E pazakontë në Klocë të Maliqit/ 47-vjeçari kërcënon infermierin e fshatit …i gjendet thikë, levë dhe sëpatë !

Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 47-vjeçar. I arrestuari është shtetasi R.Gj i cili ditën e djeshme, në fshatin Klocë, në ambientet e brendshme të ambulancës të këtij fshati ka kërcënuar me thikë dhe sëpatë për shkak të detyrës, shtetasin B. R., me detyrë infermier.

Njoftimi i Policisë :

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Klocë, në ambientet e brendshme të ambulancës të këtij fshati, ka kanosur për shkak të detyrës, me një mjet të mprehtë dhe një send të fortë, shtetasin B. R., me detyrë infermier. Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj shtetasit R. Gj., i gjetën një thikë, një sëpatë dhe një levë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: