S’kam më jetë/ Motra e Aleksandër Sadikaj prek me mesazhin për humbjen e vellait :”Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty”

Motra e Aleksandër Sadikajt, i cili humbi jetën ditën e djeshme pranë TEG në Tiranë, ka bërë një reagim shumë prekës në rrjetet sociale.Ajo ka ndarë foton e 27-vjeçarit dhe ka shkruar disa rreshta prekës, ku mes të tjerash thotë se “sot për të s’ka më jetë”. Komnetet ngushëlluese kanë qenë të shumta.

“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen.Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”, shkruan ajo.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të cilët besohet se e kanë ndjekur me makinë për disa çaste deri sa ndodhi ajo që ndodhi në mes të ditës.Ngjarje të tilla janë bërë të zakonshme në Shqipëri dhe ndonjëherë na duket sikur jetojmë në atë Palermon e famshme në Itali, madje më keq se atje.

Advertisement