Ishte djalë i urtë/ Motra e 26-vjeçarit që u gjet i pajetë në rezervuar: Le ta rrihnin ose ta trembnin, por jo t’i merrnin jetën….

Motra e 26-vjeçarit Martin Çeço që u gjet i pajetë në rezervuarin e Maliqit është rrëfyer sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Ajo tha se vajza që është bërë molla e sherrit është mashtruese dhe se ajo i mori më qafë vëllain. Lidhur me autorët e dyshuar dhe një mesazh për familjarët e njërit prej tyre, Klarita tha se Martini kishte qenë një djalë i urtë dhe nëse ata kishin shkak ta frikësonin, por jo t’i merrnin jetën.

“Ka gënjyer, është shumë gënjeshtër, të gjitha këto që ke. Ajo është një mashtruese e madhe, shumë e madhe”, tha vajza.

-Kemi pyetur disa burime, vajza nuk ka qenë asnjëherë në atë byrektore apo të shiste në atë biznes Motra: Edhe kjo nuk është e vërtetë. Ajo do mohojë sepse ajo e mori më qafë vëllanë.

-Kush është i dashuri i vajzës?

Motra: Nuk e di se është bërë lëmsh puna, por ajo është bërë sherri që iku vëllai. Policia nuk na ka ballafaquar me vajzën.

-A kemi një emër që e akuzoni?

Motra: Tani ata e dinë, por do ketë qenë ndonjë tjetër që i ka sjellë te shtëpia, apo ka qenë vetë ajo që është shtyrë të dilte vëllai, se ndryshe s’ka sesi.

-Motra e Angjos deklaroi se Molla e ka ngritur nga gjumi dhe e ka marrë me vete për të shkuar nuk e di se ku, çfarë ke për ti thënë motrës së Angjos?

Motra: S’kishte pse e bënte një gjë të tillë me vëllanë tim sepse ai është shumë i urtë, ta rrihnin, ose ta frikësonin por jo t’i merrnin jetën.

Advertisement