Një godinë e tërë e lidhur ilegalisht me rrjetin e energjisë elektrike është zbuluar nga autoritetet në Shëngjin. Sipas OSSH, bëhet e ditur se i gjithë pallati shumëkatësh vidhte energjinë elektrike, ndërsa subjektit i është përpunuar dhe i është ndërprerë energjia elektrike.
Njoftimi i OSHEE:
Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit.
Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin.
Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.