Aksidenti tragjik me dy të vdekur/ Kush është punonjësi i FNSH që humbi jetën me vjehrrën…

Në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin Levan Levan-Tepelenë të mbrëmjes së sotme janë identifikuar edhe dy personat që humbën jetën. Bëhet fjalë për punonjësin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Sokrat Lela, i cili ndërroi jetë së bashku me vjehrrën e tij B. S., 78 vjeçe.. Në të njëjtën makinë me ta po udhëtonte edhe bashkëshortja e Sokrat Lelës, Fatbardha Lela 53-vjeçe, e cila fatmirësisht nuk a ndërruar jetë por është në gjendje kritike. Ndërsa në makinën tjetër janë plagosur drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani, i cili ishte duke udhëtuar me bashkëshorten G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Automjetet tip “Zafira” dhe “Ford” janë tërësisht të shkatërruara. Ndërsa makina e morgut ka marrë dy trupat e personave që kanë ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë. Janë plagosur shtetasit Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe. Kanë ndërruar jetë shtetasit Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj), si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja Fatbardha Lelaj, 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.

Advertisement