Verë e pazakontë/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: “Java e 3-të pritet të jetë me rreshje në zonat malore dhe diell në ultësirë…

Për pjesën më të madhe të vendit, java e tretë e qershorit do të jetë me diell dhe vranësira. Ndërsa pjesa verilindore, juglindja dhe perëndimi pritet të ketë reshje dhe shtrëngata shiu.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme.

Moti do të jetë si më poshtë:

Java që pritet të hyjë do të karakterizohet nga qarkullimi i masave relativisht të paqëndrueshme.

Në zonat malore e kryesisht në juglindje të vendit do të ketë mot me zhvillime vranësirash që do të pasohen nga reshjet e shiut e shtrëngatat veçanërisht në mesditë e pasdite.

Pjesa bregdetare parashikohet të ketë mot të kthjellët. Të enjten e të premten do të mbizotërojnë orët me diell.

Temperaturat do të pësojnë rritje kryesisht në mesditë.

Era do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet juglindje-veriperëndim pasuar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Advertisement