Zjarr i madh në fabrikën e peletit në Maliq, tymi “pushton” qiellin…

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e peletit në Maliq. Nuk dihet ende nëse ka apo jo njerëz brenda, por zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe në fabrikë dhe nga to kanë filluar të dalin shtëllunga tymi. Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2022, rreth orës 13:30, në qytetin e Maliqit, ka rënë zjarr në një fabrikë të prodhimit të peletit. Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Advertisement