Aksident tragjik/ Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 15 vjeçari, në gjendje kritike shoku i tij…

Një ngjarje shumë e trishtë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 15 vjeçar ka humbur jetën, ndërkohë i lënduar ka mbetur bashkëmoshatari i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, ku shtetasi T. N., 34 vjeç, teksa ishte duke drejtuar automjetin është përplasur me motorin me të cilin po udhëtonin dy të miturit.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet.

Ai është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.

Si pasojë e përp lasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin që ka dhënë policia pak më parë.

Advertisement