Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës” dy të moshuar janë gjetur të vdekur nga nipi i tyre. Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa bashkëshortja A.M ka humbur jetën nga ataku kardiak.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit). Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Do të jenë familjarët e tyre që do të hedhin dritë mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por Policia deri orëve të vona të mbrëmjes e përjashtonte pistën e ndonjë akti të kryer nga persona të tjerë.
Megjithatë, do të jetë mjekësia ligjore që do të hedhdritë për shkaqet e vdekjeve së dy viktimave, ndërsa Policia ka nisur edhe verifikimet e para që lidhen me bisedat telefonike, kamerat në lagje e një sërë faktesh të tjera që do t’iu duhen për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
Një shtetas polak, 73-vjeçar, është gjetur i pajetë në Tiranë.Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku bën me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune.Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vajza e këngëtarit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, Zdravko Çoliç, Una ka vjedhur nga kasaforta e të atit rreth 20 mijë euro për t’i blerë një makinë të dashurit të saj. Kur këngëtari ka parë se mungonte shuma ka njoftuar policinë por vajza është frikësuar dhe ka pranuar gjithçka. Kjo ngjarje ka ndodhur në shtëpinë e këngëtarit pak muaj më parë. Sapo vajza ka marrë paratë ka shkuar për të parë disa modele makinash. Por shitësit kanë dyshuar te të rinjtë dhe nuk i kanë lejuar që të blejnë asgjë…
Një nga makinat më të shtrenjta në garazhin e yllit portugez Cristiano Ronaldo është përfshirë në një aksident në ishullin spanjoll të Majorkas. Përplasja që është duke u hetuar nga shërbimet e policisë përfshinë automjetin “Bugatti Veyron” me vlerë 1.7 milionë paund që Ronaldo disponon në koleksionin e tij luksoz. Sipas policisë shoferi, i cili thuhet se nuk është Ronaldo, humbi kontrollin dhe rrëshqiti në një kanal në Bunyola, Palma de Majorca, ku ylli i Manchester United aktualisht është duke pushuar me familjen e tij.
Pjesa e përparme e Bugattit thuhet se është shkatërruar nga hetuesit që po përpiqeshin të përcaktonin nëse ishte përfshirë një automjet tjetër. Makina ka përplasur gjithashtu hyrjen e një shtëpie fshati dhe një kabinë, e cila është shkatërruar plotësisht, por drejtuesi i veturës nuk ka pësuar lëndime dhe ka firmosur një akt aksidenti.
Ndërkohë, vlen të theksohet se Ronaldo kishte dërguar nga Mançesteri në Majorka, Bugatti Veyron-in e tij të dashur, i cili ka një shpejtësi maksimale prej 253 mph dhe një Mercedes-Benz G-Class, që ia ka dhuruar bashkëshortja tij.
Bugatti është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 17 milionë paundësh, i cili përfshin gjithashtu Aston Martin, Bently dhe një Ferrari Monza. CR7 gjithashtu i shtoi koleksionit një prodhim ekskluziv Bugatti Centodieci me vlerë 8.5 milion £ nga të cilat vetëm dhjetë janë prodhuar në të gjithë botën.
E dashura e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj ka thyer heshtjen ndërsa i ka dedikuar të dashurit të saj të ndjerë fjalë zemre. E reja me inicialet I.K., përmes mesazheve në rrjetet sociale ka kujtuar dashurinë e tyre ndërsa ka postuar edhe disa foto të tyre ndersa ajo shton se drejtësia do të dalë në dritë gjatë kohës në vazhdim. Sadikaj humbi jetën pas një sulmi me eksploziv në rrugën afër Saukut
Postimi i pa edituar:
Ah moj beb, kjo bote ishte shum mizore per ty. Nje engjell si ty i duhej zotit lart.Na le me vuajtje dhe pike ne zemer, por mjafton qe ti te jesh prere i qete ne paqe. Vetem ideja qe je prane Zotit me ben te ndihem mire se me mire se ai nuk kujdeset dot askush per ty. Cdo veper te mire qe ke bere mbi toke do ta nxjerr ne pah koha dhe drejtesia. Cdo moment i yni me mungon. Ishe njeriu qe desha me shume ne kte bote dhe ne boten tjeter. Mezi po pres te te takoj.Nuk jetohet ne kete ferr.
Me prit, TE DUA SHUMEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE Gjysma ime, nuk po te gjej dot se ku je. I kam pare te gjitha vendet ku rrije ti, po ti nuk je me. Me ke ikur larg dhe spo te arrij dot. Me duket nje jete pa ty. Me ka malul mali cum pel ty bebi. Ti me shikon mua po un ste shikoj dot ty. Kjo nuk eshte e drejte. Me perqafon me eren, po une ste perqafoj dot. Nuk ka asgje kuptim pa ty. Cdo gje esht gri, ska ngjyra. Nuk ka me jete as gezim. Nuk ka me asgje. Ade te bebi ote te jemi pelgjithmon bashk sic me kishe plemtual.
Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të lojërave të palejuara të fatit dhe informalitetit. Uniformat blu bëjnë me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të lojërave të palejuara të fatit dhe informalitetit. Procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës dhe si rezultat, në lagjen nr. 14, kanë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie, konkretisht:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dh. M., 51 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi në një lokal bar-kafe, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular i cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.
Gjithashtu, këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit V. K., 50 vjeç; K. A., 28 vjeç dhe B. R., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin bar-kafe në pronësi të shtetasit V. K., rezultoi se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa dokumentacionin përkatës. Në këtë ambient, u konstatuan edhe shtetasit K. A. dhe B. R., duke luajtur bixhoz me zare, në një tavolinë të përshtatur. Në tavolinën e lojës u gjetën 9000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, ky shtetas, në gjendje të dehur, ka thyer me sende të forta xhamin e derës së lokalit në pronësi të shtetasit R. F. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.
42-vjeçari turk, Salih Akkurt, banues në Konya, Turqi ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi është i dënuar në Turqi me 21 vite burg për veprën penale “Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informative të bankave dhe të kartave të kredit”. Akkurt ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe fshihej në Pogradec, për t’u maskuar, ai mashtronte qytetarët duke u hequr si fizioterapist.
Salih Akkurt u arrestua në shëtitoren “10 Dëshmorët e Pojskës”, me qëllim ekstradimi drejt Turqisë, aty ku duhet të vuaj pjesën e mbetur të dënimit.
42-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës është njoftuar nga Interpol Ankara, Turqi, se për këtë person, më datë 05.05.2022, është lëshuar urdhër arresti nga Prokuroria e Izmirit, Turqi, në zbatim të vendimit nr. 2020/8992, të datës 30.12.2020, në bazë të të cilit, 42 vjeçari është dënuar me 21 vite, 10 muaj e 15 ditë burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vite e 1 ditë burgim, për veprat penale “Mashtrimi i rëndë duke përdorur sistemet informative, të bankave dhe kartave te kredit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, të parashikuara nga legjislacioni turk.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe sekuestruan çeqe në shuma të mëdha monetare.
Ndërkohë, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Ankara, Turqi, dhe agjencitë ligjzbatuese po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.
Një ngjarje shumë e trishtë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 15 vjeçar ka humbur jetën, ndërkohë i lënduar ka mbetur bashkëmoshatari i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, ku shtetasi T. N., 34 vjeç, teksa ishte duke drejtuar automjetin është përplasur me motorin me të cilin po udhëtonin dy të miturit.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet.
Ai është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e përp lasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin që ka dhënë policia pak më parë.
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 3 autorët e ngjarjes së Kolanecit, ku u gjet i vrarë 26-vjeçari Martin Çeço. Avokati mbrojtës i Bledi Angjos ka thëne se ekzekutori i 26-vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim.
Avokati mbrojtës i Bledi Angjos, Lorik Zeqo, është shprehur:
Dinamika e ngjarjes është zbardhur nga deklarata fillestare e Angjos, i cili ka treguar për policinë se autor i vrasjes është Valter Mollaj, i cili ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen.Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë’.
Pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor që në vendin tonë, të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli, solli debate të forta. Kreu i Dhomës së Avokatisë Arben Lena tha se avokatët nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore të proceseve penale,civile,administrative si dhe të gjitha llojet e veprimeve hetimore përgjatë kësaj jave. Nga bojkoti përjashtohen vetëm masat e sigurisë, për të cilat Dhoma e Avokatisë do të diskutojë dhe marrë një vendim në ditët në vazhdim.
Në të 3 gjykatat e Korçës,Gjykata e Shkallës së Parë, Apeli dhe Gjykata Administrative çdo ditë zhvillohen nga 50 deri në 60 senaca gjyqësore.
Bojkoti vazhdon në Vlorë, Lushnjë, Lezhë, Gjirokastër ndersa mesohet se kanë nisur punën avokatët e Elbasanit dhe Durrësit.
Avokatët në të gjitha rrethet e Jugut janë duke e kundërshtuar projektin e ri të vendosjes së gjykatave duke argumentuar se nuk janë marrë parasysh trendi demografik në rritje, prania e tregut turistik si dhe distancat gjeografike dhe kostot për banorët e skajeve të vendit.
Një 47-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare. Sipas policisë dhe denoncimeve të bëra më parë nga vajza dyshohet se babai e ka ngacmuar dhe seksualisht të bijën rreth një vit më parë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll,
pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.
Gjykata e Korçës ka lënë në masën “arrest me burg” për tre të akuzuarit për vrasjen e e Martin Çeços disa ditë më parë në Kolanec,Maliq. Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj u shfaqën sot në gjykatë të tre kokulur, duke mos pranuar akuzat që rëndojnë mbi ta, për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim. Autorët dyshohet se pasi e kanë mbytur me litar 26-vjeçarin e kanë futur në rezervuar për të fshehur gjurmët ndërsa jashtë tij kanë lënë shapkat e të riut për të krijuar dyshimet për vetëvrasje. Shkak i vrasjes dyshohet se u bë një vajzë. Mesohet se Martin Çeço kishte njohje me një vajzë me të cilën komunikonte vazhdimisht….Për këtë fakt janë vënë në dijeni autorët të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë këtë bisedë pasi njëri prej tyre ishte në lidhje me vajzën….
Kur gjysmën e trupit e ke në frigorifer dhe gjysmën tjetër në furrën e sobës, tempratura MESATARE e trupit është 36.5 gradë Celsius. Normale si tempraturë, por gjendja e trupit është tejet anormale. Kjo është një metaforë, enkas e ekzagjeruar në ekstrem, që përdoret nga ekonomistët për të stigmatizuar shoqëri me kontraste të forta mes të pasurve e të varfërve.
Po të bazohesh vetëm në treguesit MESATARË të ekonomisë shqiptare në periudhën 2007-2021 (gjatë së cilës vendi është qeverisur nga Berisha e Rama), krijohet përshtypja (e gabuar) se gjendja është përmirësuar ndjeshëm për shoqërinë në përgjithësi. Kështu, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë dhe të ardhurat e disponueshme për frymë (bazuar në të dhënat e Bankës Botërore) janë rritur rreth 54% në periudhën 2007-2021. Por këtu bëhet fjalë për shifra MESATARE për frymë. Dhe MESATARJA, si tregues, ka problemin e ilustruar nga metafora e mësipërme…
Kështu për shembull, PBB për frymë (pas zhveshjes nga tatimet e taksat që grumbullon shteti) ishte rreth 2600 dollarë më 2007, dhe u ngjit në 4000 dollarë më 2021. Po pyetja është nëse kjo rritje u shpërnda në mënyrë proporcionale në shtresat e ndryshme të popullsisë.
Sipas INSTAT-it, gjysma e familjeve shqiptare kanë aktualisht të ardhura mujore nga 50 deri në 510 dollarë në muaj (që përkthehet në 160-1600 dollarë për frymë në vit). Ndërkohë, disa shqiptarë të pasur mund të shpenzojnë 1600 dollarë vetëm për një darkë luksoze (ndër të shumtat darka luksoze të tyre).
Në vendet e zhvilluara nuk preferohet si tregues MESATARJA e të ardhurave për frymë, por MESORJA. MESORJA është pika që ndan përgjysëm popullsinë – gjysma me të ardhura më të larta dhe gjysma tjetër me të ardhura më të ulta. Dhe sa më poshtë MESATARES të jetë MESORJA, aq më josimetrike është shpërndarja e të ardhurave në një shoqëri (shihni një shembull hipotetik në tabelën e mëposhtme).
SHËNIM: Po të bazohemi vetëm tek MESATRJA e të ardhurave për frymë, krijohet përshtypja se kjo popullsi hipotetike ka një nivel të mirë të ardhurash vjetore për frymë (10.5 mijë dollarë). Por MESORJA na tregon se gjysma e kësaj popullsie ka të ardhura më pak se 1825 dollarë në vit (5 dollarë në ditë). Ndërsa 10-përqindëshi më i varfër jeton vetëm me 1 dollar në ditë…
Siç u përmend më sipër, MESATARJA e të ardhurave në Shqipëri ishte vjet rreth 4000 dollarë për frymë në vit, ndërkohë që MESORJA ishte 1600 dollarë. Por në qoftë se faktorizohet inflacioni i 14 vjetëve të fundit, rezulton se MESORJA reale ishte më e lartë para 14 vjetësh. Nga ana tjetër, MESATARJA është sot ndjeshëm më e lartë se para 14 vjetësh, sepse të pasurit kanë përfituar në mënyrë eksponenciale, ndërkohë që të ardhurat e të varfërve janë ulur (po të faktorizohet inflacioni). Gjë që tregon se pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve është rritur ndjeshëm në 14 vjetët e fundit.
Në qoftë se 1000 familjet tejet të pasura shqiptare kanë sot të ardhura disafish më të mëdha se para 15 vjetësh (ndërkohë që familjet e tjera kanë një rritje më të vogël se inflacioni), rezulton se kemi një rritje të MESATRES së të ardhurave për frymë, por ulje të MESORES. Aktualisht, diferenca mes MESATARES dhe MESORES së të ardhurave personale në Shqipëri është ndër më të mëdhatë në botë.
Dhe kjo diferencë gjigande mes MESATARES dhe MESORES na tregon se Shqipëria ka nevojë për një revolucion politik. Jo të natyrës marksiste apo fashiste, por një revolucion që do të nxirrte në krye një forcë të re politike, e cila do të krijonte kushte vërtet të barabarta në treg për të gjithë qytetarët – e jo vetëm për biznesmenët korruptivë dhe kriminelët që janë pasuruar gjatë pushtetit të PD-së e PS-së.
Rrotacionet politike të 2005-ës dhe të 2013-ës ishin të mirëpritura nga pikpamja e normalitetit demokratik, sepse shteti shqiptar kishte njohur vetëm rrotacione pushteti traumatike në 90 vitet e para të ekzistencës së tij. Por një rrotacion tjetër në vitin 2025 (si dy të mëparshmit) nuk do ta shëronte sëmundjen e MESORES. Fatkeqsisht, bizneset korruptive dhe grupet kriminale që çelën në kohën e Nanos e Metës, dhe që u fuqizuan në kohën e Berishës dhe Ramës, ka shumë gjasa të vazhdojnë të fuqizohen, nëse nuk ndodh një ndryshim drastik në skenën politike.
Me fjalë të tjera, gjysma e familjeve shqiptare do të kenë më pak të ardhura reale se sa sot, ndërsa gjysma tjetër do të ketë edhe më shumë se sa sot. Për të mos folur për 1-përqindëshin e familjeve super të pasura, të cilat mund të shpenzojnë shumë më tepër për qenin apo macen e tyre më shumë se sa shpenzon një familje e varfër për fëmijët e saj…
Duke u kthyer te forca e re e fuqishme politike e përmendur më sipër, është shumë e lehtë të shkruash në letër për të, por shumë e vështirë për t’u materializuar në një shoqëri të prapambetur si jona. Mund të duhen 200-300 njerëz të përndritur e të guximshëm (për ta ngjizur atë), por është e vështirë që ata të bëhen bashkë. Sidoqoftë, në qoftë se bëhen bashkë dhe kanë sukses, PS-ja, PD-ja, LSI-ja etj. mund të mbeten thjesht relike në muzeun e tranzicionit…
Ju nuk meritoni as plazh publik, as park, as diell…! Unë kam qenë gjithnjë një zë agresiv kundër bashkive dhe qeverisë për dhënien e plazheve me qera, dhe ngushtimin e vit pas viti të hapësirës publike.
Por, po ndërroj mendje…. Në plazhet publike, kudo ku shkojmë të punojmë me anëtarët e Korpusit të Vullnetarëve, shikojmë këtë gjendje.
Thuajse të gjithë ata që frekuentojnë plazhet publike i lënë në rërë të gjitha mbeturinat. Shkojnë në parqe, kalojnë drekat në hije, ndezin zgarat për të pjekur mish, dhe lënë aty pirgje me mbeturina.
Çfarë ju kushton ti fusni në qese, ti merrni në makinë, siç i sollet plot, e ti hidhni në kazanë? Nuk është koha kur iknim në plazh me tren, e me shalsi me vete o njerëz të paedukatë.
Mos më thoni se s’ka kazanë. Nuk mund të ketë kazan në çdo ferrë, e në çdo breg. Jeni të gjithë me makina kur ikni në plazhe apo në parqe.
Ju nuk meritoni plazh publik! Nuk meritoni as të shkelni në park! Ju meritoni taksë edhe për rërën, edhe për pyllin, edhe për Diellin, edhe për Hënën. Derisa të bëheni njerëz.