Ngjarje Tronditëse në Tiranë/ Nipi gjen të vdekur gjyshin dhe gjyshen në banesën e tyre…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës” dy të moshuar janë gjetur të vdekur nga nipi i tyre. Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa bashkëshortja A.M ka humbur jetën nga ataku kardiak.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit). Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Do të jenë familjarët e tyre që do të hedhin dritë mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por Policia deri orëve të vona të mbrëmjes e përjashtonte pistën e ndonjë akti të kryer nga persona të tjerë.

Megjithatë, do të jetë mjekësia ligjore që do të hedhdritë për shkaqet e vdekjeve së dy viktimave, ndërsa Policia ka nisur edhe verifikimet e para që lidhen me bisedat telefonike, kamerat në lagje e një sërë faktesh të tjera që do t’iu duhen për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: