ushtri/ Kush është Bajram Begaj, kandidati nga Rogozhina, për President i Shqipërisë….

Bajram Begaj ka lindur më 20 Mars 1967, ai është një oficer ushtarak shqiptar, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.Ai më parë ka shërbyer si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare. Në raundin e katërt do të kemi një kandidat për President të Republikës së Shqipërisë, dhe ai është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura , Bajram Begaj. Kujtojmë që në raundin e katërt nevojiten vetëm 71 vota.

Rama jep emrin: Bajram “Bega kandidat për president”

Kryeministri Rama ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë, se emri i PS që do të shkojë në kuvend për presidentin do të jetë Bajram Begaj, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Nesër pritet që të bëhet miratimi në Grupin Parlamentar të PS dhe pasdite në orën 18:00 do të shkohet për votim në seancë plenare.Kujtojmë që në raundin e katërt nevojiten vetëm 71 vota.

Sot 3 qershor, shënohet dita Botërore e Biçikletës….

Dita Botërore e Biçikletës flet për “përfitimet e përdorimit të biçikletës – një mjet transporti i thjeshtë, i përballueshëm, i pastër dhe i përshtatshëm për mjedisin”,Për të shënuar këtë rast, Kombet e Bashkuara kanë shpërndarë një kartolinë të veçantë të Ditës Botërore të Biçikletave në Twitter. “Mësoni më shumë për përfitimet e biçikletave, të cilat përdoren në mbarë botën si mënyra të thjeshta, të përballueshme dhe efikase të transportit të qëndrueshëm”, thuhet në Twitter.

Itali/ 25-vjeçari Shqiptar trondit restorantin shembet në tokë dhe vdes duke shërbyer…

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke shërbyer në një lokal në Verona. Sipas mediave italiane 25-vjeçari Egzon Mile, ka rënë papritur në tokë ndërsa po u shërbente disa klientëve që kishin ardhur në restorant. Alarmi është ngritur nga një koleg i të riut, i cili ka thirrur menjëherë ndihmë. Në vendngjarje kanë mbërritur një helikopter i Urgjencës së Veronës dhe dy autoambulanca. Për gjysmë ore, stafi mjekësor u përpoq por nuk mund të bënin asgjë. Në fund, mjekët kanë mundur të konstatojnë vetëm vdekjen e tij. Shkak për vdekjen e të riut duket se ka qenë ataku kardiak.

U kap duke kryer punime pa leje/ Policia procedon 33 vjeçarin në Skorovot, të Kolonjës

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin S. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi në fshatin Skorovot, Kolonjë, ky shtetas u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Korçë , për veprime të mëtejshme.

Do ndërtojmë një ekip Superioreje/ Takaj thyen heshtjen :”Rikthehet shpejt Skenderbeu…

Në një intervistë për “Panorama Sport”, presidenti Takaj rrëfen çfarë nuk shkoi si duhet ndersa paralajmëron rikthimin e shpejtë në elitën e futbollit shqiptar

Skënderbeu do të militojë në Kategorinë e Parë. Si ndihet Takaj?

Normalisht që më vjen keq, pasi nuk ishim një ekip për të rënë nga kategoria… Ne kishim një grup të mirë lojtarësh, që prej tri vitesh luanin edhe bashkë, ndaj besuam te ta. Ky ishte projekti ynë për këtë skuadër dhe qëllimi të rrisnim lojtarët e rinj e t’i promovonim në futbollin e huaj.

Çfarë faktorësh ndikuan që sollën këtë verdikt?

Faktorë? Futbolli kështu e ka, ka faktorë nga më të ndryshmit. Gjithmonë do të ketë faktorë që ndikojnë, por e keqe është kur nuk të prishin punë faktorët e brendshëm, por bëhen palë edhe ata të jashtmit.

Shpesh keni qenë kritik si klub edhe ndaj arbitrave. Ju kanë dëmtuar shumë këtë sezon?

Faktet tregojnë se nga vendimet e arbitrave Skënderbeut i mungojnë shumë pikë. Jemi përballë një fakti. Por ndoshta situata e krijuar ishte e atillë, që Skënderbeu u pa si ekipi më i lehtë, si klubi që mund të sulmohet më kollaj dhe vepruan ashtu duke dhënë sinjale.

Çfarë sinjalesh?

Kur sulmohet, sinjalet janë të shumta. U jepen sinjale të tjerëve, por edhe ekipit që sulmohet, intimidohen lojtarët, acarohen, gabojnë. Gjithçka, janë të lidhura bashkë.

A do të vijojë projekti juaj me Skënderbeun edhe në Kategorinë e Parë?

Pa dyshim që po, do të vijojë. Por të jeni të bindur se unë nuk vij për turizëm në Korçë. Nuk kam kohë të lirë të shpenzoj për të qëndruar në Korçë në Kategorinë e Parë.

Si ta kuptojmë këtë?

Kjo kuptohet që Skënderbeu vërtet do të jetë në të Parën, por do të ndërtojmë një ekip Superioreje. Për këtë të jeni të bindur. Do të jetë ekip superior sërish dhe do të tentojmë të kthehemi shpejt.

Pas 5 vitesh plotësohet kuorumi për mbledhjen e Gjykatës së Lartë/ Reagon Kim: “Hap i madh për Reformën në Drejtësi..”

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka quajtur një hap të madh për çuarjen përpara të reformës në Drejtësi plotësimin e kuorumit për mbledhjen e Gjykatës së Lartë. “Hap i madh përpara për Reformën në Drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale. Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale”, tha Kim

Procedohet 30-vjeçarja/Hapi lokal në Hudënisht të Pogradecit pa nipt dhe kase fiskale

Njoftimi i Policisë:

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore, të papajisur me kasë fiskale, sipas dispozitave ligjore në fuqi”, për shtetasen M. Ll., 30 vjeçe, banuese në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin bar-kafe, në pronësi të saj, u konstatua se ushtronte aktivitetin privat, të paregjistruar në organet tatimore dhe të papajisur me kasë fiskale.

Kontrrolli në Kapshticë habit policinë/ Gjejnë të fshehur në rimorkion e kamionit edhe 3 emigrantë…

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasin M. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë, gjatë procedurës së skanimit të kamionit tip “Scania” që drejtonte nga ky shtetas, gjetën të fshehur në rimorikon e kamionit, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin drejt vendeve të BE-së.

Basti i fundit/ Policia aksion në Mborje dhe Korçë,procedon 2 të rrinjtë,u kapën duke…

Ne vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë dhe A. K., 20 vjeç, banues në Korçë. Shërbimet e policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara, konkretisht në një lokal në fshatin Mborje, Korçë dhe në një lokal në lagjen nr. 18, Korçë, secilit prej këtyre shtetasve iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga 1 aparat celular, që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive.

Bordi i Spekullimit

Nga Klodian Tomorri

Kush besonte se qeveria ngriti Bord për të mbrojtur qytetarët nga spekullimet me çmimet tani e ka marrë përgjigjen përfundimtare. Bordi i Transparencës është sot zyrtarisht institucioni më i diskretituar në vend. Dhe të marrësh këtë medalje në Shqipëri është shumë, por shumë e vështirë për shkak të konkurrencës së ashpër.

Fakti që shumë pika karburanti nëpër Shqipëri po mbajnë çmime më të ulëta se ato që cakton bordi është provë e pakundershtueshme se aty vetëm interesat publike nuk janë mbrojtur. Arsyet se pse i dinë vetë ata.

Bordi u ngrit gjoja për të ndalur abuzimet e tregut. Por tregu na tregoi se abuzuesi më i madh është vetë bordi. Ky nuk është Bord i Tranparencës, por Bordi i Spekullimit.

Një institucion antikushtetues nuk mund të prodhonte asnjë rezultat tjetër përveçse abuzimit. Dhe presioni për korrupsion ka qenë i lartë aty sepse janë shumë para në lojë. Sikur 2 lekë për litër më lartë bëjnë miliona euro nga pas. Tani Bordi duhet çmontuar dhe më pas hetuar urgjentisht.

Autoriteti i Konkurrencës duhet të verë qeverinë nën hetim për kartel. Kontrolli i Lartë i Shtetit ose prokuroria duhet të bëjnë auditim të thelluar te të gjithë metodologjisë mbi të cilën janë përcaktuar çmimet e karburanteve prej 3 muajsh tashmë.

Kur të mbarojë e gjitha kjo, Autoriteti i Konkurrencës duhet të hetojë të gjithë hallkat e tregut të karburanteve për kufizime vertikale.

“Presidenti i ri nuk duhet të intimidohet si “nuse e dhj*rë mbi kal”/ Artan Fuga: “Ndryshe shteti shqiptar është i mbaruar! “

NGA ARTAN FUGA

Me rastin e zgjedhjes të Presidentit të ri të Shqipërisë nga të gjitha anët e politikës dhe medias, nga pushteti dhe nga opozita, ka një prirje për ta zhvleftësuar rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës. E gjithë alibia mbështetet te iluzioni se meqë kompetencat e presidentit janë disi të kufizuara, meqë në vitin 2008 opozita e sotme dhe pushteti i sotëm sëbashku i kufizuan edhe më shumë kompetencat e presidentit, meqë zgjedhja e tij në raundin e katërt dhe të pestë bëhet me shumicë të thjeshtë votash, atëhere nxirret përfundimi sa i gabuar aq edhe i mbrapshtë se: Presidenti nuk vlen për gjë! Presidenti është një kukull, ta zemë si Kardashian!

Pra nuk merremi si opozitë me çështjen e Presidentit! Pra, si pushtet, e trajtojmë si një kukull e ardhshme! Çfarë nuk dëgjon si gjykime këto ditë nga goja e pushtetarëve, kandidatëve qesharakë që vetëshpallin kandidaturat e tyre, politikanëve të ndryshëm.

I ngarkuari me rolin e kryetarit të grupit parlamentar socialist arriti deri sa të deklarojë dje se “Presidenti nuk është pjesë e pushteteve në Shqipëri”!!! Këtu jemi përballë një mosnjohjeje të lemerishme si të Kushtetutës, si të së drejtës kushtetuese, si edhe të historisë të institucioneve, por njohjen e kësaj nuk e pretendojmë për deklaruesit!
Eshtë një shantazhim që i bëhet Presidentes së ardhshme të vendit!

Por edhe nga kritikët analistë, apo politikanët e opozitës pak a shumë thuhet e njëjta gjë, se presidenti është sekretar i kryeministrit, se është kukull, se nuk ka kompetenca!
Dhe i japin të dy palët, sikurse më shumë shumica, dhe disa nga solistët e saj, rolin e gjoja të përfaqësimit të moralit gjithëpërfshirës, të unitetit të popullit e kombit, a ku dihet se çfarë tjetër, pra një pushtet gjoja vetëm moral gjithpërfshirës!

Me një fjalë e paraqesin si një profet të rremë që paska fuqi pa kompetenca të mbledhë kombin rreth vetes! Sa qesharake aq edhe një mjaltë me helm brenda për ne qytetarët.

E paraqesin Presidentin si një kryeplak, si një bajraktar, si një gjysh të mirë, a si kryegjysh, që e duan të gjithë, e respektojnë të gjithë. Dhe e gjitha kjo ndërkohë që çdo veprim në shoqërinë tonë krijon çarje dhe separatizma të jashtëzakonshëm.
Si do të mbledhka Presidnetja e re atë që politikanët e çajnë si shalqi në behar???

Eshtë e vërtetë se kompetencat e Presidentit të Republikës janë rrudhur qysh nga koha kur këtë detyrë e bënte Sali Berisha që e trajtonte kryeministrin e vet si një vartës të thjeshtë administrate. I kishte kompetencat. Eshtë po aq e vërtetë se dy vite më parë edhe Presidentit Ilir Meta i hoqën edhe më shumë kompetenca duke e çuar pikën deri aty sa edhe një grumbull antarësh të akademisë të shkencave i a hidhnin në kosh dekretin përkatës!!! Eshtë e vërtetë se presidentët që kanë qenë pas 1998 përgjithësisht, me ndonjë përjashtim, kanë qenë të pazotët të ushtrojnë në mënyrën e duhur dhe maksimale detyrat që u ka ngarkuar kushtetuta. Me ndonjë përjashtim kanë kthyer ligje të Kuvendit duke e ditur se Kuvendi do t’i rivotonte ato dhe do t’i rifuste në fuqi!!!

U kanë rruajtur mjekrrën pasi i kishin venë priftërinj! Por, kjo praktikë e një presidenti me profil shumë të dobët në ushtrimin e kompetencave, nuk ka ardhur nga Kushtetuta, por nga ushtrimi disa herë servil i këtij apo atij presidenti i kompetencave të dhëna nga Kushtetuta. Praktika e mbrapshtë e deritanishme ka sjellë që të ndërtohet një model presidencial që është kopja më e zbehtë e atij profili që kërkon Kushtetuta e Republikës të Shqipërisë.

Nisur këndej, unë pyes veten përtej tam tameve të propagandës nëse i kanë kryer detyrat kushtetuese si duhet një rradhë presidentësh, apo nuk kanë bërë tjetër por që nganjëherë nga karakteri jo i fortë, nga dëshira për konfortin e rehatisë, nga arësye të tjera të ditura apo të paditura nga publiku, nuk kanë qenë në krye të detyrës?

Mos kujtojë kush se qytetarët e hanë propagandën për të vërtetë, as vetëmburrjet dhe pozitat narciste të ndokujt që ka qenë më parë President! Publiku e përbuz politikën dhe politikanët! Kjo është fatkeqësi për kombin, Shqipërinë, madje edhe më gjerë! Pa u rivendosur besimi, kjo gjendje do të përkeqësohet! Dhe kjo nuk bëhet duke parë që e gjithë politika në fakt do një president që ende pa u zgjedhur e profilojnë me shantazh duke i thënë : Ej, o budallaqe, mos kujto se do të kryesh funksione që janë shkruar në letër!!!

Presidenti i ardhshëm duhet ta lexojë mirë kushtetutën. Dhe do të shohë atje se detyrat dhe kompetencat e tij përballë kombit janë shumë të mëdha, dhe nuk janë thjesht dekorative! Nuk mund të luajë alibinë duke menduar: Unë si kukull u zgjodha, kukullën po bëj, ose me kukulla po luaj!!! Presidentin Kushtetuta e ka përcaktuar si komandant i përgjithshëm të forcave të armatosura dhe garant i sigurisë së vendit! Nuk po zgjatëm shumë për të thënë se çfarë hapësirash për veprim i hapen Presidentit dhe çfarë përgjegjësish i bien në kurriz prej këtij fakti! Po them vetëm se vetëm për këtë ai mund të thërrasë në raport jo vetëm ministrin e brendshëm dhe të mbrojtjes, por edhe vetë kryeministrin!

Presidenti është po ashtu që ka pushtet në strukturimin dhe gjenezën e pushtetit gjyqësor sepse ai emëron gjyqtarët për aq sa ja lejon si numur Kushtetuta në nivele shumë të larta të gjyqësorit! Kaq mjafton që dora dhe influenca e tij në pallatin e drejtësisë të jetë shumë e gjatë! Ai emëron ambasadorët dhe interpretimi i thjeshtë i Kushtetutës e ngarkon me përgjegjësi për sigurinë e jashtme të vendit dhe numrin një për lidhjen e traktateve ndërkombëtare dhe dypalëshe! Kaq duhet që ai politikën e jashtme të mos e ketë “frut të ndaluar”, por pjesë e veprimeve të tija të përditshme! Mua më vjen turp kur bëhen takime të rëndësishme jashtë vendit, dhe Presidenti rri si çilimi në tokë, ndërkohë Shqipëria paraqitet atje vetëm me kryeministrin!

Ministrja e jashtme duhet t’i ndjejë mornicat në trup kur kalon për raportim kangjaellat e zyrës së Presidencës! Presidenti i jep mandatin kryeministrit, nuk është kryeministri që mandaton apo shkarkon presidentin!!! Në kushte raportesh të ndryshuara në Kuvend roli i Presidentit bëhet primar. Ai gjykon mbi zgjedhjet dhe nëse sheh sipas gjykimit të institucioneve se zgjedhjet janë të trukuara, mund edhe të mos e japë mandatimin e forcës që i ka fituar me mashtrim ato duke e privuar nga qeverisja!

Askush nuk e privon dot Presidentin nga gjykimet publike të tij, nga marrëdhëniet me grupe deputetësh për të mirën publike! Apo të mobilozojë marrje firmash masive për referendume. Presidenti ta rrudhë pak dorën kur aprovon lënien e nështetësisë nga shqiptarët!

Nuk janë vetëm kaq! por mjaftojnë për të thënë që edhe me aq kompetenca sa ka sot, ato nuk janë pak! Kushtetuta në fakt në planin personal, nënkupton se Shqipëria duhet të drejtohet nga dy “koka”, Presidenti dhe kryeministri. Kjo e bën Presidentin të mos jetë kamarieri i kryeministrit, sikurse po e shantazhojnë për të qenë ende pa u zgjedhur, por të jetë bashkëqeverisës me kryeministrin e tij!

Jo të intimidohet si “nuse e dhjerë mbi kal” nga kryeministri kushdo qoftë ky! Jo të ankohet nën zë me miqtë se aq kompetenca ka! Jo të bëjë sikur, por të mbajë përgjegjësi edhe për rendin, edhe gjyqësorin edhe zgjedhjet, edhe politikën e jashtme, etj.

Ndryshe shteti shqiptar është i mbaruar! Ai duhet ta lejë kryeministrin të qeverisë në politikën e ditës. Sigurisht. Mos i fusë hundët atje ku nuk duhet. Ta lejë qeverinë të punojë duke e administruar vendin. Mos i bëhet shkop në rrota.

Por, nga ana tjetër të marrë modelin e bukur të bashkëpunimit me kryeministrin, si dy koka shqiponje që e plotësojnë, por edhe e moderojnë, kontrollojnë, kufizojnë njeri tjetrin! Pra të marrë modelin bashkëpunues. Bashkëpunues ama dhe jo të servilit të ndyrë dyleksh! Opozitës nuk i kërkon dot njeri të pamundurën, pra të zgjedhë Presidenten, por që të gjejë rastin për të artikuluar gjykimin politik për rolin dhe funksionet presidenciale, këtë e shoh me keqardhje si e ka braktisur si çështje!

Vellai ngre alarmin: Më ka humbur motra ,u largua nga banesa dhe nuk u kthye më “

Një 17-vjeçare është zhdukur në Sarandë. Denoncimin e ka bërë në polici vëllai i saj 27-vjeçar. Sipas uniformave blu, ky i fundit ka deklaruar se motra e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. “Në Komisariatin e Policisë Sarandë ka bërë kallëzim shtetasi R. V., 27 vjeç, banues në Sarandë, se është larguar nga banesa motra e tij 17 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.