Befason çifti i kthyer nga Amerika: “Jemi kthyer pas 25 vitesh në Shqipëri ,këtu jo vetëm jetohet, por bëhet qejf”

Rubrika “Box Pop” është kthyer në dritaren më të rendësishme të problematikave të përditshme të qytetarëve në median online në vend duke kapur shifra rekord shikueshmërie nga videoja në video. Sëfundmi, vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe lexuesve të mediave online e kanë tërhequr deklaratat e një çifti emigrantësh shqiptarë që janë rikthyer nga SHBA-të pas 25 vitesh me qëllim të jetuarin në Shqipëri .

Gjatë prononcimit për mikrofonin e Abcnews.al, çifti i emigrantëve shprehet se asnjë pasuri nuk vjen pa punuar fort dhe se po të punosh rriten edhe të ardhurat duke marrë si shembull edhe faktin se mjaft shqiptarë ankohen për pagat e ulta.

“Këtu në Shqipëri jo vetëm jetohet, por bëhet qejf. Njerëzit i ke në kafe gjithë ditën. Në Amerikë dy veta sheh nëpër kafe. Paga të ulta ka edhe atje. Paga është sipas aftësive. Nëse je i aftë paguhesh më shumë, nëse je i paaftë do pranosh një pagë më të ulët. Ne jemi kthyer pas 25 vitesh në Amerikë dhe do të jetojmë këtu. Kemi blerë edhe shtëpi. Ne marrim një gjysmë pensioni nga SHBA-të dhe tani do të vendosemi në Shqipëri”, thanë ata duke shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale.

Video


Në lule të rinisë/ Ky është 22-vjeçari që u fundos me makinë në rezervuarin e Çekrezës(Foto)

Ky është 22 vjeçari Erion Muça, i cili humbi jetën tragjikisht dje, pasi u fundos me makinë në rezervuarin e Çekrezës, në Kamëz, së bashku me 20-vjeçaren Dorina Gjokgjinaj.Pas disa tentativash për të nxjerrë trupat e tyre nga mjeti, polumbarët e RENEA-s bënë të mundur nxjerrjen e trupave të dy të rinjve.Një shok i 22-vjeçarit ka bërë një postim prekës, në foton e publikuar në krah të të riut e ndërsa shkruan:

“Zoti të deshti më shumë se ne Erion Muça. Qofsh i parajsës. Shihemi sërish”.

E pazakontë në Itali/ Shqiptari lëvizte prej 16 vitesh pa patentë, rrezikon gjobë deri në 45 mijë euro

Një 37-vjeçar shqiptar është kapur nga policia italiane, duke drejtuar makinën pa patentë. Nga kontrollet, ka rezultuar se shqiptari e drejtonte mjetin pa patentë prej plot 16 vitesh. Për këtë arsye, ai rrezikon të gjobitet me 45 mijë euro. Ai është zbuluar nga policia pasditen e djeshme, ku kanë qenë dy agjentë të policisë lokale në Pisa, që kanë ndaluar për kontroll shqiptarin.

Kur agjentët i kërkuan letrat e makinës dhe e kontrolluan, u zbulua se shqiptari lëvizte pa patentë prej shumë vitesh. 37-vjeçari iu ka thënë policëve se kishte patentë, por që e kishte harruar atë në shtëpi, gjë që nuk i ka bindur italianët.

Për këtë, shqiptari ka vendosur të rrëfehet, duke thënë se prej disa kohësh nuk dispononte asnjë lloj dokumenti të mjetit, përveç lejes së tij të qëndrimit.

Agjentët kanë thirrur karotrecin për t’i marrë makinën, ndërsa shqiptari rrezikon tashmë gjobitjen me 5100 deri në 30599 euro për lëvizje pa patentë dhe 1984 deri në 7937 euro për qarkullim të paligjshëm. /BalkanWeb

Procedohet 31-vjeçari në Ersekë/ U kap duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion dhe…

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. A., 31 vjeç, banues në Ersekë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në unazën e qytetit të Ersekës, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, një sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Pagoi lokalin me euro fallco në Korçë, procedohet 19 vjeçari nga Vashmia…

Eshte arrestuar në flagrancë nga policia një 19 vjeçar nga Vashmia i cili ka tentuar të paguajë me dy kartmonedhë 50 euro te falsifikuara ne një lokal në lagjen 16 në Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin F. M., 19 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” pasi ky shtetas, në lagjen nr. 16, Korçë, në lokalin e shtetasit P. T., ka paguar me dy kartëmonedha të prerjes 50 euro, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestuan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolli në Kapshticë habit policinë/ Gjejnë të fshehur edhe 5 emigrantë në 2 kamionë gjatë procesit të skanimit…

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procedurës së skanimit të dy mjeteve, kamionit tip “Scania” me drejtues shtetasin Sh. L., 43 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Laç dhe kamionit tip “Man”, me drejtues shtetasin M. K., 58 vjeç, banues në Elbasan, u gjetën të fshehur 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin drejt vendeve të BE-së.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për dy shtetasit e lartpërmendur, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Bordi i Transparencës ve dorën në zemër/ Ul me 4 lekë naftën dhe me 5 lekë benzinën(Çmimet)

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish sot duke vendosur një nivel të ri çmimesh për naftën dhe benzinën duke filluar nga ora 18:00. Sipas këtij vendimi, një litër naftë do të shitet me 261 lekë, kurse një litër benzinë me 249 lekë.Për naftën, ky është një çmim vetëm 4 lekë/ litër më i ulët krahasuar me ditën e djeshme, kurse për benzinën vetëm 5 lekë/litër.

Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri (265 leke ishte dje), ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri (5 leke me pak se dje),ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. 🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Nga qershori për herë të parë…/ Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada…

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada do të fillojnë të marrin shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike pranë Ambasadës Shqiptare në këto shtete.

“Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada.

Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit”, shkruan ministrja në Facebook.

Zhduket 31-vjeçarja nga Librazhdi/ Vëllai alarmon policinë :”U largua nga banesa dhe nuk u kthye më”

Një 31-vjeçare nga Librazhdi ka alarmuar policinë e qytetit pasi prej ditësh familjarët nuk kanë adresë të saj. Mësohet se një ditë më parë, në stacionin e Policisë së Librazhdit është paraqitur vëllai i saj 30-vjeçar duke kërkuar nga policia që t’i gjenin motrën. I riu ka deklaruar e motra ishte larguar prej disa ditësh nga banesa dhe nuk ishte bërë më e gjallë.

“Në Komisariatin e Policisë Librazhd është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në Librazhd, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja M. Z., 31 vjeçe.

Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

Zgjedhja e Kryetarëve të rinj të degëve të PS-së/ Rama: “Kemi nevojë për gjak të ri ,Partia është një trup që duhet ripërtërirë vazhdimisht…

Kryeministri Rama, në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit, ka vizituar sot Peshkopinë.

“Duke parë mirë rezultatet duke u përpjekur t’i lexojmë siç duhet duke mos u kënaqur me atë që kemi arritur dhe duke shtirë reagimin në proçese ripërtëritëse të PS. Partia është një trup që duhet ripërtërirë vazhdimisht për të qenë në lartësinë e sfidës dhe ka nevojë vazhdimisht për gjak e energji të reja, për të parë përtej pikës ku ka mbërritur. Edhe këtë herë e kemi nisur menjëherë pas zgjedhjeve të shkuar situatën në të gjitha bashkitë dhe nuk është rastësi që këtë herë procesi i zgjedhjeve në parti është ndryshe e ka një risi si rezultat i një analize të brendshme dhe një vendimi të marrë në Kongres. Është shumë e rëndësishme të rrisim shkallë e përgjegjësisë në anëtarësi lidhur me arsyet se përse jemi pesë e kësaj familjeje, qëllimet, aspiratat dhe ëndrrat e njerëzve që kjo parti duhet të përfaqësojë. Ndaj është e rëndësishme që procesi të zhvillohet deri në fund me krijimin e mundësisë për këdo ka ambicie për një rol në parti. Siç kemi rënë dakord kudo që kemi kandidatura të mira që vlerësohen nga Komisioni i Posaçëm për të bërë seleksionimin e tyre dhe qëllon që kandidaturat janë edhe një grua edhe një burrë, ne do të vijojmë në drejtimin e partisë me bashkë drejtim, Kudo ku organizatat janë të bashkë drejtuara me barazi gjinore, rezultatet janë më të mirë”, u shpreh ai.

Nafta 265 lekë për litër/ Tabaku: “Vlera më e lartë që paguan një qytetar në rajon, janë dy arsyet…

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar sërish pas shtrenjtimit të çmimit të naftës në vend, duke arritur një tjetër rekord në 265 lekë për litër. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thotë se “kjo është vlera më e lartë që paguan një qytetar në rajon”.

“Shqiptarët sot paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon. Pse?

1- Pasi kur hedhim karburant në makinën tonë, 60% e çmimit për litër janë taksa.
2- Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve!”,
shkruan Tabaku.

U gjet i pajetë në rezervuarin në Kolanec të Maliqit/ Policia : “26-vjeçari është vrarë…në pranga tre autorët e dyshuar

Policia ka zbuluar se 26-vjeçari Martin Çeço, trupi i të cilit u gjet i pajetë në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq dy ditë më parë, është vrarë. Mësohet se ekspertët kanë konstatuar shenja në pjesën e fytit të viktimës. Policia ka vënë në pranga si autor të dyshuar 3 të rinj, të cilët pasi e kanë vrarë Çeçon kanë inskenuar mbytjen e tij në liqen. Personat e vënë në prangat e policisë janë B. Angjo, 38 vjeç; V. Mollaj, 43 vjeç dhe E. Mollaj, 35 vjeç. Krimi dyshohet se ka nisur për motive banale, lidhur me një vajzë 18-vjeçare me të cilën viktima ka pasur një romancë ndersa dyshohet se vajza ,kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Marjani”. Operacioni, pas hetimeve intensive nga Sektori për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç.

Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në këtë fshat, i cili rezultonte i larguar nga banesa, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Marjani”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

– B. A., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Pogradec (i dënuar më parë për vjedhje);

– V. M., 43 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë;

– E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë nxjerrë nga rezervuari trupin e pajetë të 26-vjeçarit M. Ç., kanë krijuar dyshime se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, duke qenë se gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.

Falë punës profesionale hetimore, provave dhe informacioneve të grumbulluara nga grupi hetimor, u dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën M. Ç., në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ambasada Ruse : “150 mercenarë nga Shqipëria luftojnë në Ukrainë,42 prej tyre i kemi vrarë…

Ambasada ruse ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, listën e mercenarëve që kanë shkuar të luftojën në Ukrainë, kundër Rusisë, që kur nisi agresioni rus, që nga data 24 shkurt e këtij viti.Në listën e publikuar nga ambasada ruse përmendet edhe Shqipëria, ku thuhet se 150 shtetas shqiptare kanë mbërritur në Ukrainë, të cilët i janë bashkuar rezistencës ukrainase.

Deri më sot sipas shifrave të publikuara nga ambasada ruse, kanë humbur jetën 42 mercenar shqiptar, 40 janë larguar, ndërsa 68 janë ende në këtë shtet. Po ashtu edhe Kosova ka një numër të lartë luftëtarësh, me 156 mercenarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ndërsa 61 prej tyre kanë humbur jetën.

Sipas kësaj liste, numrin më të lartë në Evropë e ka Polonia, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa mercenarë po ashtu ka dhe nga Franca. Kroacia dhe Estonia.

Dokumenti ketu

Llollolloja Shqipëri – Kosovë, nga Artan Fuga

Nga Artan Fuga:

Po mirë mo mirë, po turp mo nuk kemi që marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë, si dy damazë të zihemi se ku do gjejë pikë zbritje këngëtarja mo! Dua unë dua, jo dua unë dua! O dua të dua! O mos daç kurrë! Se unë, se ti, se ne, se ne të dy, se ti jo unë po, se ti pse, unë poqysh, ti, unë, llollollo! Po mirë mo po turp nuk na vjen që Shqipëri – Kosovë zihemi se kush ka më pak mik, kush më shumë armik, Vuçiçin mo, kush tradhëton kë? e lollollollo! Se unë se ti, se ti, se unë, po pse ti se unë, se unë se ti, e llollollo! Po mirë mo mirë, po turp nuk kemi mo, që Shqipëri – Kosovë ka përfunduar se kush do ballkanin e hapur, se ti e mbyll, se unë e hap, se çil e mbyll, se futja kot! Ballkani i hapur, na hapët barkun! Po turp mo turp nuk kemi? Zihemi për diçka pa erë, pa ngjyrë, pa shije, as e hapme as e mbyllme, as e mbyllme as e çilme, fuçi baruti, oaz paqeje! Kot më kot! Se unë se ti, se ti se unë, se pse ti se pse unë, Turp mo nuk kemi? Shkon kaluar mbi kalë i gjalli me të vdekurin si të legjenda e Konstantinit me Doruntinën! Në tajare për në Kiev i yni me shqiptarin malazes të squt, që e merr shqiptari i Tiranës si dubël fantazmagorike e shqiptarit a shqiptares të Kosovës të munguar, që as emrin nuk u përmend! Shqipëria le Kosovën në tokë, dhe pasi shkon me tajare në Kiev, i kërkon ukrahinasit të njohë Kosovën që ka lënë pa hyp në avion! Uaaaaa, se ti se unë se pse, se përse, po qysh sepse, e llollollollo! Se unë se ti, se ti, jo se ju, sepse, sepse, meqënëse, a e dini se, dhe llollollo! Po turp mo nuk kemi, mo para fjalës “shqiptar”? Po para fjalës “rilindje”, po para vjershës të Pashko Vasës, “çonju shqiptarë prej gjumi çohu”? Se ti dinsëz, se unë majmun , se ti turk e unë firaun! Po pse mo na bëni viktima të idesë se ne vetëm diktaturat na bëjnë bashkë, Duçja, Hitleri, Enveri, Stalini, naaa rrup sup : Bashkë qafiraaaaa! Turp mo nuk kemi? Pse mo në diktaturë bashkohemi, sa të lirë ndahemi??? Bashkohemi duke u vrarë mes nesh, tuj u gjakos me hut, si në 4 shkurt? Donim të bashkoheshim kur nuk na linin, nuk flasim kur na lënë të lirë! O pikaaaa në kokë thuaj! Po kaq idiotë të jemi? Kaq të poshtër? Kaq hajvanë të historisë? Se ti se unë, se pse, se nëse, meqënëse, e llollollo et llollollo! Nuk kuptoni mo se na tallin, na përqeshin, me shkelm bythëve na e veshin