Të mbrojmë demokracinë/ Yuri Kim: “Mjaft më me korrupsion, që Shqipëria të jetë më e fortë…”

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të qartë, për politikën, por edhe për shoqërinë. “Mjaft më me korrupsion”, u shpreh Yuri Kim në konferencën e parë antikorrupsion. Për ambasadoren duhet ti themi mjaft korrupsionit, që Shqipëria të jetë e fortë dhe që së bashku duhet të mbrojmë demokracinë.

Pjesë nga fjala e ambasadores së SHBA, Yuri Kim:

”Lufta kundër korrupsionit është ajo për të cilën flasim, jo sepse ne nuk kemi korrupsion, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në historinë tonë çdo të thotë kur nuk e lufton korrupsion dhe kur nuk e mbron demokracinë.Do të doja të thoja se të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA-së, duhet të bëjmë sëbashkë forcat në këtë çast historik për të thënë mjaft me korrupsionin dhe të mbrojmë demokracinë, për të thënë që Shqipëria të mund të jetë më e fortë. Festuam 30 vite të Shqipërisë së lirë, të një demokracie dhe një populli që hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin. Diktatura dhe komunizmi janë forma e saj e korrupsionit dhe ata që e kanë përjetuar e dinë që kjo është e vërteta e korrupsionit”.

Advertisement