E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë turisti polak në banesën që kishte marrë me qira, policia nis hetimet për…

Një shtetas polak, 73-vjeçar, është gjetur i pajetë në Tiranë.Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku bën me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune.Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement